Uashingtoni “sy më sy” Metës: Reforma vazhdon, gati SPAK, BKH, gjykatat…

12 Korrik 2019, 09:18Kronika TEMA

Uashingtoni ka shfrytëzuar Festën e Pavarësisë, për të shprehur mbështetjen ndaj reformës në drejtësi, në këtë rast duke ia thënë “sy për sy” kundërshtarit tashmë të hapur ndaj saj, presidentin Meta.

Zv.ambasadorja Lejla Moses-Ones, tha se Shqipëria ka mbështetje të fortë amerikane për reformën.

“Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të ndjekim vlerat dhe idealet tona perëndimore.

Ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë lirinë nga korrupsioni, lirinë për të zgjedhur se cilët jemi dhe se çfarë besojmë dhe çfarë themi, lirinë për të krijuar një gjyqësor të pavarur, dhe lirinë për të studiuar, punuar dhe ndjekur lumturinë.

Ndërsa Shqipëria punon drejt këtyre lirive dhe vazhdon të ndërtojë institucione të forta demokratike, Amerika do të qëndrojë në krahun tuaj”, tha Lejla Moses-Ones.

Si për ta përforcuar këtë qëndrim, ajo e veçoi 2019-ën si vit suksesesh në raportet shqiptaro-amerikane,  duke potencuar gjithashtu reformën në drejtësi.

“Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm gurësh kilometrikë. Lidhjet tona dypalëshe dhe shumëpalëshe ushtarake, të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit janë më të ngushta se kurrë përmes investimeve si Baza Ajrore e Kuçovës, shkëmbimet tona akademike dhe kulturore po lulëzojnë, reformat e sektorit të drejtësisë janë duke ecur përpara me organet e pavarura të KLP dhe KLGJ të themeluara dhe duke punuar fort për të ngritur SPAK, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe gjykatat më të larta. Kemi shtuar përpjekjet për të forcuar median dhe për të ndërtuar shoqërinë civile dhe për të ndihmuar kushtet për një rritje të fortë ekonomike”, tha zyrtarja e lartë amerikane.

Këto mesazhe pra u përcollën teksa në festë ishte e gjithë elita politike e personazhet bazë të saj veç Ramës. Ky i fundit mungoi, ndërkohë që mesazhet amerikane shkuan për Metën e Bashën, të ndodhur në “radhën e parë” të të ftuarve.

1 komente në “Uashingtoni “sy më sy” Metës: Reforma vazhdon, gati SPAK, BKH, gjykatat…”

  1. Fredi says:

    Kur degjoi keto fjale Likja u dhje ne breke dhe kush ishte afer tij u largua se era e mutit u perhap perreth.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje