Hapen arkivat franceze: Ja e vërteta e Avni Rustemit!

14 Korrik 2019, 22:32Antena TEMA
Hapen arkivat franceze: Ja e vërteta e Avni Rustemit!

Disa ditë më parë Presidenti Meta në një dalje për mediat, mes kritikave dhe akuzave për Kryeministrin Rama ju drejtua këtij të fundit se ai ishte i rracës së Avni Rustemit.

Duke njohur figurën e Avni Rustemit dhe atë të Presidentit Meta në anën tjetër, dëgjuesit nuk po kuptonin të përbashkëtat e këtyre dy personazheve.

Zyra e Verifikimit të Deklaratave pranë Kryeministria.org kontaktuan me përfaqësues të Arkivave Qendrore Franceze të cilët vunë në dispozicion materialet që dispononin mbi Avni Rustemin.

Sipas dokumentave të kohës, djaloshi Avni Rustemi kishte vajtur në kryeqytetin francez në vitin 1920 dhe në datën 13 Qershor i bëri atentat kryeministrit Edvin Pasha në Paris në zonën e njohur me emrin Pazari i Ri.

Edvin Pasha e dalloi përsëlargu qoftlargun Avni Rustemi që po afrohej me qetësi dhe dashuri, dhe u bë gati t’ja mbathte në çast por benevrekët moderne që kishte veshur nuk i mundësonin një vrapim me hapin e kohës.

Atentatori Rustemi shtiu dy herë bam-bam mbi trupin e kryeministrit dhe pasi hodhi pisqollën në tokë, me një shikim krenar për aktin, ja futi vrapit duke u përzier me një turmë parisienësh, organizues të maratonës Paris-Dakar. Avniu u arrestua më pas nga policia lokale teksa ishte në një lokal.

Ndërkohë Qeveria Shqiptare në një postim në Twitter njoftoi se nga humbja e shumtë e gjakut si pasojë e atentatit, fatkeqësisht Edvin Pasha kishte mbetur i gjallë në vend.

Gjatë kontrollit Avni Rustemit ju gjet një bllok i zi ku ishin shënuar emra dhe shifra, të cilat me siguri ishin borxhe familjare dhe shoqërore. Analizat treguan se në gjak kishte edhe 7% alkool të grupit Raki Skrapari.

Pas verifikimeve u zbulua se Avni Rustemi, emrin e vërtetë e kishte Ilirjan Mic Sokoli, lindur në Skrapar, banues në zonën e Gjirit të Lalzit dhe që njihej nga shoqëria si djalë i qeshur, i sinqertë dhe zemër flori.

Avniu vetë ishte i varfër por mbahej gjallë nga e shoqja e cila posedonte prona, toka dhe tek-tuk ndonjë pallat.

Sipas Rustemit, kryeministri Edvin Pasha kishte tradhëtuar atdheun dhe të gjithë socialistët e ndershëm, kishte manipuluar procesin zgjedhor të votimeve për bajraktarët vendorë.

“Avokati i Rustemit kundërshtoi provat filmike të atentatit duke e quajtur proces te montuar dhe tërësisht politik. Trupa gjyqësore i dha pafajësinë Avni Rustemit i cili jashtë sallës së gjyqit u prit si hero nga patriotë socialistë të integruar” shkruante gazeta e njohur franceze Notre Koha. /Kryeministria.org

10 komente në “Hapen arkivat franceze: Ja e vërteta e Avni Rustemit!”

  1. Scorpions says:

    Me kete mbylljen “notre koha” na dhjeve fare,…nicolo leshi

  2. L.G says:

    I.M.Sokoli kishte pasion ngritjen e thasëve me qymyr dhe për këtë e mbante në gojë gjithë fshati.

  3. Trump says:

    hahahahahaha gjeniale, keta duhen paguar me flori, me floririn e likes

  4. Ta Futi Amerika says:

    Eccc Aty Avni Meta .. me qetesi
    Po para ca muajsh i pati permend keto fjale dhe bashkeshortja e Avniut te Metajve , quhet Mona Rustemi e Metajve.
    Mero Je i Pa Pare

  5. xhike qamili says:

    Like Avni çepani patrioti qe solli ne pushtet sali berishen Monstren me te madhe qe ka nxjerre vendi

  6. Pse nuk ka lind kombi nje Avni te dyte?! says:

    Avni Rustemi eshte vetem legjende
    Te kishte nxjerre kombi yne vertete nje Te tille?
    Atehere do te linddte dhe nje tjeter Avni Rustem per Saliun , Ilir e Monika koke lopen, Lyl Shale ngjiturin etj

  7. Titi says:

    Hartim i shkruar nga nxenes i kl 5 -te. Ose-ose
    nga Dr. Taulant Balla.

  8. A.F. says:

    Zot, të falemi për këtë të mirë që na bëre, duke na shpëtuar dhe dhënë frymë qoftë edhe për një ditë nga antenat mjerane me Hazbi Kasaj! Kjo është gjellë e një lloji tjetër dhe si e tillë vërtetë zbavizëse dhe shlodhëse për trurin.

  9. Genti says:

    Cfare Avni Rustemi thoni ju ore..Ky eshte Novruz Ilir Rexhep Muti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje