Kërkoni një krim tjetër

15 Korrik 2019, 15:23Kulturë TEMA

Nga Monika Stafa

Babai tentoi të dhunojë vajzën e parritur muaj më parë. Xhaxhai denoncohet nga mbesa për dhunim seksual. I kërkoi të abuzonte seksualisht dhe u padit në gjykatë.

Një gjysh tenton të dhunojë mbesën… Nuk shkoi shumë dhe së fundi pjesë jete si këto më lart ndodhin në albanian real-life të së përditshmes sonë. 18 vjecarja trimërohet pas tri vitesh abuzimi dhe vendos të denoncojë, as më pak dhe as më shumë, por të atin e saj sepse ‘sevdaliut’ malinj i ish ndezur malli i një vegimi të largët shtazarak. Thuajse javë për javë për të mos thënë gati më shpesh në revistën e përditshëm informative ka një njoftim të tillë. Ndodhin krime të tilla në veri e në jug, në fshat e në qytet, në brezin e parë e të dytë të familjes.

Të duket sikur përditë përsëriten krimet më të përbindshme të njerëzimit, krimi i origjinës, mëkati fillestar, delikti i kohërave kur kjo shoqëri që ka mbërritur deri në ditët e sotme ende ishte shumë larg jo “familjes së shenjtë”, por shumë larg dallimit gjenetik të vetes prej tjetrit, të lidhjes së gjakut e të gjinisë prej lidhjeve të tjera, duke përfshirë madje edhe lidhjen e trashëgimisë ?!

Ndërsa përcjellim tek teleshikuesi me rreptësinë dhe seriozitetin e displinës së studios, të tilla lajme të gjëmshme, në mendje na kalojnë rregullisht si një tërmet tronditës pikërisht pyetjet me të cilat i nis dhe këto shënime. Në mënyrë torturuese më mundojnë këto pyejtje kur, pas edicioneve të lajmeve, ja ku vijnë psikologët, sociologët, antropologët, mbrojtësit e të drejtave të të miturve, mbrojtësit e të drejtave të grave, organizatat joqeveritare për një familje të shëndoshë, për barazi shansesh, për asistencë në traumë, dhe të gjithë pëshpërisin të njëjtën idiomë: Krimi në Familje po rritet – Ja ç’po ndodh !

Atëherë e ndjen veten si ajo skulptura e Laokoontit, që ankohet prej mijëra vjetësh se nuk e kuptoi askush. Të gjithë shkojnë para saj dhe fotografojnë pamjen dhe mashtrimin, por askush nuk mundohet të gërvishtë pak më thellë.

Incesti po shkatërron edhe lidhjet më të përjashtueshme prej shkatërrimit moral! Marrëdhënie brenda gjakut ditën dhe natën, mes të rinjve dhe të vjetërve, çdo javë, çdo muaj, pambarim! Dhe lajmësit e kumtuesit, pa e vrarë aspak mendjen, këtë konfirmojnë. Familja shqiptare është nën peshën e krimit: dhuna seksuale është përhapur edhe brenda gjinisë; pa folur për atëvrasës e mëmëvrasës të panumërt, që tmerrojnë dita me ditë njerëzinë. Por analizës i duhet shkuar deri në thelbin e saj! Cfarë është ajo që ndodh në të vërtetë?

Nëse është e vërtetë që ndër shqiptarët, incesti dhe krimi vrastar brenda gjakut është aq i përhapur sa njoftohet e komentohet rregullisht në shtyp, atëherë dikush duhet të kujtohet më së fundi të pyesë: Këto krime me të cilat e ka ndarë veten njerëzimi qysh prej kohërave biblike, që prej mbarimit të matriarkatit, që prej krijimit të tabusë universale të përjashtimit të fëlligështisë në gjak, që prej daljes së botës prej kompleksit të Edipit dhe shpëtimit të njeriut nga fataliteti i marrëdhënies brenda familjes, që prej konsakrimit dhe shenjtërimit të familjes monogame; me kaq përhapje sa kanë, a nuk janë shenjë e një zgjimi barbar çmendurak, shenjë e një lajthitjeje të përgjithshme, që duhej të kish tronditur me kohë gjithë këtë bashkësinë tonë të kaq të shumë quajtur në tranzicion ?!

Duhej të kalonin edhe pesë shekuj për të ardhur tek krishtërimi dhe shenjtërimi i familjes kur grekët e vjetër tronditeshin, frikësoheshin, purifikoheshin, duke e parë në skenë teatri, jo si krim jetësor, tmerrin e pafund të Edipit mbret, i cili gjithë jetën e ndërtoi në të atillë mënyrë që t’i shmangej incestit të paralajmëruar, si dënim nga hyjtë. Atë që grekët e vjetër e shihnin si gjëmë vrastare në skenë, ne, ata që njoftojnë ngjarjet dhe ata që i komentojnë ato, e shohin përditë para syve, në kasolle, në apartamente, në autovetura, në dyer komisariatesh policie, si realitet parësor.

Ky refren eufemik që përsëritet, nuk mund të pranohet më ! Është një stad që bota e ka kaluar një herë e mirë sepse ai që quhet “incest” apo “atëvrasje” mund të ndodhë vetëm si një krim tejet i rrallë, mbase më i rralli ndër të gjitha krimet, në raste të sëmundjeve patologjikisht fatale, nga të cilat, për fat, arsyeja dhe shëndeti njerëzor janë përgjithësisht të vetëmbrojtura prej vetë rrugës që ka ndjekur njerëzimi.

Mirëpo, nëse “krimi në familje“, “incesti“ dhe “atëvrasja”, nuk kanë këtë shpjegim të rëndomtë dhe gjenetikisht e racërisht penalizues, çfarë mund të jetë vallë? Diçka më e lehtë? Diçka më e fshehtë?! Me sa duket po. Afro 30 vjet më pare, kur Ismail Kadare shkroi novelën “Kush e solli Doruntinën” dhe guxoi të evokonte në brendi të saj një kujtim të frikshëm të fëmijërisë së njerëzimit, incestin motër-vëlla, shoqëria namusqare shqiptare e refuzoi menjëherë, duke e quajtur një dhunim të pafalshëm të traditave të shkëlqyera shqiptare. Dhe kjo nuk po ndodhte në realitetin e kohës, por në një vepër letrare me subjekt shumë të largët. E njëjta shoqëri namusqare sot dëgjon me indiferencë për incestin njësoj si të dëgjonte për aksidente në rrugë. Apo ndoshta nuk është incesti krimi i vërtetë ?!

Në veprën e tij “Totem e tabu” psikanalisti i mirënjohur Zigmund Freud ka përcaktuar rrugën historike të krijimit të tabuve njerëzore, njëra prej të cilave, në mos themelorja është përjashtimi apo ndalimi i incestit, por jo më pak dhe përjashtimi e ndalimi i atëvrasjes e ndërsjelltas. Arsyetimi i frojdistëve dhe i neofrojdistëve, që me sa duket është më bindësi edhe për historitë shqiptare me krim në familje, është se përgjithësisht ato krime që paraqiten si incest, në të vërtetë në shumicën e rasteve nuk janë aspak incest. Sepse rruga historike e ngulitjes së tabusë (ndalimit) ka krijuar tek njeriu fiziologjikisht mekanizmat vetëmbrojtës, mekanizmin e pamundësimit të marrëdhënies seksuale midis prindit dhe fëmijës, midis njerëzve të lidhur në gjak. Edhe sikur vetëdija t’ia nxisë njeriut prapësinë, historia njerëzore ka bërë përkryerjen psikologjike dhe fiziologjike, që ta bëjë të pamundur këtë krim, përmes sistemesh frenimi që nuk mund t’u gjesh shpjegim racional të pastër. Sepse këto mekanizma janë krijuar në kohën kur njeriu po dilte nga koha barbare. E njëjta vijë arsyetimi vlen edhe për atëvrasjen ose anasjelltas. Dora e babait nuk ngrihet fizikisht për të qëlluar mbi djalin apo vajzën dhe anasjelltas. Gjaku ka bërë punën e vet, ka mbrojtur institucionin gjenetik të trashëgimisë.

Ka një krim tjetër që fshihet pas “incestit” dhe “atëvrasjes”, sipas analizës frojdiste dhe postfrojdiste. Duket se babai dhunoi vajzën, xhaxhai apo gjyshi mbesën, por në fakt, përveç rasteve të sëmundjes patologjike, kur kjo marrëdhënie arrin të kalojë tabunë e të realizohet, incest apo atëvrasje nuk është. Thjesht fotografohet e lexohet kështu. Në thelbin e vet këto fakte njoftojnë për një shtrembërim shumë më të hershëm në familje. “Babai“ që dhunon vajzën e vet në të vërtetë nuk është babai. “Djali“ që vret babain e vet në të vërtetë nuk është djali. Një raport i tillë ekziston vetëm sepse kështu rezultojnë gjërat në gjendjen civile. Në thelbin e tyre gjërat janë pak më ndryshe. Lidhja e gjakut nuk ekziston. Por ekziston një familje me shtrembërime dhe fiktivitete të rënda. Dhe ky shtrembërim e kjo shthurje e hershme paraqitet si incest apo atëvrasje. Dhe njerëzit me indiferencë kriminale mendojnë se sa poshtë ka rënë njeriu shqiptar, duke u kthyer në kohërat paramorale dhe paranormale, në kohërat e barbarisë. Në lidhjet gjenetike ka disa të tilla që janë gjenetikisht të papërjashtueshme. Një lidhje e tillë është ajo midis dajës dhe mbesës. Mirëpo a nuk është për t’u çuditur që nuk kemi lajme të incesteve të tilla, në linja të sigurta të lidhjes së gjakut, inceste midis vëllait e motrës, nënës dhe djalit, dajës dhe mbesës? A nuk është dhe ky një argument i tërthortë se prapa incestit fshihet diçka tjetër ?!

Të gjitha këto raste “incesti” dhe atëvrasje, apo anasjelltas, janë njëherësh edhe çështje të kriminalistikës. Njerëzit dënohen, vuajnë; familjet shkatërrohen. Por a ka ndodhur qoftë dhe në një rast të vetëm që një institucion hetimi të ketë kërkuar, p.sh., të bëhen analizat e kodit gjenetik, për të provuar përfundimisht nëse vërtet është rasti i një të sëmuri a snobi që ka shkuar në kufijtë e incestit, apo i ashtuquajtur incest është thjesht sipas certifikatave të gjendjes civile? Një gjë e tillë nuk ndodh ndër ne. Më mirë një turpërim tërësor, që trondit themelet e racës dhe të bashkësisë, se një hetim për të zbuluar të vërtetën.

Por besoj se shqiptarët nuk mund të kenë rënë kaq poshtë. As si të sëmurë, as si snobë. Kërkoni krimin tjetër përtej krimit në familje dhe çlirojeni këtë shoqëri nga makthi i barbarize kushdo qofshi, psikologë apo dhe sociologë, policë dhe gjyqtarë ! Kërkojeni këtë krim edhe nëse e ka emrin “fëmijë jashtë lidhjes martesore”, sepse është shumë më i denjë, nëse kjo fjalë mund të përdoret pranë fjalës “krim”; është shumë më e denjë se incesti apo atëvrasja ! është shumë më i denjë sepse do të jetë një shërim psikologjik dhe një rivendosje e autoritetit të lidhjes gjenetike në vendin që i takon. Dhe pastaj le të kërkojmë së bashku shkaqet e shthurjes së familjes: mungesa e rreth 600 mijë djemve të rinj që kthehen në Shqipëri vetëm për dy javë pushime, efekti i lirisë dhe i hapjes, ngatërrimi i realitetit të parë me atë të dytë dhe çdo lloj faktor tjetër?

5 komente në “Kërkoni një krim tjetër”

  1. * * * says:

    Teori idiote!
    Mirëpo çdo hipotezë duhet më parë të vërtetohet, pastaj t’i lëshohet publikohet “për pranim” a verifikim!
    Një hipotezë metaforike. Veçse metaforat nuk mund të shndërrohen në hipoteza, nuk bën!
    Pa e vërtetuar shkakun e mirëfilltë të dukurisë, askush nuk e përjashton dot incestin si fakt që ndodh vërtetë, pikërisht në këto raste skandaloze që po mësojmë. Mjafton të themi që incestin e propagandon më së miri arti – filmi dhe letërsia më shumë. Dhe vepra të tilla cilësohen shpesh “të nivelit të lartë”.
    Hartoni ligje “pro” dhe shkoni mbështesni ndonjë “paradë…” dhe pastaj ankohuni për raste incesti. Me pretekstin se gjoja nuk paska lidhje e ndikim “hapja e kufijve” të moralit.
    Apo mohojeni incestin në mënyrë të rafinuar, vetëm sa për të gënjyer veten e për të fjetur rehat, siç bën ky artikull qorr!

  2. NJI NGA GAZETARET E VETME E TE VERTETA DUHET THEKSUAR

    NE ATE VEND QE RUAN ATE KARAKTERE TE VERTETE QYTETAREJE

    DHE PREK SHTESIMET E SHOQERISE SHQIPTARE TE KTIJ TRANZICIONI SJHPARTALLUES VLERASH

    SHOQEROE E FAMILJARE !
    KJO ESHTE DETYRA E GAZETARISE NE NJI VEND TE BEJ TEME TE DITES PROBLEMET ME TE CILAT
    KONFRONTOOHET AJO SHOQERI
    JO QE NGA MENGJEZI E DERI E DARKE VETEM FYTYRAT E NDYRA TE KRIMINELEVE POLITIKAN
    QE JANE PERGJEGJESIT KRYESORE PER GJITHCKA NDODH SOT E ATE SHOQERI !
    RRESPEKT MONIKA STAFA

  3. Abedini says:

    Hahaha! Për të qarë e për të qeshur!
    Tani pas këtij artikulli pritet të plasë incesti “sheshit”. Burrat, për të provuar besnikërinë e grave, se mos fëmijën e porsalindur nuk e kanë me bashkëshortin, do ta provojnë këtë gjë duke bërë “kurban” fëmijët e tyre. Pasi sipas idesë së këtij artikulli, nëse gruaja e ka fëmijën “të ligjshëm” burrit VETIU nuk duhet t’i ngrihet…
    Po qe se atij do t’i ngrihet del se fëmija është zënë me dikë tjetër dhe gruaja nuk paska qenë besnike!
    Vërtetim i besnikërisë me metoda empirike ose ndryshe “me ilaçe popullore”! Hahaha!
    Lëreni or të mjerë psikanalizën dhe teoritë gjenetike budallaqe.
    Merret me mend që paskeni mësuar me baza në shkollat e larta! Injorancë e gjallë me diplomë!
    Doktor Adham’Uti do të ishte “lule” përpara këtyre idiotëve me diplomë që mashtrojnë dhe fyejnë pa të keq publikun me injorancën e tyre!

  4. qytetari says:

    JA KU FOLI DHE ZONJA ME TRE EMRA (SI K.TH.SPIRI).
    NUK E NJOF NGA AFER PERVECSE NE ATO QE SHKRUAN DHE QE MUA ME SHKAKTOJNE URTIKARIE. FLET PER NJE TEME (PLAGE) QE NJIHET NE TE GJITHE BOTEN DHE QE EDHE KALAMAJT E SAJ (BOTES) E DINE QE NUK KUROHET ME ARTIKUJ GAZETASH. JO VETEM… POR NXITON TE PERMENDI DHE TE MADHIN KADARE QE KESHTU LEXUESI TE KETE MUNDESI TE BEJE DHE KRAHASIMET E MUNDESHME….MIDIS DIVAVE
    PSE NUK I FUT NJE GOTE VERE NE NDONJE BAR TE EUROPES MONIKA?….

  5. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    nuk ka perfundime te tjera,kjo eshte bourdhelofamilia e suniteve,bekuar nga allahu shkerdhim me …….’leter shtepie’!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje