Sanksionet nuk e ndalojnë Turqinë, vazhdon dorëzimi i sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400

15 Korrik 2019, 15:32Bota TEMA

Dorëzimi i sistemit për mbrojtje raketore S-400 ka vazhduar sot, me avionin e tetë rus që transportoi pajisje të sistemit në bazën ajrore në periferi të Ankarasë, transmeton Anadolu Agency.

“Dorëzimi i pajisjeve për sistemin e mbrojtjes raketore dhe ajrore me rreze të gjatë S-400 po vazhdon. Në këtë kontekst, ka arritur avioni i tetë në bazën ajrore Mürted”, njofton Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

Dorëzimi ka filluar nga e premtja.

Turqia firmosi marrëveshjen për furnizim me sistemin S-400 më 11 prill të vitit 2017, pas përpjekjeve të pasuksesshme për të blerë sistemin amerikan Patriot.

Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar nga Turqia që të blejë raketat amerikane Patriot, duke thënë se sistemi rus nuk do të jetë i përshtatshëm me sistemet e NATO-s dhe se do ta ekspozonte avionin F-35 ndaj një dredhie të mundshme ruse.

Megjithatë, Turqia ka theksuar se S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë kërcënim për Aleancën.

Turqia ka kërkuar formimin e një komisioni i cili do të sqaronte çështjet teknike, mirëpo SHBA nuk i është përgjigjur kërkesës.

SHBA është kërcënuar me vendosjen e sanksioneve ndërsa Turqia është përgjigjur me kundërmasa.

1 komente në “Sanksionet nuk e ndalojnë Turqinë, vazhdon dorëzimi i sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400”

  1. Do ti behet marmida…XXXXXXXL….grekit qe mban te pushtuar tokat e Perandorise se lavdishme Osmane….Selanik dhe Egje do te vij perseri ne gjirin e Perandorise se Madherishme te gjithe te pabeset qe u konvertuan ne ortodoks dhe sot na bejn -grekun- ne te semes do ti shpiem…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje