ANALIZA: Dy fjalë për librin e Isuf Kalos

16 Korrik 2019, 18:57Kulturë TEMA
ANALIZA: Dy fjalë për librin e Isuf Kalos

Foto ilustruese: “Vdekja e Stalinit, ta therrasim apo jo mjekun”

Nga Ardian Ndreca

Neveria e thellë asht përshtypja e vetme që të ngjall leximi i pasazheve të librit të Isuf Kalos, xherrah besnik i shëndetit të nji klani gjakatarësh që kishte si qëllim të vetëm ruejtjen e pushtetit me çdo mjet, tue derdhë gjak, tue burgosë e persekutue këdo që imagjinata e sëmurë konsideronte si anmiq potencial.

Asht nji libër i botuem prej sharlatanit Henri Çili, i cili vetëpërkëdhelet me termin liberal, por asht thjesht nji pehlivan parvenue që s’ia ka pi as hirrën liberalizmit.

Libër i promovuem me nji grumbullim ish- bllokmenësh e lakejsh, mes tyne edhe Sali Berisha, varkari i përjetshëm i familjes Hoxha. Libër i himnizuem prej nji figure si Ilir Meta, prezantimin e denjë të t’cilit mund ta bajnë vetëm SPAK-u.

Libër i shkruem prej nji personi që të paktën betimi i Hipokratit do ta kishte detyrue mos me u zgjatë në disa detaje që nxjerrin në pah nji mendje me pulsione voyeristike, mbasi paska pasë vesin me iu afrue shtratit të pacientave me bllok në dorë për me marrë shënime pikante. Por megallomania senile ban atë që as guximi djaloshar s’mbërrin me e ba: ta nxjerr bojën.

Autori i librit del në pah si nji skuth moralist i kompleksuem ndaj atyne që nuk respektonin normat e moralit komunist, dylme ndaj të fortëve, i frustruem prej kinse suksesit të atyne që prej jashtë kishin mbërrijtë me ecë para në Bllok, adhurues i Enverit edhe në fazën e tij demenciale, i përjargun mbas Nexhmijes – “dimensionet” intelektuale e njerzore të së cilës i paska njohtë si kurrkush tjetër. Edhe kujtimet e nji idioti si Haxhi Kroi nuk të ngjallin ma shumë neveri se këto faqe që liberali Çili, sahanlëpisi i çdo pushteti, ka botue me pompozitetin me të cilin servir sahanat e çorbës së tij intelektualoide.

Fakti që vitet e fundit ka nji valë revizionimi të gjykimit historik ndaj krenëve të komunizmit shqiptar asht edhe rrjedhojë e mosfunksionimit të gjithë atyne organeve që në këto dekada do të ishte dashtë që të kishin mbledhë dokumentacionin përkatës për krijimin e kujtesës historike për krimet e komunizmit. Shumica e tyne kanë qenë në shërbim të Sali Berishës, i cili siç dihet pozonte në varkë me bijtë e Enver Hoxhës së bashku me kolegun e tij, qatipin e regjimit Kalo.

Në rrëfimin e këtij të fundit Enveri del autoritar e hijerandë, jo “burrë grashë” – shkruen ai, tue citue në mënyrë kriptike nji thanje të Kujtim Alimerkos, hero i burgjeve të Enverit, që Atë Zef Pllumi e sjell tek libri i tij me kujtime. Ka diçka makabre në këtë citim: shprehja e Alimerkos e vendosun në thojza edhe prej vetë Kalos, rezervohej në origjinal për ata që kanë ruejt dinjitetin njerzor në burgjet e regjimit enverist, ndërsa këtu përdoret nga Kaloja për me karakterizue vetë Enverin!

Kaloja shkruen për Enverin: “Ai imponohej me një shikim. Me një mbledhje të vetullave dhe rrudhave në ballë. Ndonjëherë me buzëqeshje, pa fjalë. Me heshtje. Burrëria tradicionale e meshkujve shqiptarë me nuanca mazohizmi ishin të shfaqura krenarisht dukshëm në mënyrën e tij të sjelljes” e vijon: “Ai rrezatonte autoritet, prandaj as guxova të ndaja me iniciativën time me të ndonjë mendim, shqetësim apo ta ndikoja në ndonjë drejtim, jashtë kuadrit të detyrës sime profesionale”. Librit të Kalos i mungon vetëm fraza mbyllëse: Rroftë KQ i PPSH me në krye…

Pyesim veten nëse i ka pa ndonjiherë ky Kaloja regjistrimet në video të mbledhjeve të Byrosë ku Enveri hidhej si zorra në prush tue anatemue shokët e tij me fjalor rrugaçash, a ia kanë dhanë miqtë e tij me lexue ndonji dokument arkivor ku me firmën e Enverit pushkatoheshin dhe dënoheshin njerëz të pafajshëm?

Nexhmija e Kalos del si nji grue e devotshme me “kompleksin e adhurimit dhe nënshtrimit të përhershëm të saj ndaj burrërisë, vendosmërisë dhe guximit të Enverit, si vendimmarrës i pakundërshtueshëm, që imponohej me bindjen se kishte gjithmonë të drejtë”.

Deliri i Kalos shkon deri aty sa me vizatue paralelizma mes Enverin e Leninit dhe Nexhmijes e Krupskajës, por nuk thotë sesa ndikonte gjendja psikofizike e Enverit, ashtu si ajo e sifilitikut të Uljanovskit, në vendimarrjen dhe në fobitë e tija me efekte traumatike për mbarë popullin!?

Nuk thotë që spesori intelektual i Nexhmijes ishte i papërfillshëm, se prej gjithë jetës së saj si “studiuese” dhe udhëheqëse nuk mbetë as edhe nji paragraf i denjë për t’u kujtue!

Por shqiptarët i kujtojnë ama shumë mirë zemërligësinë, atë substancialen që shorti ndau pothuejse barabar mes saj dhe të shoqit: nji egërsi e pashoqe prej kafshësh të egra që nuk stepeshin dhe zhduknin me kuç e maç edhe familjet e shokëve të luftës dhe të idealit. Kaloja flet për mungesën e “nexhmijizimit” si rrymë politike, a thue se e keqja tek ajo mund të kishte krijue individualitet të atillë sa me prodhue forma të reja!

Nji mendje mediokre si ajo e Nexhmijes dhe e Enverit mund të pillnin veç plane vrasjesh e pabesish, qesharakësia e tyne si pseudo-mendimtarë marksista asht e njohun botnisht. Në kushte normale Enveri do ta kishte pasë vendin si shitës cigaresh kontrabandë në ndonji qoshe të Tiranës ndërsa Nexhmija nji anonime deng pa markë.

Por Nexhmijes nuk mund t’i mohohet nji meritë tjetër, si intrigante meskine ajo nuk hezitoi me miratue si në shtrat si në forumet e partisë krimet ma të shëmtueme e me projektue të tjera së bashku me Ramizin për me ruejt familjen e saj.

Kur doktori i Enver Hoxhës sajon komplote deri edhe me dadon e Mehmet Shehut, tue hjedhë dyshime sesi nji plakë e huej mund të rriste fëmijët e kryeministrit, e kuptojmë se çfarë regjimi ka pasë Shqipnia, çfarë llomi njerzor ka drejtue atë vend dhe ka mbajtë në kambë makinerinë e diktaturës dhe të dhunës. Kur doktori arsyeton si nji operativ sigurimi çka mund të pritej prej nji hetuesi apo polici!?

Doktori Kalo shprehet se “në elektrokardiogramet e zemrave të tyre ne mjekët nuk pamë tek ata imazhe apo gjene të djallit”.

Asht e qartë tentativa me i paraqitë edhe njerzit ma gjakatarë të regjimit si individë të zakonshëm, me të mira e të këqija si gjithë të tjerët.

E kuptojmë delirin e pleqnisë, sindromën e mirënjohjes së përjetshme ndaj atyne që “e kanë ba njeri” tue i dhanë shkollë, tue e nxjerrë jashtë shtetit, tue e shetitë me barkë, tue e veshë me privilegje, pushtet, tue e mbrojtë dhe vlerësue si besnik.

Por vetvetijshëm të vjen me mendue se edhe nji njeriu pleh, por pleh krejt ama, siç duhet të jetë ky Kaloja, duhet t’i vijë turp me derdhë lavde pa doganë mbi ata që në vitin 1990 ia dorzuen Shqipninë dhe shqiptarët botës ma keq se fiset e egra afrikane, të unshëm, të izoluem, të mjerë, të dëshpëruem, me burgjet plot, me mija e mija të pushkatuem, me qindra mija vite burgu vetëm për me ruejt pushtetin dhe privilegjet e Enverit dhe të bedelave si Kaloja.

Zgjedhja e Sali Berishës nga ana e Ramizit e Nexhmijes në 1990 paska qenë e sigurtë dhe me symbyllë, pse këdo të kishin zgjedhë prej varkarëve të tyne rezultati do të kishte qenë i njejtë. Këtë gja e tregon ky libër dhe promovimi i tij sot.

Kobet e komunizmit shqiptar nuk ka asnji aparat diagnostikimi pozitiv që i tregon, prandaj edhe varkari i familjes Hoxha s’ka mujtë me i pa. Për me i pa duhet humanizëm dhe qytetari dhe mbi të gjitha empati me ata që kanë vuejt dhe që janë shumica e shqiptarëve, ata që nuk hynin në Bllok me pistoletë në brez apo me stetoskop në qafë si Kaloja apo Berisha.

“Genet e djallit” në trupat që mjekonte Kaloja s’mund të shihen si imazhe apo diagrama të ftohta në letër karbonit, por si vuejtje, shkatrrime jetësh dhe si izolim i pashpirt i nji populli të tanë prej botës së qytetnueme dhe idealeve të saja të lirisë. Nexhmija me shokë duhet t’i jenë mirënjohës Kalos jo pse vitet e fundit ka surfullue Enverin tue ia zgjatë fazën e gjytrymllekut, por për ketë libër që mëton me paraqitë anën njerzore të Bllokut.

Kalos i ka mungue empatia me shqiptarët që nuk kishin akses në Bllok, me ata që vuenin në kampe internimit dhe burgje. Tek ky libër ai ngjason me nji zagar shërbestar të cilit i ka interesue vetëm sahani i tij dhe asgja tjetër. Si të tillë duhet t’ia lexojmë edhe epikrizën e tij të diktaturës.

Ai e ka shkrue edhe për vete atë epikrizë, privilegj i rrallë i atyne që në tentativën me u monumentalizue edhe nepërmjet nji nuliteti si Henri Çili vorrosin vetveten nën malin ma të madh të plehut që ka prodhue historia shqiptare e shekullit XX.

46 komente në “ANALIZA: Dy fjalë për librin e Isuf Kalos”

  1. Domnori says:

    Lexova dje ne nje gazete keto kujtimet e Cufes dhe u tmerrova nga shkalla e poshtersise se ketij njeriu.

  2. Or Ndrec me mire pyet saliun tend qe shetiste me epruveten e shurres.
    Dhe per cudi kalo nuk e permend bacen sali si kompetenti si profi i zemres por nje zemer lig.
    Dhe me e dyshimta eshte se si ky kerbishtor shpellar arriti te futet ne varken e enverit me grua serbe qe njerzit e saj te udb.
    Ky bandit na thote se ishte i dyshimte dhe sherbente ne bllok kur per ne te tjeret na shikohej boografia edhe e kushurinjve te larget!!!!!

  3. Jorgo says:

    Analize mjaft e sakte bravo te qofte

  4. USA says:

    Shkrim me i mire se gjithe librat e saliut dhe kalit te marra se bashku. Por vepra saliut per pd dhe qorrat qe I shkojne pas per te Qeshur Ha Ha Ha Ha.

  5. Beni says:

    Ketij Kalos i kish pa rraf zemra fort se mos Enverit pesonte gie. Kjo esht personale. Dua te di se ça na hyjne ne ndjenjat e Kalos per te. Nuk ishte nevoja te bente nje liber. Si ka mundesi qe ky ishte dite e nate me Enverin nuk paska degjuar bisedat e Nexhmijes dhe Enverit per eleminimet e radhes te shokeve. Po per sherret e Lilianes dhe Teutes dy nuset e djemve. Ky merret me ate pjese te ish bllokmeneve qe Enveri ua beri jeten ferr me vone. Nuk mjaftoi kalvari i vuajtjeve te tyre po duhet qe ky doktori tua ngacmoje koren e plageve. Vetem nje emer ka per te sadist.

  6. drino says:

    Nje shkrim i shkelqyet, urime autorit….. Ky vend prandaj keto gait 30 vjet ka ecur rrumpalle se u drejtua nga njerez te tipit plere si Sali Berisha, Isuf Kalo qelbesira e servil te ndyre, u mbeshteten po nga ish bllokmene po plera si Pashko qe e mori Zoti, Lubonja ndyresire e lindur, Bushati klysh komunisti e sigurimsi, e ke te numerosh me pare duke mos harruar fytyre ndyrin qe e ka te shkruar ne balle Fari Ballinjet……

  7. ekzakt says:

    A te lumte ajo mendje e ajo pene e ndritur. Analize me te mire per ate liber nuk do te kete kurre si per liber shkruesin ashtu dhe liber “botuesin”. Respekte!

  8. faikonica says:

    Aha..Dakort me gjithcka,por zgjedhjen e Berishes s’ka pas shans me e ba Nexhi me Ramizin..Saliu vetem i dha garanci atyre e bllokmeneve tjere…2 prillin e kemi nga sherbinet sllave me shpejtu ardhjen e Berishes ne pushtet..mos i prishej skena rruges

  9. Haka Tekizoti says:

    Autori, lidhur me atë se si e sheh Enverin dhe regjimin e tij, të cilit mund t’i ketë ndjerë në shpinë të vetë pasojat, duket se ka të drejtë, por sidoqoftë, stili i tij tregon se vuan nga neuroza. Shumë antidiktatorë si ky, vetë kanë mendime diktatoriale. Nuk dëshmon gjë tjetër përpjekja e tyre për të pranuar si version të vetëm këndvështrimin e tyre dhe për ta imponuar këtë edhe te cilido tjetër. Nga shkrimi i tij, nga mënyra cinike e parashtrimit të zemërimit, si një Kalorës Modern i Fytyrës së Vrerosur, del se ata që nuk kanë të njëjtat mendime e këndvështrime si të autorit, sipas tij meritojnë tërë listën e pakursyer epiteteve që ka shpenzuar ai në shkrim, epitete, të cilat i meritojnë denjësisht të tërë diktatorët e të gjithë llojeve, ngjyrave e fushave ku ushtrojnë delirin e tyre, si ata të veprimit, ashtu edhe ata të mendimit.

    1. Grigor says:

      Haka Tekizoti,
      Nderime. Je intelktual i vertete, qe pranon lirine e argumentit dhe debatit, respektin ndaj opinonit te tjetrit, dhe pranimit te opinionit ndryshe, si primare ne demokraci, te cilat bashke me voten e lire perbejne themelin e demokracise.
      Falemonderit per komentin me vlera.

    2. Truth hurts says:

      Shume sakte HakaTekizoti. Vetem analize smund te quhet kjo e malokut Ndreca. Epitete, sharje pse Kalo ka qene deshmitar I shume te vertetave. Eshte uleritese per stanin e Ndreces & Co qe Kalo me vertetesi u thote shqiptareve qe Enver Hoxha ishte nje studjues i thelle I letersise frenge, lexues i Guy de Maupassant, Romain Rolland apo degjues i Bethowhenit dhe korifejve te tjere te muzikes klasike. Sepse kur “kokepalaret antikomuniste”erdhen ne pushtet ne 1992 bashke me babezine per te vjedhur mbollen edhe idene se Enveri ishte I pashkolle e deri te cmendurite fantazmagorike se ai ishte edhe gay. Prandaj I ka djegur Ndreceve ky liber sepse ai jep ne detaje jeten e udheheqsit 50 vjecar qe e morri Shqiperine nje vend gjysem feudal me analfabetizem ne masen 85% dhe e ktheu ne nje vend industrial, qe zhduku analfabetizmin, qe elektrifikoi vendin, qe hajdutet dhe vagabondet i varrte nga koqet, qe i dha Shqiperise nje emer ne bote.

  10. Jimi says:

    Nuk kam ndermend ta lexoj librin e Isuf Kalos, pasi sa here shof te shfaqet portreti i tij, me krijohet nje ndjesi negative per te !? Instiktivisht me krijohet ideja se para meje ndodhet nje njeri intrigant, nje njeri qe eshte veshtire te depertosh ne shpirtin dhe ne mendjen e tij , nje njeri tejet i inkapsuluar qe me fanatizem mundohet te korracohet qe askush te mos kete mundesi te depertoje ne shpirtin dhe mendjen etij . Nje njeri qe te genjen me paraqitjen ekselente., por qe ne te vertet niuk ka asgje te tille vec hipokrizise. Ai sistem qe lame pas dhe vete perfaqesuesit e tij kane nje mori gabimesh e fajesh, qe pa tjeter jane per tu denuar e ndeshkuar. Nje analize per cka kemi kaluar eshte objekt i punes se nje stafi profesionistesh te fushes. Askush nuk e ndalon Doktorin qe te botoje apo te analizoje gjithe kete periudhe per te cilen flet, askush nuk e ndalon doktorin te japi pershtypje e mendime per ngjarje qe lidhen me personazhet qe kane bere histori ne kete vend. Se sa objektiv e i paanshem eshte ne keto analiza, kjo pritet te gjykohet nga ata qe do ta lexojne, por qe nuk kane jetuar ne ate sistem, si dhe nga ata qe kane jetuar ne ate sestim, por qe nuk kane ndermend ta lexojne Doktorin. Njekohesisht gjithkush prej nesh ka te drejten e kritikes per ate sistem qe kaluam, por edhe ne rastin konkret edhe per doktorin dhe analizen e tij, por kjo nuk do te thote kurrsesi se ne kemi te drejten e zotit qe te nxijme e te sterrojme nje pjese te mire te historise tone, sic edhe nuk kemi te drejte te zbardhim nje pjese te zeze dhe jo te vogel te historise tone Sa per dijeni dhe jo per te shfajesuar ate qe ka ndodhur mbas clirimit, ne cdo vend te botes gjithe kolaboracionalistet dhe bashkpuntoret e fashiuzmit jane denuar e ndeshkuar rreptesisht per veprimtarine e tyre ne dem te popullit . Kjo nuk te jep te drejten ty i nderuar autor, qe te justifikosh veprimtarine e eksponenteve te fashizmit ne Shqiperi dhe t’na i konsiderosh ata si viktima te sistemit qe lam pas!

    1. Per trapin Jimi says:

      Autori flet per traumat qe lanë pas ne popullin shqiptar njerzit servila të komunizmit dhe nuk permend kolaboracionalistet. Ke kaluar ndonje trauma o i shkret e tw ka mbetur filtri ne koke!! Ngushellime!!!

  11. mik says:

    Ardian Ndreca, nje pene e shkelqyer.

  12. nikolin kurti says:

    ARDIAN TE ADMIROJ QDO FJALE E JOTJA SHTE NJE REALITET I KOMBIT ME TE VUJTUR NE BOTE KALOS I MUNGUN QDO GJA NJERZORE HIPOKRIT I PA BURRE

    1. Grigor says:

      Nikolin,
      Pervec faktit qe emrin e shkruan me te vogel ndersa komentin me germa te medha, desha te te them se ti nuk ke pse del si antikomunist i terbuar.
      Nuk ke qene i persekutuar ose i internuar. Pse te kane caktuar te punosh per disa kohe jashte Tiranes, nuk do te thote se ke qene internuar. Ne mes te qytetit e ke patur shtepine. Edhe gruan ne pune te mire e ke patur. Pse nje kooperativiste me pushtet si Lenka Cuko mund te kete thene ndonje fjale te keqe per ty, kjo nuk do te thote qe ti mund te barazohesh me Daut Gumenin apo Visar Zhitin.
      Pastaj, lexoje ate komentuesin me lart – bashkepunetoret e fashizmit u denuan ne te gjithe Europen. Mbaj opinionin tend, por mos u bej militant.
      Libri i Isuf Kalos vertete te ben per te vjelle, por mund te kritikohet pa mllefe dhe urrejtje si Ardian Ndreca, per te cilin duhet te them se pertej urrejtjes, di te shkruaje bukur.

  13. strasburg says:

    I nderuar Ardian Ndreca,
    Ju shpreh respektin tim te thelle per çfare shkruani sot dhe çdo here. Eshte trishtim e neveri se për çfare flitet, kujt i thuren lavde dhe kush ben të mençurin ne Atdheun tone te dashur.
    Pershendetje nga Strasburgu

  14. alma tirane says:

    isufi ka faje dhe mekatet e veta lidhur me vdekjen e ENVER HOXHES, nje dite do te dalin.
    ketij komandanti, ketij BURRI SHTETI, qe kurre nuk i vjen Shqiperise.

    Lavdi vepres se UDHEHEQESIT ENVER HOXHA

  15. Lek Kondi says:

    TE SHPJEGOJE ISUF KALO PSE SPOSTUAN HAJRO SHYTIN E TE TJER MJEK TE MBREKULLUSHEM E TE NDERSHEM NGA SHERBIMI MJEKSOR NE BLLOK DHE I ZVENDESUAN ME TE RIJ TE NJOHUR PER PUSHTA FEMRASH SI ISUF KALO E SALI BERISHA.

  16. andi says:

    Nje analize brilante. Nje shqipe jashte standarteve. Ketu jemi ne nje media me shtrirje kombetare dhe si rrjedhoje eshte detyrim te perdoret gjuha shqipe standarte. Kur te shkruash ne ndonje media krahinore perdore shqipen e asaj krahine.
    Tema ke detyrimin te percjellesh shqipen standarte.
    Mosperdorimi i gjuhes shqipe standarte ne media kombetare nuk mund te justifikohet ne asnje menyre.

    1. esat myftari says:

      Gabim, shqipja e Ardiani asht modeli qe po i vjen kohes sone…

      1. Grigor says:

        Futja kot tani. Edhe Anglishtja ka shume dialekte, por gjuha letrare ehte ajo qe eshte. Te jesh krahinor ne ceshtjet e gjuhes eshte te jesh medioker.

  17. e verteta says:

    Shkrim jo vetem dinjitoz, por mendoj duhet studiuar nga studente e letersise dhe gazetarise si model i kritikes ne nivelin me te larte te menyres se te shprehurit.
    Vetem nje sygjerim te vockel. A nuk do te ishte me e sakte qe ne vend te shprehjes “ne malin ma te madh te plehut…. “, te pedoret “ne malin ma te madh te M…t? ” Se une pavaresisht se shkruhet ‘Pleh” , automatikisht “m..” e e perceptova.

  18. e verteta says:

    Shkrim jo vetem dinjitoz, por mendoj duhet studiuar nga studente e letersise dhe gazetarise si model i kritikes ne nivelin me te larte te menyres se te shprehurit.
    Vetem nje sygjerim te vockel. A nuk do te ishte me e sakte qe ne vend te shprehjes “ne malin ma te madh te plehut…. “, te pedoret “ne malin ma te madh te M…t? ” Se une pavaresisht se shkruhet ‘Pleh” , automatikisht “m..” e e perceptova.
    Une sapo e shkrova dhe nuk e kopjova. Ku e gjen koment te perseritur ti?

  19. Fatos says:

    Analize perfekte. Prisni prisni, faza tjeter eshte rivenia e permendores nga lakejte enveriste Berisha e Meta. E pate kujt ja dha librin “ne kemi qene, ne jemi” mos e dashte zoti do te Jene perseri keto plehra.

  20. Ndoc Frroku says:

    Prof Ardian Ndreca të falemnerës ! Le t’a lexojmë këtë analizë si njerëz ! Të kemi respekt për vuajtjet e prindërve e të njerëzve tanë në atë rregjim katilash . Turp për Isuf Kalon . Në fakt nuk kemi pritur ndonje gjë të mirë nga ai . Duhet të na e thoshte Isuf Kalo se kë kishte dashnor nga partia gruaja e tij . Motherfucker !

    1. Nard Ndoka prej Puke says:

      Or ti Ndoc,
      Po ti pse nuk shkruan gegce si Ardiani? Profesor qe urren gjuhen letrare shqipe. Dhe pse? Per pordhe, dhe per krahinorizem?
      Automatikisht i bie vlera.

  21. Ndoc Frroku says:

    Prof Ardian Ndreca të falemnerës ! Le t’a lexojmë këtë analizë si njerëz ! Të kemi respekt për vuajtjet e prindërve e të njerëzve tanë në atë rregjim katilash . Turp për Isuf Kalon . Në fakt nuk kemi pritur ndonje gjë të mirë nga ai . Duhet të na e thoshte Isuf Kalo se kë kishte dashnor nga partia gruaja e tij . Motherfucker Isuf Kalo !

  22. nord.al says:

    Shkrimi i Kalos eshte realiteti sic e ka pare ai ne ato momente dhe jo hipokrizi si analiza e Ndreces. Une tek ai shkrim nuk shoh asnje adhurim apo dashuri per Enverin por realitetin e asaj kohe sic do ta kishte pare cdo njeri i ndershem nga pozita e tij . Analiza e Ndreces eshte nje hipokrizi ala Sali Berisha qe don te tregohet antikomunist tash mbas pilafit,

  23. Nik says:

    Dje e quajta libèr rozè por tè thellohemi nè analizèn e Cufes ku shtron problemin e njè qytetareje çeke e cila punonte tek mehmeti atèhere lind pyetja po miku i tij berisha me gruan nga mali zi??Simbas Cufes shteti duhej tè kontrollonte mehmetin pèrse jo edhe shpellarin qè shkatèrroj komplet shqipèrin dhe e pèrçau nga jugu nè veri,kujt i shèrbeu ky personazh ?

  24. @autori says:

    Personalisht do te preferoja gjuhen zyrtare, gjithsesi, ani pse ne dialekt jo kombetar, komplimenta te sinqerta autorit per stilin dhe forcen e shkrimit te tij. Nje sugjerim te vogel por jo nga rendesia, kisha me e thane per Ardianin: Pervec Cilit (Henri) dhe bandes pjesmarrese ne event nga PD-ja, sponsori me i fuqishem per librin e Kalos mbetet te jete banda e Rames. Nuk kemi pare ne Shqiperi akoma, as Cila apo Hila, Fevzo dhe Arjane, Xhunga dhe Gunga te tjera qe te kene bere pasuri, pervecse duke i sherbyer pushtetit te radhes. Cili (Henri) eshte shembulli “par excellence” ne radhen e gjate te mercenareve ne media. Nese Ramen e vecon nga te tjeret, apo me keq akoma e ke lene menjane rastesisht, pranoje kete sugjerim miqesisht. Une dhe shume te tjere, jemi ne pritje te nje gazetari te lire nga Mafia.

    1. Beni says:

      Nuk mendoj qe Henri Cili esht i Rames. Ai esht I Berishes. Gjykuar nga fotografia me Enverin femije , i besoi bac komunistit. Ai ia mbushi syrin me shume. Pastaj i erdhen te mirat. Dhe ka vendos te qendroje po ne kete anije. I pelqejn shume komunistat e reformum.

  25. Miku says:

    Kot, lodhesh o z.Ndrec, ku hane pyke kete barinjt e dhive qe u bene antare byroje, doktore, inxhinjere etjere e tjere.Keta kane ngelur komuniste te 1944.Njelloj jane si ky doktor Kali, si Rucka apo Mero.Keta i pjell toka atje kane ADN, 24 karat komuniste. burimin nga bari dhish, zbritur ne Tirane, tani shesin pordhe per nje 25 deri 30 perqint te keti populli qe pos i q….. menen, nuk te thote baba.Keta jane mesuar me dajak, genjeshtra e pislleqe, keta leri pa buke pa uje, diskretitoje keta prape thone te rroje partia.Pramdaj mos u merni me ta

    1. Tartufi says:

      Miku…… si kure te shkruhen dhe 100 komente te tjera,,,,nuk do te harine kurre reshtat e tua te sakta.. Qiju nenat ,motrat dhe
      grate kesaj race te ndyre dhe ju ke bene detyren 100% pershendetje.

      1. Granit Boni says:

        Motren, gruan dhe vajzen ta kemi lerruar ne ty o Tartuf i qelbur o spiun i birrucave qe vetem denoncoje bashkevuajtesit. Je nje mase amorfe qe ende merr fryme per mungese varresh. Rraca me e shkerdhyer dhe te njeh mire Gjirokastra dhe gjithe Jugu o materie biodegraduar deri ne palce.

  26. REZI says:

    Më vjen keq që mungon gjuha standarte që na bashkon të gjithëve ne shqiptarëve. Me dialekt të flas gjithë ditën, por kur vjen puna të shkruaj një koment, dua të shkruaj me gjuhën që lexoj. Secili të thotë atë që mendon, por jo të dojë të imponohet të tjerëve me mendimin e tij. Liria ime është deri atje ku fillon liria e tjetrit. Prandaj miq mos fyeni asnjë nëse doni të lexoheni, ndryshe i bie vlera shkrimit, së pari kur nuk shkruan drejt dhe kur fyen e shan të tjerët. Ju falenderoj për mirëkuptimin.

  27. Plaku Xhuxhumaku says:

    Zoti Ndreca jeni shume i sakte. E kendshme edhe gegnishtja, paçka se une vete do te preferoja perdorimin e standardit.

  28. Gjergj Mullaga i Rrencit says:

    Edhe per k’te liber te Isufit kemi pas nevojë me zgjanue njohunit per poshtersite e atij regjimi gjakatar ku vëllai spiunonte vllanë, ku ishin mbledh nji tubë coftinash me trú të tredhun qi veç zí shartojshin per popullin mâ fisnik evropian qi e çuen n’ humnerë sa me t’ ârdh marre se je shqiptar.Per ata qi s’e kuptojnë shkrimin letrar t’ prof. A. Ndreces, u rekomandoj t’ lexojnë Buzukun, Bardhin, Bogdanin e fletushkat komuniste gjatë luftes si dhe veprat e para t” perçudnueme t’ Enverit ne gegnisht.
    Prof. Ardiani jeni nji analist i perkryem. Nuk po marr mundimin me e lexue hiç atë liber fundrrinë qi shkruen per flliqsinat komuniste qi i kemi jetue e mbajt mbi shpinë.

  29. Zana Kuci says:

    Ata ishin e mbeten mbeshtetja e totalitarve,njerez pa karakter e te neveritshem,qe ishin vet erresira e kohes e sherbetore te asaj elite qe na la prapa me dekada ne mbyllje e varfni.Po permbysja e sistemit nuk ju hapi syte sahanlepiresve e servilve qe shfrytzun kohen e moren e do marrin teposhten ,se lufta per pushtet t piste asht e duhet te jete burgu i tyre qe e neperkemben ket popull.Posht keta figura te flliqura qe nuk mendojne per popull po per xhepat e vet.Flm profesor Roberti,

  30. Sali says:

    Te lumte z. Ndreca! Cuditem si e kane botuar se vetem gomarlleqet e Andi Bushatit botohen tash e 30 vjet.

  31. vezhguesi says:

    po ky bajga ndreca quan libra te vlefshem vetem ata qe shajne e cirren nga nena e motra kunder enverit.Qenke loqe o mavri por me L te madhe

  32. Jani says:

    Lepires bythe su Cili nuk gjeje as ne kohen e Kalos
    Jepi Cili jepi se leoirja te ben te pasur

  33. Lee lee says:

    Ore tranguj deri me 82 dollin e pare per Enverin e conit.Fajin e ka Cili qe eshte kameleon politik apo faji i nje pensionisti qe do te shkruaj kujtimet e veta dhe dikush ja boton.Dhe kur lexon ndjej neveri per librin dhe kur lexon te ..lumte pena per analizen dhe qe te behet me anti shkruhet ne gegerisht .. .ca te thuash.Po mo autor po ishte ca ishte po bole kishte dhe te bente synet vetem duke bashkuar vetullat.Analizo sistemin Po mos te ishte Enveri dikush tjeter do ishte po si Enveri . Pse Cuba nxorri Fidel dhe ji Enver.Pse Polonia nxorri Les Valesa kurse ti Sali Berisha.Pse ti …si shoqeri ke Rama dhe ske nje Cipra.Pse si shoqeri ke Lul Basha dhe jo nje parti si vetevendisja e kosoves.Prandj o 1 malesie ky popull vetem per ti rene me dore eshte dhe e vdes per Enverin Salen dhe Ramen.Dhe Cili eshte i shkolles ..ma var sma var une beje punen time si kollovar

  34. Lee lee says:

    Me 1944 u vendos qe qe Benito Hoxha te shkarkohej dhe ne vend te tij u zgjodh Enver Musolini.. dhe dok .i tij shkruan kujtimet e ketij kollosi dhe Fabricio Cili ja boton kujtimet…Dhe Adriano Ndocito demaskon kete liber ne gjuhe te paster siciliane .Si ja kerciste sherbetores sa cohej..si ja kerciste pastrueses sa ngjiste shkallet e kryeministris si ja kerciste sekretares nga ora 2.Si ja kerciste dhe dhe lavamanit.Dhe ky person o Ndrec ka vend ne histori a di pse..Se mund ta gjykosh si seksoman ose si njeri qe per 10 vjet e coi 40 vjet para ekonomin dhe mirqenien e popullit.Si nje njeri qe shkateroi vendin e tij per 4 vjet.Ca kishte bere per 25 vjet.E kupton o Ndrec qe smund nje liber kujtimesh te ze vendin e historis te cdo personi ne memorien nje populli.Nje Ent botues ka te drejte te botoj ca te doje dhe tregu e vlereson.Eshte liber pervers…mos u merrni fare…eshte pa vlere..lere mos u mer.Po u morre ama mos e analzo me citate po me dije letrare ose shkencore

  35. fteri says:

    Doktorri hedh kakërdhija të helmuara …kujton e populli i ha ?…!
    ……Ju z. Kalo shkruani se : “Pavarësisht se pasardhës thuajse i shpallur i Enverit ishte Mehmeti, mënyra se si Nexhmija (që zakonisht ishte e përmbajtur dhe e ngurtë) e qau Hysniun me lot e ligje shpërthyese, sikur të ishte labe, duke e thirrur “o vëlla, o vëlla”, zbuloi pa dashur, se cilin prej tyre, mes Mehmetit dhe Hysniut do të kishte preferuar dhe shpresuar ajo, që të ishte pasardhësi i Enverit.”

    Çudi ……Z.Kalo ,po kjo na qënka prova e sinqeritetit ndaj vdekjes Hysni Kapos ?… .Është e vërtet se Hysni Kapo binte në sy si njeriu më i besuar i Enver Hoxhës ,POR ,MBAS VDEKJES HYSNI KAPOS NJERIU MË I AFËRT ISHTE RAMIZ ALIA.?….Nuk ka njeri që ti di më mirë ngjarjet enigmatike fatale se sekretari i tijë Haxhi Kroi ?….

    Përse fshihet e vërteta e vrasje s M.SHehut je skspert dhe doktor,përse nuk e thua ?.Se kjo ishte vepër e agjenturave të huaja këtë e di edhe bufi. Lufta kundër imperjalizmit e agjenturave Jugosllave e greke ,por dhe diversantve është faqja më e ndritur e PPSH kundër imperjalizmit .

    Kështu i lan kockat në kufi ,porsa vunë këmbën në tokë shqiptare ,me dhjetra e qindra diversant dhe me dhjetra të tjerë u asgjesuan e u kapën nëpër gërxhe e ferra ,me dhjetra të tjerë dualën para gjyqit popullit.

    Mos harrojmë deklaratën e senatorit amerikan LEMAN ,kur tha se të gjitha koplotet kundër shqipërisë kan dështuar ,disa herë shqipërisë ju vunë minat me duart tona ,dhe pikrisht në momentin kur të bëheshim gati të ndiznim fitillin ,e çdo gjë të merrte fund ,shqiptarët na i prenë duartë dhe ….fitili nuk mori zjarr ,shqipëria eci e u zhvillua vetëm përpara,shpenzuam shumë para por të gjitha shkuan kot.

    Dhe Senatori amerikan Lermen kishte të drejtë .Shqipëria kishte kaluar në shumë rrugë të vështira ,shumë mina ju vunë asaj për ta hedhur në erë ,shumë pengesa,shumë plane ju u kurdisën kundër sajë ,por të gjitha dështuan ,kjo tregon unitetin e madhë të udhëheqjes dhe forcën e madhe që pati udhë[heqësi legjendari Enver Hoxha ,uniteti me popullin shqipëtar .

    Atëhere kuptojmë më mirë forcën e PPSH-së te popullit shqipëtar me ENVER HOXHËN ,HYSNI KAPON ,MEHMET SHEHUN në krye .me shokë. Kjo përçarje e udhëheqjes është fatale , pasojë e ndërhyrjes direkte të agjenturave të huaja imperjaliste jugosllave e greke në shqipëri ,duke zbatuar parimin se kalaja socialiste mund të merrej nga brenda,pasi byroja politike do plakej një ditë.dhe kalaja do binte .

    Ligji i 100 milon dollarve të aprovuara në tetor të 1951 nga senati amerikan për veprimtari spiunazhi për luftën psikologjike kundër shqipërisë flasin vetë .Një pjesë e këtyre fondeve shkoi edhe për komplote të marrjes së kalasë nga brenda kundër shqipërisë deri te caktimi i Ramiz Alisë si pasardhës i Enver Hoxhës ,dhe Sali Berishës në krye të PD-së,një agjent i serbve dhe F.Nanos në krye të PS-së ,një spiun grek ,për 30 vjet ,vodhën ,dogjën e shkatrruan këtë vend më zi se pushtuesi..

    Por .Komploti vazhdon me luftë nervash ,libra spiunazhi ,vazhdon ,luftë psikologjike ka ,fondet e vjedhura,floriri vjedhur ,vrasja e M.SHehut ,Hysni Kapo .Hapja e depove ushtrisë shqipëtare ,shkatrrimi i uzinave e fabrikave,pyeve e maleve jan dëshmi më e qartë për tradhëti .

    Shkruajtja e librave që njollosin bllokun komunistë,fusin njerzit në konflikte , jan komplote agjenturore në vazhdim kundër shqipërisë .

    DISFAË ,dhe vetëm DISFATË do të pësojnë spiunët dhe armiqët e R.SH-së….edhe në të ardhmen .

    1. Vatra says:

      Shumë e saktë se po të kishin patur mundësi veprimi qarqet anti shqiptare dhe agjenturat e huaja shqiptarët do të përjetonin ngjashëm si Çeki Hungari Avganistani Siri Libi dhe ky Nreca ku me ditë a do ta kishte mbrri jeten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje