Rrëfimi i Isuf Kalos: Misteret e sëmundjes së Enver Hoxhës dhe roli i Nexhmijes

16 Korrik 2019, 11:57Politika TEMA

Nga Isuf Kalo

FURTUNA E PARË

Në të vërtetë “klithmën” e parë serioze të sëmundjes ishemike zemra e Enverit e pat dhënë gjatë orëve të natës në mesin e korrikut 1973, ndërkohë që ai po pushonte në plazhin e Durrësit. Unë kisha vetëm pesë ditë që isha emëruar dhe ardhur aty si mjek i tij. Sulo Gradeci më pati vendosur aty pranë në një dhomë pa telefon të “stabilimentit”, siç quhej vendi ku në mbrëmje udhëheqësit mblidheshin pasditeve vonë për biseda dhe kafe.

Me kërkesë të Nexhmijes, në orën dy të natës, më zgjoi i alarmuar Fahriu, një djalë i ri 23-vjeçar ndihmësmjek dhe njëkohësisht oficer shoqërues i Enverit dhe të dy bashkë u drejtuam me vrap për në vilën e tyre rreth 100 metra më tutje. Aty kishim çantën e ndihmës së shpejtë dhe një aparat portativ elektrokardiograme. U ngjitëm me një frymë në katin e dytë dhe e gjetëm Enverin në dhomën e gjumit, të shtrirë gjysmë ndenjur në shtrat, kurse Nexhmijen të ulur përballë tij në një divan me një libër në duar.

Ai dukej i qetë dhe madje kërkoi falje për shqetësimin në atë orë të vonë, por “ç’t’i bëjmë Nexhmijes që alarmohet”, tha. Nexhmija shpjegoi se ai ndiente një shqetësim të zgjatur si dhembje dhe përzierje, “një indixhestion në bark”, siç u shpreh ajo, që nuk po e linte të flinte dhe nuk po i qetësohej me gjithë barnat për tretje të ushqimit që ajo vetë ia kishte dhënë, ndërsa na tha se na thirri se mos kishim diçka më të fortë e më efektive.

Unë i kërkova leje pacientit nëse mund ta ekzaminoja. Ai u bind menjëherë. Ishte vizita e parë dhe hera e parë që vija dorë në trupin e tij. Zemra e tij rrihte mirë (imja rrihte edhe më fort!), por barku ishte i butë, pa meteorizëm dhe pa dhimbje në prekje. Aso kohe Enveri ishte 65 vjeç, me mbipeshë të dukshme trupore, duhanpirës “i egër” (80 cigare në ditë), i sëmurë me diabet të shfaqur prej 25 vitesh, që bënte jetë sedentare, pa aktivitet fizik dhe me stres të vazhdueshëm në punë. Ekzaktësisht me të tillë faktorë rrezikues për zemrën pat vdekur papritur nga infarkti i miokardit në moshën 52-vjeçare Gamal Abdel Naseri, president i Egjiptit. Ngjashëm me të edhe Gogo Nushi tre vjet më parë në moshën 57-vjeçare me të njëjtat rreziqe dhe diagnoza edhe ai.

Çdo mjek që kishte në dispozicion një aparat elektrokardiogram për t’ia regjistruar zemrën në atë çast nuk do e humbiste këtë rast. Për të zbuluar nëse ajo çka ai ankohej kishte lidhje me isheminë në zemër apo jo, së paku ajo diagnoze si më e rrezikshmja duhej verifikuar. Prandaj me droje apo thuajse si lutje i propozova t’i bënim një elektrokardiogram. Nexhmija kërceu nga vendi e habitur. “Jo doktor”, tha, “Enveri nga zemra nuk ka pasur asnjëherë problem (e ka zemrën çelik i kishin thënë asaj dhe atij duke i uruar gjithmonë).”

Por çuditërisht ai vetë miratoi me dashamirësi. “Po mirë e bëjmë kur të kthehemi në Tiranë”, tha ai, duke iu referuar asaj që kishte bërë gjatë kontrolleve periodike me aparatin stacionar në klinikën speciale. “Ajo ka vlerë më të madhe kur bëhet gjatë çasteve të shqetësimit”, guxova ta sqaroja unë. “Po na lejuat mund ta bëjmë edhe tani.”

“Tani? Këtu?”, pyeti i çuditur ai? “Po, me një aparat portativ që e kemi poshtë.” Ai pa nga Nexhmija dhe e neutralizoi reagimin me shumë të ngjarë refuzues të saj. Ajo dukej e bindur që po bënim një procedurë munduese dhe të panevojshme për të. (Në fakt ajo mund të rezultonte edhe si e tillë). Por pacienti na inkurajoi:

“Mos t’ia prishim doktorit, Nexhmije, — i tha asaj, — se është i ri dhe e ka sefte”. Nexhmija heshti e pakënaqur, besoj dhe e penduar që më kishte thirrur. Fahriu zbriti në katin përdhes dhe solli aparatin e elektrokardiogramit. Për dreq, ne të dy me Fahriun patëm ca vështirësi dhe peripeci teknike deri sa e regjistruam, sepse në atë dhomë nuk bëhej dot tokëzimi i duhur për aparatin. Por teksa shihja çfarë po regjistrohej, mendova se kisha ardhur me këmbë ters. Elektrokardiogrami nuk po tregonte “zemër çeliku”. Në të kishte shenja të freskëta të ishemisë.

“Eh, çfarë shkroi?”, pyeti Enveri kurioz. Unë u turbullova. Duhej t’ia thosha të vërtetën? Përndryshe si do t’ia argumentoja masat e duhura të mëtejshme dhe mjekimin? “Ka ca ndryshime që duhen verifikuar me ato të mëparshmet dhe në vazhdim”, i thashë. Ai nuk m’u duk i alarmuar. Vetëm se e mori shiritin prej letre në duar dhe e pa ngultas disa çaste vetë. Po përpiqej të shquante në ato “hieroglifë” të shkruar aty “armikun” e ri, të paparashikuar të fshehur brenda zemrës së tij? I dhamë një tabletë nën gjuhë dhe një tjetër që e piu, sa kohë ishim aty.

Ne u larguam nga dhoma, por jo nga vila e tij. Qëndruam në pritje dhe gatishmëri gjatë gjithë natës në katin përdhes. Unë i trembur lutesha me vete që gjendja të mos përkeqësohej, kurse Nexhmija nuk e besoi ose nuk ia donte zemra ta besonte që Enverit sëmundja i kishte prekur zemrën. Prandaj duke na përcjellë jashtë derës, ajo na porositi: “Mos bëni alarm”. Në fakt Enveri duhej vendosur që atë natë në monitorim të vazhdueshëm, sepse situata mund të keqësohej në mënyrë të papritur.

Sidoqoftë teknikisht kjo ishte e pamundur. Mungonin mjetet, sepse kjo situatë nuk ishte parashikuar. I ndodhur larg Tiranës dhe pa monitorim të pandërprerë të situatës në zemër, jeta e Enverit atë natë ishte seriozisht e rrezikuar, ose e thënë më saktë ishte në dorë të fatit. Nuk kishim monitor, as defribilator, as ambu, as oksigjen, as specialist kardiolog, as reanimator për të ndërhyrë dhe shpëtuar jetën në rast infarkti të gjerë. Nexhmija nuk ishte koshiente për rrezikshmërinë e gjendjes, as për mangësitë që pengonin jetëshpëtimin. Zemra nuk kishte qenë në axhendën e shqetësimeve madhore shëndetësore të tij. Prandaj ajo na tha të mos alarmonim askënd nga udhëheqja gjatë natës, as të sillnim me urgjencë mjekë të tjerë.

Atë natë, i shokuar mallkova veten që isha bërë mjek, si edhe fatin që më kishte sjellë në një terren të tillë të minuar, me aq shumë rreziqe. Por Sulo Gradeci që ishte zgjuar dhe po na priste i shqetësuar në katin përdhes të vilës më tha: “Nëse të duhen mjekë të tjerë më thuaj që t’i sjell të gjithë gjatë natës menjëherë”. Kërkova së paku profesor Fejzi Hoxhën që i kishte ndjekur prej shumë vitesh problemet shëndetësore të Enverit, si dhe dr. Nikolla Shurbanin, shefi i kardiologjisë, që pati qenë përpara meje gjatë disa viteve mjek personal i Enverit. Suloja nisi me urgjencë menjëherë shoferin Myslym Kore dhe rreth dy orë më pas të dy kolegët e shquar ishin prezentë me mua aty. U ndjeva i lehtësuar. Ata i vlerësuan po ashtu ndryshimet në elektrokardiogram dhe mjaft të rrezikshëm episodin e ishemisë së freskët.

Atë natë nuk fjetëm. Pati një shtrëngatë shiu me rrebesh, me vetëtima dhe bubullima që gjëmonin frikshëm. E gdhimë me zemër të ngrirë në pritje atë natë së bashku me profesorët e mi, të pafuqishëm të bënim më shumë. Të nesërmen në mëngjes pacienti u zgjua pa shqetësime. Ai pranoi ta vizitonim të tre së bashku. Elektrokardiogrami i mëngjesit ishte disi më mirë. Së paku nuk tregonte përkeqësim. Enveri filloi që atë ditë mjekimin me koronarodilatator të asaj kohe.

Disa ditë pas atij episodi Enveri u shpërngul për pushime nga Durrësi për në malin e Dajtit. Një ndalesë disaorëshe në Tiranë e shfrytëzuam për t’i vlerësuar gjendjen e zemrës dhe elektrokardiogramet me dr. Ylli Popën, dr. Hajro Shytin dhe dr. Ahmet Kamberin, të tre kardiologë, të cilët e vlerësuan shqetësuese situatën e re të krijuar. Në Dajt, si mjek e shoqërova vetëm unë. Nuk pati kriza të reja. Kriza serioze në të cilën u evidentua infarkti i miokardit ndodhi me 16 tetor 1973, pasi ai priti një numër të madh personash që e uruan me rastin e 65-vjetorit të lindjes së tij.

JETA NË RREZIK

Në elektrokardiogramin që i bëra në mbarim të vizitave pasdite vonë, shenjat e ishemisë ishin më të dukshme. U dha alarmi. U mblodh brenda orës konsulta dhe Enveri u vendos për disa muaj në regjim shtrati. Ishte hera e parë që kjo po i ndodhte në jetë. Aso kohe ai ndodhej me banim në Vilën nr. 4, brenda territorit të Pallatit të Brigadave, sepse vila e tij në Bllok ishte në rikonstruksion dhe zgjerim.

Konsulta e zgjeruar mjekësore aty përbëhej nga profesor Fejzi Hoxha, profesor Petrit Gaçe, kardiokirurg, profesor Nikolla Shurbani, dr. Ylli Popa, dr. Hajro Shyti, të tre kardiologë, ndërsa unë dhe profesor Hoxha diabetologë. Konsulta qëndroi ditët e para vazhdimisht e mbledhur në gatishmëri në ndërtesën e shkollës së Ministrisë së Brendshme, pak metra larg Vilës nr. 4. Unë dhe Fahriu u vendosëm në gatishmëri ditë e natë brenda vilës, përballë dhomës ku ishte në shtrat Enveri për të ndërhyrë në çdo moment, si dhe për të informuar grupin tjetër për çdo gjë të re. Ndërkohë pacienti ekzaminohej herë prej profesor Hoxhës e dr. Popës, ndonjëherë edhe dr. Shurbanit, të cilët i shoqëroja edhe unë. Kurse zbatimin e mjekimeve të rekomanduara nga konsulta i kryenin atje dy infermieret, Kostandina Naumi dhe Afërdita Milori, të cilat ndërroheshin mes tyre çdo 24 orë brenda vilës.

Me gjithë masat e marra, ishemia në zemër disa kohë avancoi, çka na detyroi të kërkonim të na vinin në ndihmë kolegë më të specializuar nga jashtë. Kërkesa u bë më e domosdoshme pas një episodi të vështirë përkeqësimi që ndodhi më 4 janar 1974. Natën, në të gdhirë, ai pati vështirësi në frymëmarrje dhe në elektrokardiogram iu shfaq për herë të parë aritmia, rrahje të çrregullta të zemrës.

Gjendja u dominua shpejt me mjekim intravenoz dhe me oksigjen, por ky episod sinjalizonte avancim të sëmundjes ishemike dhe instalimin e një situate të re me rreziqe imediate për jetën e të sëmurit. Kërkova takim urgjent me Hysni Kapon. Shkuam të dy me dr. Ylli Popën, kardiologun më të mirë që kishim. Hysniu na priti në shtëpinë e tij në Bllok.

Për karakterin sekret të bisedës ai na ftoi të dilnim të tre jashtë në kopshtin përreth shtëpisë së tij. Lashë Yllin të fliste: “Situata është alarmante, nuk dihet çfarë rruge merr. Episodi që ndodhi ishte vetëm një fllad përpara furtunës që mund të pasojë”, tha ai. Hysniu dëgjoi i heshtur, i përqendruar. “Nuk e mbajmë dot ne të vetëm përgjegjësinë. Na duhen ekspertë nga jashtë”, vazhdoi Ylli. “Nga jashtë nga? — pyeti Hysniu. — Në Perëndim nuk hapemi dot.” “Fundja nga Kina”, tha Ylli. Ai kishte qenë pak kohë më parë në Kinë dhe kishte takuar atje një profesor kardiolog të zot. “Mirë mo mirë, por punët as me ata nuk janë siç i dini ju”, u përgjigj në dilemë Hysniu.

Sidoqoftë erdhi një grup mjekësh kinezë me në krye prof. Çu, drejtues i klinikës në Kinë, ku unë dhe dr. Hektor Peçi u specializuam në vitet 1965 – 1966.

Kur rreziqet afatshkurtra u kapërcyen dhe situata në zemër u stabilizua, në fillim të pranverës të vitit 1974, Enveri kërkoi të largohej nga Vila nr. 4 dhe të kthehej në vilën e vjetër të tij në Bllok, edhe pse punimet në pjesën e re shtesës së saj ende nuk kishin përfunduar. Ai u largua prej asaj ndërtese që ishte “burgu” i parë dhe i vetëm i jetës së tij. Dukej sikur duke ikur prej aty i ikte tersit. Por në ata muaj aty mbyllja, sëmundja dhe rreziku apo hija e vdekjes që herë-herë i shfaqej atij, ndoshta e bënë atë më të ndjeshëm, më njerëzor, por herë të tjera edhe më të acaruar.

Një herë ai u soll i tillë me zemërim edhe ndaj kolegëve kinezë, të cilët i binin rrotull e rrotull ndonjë prej pyetjeve të tij pa u shprehur qartazi. Mbase acarimi me ta ishte dhe me kontekst politik e lidhur edhe me zhgënjimin që ai pati nga ndryshimi radikal i qëndrimit të Kinës ndaj “imperialistëve amerikanë”, me vizitën e vitit 1972 të presidentit Nikson dhe takimin e tij me Mao Ce Dunin. Mund të ishte edhe dëshpërim meqë tani miqtë e pasinqertë kinezë dinin hollësira për rreziqet e jetës dhe shëndetin e keq të tij dhe mund të kishin nisur të thurnin fshehtas plane për ta zëvendësuar me miq të tyre më të rinj, më të shëndetshëm dhe më të bindur ndaj tyre. I zhgënjyer politikisht dhe ideologjikisht me ta ai mbase do të kishte dashur t’i pështynte me inat udhëheqësit e tyre në fytyrë, për braktisjen e marksizëm-leninizmit, por i mbërthyer në shtrat i pafuqishëm nga sëmundja detyrohej t’u buzëqeshte dhe t’u thoshte faleminderit mjekëve të dërguar në ndihmë të tij prej tyre.

Ai shndërrohej në një person më të qetë e shpirtërisht më të ndjeshëm kur, me mendje dhe shpirtërisht, dilte jashtë rrethit të sëmundjes, të politikës dhe çështjeve të pushtetit. Rastiste rrallë që Nexhmija, kur i duhej të largohej ca orë, për ndonjë angazhim zyrtar të paevitueshëm të më thoshte (meqë isha brenda vilës), se mund t’i afrohesha vetë edhe pa më kërkuar ai, për ta pyetur ose hapur ndonjë bisedë apo shoqëri me pacientin. Enveri, në çaste të tilla ishte më i natyrshëm dhe më i relaksuar.

Mbase dhe ai, i izoluar nga sëmundja kishte nevojë të fliste e të komunikonte si ne të gjithë. Kështu pata rastin teksa bënte hapa brenda dhomës së tij, në atë të bibliotekës ose përgjatë korridorit, të më tregonte për çështje a tema jashtëmjekësore; një herë për Horlën, novelën e fundit të çuditshme të Gi de Mopasanit (meqë më pa një libër me novela të shkurtra të tij në dorë). “E ke lexuar Horlën, më pyeti. Të pëlqen?”. Unë deri atëherë nuk e kisha lexuar atë novelë. Ai tha që ajo ishte krejt e ndryshme nga krijimtaria tjetër e autorit. Kuptova që i kishte lënë mbresa, por nuk e pyeta se pse subjekti i saj, siç e mësova më pas, ishte si parapsikologjike, me ca specie misterioze jashtëtokësore të padukshme, të ardhura nga botët e përtej yjeve, të afta të hynin në trupa njerëzorë dhe t’i dominonin e komandonin ata.

Gi de Mopasani e pat shkruar atë në fund të jetës së tij, kur po kalonte një fazë depresioni me “humor të zi”. Ishte përjetimi i një gjendjeje të ngjashme shpirtërore, shkaktuar nga sëmundja dhe “izolimi” brenda vilës që ia solli edhe Enverit në mendje atë novelë? Një ditë tjetër ai ishte me “humor rozë”. Më foli me admirim për magjinë (siç tha ai) të tablove të vjeshtës të Vangjush Mios. Njërën prej tyre ai ma tregoi me adhurim të varur në murin e dhomës së bibliotekës. Tha se i jepte kënaqësi të veçantë vjeshta. Herë pas here, pasi ngrihej nga shtrati ai shihte përtej xhamit të dritares jashtë gjethet e zverdhura dhe të kuqërremta të pemëve, të cilat i kundronte në heshtje për minuta të tëra me sytë e ngulura në to.

Një herë tjetër, tek çapitej nëpër dhomë dhe në korridor me një magnetofon të vogël në dorë prej nga dilte një muzikë klasike simfonike, më pyeti nëse e pëlqeja muzikën klasike. I thashë se e njihja shumë pak, vetëm disa arie a melodi të famshme. Ai më foli për gjenialitetin dhe shurdhësinë, por edhe për forcën këmbëngulëse, të paepur të Bethovenit. Iu referua librit biografik të Romain Rolandit, i cili me sa dukej e kishte frymëzuar dhe shtuar optimizmin për ta kaluar sëmundjen e tanishme dhe për të vazhduar i papenguar veprimtarinë.

E fundit që më pat lënë mbresë në ato pak çaste bisedash vetëm me të në ata muaj, ishte një ngjarje që ai më tregoi për Leninin, për ndjeshmërinë dhe kujdesin “mallëngjyes” të tij ndaj kushteve të punës dhe jetesës së shkencëtarëve. “Një herë, duke udhëtuar me shoferin e tij, tha ai, në një zonë ku jetonte mjeku fiziologjist Ivan Petroviç Pavllov, fitues i çmimit ‘Nobel’, Lenini i tha shoferit të pushonte së rëni borisë, mos të bënte zhurmë, sepse nuk duhej të shqetësohej shkencëtari i madh i shquar që jetonte aty pranë”. Duke ma treguar këtë ngjarje, atij vetë nuk di pse i ndryshoi zëri dhe m’u duk sikur u përlot! Interesante ishte që ai këtë histori ua tregoi pas një konsulte që i bënë edhe mjekëve kinezë. Ndoshta për t’u konfirmuar mirënjohjen dhe respektin dhe për të korrigjuar ndonjë përshtypje pakënaqësie, që ai u pat shprehur atyre, në çaste nervozizmi, të lidhura me gjendjen jo të zakontë psikologjike të tij.

Enveri u largua nga Vila nr. 4 pa kthim, sikur të kishte qenë ajo fajtore, ose tersi për sëmundjen dhe shkëputjen e përkohshme të padëshirueshme të tij nga ushtrimi i pushtetit. Edhe pse ai erdhi shumë herë më pas për shëtitje në ca rrugica brenda territorit të Pallatit të Brigadave, të bëra enkas nga Sulo Gradeci për të, ai asnjëherë nuk iu afrua dhe nuk ia hodhi sytë asaj vile të “mallkuar” që ruante brenda saj kujtime të çasteve me pasiguri të frikshme të përjetuara aty. Ajo u dënua me harresë.

Ndryshe nga kasollja e Galigatit, nga shtëpitë e Konferencave të Pezës e Labinotit, shtëpia e Bije Vokshit dhe ajo e formimit të Partisë Komuniste në Tiranë, Vila nr. 4, në mes të pemëve me gjethe të verdha dhe të kuqërremta, nuk u përmend në histori, nuk u vu në të ndonjë pllakë përkujtimore me shkrimin: “Këtu u përball disa muaj me sëmundjen dhe ia doli t’i shpëtonte rrezikut të vdekjes Enver Hoxha.”

Ndoshta ndjesia e vetme e këndshme për t’u kujtuar prej saj nga Enveri ishin ngjyrat e vjeshtës. Prandaj, për t’ia sjellë ato edhe në Bllok, Suloja shkuli njërën prej pemëve me gjethe të kuqërremta dhe e vendosi në një vazo të madhe në hyrjen e shtëpisë së tij të re. Për ta kujtuar dhe si simbol i atyre ditëve, anash saj kam dalë në fotografi edhe unë.

Gjithë ata muaj brenda asaj vile ishte e vështirë të dalloje se kujt Enveri iu tremb më shumë: vdekjes apo tradhtisë së mundshme prej shokëve të tij të udhëheqjes, që prisnin me shpresë t’i zinin vendin. Pengimin e vdekjes na e kishte besuar ne mjekëve, kurse hetimin dhe pengimin e tradhtisë së mundshme i duhej ta bënte vetë, por edhe me ndihmën e Mehmetit, i cili ishte po aq i interesuar, si pasardhës i shpallur i tij, për të mos pasur të tjerë rivalë. Sipas sulltan Bajazitit të Dytë, “perandoria është si një grua që nuk mund të ndahet midis rivalëve”, madje sulltan Mehmeti i Dytë shpalli “që ai që trashëgon perandorinë e ka të ligjshme për të mirën e shtetit të vrasë vëllezërit e tij”.

Këtë interesim dhe shqetësim të Mehmetit për rivalët e mundshëm të tij e kuptova rastësisht atë ditë të janarit 1974, kur gjendja shëndetësore e Enverit mori befas për keq. Pas takimit tim me dr. Yllin, me Hysniun, ky erdhi atë pasdite në Vilën nr. 4 i shoqëruar edhe me Mehmetin për të takuar Enverin e Nexhmijen, si edhe ne mjekët në gatishmëri aty. Dikush (besoj Suloja) na ka fotografuar Hysniun dhe mua të ulur në dhomën e bibliotekës të mërzitur dhe të menduar për situatën e trishtë. Kur ata të dy u ngritën për t’u larguar, Nexhmija i përcolli deri te porta e vilës, kurse unë po i shoqëroja deri te “Mercedesi” i Mehmetit.

Ky u shkëput nga Hysniu, më bëri shenjë t’i afrohesha dhe më dha një copë letër të vogël ku ishin shënuar dy numra. “Është numri im direkt i telefonit sekret”, tha, “nëse ndodh gjë më merr nga telefoni i Nexhmijes, sepse mund të ndodhë që ajo në ato çaste të hutohet. Do të më marrësh mua menjëherë të parin të më lajmërosh. Asnjë tjetër.” Këtë e tha me ton të prerë dhe më pa në sy. “Dakord?” Unë u shtanga.

Kujtoja se çështja e pasardhësit eventual të Enverit ishte e vendosur. Nuk e dija atëherë që emrin e pasardhësit në regjimet e tillë e vendosnin tanket. Ai që i zotëronte dhe i vinte i pari në lëvizje të beftë ato. Kështu kishte ndodhur në Bashkimin Sovjetik pas vdekjes së Stalinit. Ishin tanket e Zhukovit, mik i Hrushovit, që rrethuan Kremlinin, arrestuan Berien dhe vendosën Hrushovin në pushtet. Kuptova që Mehmeti ishte në ankth mos ia merrnin pushtetin nga duart rivalët e hapur a të fshehtë të tij që mund ta mësonin lajmin më përpara tij. Cilin vallë do të kishte lajmëruar të parin Nexhmija? Ndoshta Hysniun? Por çfarë djallin më ngatërronin mua mjekun në të tilla histori…?!! Për fatin tim të mirë nuk lindi nevoja të lajmërohej askush. Enveri e kaloi atë krizë.

Me sa u kuptua më vonë, rivalët ndaj të cilëve trembej dhe dyshonte Mehmeti ishin dy: Beqir Balluku, ministri i Mbrojtjes dhe Abdyl Këllezi, ministri i Ekonomisë. Në rast puçi me mbështetjen e kinezëve i pari mund të bëhej “Enver” dhe i dyti “Mehmet”; njëri i pari i partisë, tjetri i pari i qeverisë. Me origjinë ata ishin të dy tiranas dhe miq mes tyre. Dhe falë kontakteve të tyre të shpeshta me Maon dhe Cu En Lain “tunxhe” Beqiri dhe “tunxhe” Abdyli e kishin “trashur” miqësinë dhe simpatinë reciproke me kinezët: i pari në kuadrin e furnizimeve dhe ndihmave kineze për ushtrinë tonë dhe i dyti për ato të lidhura me ekonominë.

Abdyli ishte edhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqiptaro- Kineze. Thuhej se gruaja e tij ishte mbesë a kushërirë e Fadil Hoxhës, personalitet i lartë politik në Kosovë, çka e bënte Abdylin të preferuar nga ana e Titos në planet për afrimin me Shqipërinë. Kinezët tashmë miq të Niksonit, të Titos dhe të Çausheskut, prej dy vitesh nuk ishin më miq të besuar të Enverit. Aq më pak ishin dy miqtë e tyre shqiptarë të mësipërm. Ndoshta prandaj Enverit nuk po i rrihej me gjatë në Vilën nr. 4, larg pushtetit.

Kthimi i Enverit nga Vila nr. 4 në Bllok solli stuhi në majat e udhëheqjes. Beqiri do të sakrifikohej i pari. Arsyeja u gjet te një “plan strategjik i mbrojtjes kombëtare”, që ai e paskej hartuar sipas një modeli kinez, fshehtas nga Enveri dhe Mehmeti. Abdyli, pak më pas për “sabotime në ekonomi”.

Stuhia do të vazhdonte e pandërprerë dhe do të bënte viktima të shumta gjatë plot një dekade. Ishte shpagim hakmarrës ndaj “tradhëtorucëve” që e kishin keqllogaritur Enverin para kohe “të mbaruar”, apo spastrim i qëllimshëm i tij për të demonstruar vitalitetin dhe ambiciet për rinovim si të pafashitura nga sëmundja?

Mbase ishin të dyja bashkë. Vetëm se rinovimin nuk kishte shëndet dhe aq vite jetë që ta bënte vetë Enveri, dhe as moshë dhe siguri që ta bënte Mehmeti. I duhej hapur rruga një më të riu shëndetmirë: i tillë ishte Ramizi. Ai, me një ekip të ri në Byronë Politike, të zgjedhur vetë prej tij. Kjo u tentua në Kongresin VIII të Partisë së Punës në nëntor 1981. Por pa sukses. Në vend të rinovimit u bë… dorëzimi.

(Marrë nga libri BLLOKU, botim i UET Press) 

14 komente në “Rrëfimi i Isuf Kalos: Misteret e sëmundjes së Enver Hoxhës dhe roli i Nexhmijes”

  1. Vatra says:

    Mjekësia politike ose politikë përmes mjekësisë kjo ishte edhe rruga e Salihut

  2. BRSS says:

    KY KALO ESHTE NJE BYTHQIR QE PO NA SERVIR KETE LIBER ME PERSONAZHE QE NUK JETOJN DHE SE NUK KA KUSH TJA MIRATOJ APO TJA KUNDESHTIJ ATO QE THOT DHE SI E TILL JAN SAJESA DHE SHKRUAN ÇFAR I DO QEFI BYTHSHKERDHYERI PI PER SALIUN QE ESHTE GJALL SI NUK THE NJE FJAL SE EDHE AI ME TY KA QEN O PKER TE SHKERDHEFSHA ROBTE NJERI I PESHTIR

    1. Futja kot says:

      Kalo nuk po thote ndonje gje te re pervec faktit qe “Nexhmija rrinte ne kolltuk me liber ne dore” apo qe “Sulo shkuli pemën për ta mbjellë tek shtepia e Enverit”.
      Per keto ke nevoje per miratim?!

    2. Roberto says:

      O Muzhik! Ju nuk e keni jetuar ate kohe dhe prandaj flisni keshtu. Ju duken gjera kot,pa rendesi,pa vlera. Jane gjera reale dhe Isuf Kalo po i shpreh ashtu sic kane qene,ashtu sic kane ndodhur dhe Ai nuk ka asnje arsye te sajoje gjera te pa qena apo rrena por jane ngjarje te ngulitura ne memorjen e tij dhe te atyre qe e kane njohur situaten dhe periudhen per te cilen behet fjale. Ju duket cudi tani pasi e krahasoni me kohen sot qe nuk i rruhet askujt per askend si majtas ashtu dhe djathtas por s’kam c’them me shume kur nuk e keni idene fare.

    3. intelektuali says:

      ekzakt keshtu!!!!
      perse nuk guzoi ti shkruante me pare keto histori?
      pastaj perse njerezit duhet te besojne hamendesimet apo nenkuptimet e Kalos ?
      mbi te gjitha ai eshte nje bukeshkale dhe nje krimb qe depertoi dhe u kenaq sa kohe ishte prane Enverit dhe bridhte me urinen e tij neper botre, sic edhe Saliu, qe Kalo e terhoqi dhe i bene qokat njeri tjetrit

  3. Shqiponja says:

    Mundohem te zgjedh nje rruge te vetme se si ti quaj , kujtime per te kujtuar me nostalgji kohen e kaluar ku doktori pa asnje lloj diskutimi ka kaluar super , apo jane thashetheme grash qe sot ne 2019-ten nuk i hyne ne pune kurkujt.
    Ndonje zgjidhje do na japesh o Cufi , se si te shpetojme nga peshqit e tipit piranka , si Salia , dhe Lil kokqeni i terbacit , e bravo , keto duan shqiptaret sot , drejtesi shoqerore ,shendetsi arsim cilesor dhe siguri , dhe jo bla bba bla , me tha Enveri, i thash Mehmetit , ai keshtu dhe ky keshtu . O Cufi , se je kuptuar akoma qe shqiptaret votuan per tjeter sistem ?? Mos na ngatero me llafe grash , me tha i thash , ai keshtu dhe ai ashtu . Boll me te tilla , u ngopem , sduam me , na e bete koken daulle me pallavra dhe thashetheme , ti ke para , ske nevoje te botosh thashetheme , per dy arsye e para nuk te takon se te kushin si te shpise , dhe e dyta nuk u intereaon asnjerit , jaq e veshtire eshte ta kuptosh ???

  4. Ilirjan says:

    Ky Cufja i Kalove ka qënë mjek apo sharlatan ?
    – Nga çfarë ka shkruar duket qartë që ka qënë i të 99-ave, dhe aspak një mjek skrupuloz, në tendencë për tu bërë shkencëtar, për t’i shërbyer me efikasitet njeriut, në veçanti kur ky njeri ishte udhëheqës i vëndit, ishte Enver HOXHA.
    Ky diabetolog, siç e quan vehten, bën edhe lexuesin e mendimeve të pacientit, dhe jo vetëm duke dalë komplet jashtë mundësive për ta bërë një gjë të tillë, interpreton qëllimshëm situatat me mendësinë e një ”mjeku ” që duket sikur detyrë ka pasë të bëj spektatorin dhe komentuesin në atë periudhë ndërsa komentet e bëra në libër i vendos në një sistem kundërshtar me atë të viteve 70-80-të.
    Shkurt, ky ka qënë një person me probleme për të qënë njerëzor, dhe i papërshtatshëm për t’i shërbyer një udhëheqsi.

  5. Solidar says:

    Gjithmone ne zemra tona !!!!!!!

  6. ca me thane ju says:

    Kalo isuf , a di gje ti se nexhmija e ramizi sajuan 2 partite qe ende na mbajne peng? PPSH u be PS dhe gjithe sigurimsat ramizi e nexhmija ja kaluan PD? Thua gje per kete? Te tjerave piju lengun!!! Ndaj nuk ndryshon asgje ketu
    .

  7. ©KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Shkrimet rreth gjendjes shenderesore si dhe masat e marra nga Dr.shqiptar te mbikqyrur nga S.Gradeci jane reale.
    Sipas Shurbanit ,kontrolli shendetsor I E.Hoxhes ,ju besua nje mjeku frances .Ai u strehu ne turizmin e Pogradecit ,ku ne vilat qeveritare ,ka vizituar Hoxhen.
    Lartesia e Dajtit mbi nivelin e detit perkon me Pogradecin ,per klimen.
    Por sipas francezve,Pogradeci ka mbrekullin e klimes,
    perfundimisht Hoxha I kaloi pushimet atje,ku dhe shkruante kujtimet e tij
    Nexhmia ka qene jo vetem gruaja e tij ,por dhe e kudondodhura .Ajo i numeronte hapat,dhe ndalesat e panevojshme me kureshtaret e castit.
    Kur M.Shehu vinte per ta takuar,merrte leje !
    Dr. Kalo e ka patur te pamundur te kryente biseda te gjata,Hoxha ruhej ne nje reze pese km ,nga toka dhe liqeni .
    Mos u habisni qe librin e ka mbushur me permbajtje
    jashte profesionit te tij.

  8. POLZOI says:

    Turp te kesh TURP koleg ( mos qofsh ) , faqe Zi……Si guxon re shqetesosh edhe nte VDEKURIT ,qe po i ngre nga varet ku
    PREHEN………………Ti si profbyth kush te beri prof qe mose gezofsh tash e rutje
    Qysh ne lashtesi edhe kur mjeket e rinj bejne -Betimin e Hipokratit…dhe me Pas cdo kemb i kulturuar ne
    breza posit –” Kur te kaloni para vorezave ose ndonje kulti –HIQNI KAPELEN DHE VINI DOREN NE ZEMER ME
    RESPEKT PER TE NDIERIT…..NDERMJET EDHE ATYRE RAHMETLINJVE TE FISIT TEND O MASKARA……………..
    pSE KJO ESHTE DETYRA E MJEKUT MORE palaco dUKET QE TE PAKAN PAGUAR OSE KE LUAJT MEMNC…………
    mENDOJ QE KOMISIONI I ATASTIMIT TE MINISTRISE ARSIMIT DOTA HEQI TITULLIN E PROFESORI-T ……………………..Kolegu

  9. Arber iliri says:

    Isuf je me shume zar se mjek.

  10. lesh e li says:

    Cfare lexoni, kolegun e Sales, mikun e Bllokut? Afeksioni i tij kuptohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje