"Funksionon edhe si shitës me pakicë dhe si treg", KE hetim ndaj Amazon: Rrezikon gjobë deri në 10% të të ardhurave vjetore

17 Korrik 2019, 15:14Hi-Tech TEMA

Rregullatorët e konkurrencës në Bashkimin Europian do të hetojnë kompaninë Amazon, shitësi më i madh në botë online, për të parë nëse përdorimi i të dhënave të tregtarëve të tjerë ka shkelur rregullat e konkurrencës.

Komisionerja e Konkurrencës, Margrethe Vestager tha se Bashkimi Europian ka hapur një hetim zyrtar për të zbuluar se si Amazon i përdor të dhënat nga shitësit e pavarur, që shesin në faqen e kompanisë.

“Hetimi përqendrohet në rolin e dyfishtë të Amazon, që funksionon edhe si shitës me pakicë dhe si treg”– tha Vestager. “Bazuar në gjetjet paraprake të Komisionit, duket se Amazon përdor informacion konkurrues të ndjeshëm për shitësit e tjerë, për produktet dhe transaksionet e tyre”- shtoi Vestager. Komisioni Europian, që është krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian, ka marrë në pyetje tregtarët se si Amazon i mbledh të dhënat e tyre. Nëse arrihet në përfundimin se, kompania ka shkelur rregullat e konkurrencës mund të gjobitet deri në 10% të të ardhurave vjetore në rang global.

Në një deklaratë Amazon tha: “Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Komisionin Europian dhe do të vazhdojmë të punojmë më shumë për të mbështetur bizneset të të gjitha përmasave, që të rriten edhe më tej”. Amazon përballet me një kontroll më të madh rregullator në të gjithë botën. Të mërkurën, rregullatori antitrust në Gjermani njoftoi se ka arritur një marrëveshje me gjigantin e tregtisë online për të përmirësuar kushtet e shërbimit për tregtarët e palëve të treta.(scan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje