Hazbiu mallkon Zenin që do të lërë akoma në detyrë Gjushin dhe Fiqon

17 Korrik 2019, 18:07Antena TEMA

Pas lajmit se një gjyqtare nga Tropoja në Durrës dhe një tjetër në Vorë, nuk i kanë dhënë mandatin kryetares së re të Bashkisë në Durrësit dhe atij të Vorës, Hazbiu shpërtheu në mallkime ndaj Zenit.

Më në fund ju vërtetua paranoja që kishte, se Zeni po mërzitet mos ikën Gjushi nga zyra dhe mos i ikën Fiqua nga Vora .

Dhe ja nisi me mallkime për të dy.

-T’u bëftë behari sterrë, e të ngeltë Karmina në shtëpi, që  të ngelesh pa lekë nga Instagrami.

-Ti që do akoma Gjushin në zyrë, të rëntë 24 katëshi i Golemit mbi vete dhe u bëfsh fosil.

-Të rëntë dielli i korrikut në kokë dhe u bëfsh si Ilir Meta.

-Marrç qenin tënd në duar dhe kërkofsh Sadijen online, të të nxjerrë macet.

-Të zëntë Petraq Milua derën e të kërkoftë votën e Kujtim Gjuzit.

-Të zëntë haka e Ben Ristanit që e latë rrugëve dhe dalç nëpër Durrës me Fred Xhaferrin, që të të ndajë gruaja.

-Ti që do akoma Fiqon e Vorës në Bashki, të mbifshin varre tek toka që ke blerë në Gërdec e t’i legalizofshin si vila personale.

-T’u bëfshin të vrarët lugat, e të ngjafshin si Fatmir Mediu.

-Të daltë misri pa kokrra nëse e mbjell nga misri i Fiqos dhe ta hëngshin gomerët e Marikajt.

-Të ngatërrofshin gjahtarët me lepur dhe të vrafshin në jonxhën e tokës që ke blerë me gjakun e të vrarëve.

-Jallah o zot, se siç ke thënë dhe ti, budallai pjell budallanë, fukarai pjell fukaranë, lëre këtë njeri si pasardhës të Lulit, ta shuajë atë prag.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje