Lulzim Basha kujton Vilson Blloshmin, i nipi: Djalin e atij që i doli dëshmitar për ta vrarë, ti e vure kryetar të PD-së

17 Korrik 2019, 18:08Sociale TEMA

Lulzim Basha ka kujtuar vrasjen e dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, ngjarje kjo e ndodhur 42 vite më parë.

“42 vjet më parë, diktatura komuniste vrau dy poetë në Librazhd, Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën. Instrumenti i terrorit, Sigurimi i Shtetit, pushkatoi natën e 17 korrikut dy të rinjtë poetë vetëm pse guxuan të përshkruanin figurativisht në poezi Saharanë që mbizotëronte në realitetin shqiptar.

Në fillim të dekadës, në vitin 1971, Sigurimi kishte vendosur një tjetër rekord të zi, kishte pushkatuar Dom Shtjefën Kurtin, vetëm se kishte pagëzuar një fëmijë. Pushkatimi i dy poetëve ishte një gjëmë që regjimi po deklaronte se do e kthente në normë: cilido intelektual që do mendonte me mendjen e tij dhe do të guxonte ta shprehte sadopak mendimin e tij në shoqëri do ndëshkohej rëndë.

Diktatura e mbante fjalën kur ishte fjala për të shtypur intelektualët. Dënimi me varje i poetit Havzi Nela 11 vjet më vonë, i fundit dënim me varje i një poeti në Evropën ish-komuniste, ishte tregues se monstra diktatoriale nuk hiqte dorë deri në fund nga dhuna ndaj intelektualëve.

42 vjet me vonë, shohim kudo shenjat shqetësuese se intelektuali shqiptar po intimidohet, po tulatet, po detyrohet të mbyllë gojën, apo në rast se nuk bindet, po hiqet nga puna, duke e detyruar kështu të largohet nga vendi.

Kudo shohim tabelat mediatike të shndërruara në fletërrufe të qeverisë që kërcënojnë intelektualët, që synojnë të damkosin profesionistët dhe që në një përpjekje antishqiptare ngrenë në piedestal hajnin, dallkaukun e xhahilin.

Prandaj kjo ditë, ky përkujtim për Vilson Blloshmin e Genc Lekën bëj thirrje që të na shërbejë për t’i ndihmuar intelektualët, për të qenë solidarë me ta dhe për t’u bërë jehonë qendrimeve të tyre, denoncimeve të tyre, pasi sot më shumë se kurrë denoncimet e intelektualëve janë pasuria më e madhe që kemi në përballjen me të ligën.

Qëndresa e Aleancës së Teatrit dhe pedagogëve e akademikëve, janë prova se metastazat e reja të asaj diktature që u mori jetën poetëve nuk do t’ja dalin dhe se pasardhësit e atyre xhahilëve që kërkonin bakshishe pse kishin përndjekur e paditur klerikë që kryenin misionin e tyre për lehtësimin e plagëve të besimtarëve që e ushtronin lutjen ndaj Zotit veç në klandestinitet, nuk do të çimentohen në kolltuqet e qeverisë.

Shkrimtari Ismail Kadare, në parathënien e librit të Sadik Bejkos “Vilsoni dhe Genci” e përcakton betejën e poetëve, ashtu si edhe të klerikëve, një betejë të shqiptarëve për të mbrojtur rrënjët e tyre në Perëndim.

Në 42-vjetorin e pushkatimit të poetëve, mund të them me krenari se armata e qytetarëve shqiptarë të bashkuar rreth vlerave të Perëndimit është forcuar, por beteja ende nuk ka mbaruar.

Ndaj metastazave që ëndërrojnë të mbrojnë krimet e diktaturës dhe të dënojnë çdo intelektual që guxon të denoncojë gjëmat dhe bëmat e një nomenklature hajdute dhe të lidhur me krimin, nuk duhet reshtur beteja, çdo ditë, kudo, deri në triumfin ndaj të keqes.

42 vjet më vonë, para nesh nuk është Saharaja e poetëve të Bërzhezhtës së Librazhdit, por agonia e një klike sa hajdute dhe kriminale, aq edhe injorante dhe anti perëndimore, që lajmëron shuarjen e vet, pikërisht se u ka shpallur publikisht luftë poetëve, shkencëtarëve, pedagogëve dhe intelektualëve të këtij vendi.

Mirënjohje përjetë Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës! I pavdekshëm qoftë kujtimi i tyre”, shkruan Basha në FB.

Por atij i është përgjigjur me një koment poshtë statusit, nipi i Vilson Blloshmit.

“Por kur erdhe ti ne krye te PD-se. Vendose te birin e Aqif Lekes ne krye te PD-së. Aqif Leka i ka dale deshmitar Vilson Blloshmit dhe Genc Lekes”, shkruan Ilirjan Blloshmi poshtë statusit të Bashës.(TemA)

10 komente në “Lulzim Basha kujton Vilson Blloshmin, i nipi: Djalin e atij që i doli dëshmitar për ta vrarë, ti e vure kryetar të PD-së”

  1. Kola says:

    Pse habitesh or zotni. PD-ja me te tille u mbush qe ne fillimet e saj. Luli vetem sa mori stafeten e vazhdimesise.

    1. Grigor says:

      Shiko kush e paska pelqyer statusin e Lolo Bashes. Namir Laperdhari nga Berati.
      Une Edi Ramen edhe mund ta kundershtoj, ta shaj, ta urrej, dhe mund te kem ndjenjen qe mezi pres sa te Ike si kryeminister.
      Por a me ben mua kjo qe te bashkohem me Sali Komunisto-katunarin, Lolo Debil Bashen, apo Monika Fshesaxhie Kryelopen, apo Ilir Ndyresire Floririn?
      Kurren e kurres.
      Perpara se te bashkohem me Lolo Bedelin dhe t’i bej “like” ne Facebook, une me mire shkoj mbytem ne lume, sepse kam me respekt per veten.
      Kur u regjistrova ne PD ne 1991, e bera prej Eduard Selamit. Pastaj PD degradoi ne parti katunaro-fashiste dhe kush i thote vetes intelektual nuk mund ta gjeje veteveten tek ajo parti rrugaçesh dhe gangsteresh. Duhet te jesh komplet rronxhobonxho te bashkohesh me PD, sidomos sot.
      Voten time sot mund ta hedh vetem per Bindjen Demokratike, si parti vertet politike, dhe Jo parti rrugesh.

  2. undefined says:

    Shiko te vraret e tu ne Bulevard me 2011 mor legen….c’lidhje ka Edi Rama dhe ky brez i politikes socialiste me vrasjet e Enverit…apo ndihesh keq perpara tyre dhe popullit per ato vrasje ne Bulevard more vemje more plere …ti me ato vrasje nuk je me i mire se Enveri …

  3. Ai eshte konvertuar ne demokrat si saliu.
    O lul metasazat e sigurimit i keni kudo tek partia talebaneve

  4. Nuk i vrau Sigurimi, por te afermit dhe hiersrket partiake te rrethit Librszhd. Te pakten, hidhu nje sy librave qe jane botuar nen kujdeson e te vellait te Vilsonit.

  5. Ilirjan, jetojme ne nje kohe tjeter. Ti je i ri, por duhet te kesh edhe botekuptim bashkekohor. Ju jeni te aferm me fisin, familjen e Aqif Lekes. Eshte nder pet Ju qe nje nga djemte e Aqifit, mundi te zgjidhet kryetar i PD te Librazhdit. Ky fakt, Juve duhet tu gezonte. E kaluara mbetet e kaluar. Ju duhet ta studioni me seriozitet, te mbani shenime dhe nxirrni mesime. Keshtu, do te beheni me i pjekur, nje krijues, e mbi te gjitha, nje njeri i mire, i plotesuar…Une i kam lexuar shkrimet tuaja. Me kane pelqyet, por do te me pelqenin me shume nese shmangni ne te srdhmen subbektivizmin, shperthimet emocionsle. Keto te fundit, nuk te sherbejne ty, vrtes tende, por te tjereve qe nul e meritojne nderin qe ti ua ben falas, dhurate…Per me teper, une do tu takoj dhe bisrdoj dpd. Me konsiderate.

  6. Dardan says:

    O Lul, babai i karrieres tende, Sali Vicidoli, e shkriu Akademine e Shkencave dhe ne na hodhi ne rruge te madhe.
    Ato dite, rapsodi popullor nga Plava kendoi:

    Ca ka ndodhe ne at’ Shqypni,
    thone u shkriu nji Akademi!
    Kush e shkriu Akademine?
    Artan Fuga me Saline!

  7. hajt mo says:

    Pse nuk po del prej furre coment im o shoku?

  8. Arber says:

    Lul po qe e vertete largoje me ceremoni ate kryetar Pd , nuk ka nevoje Pd per mbetje toksike te regjimit komunist qe u ngrit mbi friken e terrorin mbi popullin e njerezit e mendimit. Fillo pastrimin per ta bere pd te pranueshme,te kerkuar,votuar e mbeshtetur programin e saj.Imazhi i pd , morali i saj percaktojne dhe fatin e saj.Largoje shpejt e ti therrasin mendjes te tjeret e ne te gjitha partite.

  9. Redi says:

    Or ti zotni, mos u habit, Lulzimi ka mbledh te PD te gjith bij dhe nipt e ish sigrimit, vrej nga kordinatoret e prezantum te gjith jane bij kurvash, qe pd kurr nuk rimekembet por po zhytet! Irrelevant lul

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje