Mbi dukurinë e koncensioneve në Shqipëri!

17 Korrik 2019, 21:09Ekonomia TEMA

Nga Rudina Hajdari

Ne politiken qeverisese te maxhorances dhënia me koncesion perben një model ideologjik tipik prej hajdutërish te korruptuar qe po zhvasin pa meshire çdo dite ekonomine publike.

Me qellimin e vetem te mbushjes se xhepave po iket gjithnjë e më shumë nga logjika e tenderit dhe po shkohet drejt ankandit publik të aseteve dhe dhenies me koncesion edhe te therrimeve te vetme qe mund te kene mbetur nga prona publike e shqiptareve.

Mos harrojme se qe diten e pare qe erdhi ne fuqi kjo qeveri kerkoi qe edhe tvsh, taksat, do t’i mbledhe me një kompani private, duke mos hezituar qe të zhveshi shtetin nga funksioni më i rendesishem sikur ai i mbledhjes të taksave. Trendy i qeverise ne dekadence per vite me rradhe te vjedhjes qeverisese u be pa piken e ndrojes, koncesione pa ankand publik si “vjedhje të ligjshme”.

Ajo qe na mbetet te “gezohemi” sot eshte fakti qe të paktën mirë që nuk i shesin fare këto asete publike por i japin me koncesion, pra një ditë përsëri janë të rikthyeshme te prona publike.

Nga informacionet që arrijme te marrim nga media sepse publikun dhe qytetarin nuk merr mundimin ta informojë kush mbasi qeveria nuk la prone publike ne kembe ne kete rruge me shpejtesi te madhe hyne edhe bashkitë qe qeverisen nga socialistet duke dhënë asete publike me qira privatëve që financojnë duke u kompensuar me përdorimin e këtyre aseteve për një periudhë të caktuar.

Personalisht nuk jam ideologjikisht kundër dhënies të koncesioneve privatëve sepse në këtë mënyrë arrihen të tërhiqen kapitale private për t’u financuar në shërbime për publikun, në kushtet kur qeveria dhe bashkitë nuk kanë buxhet për këtë. Në këtë mënyrë arrihen të tërhiqen kapitale private për t’u financuar në shërbime për publikun ne mungese te buxhetit, sepse ne rast te kundert vete shteti do të rriste edhe më fort taksat, dhe përsëri barra financiare do të binte tek publiku.

Por tashme edhe qytetari me indiferent e ka te qarte se problemi nuk qendron këtu. Ajo qe ka ndodhur me kampionet tone te koncesioneve te prones publike perkon me ate qe thote nobelisti në financë, Joseph Stiglitz, i cili thekson se problemi me koncesionet është se nëpërmjet tenderimeve priviligjohen persona të caktuar, me lidhje me politikën te cilet pasurohen me vendim politik dhe eshte pikerisht kjo pasuri e akumuluar me vendime nga agjenci politike qe e ka të lehtë të financojë fushata elektorale dhe të drejtojë drejt pushtetit ushtaret e bindur te korrupsionit.

Nuk di ne vitet e tera qeverisese a e ka marre ndonjehere mundin qeveria qe te beje nje llogari se sa taksa paguhen për rroga të nëpunësve të shtetit që nuk e bëjnë punën sepse puna e tyre jepet me koncesion te privati?

Sa taksa paguhen që shteti të bëjë transaksionet dhe procedurat për koncesione privati? Sa paguajmë per punonjësit e privatit që do të bëjnë punën që duhet të bënin punonjësit e shtetit që vazhdojnë ta marrin rrogën duke u ushqyer nga taksat tona?

Sa paguajmë per financimin që shteti i jep privatit për të ndërtuar sipërmarrjen e vet dhe pronën tonë publike që përdor?

Sa paguajmë tek privatë të tjerë per shërbime që privatët me koncesion nuk i bëjnë sikurse duhet sepse kanë cilësi eshte e papranueshme?

Sa paguajmë me taksat dhe pagesat tona per korrupsionin gallopant që privati i jep punonjësit publik për të pasur privilegje?

Ky eshte sot partneriteti i diskretituar publik privat piramida financiare korruptive qe e ka zhytur qeverine ne llum e kaos.

11 komente në “Mbi dukurinë e koncensioneve në Shqipëri!”

  1. Kuq e zi says:

    Pse mos te kerkojne shqiptaret nje qeveri me koncesion nga perendimi?
    E fundit kontrolli i naftes behet nga privati…
    Pra privati kontrollohet nga privati po shteti kush eshte dhe kush eshte detyra e tij?
    Po ligji i jurisprudences cfare thote a mund te bej policin nje biznes kundrejt bizneseve simotra duam nje shembull ku praktikohet kjo menyre
    Sepse per mua si biznesmen me duket e papranueshme qe nje biznes tjeter te vij te me kontrolloje te me gjobise dhte te me mbylle biznesin
    Nqs qeveria eshte lodhur mund te ike dhe te shpalle zgjedhje por te tjetersohet shteti nuk eshte pare

  2. Ilir says:

    Tejet e vertete .
    Po, gjithcka ke renditur qendron, por :
    – meqe ti Rudina je pjese e Parlamentit , cfare duhet bere qe jo vetem te ndalet kjo praktike xhvatese te kontributit te shqiptareve per qeverine Rama & co. , rrenuese ne vazhdimesi – ne progresion zbrites per te ardhurat e shqiptareve , por edhe te ndeshkohen shkaktaret kryesor dhe bashkepuntoret e tyre te cdo niveli ?
    Rudina dhe te gjithe ata dhe ato qe jane te paster ne CV-te e tyre ne keto 30 vitet e fundit, qe kane mundesi te krijojne nje opozite te besueshme (jo si kjo e Bashes &co.) per t’ia perplasur ne fytyre Oligarkeve qe kane perfituar nga te qenit ne Politike dhe ne Pushtet, qe nga v.92 e deri me sot, organizohuni dhe behuni bashke, duke mundesuar me patjeter Armaten e Studenteve dhe te Rinise shqiptare, krijoni stuhine qe te shkule nga rrenjet keta oligarke te pandreqshem : Berisha, Meta+Mona, Rama, Basha e tj, stuhi qe te shkule nga rrenjet bashkepuntoret e tyre ashtu sic u be me nazistet menjehere pas luftes se 2-te boterore.
    Duhen ndalur praktikat qeverisese – skllaveruese per shumicen e shqiptareve, qe i ktheu shqiptaret ne skllever mbi asetet dhe pasurine qe krijuan vete per gati 50 vite.
    T’i kthejme dinjitetin Shqiperise dhe qytetareve te Saj. Te largojme per te mos ardhur kurre ne Politike dhe ne Pushtet persona qe vene mbi gjithcka vetem interesat e tyre vetjake, familjare, fare-fisnore dhe te klanit apo bandes’ tyre.
    Rudina, pamvaresisht rolit negativ qe ka pasur yt ate ne kete katrahure per te cilen po reagon, une besoj ne kauzen e drejte, besoj se kjo do te gjeje perhapje per te triumfuar besueshem.
    Hasta le vitoria !

  3. Grigor says:

    Vetem nje fjali me tre fjale do thosha per kete artikull: – Keshtu behet opozite!
    Madje nuk ka rendesi fare nese une jam dakord me kete cupen apo jo. Keshtu behet opozite.
    Por Lolo Bedel Basha eshte personi me medioker qe mund te vihej ne krye te PD-se. Edhe Ujku i Cerrikut do krijonte me shume besim tek militantet e PD-se se sa ky zvarraniku i neveritshem.

  4. Luan says:

    Pse nuk jan keto pyetje Erion Braces dhe pastaj te besh analizat tuaja. Keto we shkruan ti jane thjeshte hamendje pa asgje konkrete dhe ti nuk bjrn asgje te re pervecse vazhdon politiken e thashethemeve shpellare te opozites se falimentuar.

  5. ana says:

    Kush ta ka bere kete hartim? Te flasesh per kete problem duhet bere nje analize e plote me shembuj konkret ku te evidentohen avantazhet dhe dizavantazhet si dhe rastet koruptive nese arrin tre zbulosh ndonje te tille. Perndryshe pirdhi ne te.

  6. Dori says:

    Kerko qe koncesionet publike te miratohen nga Kuvendi i Shqiperise.

  7. Dash says:

    Problemi dhe pyetjet qendrojne por duhen te analizohen nga experte te ekonomise dhe specialiste ne kete fushe dhe jo ne menyren pak feminore dhe pak naive ne te cilen na i paraqet zonjusha , qe sidoqofte po te heqi shprehjet “hajdute” ,te “korruptuar” etj etj te cilat me kujtojne Basha &co….mbetet qellimi te shpresojme i mire i saj…..Derisa akuzat te mbeten llafe pazari keto veprime te qeverise Rama quhen gabime ndoshta te renda por gabime dhe nuk krahasohen me fajet antishqiptare te qeverive Berrisha me shoke

  8. timo says:

    Zonja Hajdari, mos ngatëroni parimin me abuzimin. Në parim ,pra, nuk është keq të jepen me koncesion por,duhet të ketë kontroll të fortë nga qeveria ndaj abuzuesëve. Kjo është si në çdo gjë; Të dënohet reptë abuzimi.

  9. albi says:

    sinqerisht prisja dicka me te holle e me te argumentuar nga Rudina. Me fjalorin e Salliut e te Lulit, me “zhvatje”, “mbushje xhepash” e njeren-tjetren, nuk shkohet shume larg se keto jane si muhabete kafenesh. “me cfare degjojme nga media”….? Vertet ky eshte argumentimi i saj? Kaq i ka aftesite per te gjetur informacion nje person qe eshte edhe deputete e kuvendit?
    E pra ca informacione jane dhe publike, te tjera aksesohen po nuk jane te fshehura, por nuk me duket se e ka marre mundimin te beje kete lloj pune.
    Ja fut dhe nje shprehje nga Stiglitz per t’u dukur qe e ka mbaruar shkollen jashte, edhe kaq. Ama ne thelb, nuk ka asgje ndryshe nga nje muhabet kafeneje….

    kisha shpresuar per me shume nga “e ardhmja”….

  10. Don says:

    Pse nuk ka nje transparence per bilancin e te ardhurave nga koncesionet. Perse ky problem nuk eshte subjekt i analizave dhe miratimit parlamentar. Jane dhene me koncesion pasurite me te medha te shqiperise dhe per keto nuk ka informim. Koncesionet jane burimet me te medha te te ardhurave kombetare por e ardhura qe hyn ne arken e shtetit eshte qesharake sepse pjesa me e madhe vidhet me marreveshje private te nendheshme. Shteti Panamez psh jeton me mire se ne dhe e ardhura e tij vjen vetem nga porti dhe kanali i panamase. Tek ne ka pasuri te jashtezakonshme por populli vdes per nje ilac, per shkollim, per drejtesi dhe nga grabitje pushtetaresh. Ne se parlamenti merret psh me miratimin e shembjes se nje godine si Teatri kombetar pse te mos merret dhe kontrolli mbi pasurite kombetare qe eshte detyrim logjik dhe ligjor. Mos berja e kesaj procedure nga parlamenti tregon konformizem, bashkepunim dhe ne rastin me te paket frike nga kryetari. Por a na duhen ne deputete te tille!?? Vjen buxheti si pakete ne parlament dhe deputetet ngrene doren pa marre vesh cfare shkruhet aty. Deputetet ngrene doren se ashtu do kryetari. Popullit i afrohet te haje ne canakun e politikes se kafeneve kurse nendheshem dhe larg syrit te mediave te pushtetshmit numerojne eurot e grabitjeve ne shuma te frikshme. Pushtetaret dhe ish pushtetaret vazhdojne vjelin pasurite kombetare pa frike e pa i hyr gjemb ne kembe. Parlament ku jeeeeeeeeeee. Je kot fareeeeeeeeeee.

  11. mimmo says:

    Me falni “TEMA” ,por verej me shume keqardhje se fjala koncesion nuk shkruhet me shtesen e panevojshme te “n” ne mes !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!- pra jo konce”n”sion ! ! ! Besoj se e mesuat ! ! ! OK ! Pershnetje !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje