Pse Perëndimi po vendos vijat e kuqe, për “pazarin” në Tiranë?

17 Korrik 2019, 19:11Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Philip Reeker, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Çështjet Europiane dhe të Azisë, ka paralajmëruar palët në Tiranë, se nuk do të ketë asnjë kompromis për reformën në drejtësi dhe se zbatimi i saj do të vazhdojë të mbetet prioritet i SHBA.

Të njëjtin qëndrim dy ditë më parë e pati dhe ambasadori i Republikës italiane në Tiranë, Alberto Cutillo, në një intervistë në një television në Tiranë.

Deklaratat paralajmëruese nga Perëndimi për mos prekje të reformës në drejtësi, ndërkohë që në Tiranë temë e ditës është debati, nëse do të ketë ndonjë kompromis politik mes palëve, tregon në të vërtetë zanfillën e kësaj krize artificiale dhe identifikon problemin real.

Prej fillimit të saj, kriza nuk ishte politike dhe nuk kishte të bënte as me demokracinë, as me pasigurinë elektorale, edhe pse Shqipëria ka plot probleme me korrupsionin e zgjedhjeve dhe institucionet demokratike në vend.

Kriza ka në themel reformën në drejtësi dhe paranojën që ajo ka mbjellë tek dy persona, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët ndjehen të pasigurtë në një sistem të ri, që nuk e kontrollojnë vetë.

Pas përpjekjes së tyre të dështuar për të destabilizuar vendin, për të shkatërruar institucionin e Parlamentit dhe më pas institucionin e zgjedhjeve, dhe vazhdimin e përpjekjeve të tyre për të prodhuar kriza përmes gjykatave, apo segmenteve të pushtetit që kanë nën kontroll, ata tani kanë radhën të bëjnë ofertën e tyre, se çfarë halli kanë.

Dhe me sa duket, halli i tyre është lexuar qartë. Ata duan një kompromis jo me Edi Ramën, se atë as e llogarisin si njeri që mund t’u bëjë keq, por me faktorin perëndimor, që merret me Shqipërinë. Ata duan një pazar për reformën në drejtësi.

Të gjitha ofertat e tyre rreth një kompromisi të mundshëm në Tiranë, duket se ata i kanë adresuar tek problemi që kanë me reformën në drejtësi.

Është kjo arsyeja që Perëndimi po detyrohet të heqë viza të kuqe rreth dialogut të mundshëm në Tiranë, duke bërë të qartë se reforma në drejtësi nuk do të preket.

Kjo e bën dëshpëruese situatën në radhët e opozitës dhe akoma më të pashpresë mundësinë për t’u normalizuar situata.

Ky është momenti kur opozita, ose duhet të shikojë punët e saj, ose pazarin që kërkon Ilir Meta me Sali Berishën.

Nëse i qëndrojnë pazarit të atyre që i nxorrën nga Parlamenti dhe zgjedhjet, për hallin e tyre, për ata nuk do të ketë pazar dhe opozita, jo vetëm që do të vazhdojë të ngelet e papërfaqësuar në pushtet, por do të shkojë drejt shkrirjes së saj.

Ndaj është logjike që opozita të rikuperojë vetveten, duke ndarë fatin e saj me dy persona, që kanë si devizë të vetën “pas meje qameti”.

Ata duan një pazar nga Perëndimi për fatin e tyre, gjë që nuk është, as në kulturën e Perëndimit, dhe as në vemendjen e tyre.

Pazari që kërkon Ilir Meta dhe Sali Berisha është reforma në drejtësi, dhe mesazhi i Perëndimit është se ajo nuk do të preket.

Tani nëse opozita nuk ka ndonjë hall tjetër, veç halleve të Berishës e Metës, mund të vazhdojë të rrijë e papërfaqësuar, dhe jashtë institucioneve.

Por problemi është se qindra mijëra mbështetës të opozitës janë ndëshkuar padrejtësisht nga mospërfaqësimi në pushtet, pa i pyetur askush për greminën ku po i çonin.

Ndaj është koha që fati i tyre, që i zë frika çdo darkë se ku do gjejnë punë nesër, të ndahet nga fati i atyre që i zë frika çdo darkë, se mos u gjejnë lekët.

17 komente në “Pse Perëndimi po vendos vijat e kuqe, për “pazarin” në Tiranë?”

  1. TR says:

    HALLI HALLIT NUK I NGJAN .

  2. Perendimi pasi deshtoi me turcelinjt e Shqiprise duke krijuar dhe perkrahur perbindesha vamir si sali berisha e ilira me familjen e kokmedhenjve e co,u kujtua te ver vijat e kuqe.
    Eshte teper vone qe vampirat te luftojne njeri tjetrin.
    Kjo klase politike e drejteso i kane ngjyer duart aq shume sa eshte e veshtire te vendosin jo vija por as pika te kuqe.
    Ketu vetem po erdhen ca marinsa edhe gjykatsa nderkombetar mundet te rregullohet gjendja por edhe atehere duke abuzuar me fjalen demokraci si deri me sot,keta kriminel do ja hedhin dhe do ruajne placken e vjedhur

  3. A.F. says:

    Ky po është kryeartikull. Të përdorësh opozitën thjesht për halle personale, kjo është diçka që kalon kufijtë e arsyes. Është për këtë shkak, që dhe veprimet e ndërmara nga lidershipi real opozitar kanë qënë skajshmërisht të paarsyeshme. Ata, thjesht për qëllim personale nxorën opozitën nga jeta politike institucionale. Me veprimin e marrë, duke shkallmuar bazat e sistemit, donin të tregonin forcë, por nxuarën në pah një dobësi skandaloze dhe muarën në qafë dynjanë. Përkrahësit tani e shohin vehten në një shtëpi pa dyer e dritare, me tavan të shëmbur përtokë, një karakatinë që të kallë frikën, e cila nga çasti në çast mund të shëmbet dhe të zërë brënda. Por ama, nuk duhet të harrojmë, se shumë nga banorët e saj nuk janë aspak fajtor për gjëndjen mjerane ku i kanë katandisur. Dhe për ta, me të drejt duhet menduar. Ndaj, aq sa ç’e meritojnë drejtuesit tu tregohet vëndi, po me aq zëmërgjersi duhen trajtuar jofajtorët e situatës. Mazhoranca me Edi Ramën në krye e ka për detyrë ta bëjë këtë.
    Natyrisht, nga Rama nuk mund të pritet gjenerozitet, ai është brrutal dhe i pashpirt në realizimin e qëllimeve. Por shyqyr, dashuria për pushtet e bënë të nënshtruar ndaj perëndimit. Dhe kjo nuk është pak. Po ashtu, mendoj se Baze politikisht bënë mirë që e veçon Bashën në këtë artikull duke mos e zënë në gojë. Sepse zgjidhja duhet të vijë institucionalisht vetëm nëërmjet tij dhe jo Berishës e Metës, të cilët me veprimet e tyre kontribuan në nxjerrjen e opozitës nga binarët. Ata të dy, por sidomos Berisha (ky politikan që i duket madhështor çdo të ligu, apo injoranti politik) duhen mbajtur sa më larg.

    1. a.f. says:

      @A.F.
      Po te replikoj sepse me ke huazuar (me germa kapitale) emrin.
      (vec ne mos qofsh dora vete e antarit te Akademise)
      Pjeserisht ka te drejte Meroja, per rrjedhoje edhe ti.
      Por e keqja e shqiptareve nuk eshte vetem Berisha e Meta.
      Keta te dy jane nje pjese e ortakeve te kupoles mafioze.
      Sidomos pa ortakun Rama, ortakeria e vjedhjes nuk do kishte funksionuar kaq gjate..

      1. A.F. says:

        Njëmijë herë t’më falësh. Nuk para komentoj, por për korrektesë, përdora gërmat kapitale të emrit dhe mbiemrit tim. Por do ta ndryshojë. Respekt.

  4. N.VJOSS says:

    Ti Mero shkruan thjesht,
    por ke nje fuqi pergjithsuese per tu admiruar…
    Po sjell prej teje, vetem nje paragraf qe i ben diagnozen situates aktuale politike ne Shqiperi:
    “Kriza ka në themel Reformën ne drejtesi dhe paranojën që ajo ka mbjell tek dy persona, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët ndjehen te pasigurte në nje sistem të ri që nuk e kontrollojnë vet….”
    Nuk gjej nje gazetar të dytë që te ketë talentin te shpreh kaq thjeshtë dhe saktë me nje frazë,
    realitetin politik aktual në Shqipëri…!
    Mero je talent,
    ndaj unë të quaj
    Mero Pashë Tepelena,
    se je Pashai i gazetarisë shqiptare sot për sot…
    R e s p e k t e !

  5. N.VJOSA says:

    Ti Mero shkruan thjesht,
    por ke nje fuqi pergjithsuese per tu admiruar…
    Po sjell prej teje, vetem nje paragraf qe i ben diagnozen situates aktuale politike ne Shqiperi:
    “Kriza ka në themel Reformën ne drejtesi dhe paranojën që ajo ka mbjell tek dy persona, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët ndjehen te pasigurte në nje sistem të ri që nuk e kontrollojnë vet….”
    Nuk gjej nje gazetar të dytë që te ketë talentin te shpreh kaq thjeshtë dhe saktë me nje frazë,
    realitetin politik aktual në Shqipëri…!
    Mero je talent,
    ndaj unë të quaj
    Mero Pashë Tepelena,
    se je Pashai i gazetarisë shqiptare sot për sot…
    R e s p e k t e !

  6. pato says:

    Te vetmin pazar qe mund te afronin ishin mandatet ne kuvend por edhe ato i lane vullnetarisht… Tashme po vullnetarisht lane edhe keshillat vendore qe ka minuar edhe ate pak baze qe ju kishte ngel. Te ishte per pazar kishin lene edhe breket por nuk kane cfare lene. Jane zero!

  7. lesh e li says:

    Kane punuar per pushtet dhe pasuri. Mentalitet lindor. 30 vjet zullume. Do marin kusurin. Le ta hane sa krahu.

  8. Daku says:

    zoti Baze mos te te vije fare keq per ata qindra mijera qe ngelin te paperfaqesuar sepse jane pikerisht ata qe ulerasin: rrofte sali berisha dhe Rama ik! ne qoftese shkrihet kjo pd dhe kjo lsi, binduni qe nuk do kete me qindra mijera qe do i shkoni prapa nje opozite dinjitoze. mbeshtetesit e pd-se duan parti horrash dhe kaosi sepse vetem keshtu mund te bejne leke!

  9. O lali says:

    Mire qe keta Amerikanet dashkan Reformen ne Drejtesi, na dashkan Shqiperine me shume se Shqiptaret! Ne ç’do vend te botes perdoret ‘shkoni dhe karrota ‘….kta duan te perdorin vetem shkopin. ….çudi!Po te na kishin dashur te miren kishin vepruar ‘me kohe’…Perveç Reformes duhet dhe 1 injektim parash, perndryshe ky vend do te lengoje edhe per 50 vjetet e ardhshme

  10. Beni says:

    N.VJOSA,MOS HARO SE MERO TE NJEJTIN TALENT PERDORI DHE PER TE BERE SALIUN SKENDERBE PER 20 VJET,APO HAROVE,TE KA ERRUR SYTE PERTIA.

  11. NjeQyetarOptimist says:

    Problemi eshte Mero qe ata nuk duan te negociojne. Nuk kane c’fare te negociosh kur e ke te sigurte qe mazhoranca do te japi gjithshka sec kerkon por pushtet jo. Reformen ne Drejtesi nuk eshe as a mazhorances e as e minorances. Ajo eshte e perendimoreve.. C’do krah do arrestohet kush I jane bere dosjet dhe ashtu qofte.. Kjo eshte lufte me Perendimoret dhe I hakerrehen pushtetit qe duke menduar qe do marrin pushtet ne tavoline me force, do kthehen mbrapa tek Reforma ne Drejtesi duke u perpjekur ta cenojne ate (e kane deklaruar vete).. Kjo nuk mund te ndodh qe per Sali Berishen edhe Ilir Meten (qe jane te dy me damke), POPULLI SHQIPTAR te kete Gjyqtare dhe Prokurore te denje, profesjonalista te shkolluar dhe jo plepista qe ishin kalbur ne luks. Amerikani kesaj rradhe ka bere deal with the Albanian people.. Jo me politikanet e korruptuar qofte ky dhe Edi Rama po ka shkelur ligjin.. Kjo eshte nje reforme si e Japonise dhe e Gjermanise ku Amerikes I duheshin aleate te betuar.. Dhe kjo reforme tregon qe ne jemi aleate strategjike.. Kaq e thjeshte.. Reforma ne Drejtesi eshte per popullin dhe Amerikanet e dine.. Ka marr fund ky muhabet.. Reforma do transformoje te ardhmen e gjenerates tjeter.. Populli shqiptar eshte I vuajtur dhe ka vuajtur dhe kjo do japi drejtesi per te gjithe.. Per pronat, per legalizimet, etj etj gjera te rendesishme qe ndikojne ne jeten e tyre kur shohin se jane trajtuar padrejtesisht.. Ca ne mozhorance s’do ta pelqejne kete se do jene ne probleme por duhet te gelltiten dhe te ulin koken dhe fokusohen ne punen e tyre.. Vazhdoni miratimet e reformes Parlament ne qoftese ka..

    1. Lee lee says:

      Ore optimisti i bythes. Ka me minus se Rama.Po shiko deklarimet e Rilindjes te gjithe milionere.Te gjithe.Para 10 vjetesh shpi me qira tani me bileta vjetore per ne San Siro .Saliu saliu saliu Meta meta meta..dhe ketej kasaphane.Me fillo nje nga nje .Me pezra me gjiknura me ujsa me tahira me velira e ku ta di une .Duket Sala engjell para tyre.Nuk ka bisnes me tax qe ben kete pasuri ne bote pa prodhim ose sherbime
      .

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Sherbimim e kromit e ke ne prodhim maksimum. OSHE-ja po te del me profit sepse po paguen faturat. Po ashtu dhe me ujin. Karburanti po pagohet me taksen duke u distributuar ne buxhetin e shtetit.. Prodhimet e djathit dhe fruta e perimeve kane filluar dhe po te eksportohen.. Po keshtu dhe vaji I ullirit. Keto jane prodhim dhe sherbim si pjese e pasurise qe nxjerr buxheti per te bere punime.. Lee, po ta lexosh mire c’fare kam shkruajtur, rri urte se je I papjekur kur nje BURRE fillon e ofendon drejtperdrejt..

  12. Nexhat says:

    Perendimi ka vendose vize te kuqe vetem Rames dhe zagareve te tije. Kete mbaje mend.

  13. Lee lee says:

    Ore optimisti i bythes. Ka me minus se Rama.Po shiko deklarimet e Rilindjes te gjithe milionere.Te gjithe.Para 10 vjetesh shpi me qira tani me bileta vjetore per ne San Siro .Saliu saliu saliu Meta meta meta..dhe ketej kasaphane.Me fillo nje nga nje .Me pezra me gjiknura me ujsa me tahira me velira e ku ta di une .Duket Sala engjell para tyre.Nuk ka bisnes me tax qe ben kete pasuri ne bote pa prodhim ose sherbime
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje