Rrëfimi i Bashkim Shehut: E vërteta e gruas sime me diplomatin te lokali nga Liqeni…

17 Korrik 2019, 09:48Politika TEMA

Në atë vjeshtë ankthi, Mehmet Shehu përpëlitej i pashpresë t’i shpëtonte fundit të parashikuar. Pas ftohtësisë së Enver Hoxhës në Kongres, nisi të mendonte të vendoste pak “rregull” në shtëpi, diçka që e bënte herë pas here me të bijtë. Bashkim Shehu, në rrëfimin e tij, të vitit 1994, në librin “Vjeshta e ankthit”, tregon të vërtetat e jetuara prej tij, në lidhje me një nga ngjarjet më të bujshme të diktaturës komuniste në Shqipëri: vrasje/vetëvrasjen e kryeministrit të vendit, Mehmet Shehu, më 17 shtator të vitit 1981, plot 34 vjet më parë.

Bashkim Shehu, me dhuntinë prej shkrimtari dhe syrin e dëshmitarit, na tregon gjithë çka ndodhte në shtëpinë e tij, pas prishjes së fejesës kobzezë mes të vëllait, Skënderit dhe Silva Turdiut. Ai rrëfen një nga ato ditët, kur Mehmet Shehu tentonte të vendoste autoritetin në shtëpi, duke u imponuar ca rregulla të bijve, duke u mbështetur në sinjalizimet e Sigurimit të Shtetit, si daljet natën vonë, ndonjë gotë me miqtë, kafetë në shoqërinë e të huajve, sjellje të “pahijshme” për kohën, siç mund të ishte një qëndrim këmbë përmbi këmbë apo konsumimi i alkoolit nga një femër.

Deri te këshilla që të mos shoqëroheshin më me shkrimtarin Ismail Kadare, me njeriun, që siç do të thoshte bashkëshortja e atëhershme e Bashkim Shehut, ishin njerëzit e vetëm ku ata shkonin me qejf….

Nga Bashkim Shehu

Pak ditë mbasi u prish fejesa e Skënderit me Silvën, babai dërgoi e më thërriti sërishmi nga zbori. Më priste në studion e tij të katit të poshtëm, i vrenjtur, hijerëndë, po prapëseprapë me njëfarë turbullimi që s’po mund ta fshihte. Mesa dukej, i paduruar që t’i thoshte sa më parë çka krejt kishte përbluajtur vetmevete, qe kthyer nga zyra mjaft herët.

Ose ndoshta s’kishte qenë fare në zyrë dhe sapo qe kthyer nga Enver Hoxha, me të cilin po takohej dendur gjatë gjithë asaj jave.

-Tani, janë disa çështje të brendshme të familjes sonë që duhet t’i ndreqim, – filloi babai, ndërsa unë u ula në një kolltuk përkundruall tij, – për këtë të kam thirrur.

Një copë herë ndërmjet nesh u nder një heshtje e sikletshme. Unë po mundohesha të kuptoja çfarë donte të thoshte e ku donte të dilte, po edhe ai e kishte disi të zorshme ta shpështillte fillin e bisedës. Janë disa probleme që kanë të bëjnë, së pari, me mënyrën tënde të jetesës, – e prishi heshtjen më në fund.

-Mënyra ime e jetesës?

Atë çast hyri një shërbyese, me një pjatë të vogël në të cilën kishte një kokërr mollë. Babai heshti sakaq. Mua s’po më pritej gjersa ajo të dilte nga dhoma dhe babai të vazhdonte. As atij vetë nuk i pritej.

-Lëre aty, – i tha shërbyeses duke e ndjekur me sy me njëfarë bezdie, pastaj për diçka u kujtua dhe i tha:

– Më bjer një shkrepëse.

Priti që shërbyesja të mbyllte derën dhe vazhdoi:

-Ti bën jetë lokalesh, Bashkim.

Po më fliste në emër të plotë dhe kjo ishte e pazakontë për të. Kjo donte të thoshte largësi e pamatë, tëhuajtje. Shpërnjohje. Në shqiptimin prej tij të emrit tim të plotë kumbonte jehu i mallkimit. Ti s’je më biri im. Kurse ai ishte gjithnjë babai im dhe kjo më bënte të ulërija i ndërkryer dhe njëkohësisht më ndrydhte e ma mbytte përbrenda ulërimën.

-Unë tërë ditën e kaloj duke shkruar apo duke lexuar, kështu që kam nevojë edhe të çlodhem, të argëtohem…

-Ti kthehesh shumë vonë në shtëpi. Të rrish me orë të tëra nëpër kafenera, duke pirë, kjo s’është e rregullt.

-Se pi ndonjë gotë, s’ka asgjë të keqe. Unë as dehem, as rrihem, as i bie kujt më qafë.

-Mos u rrëmbe, – ma preu babai – s’të thotë njeri se ke bërë gjëra të tilla.

Hyri prapë shërbyesja, e cila solli një kuti shkrepëse.

-Mos u rrëmbe, mos e bëj tragjike, – foli prapë babai, dhe shtyu nga unë pjatën me kokrrën e mollës. Pastaj nxori nga xhepi i brendshëm një tufë letrash, pas gjase ndonjë buletin zyrtar sekret, zu t’i bënte shuk njëra pas tjetrës dhe t’i hidhte ashtu grumbull në vatrën e oxhakut.

-Në fund të fundit, unë s’jam as i vogël, – i thashë.

Ai u përkul për nga oxhaku, ndezi një shkrepëse dhe vuri flakën së përposhtmi letrave të shukura e të hedhura aty.

-Vërtet, tani ti je burrë, – tha mbas pak pa kurrfarë qesëndie në zë, – mund të shkosh dhe në kafene, me gruan tënde. Po një herë në hënë e jo çdo natë! Fundja, mund të pish dhe ndonjë gotë, kurse ajo mund të marrë ndonjë pastë, por jo të pijë, këmba mbi këmbë…

Vështrova për një hop letrat që filluan të digjeshin në oxhak, duke u nxirë e tkurrur me ca spërdredhje si një përpëlitje e dhimbshme prej qeniesh të gjalla.

-Pse, ç’të keqe ka!, – i thashë babait. Fytyra e tij vazhdimisht çehrengrysur, u vrungua edhe më. Dukej në zgrip të një shpërthimi britmash të hakërryera dhe mezi e përmbante veten. Po fjalët e tij më ngjethën edhe më tepër se çdo e bërtitur.

-Unë s’mund të lejoj që ju të merrni nëpër këmbë nderin tim, – tha ai, – nderin e anëtarit të Byrosë Politike.

Letrat e hedhura në oxhak përflakeshin furishëm, a thua se prej shkronjave të tyre çlirohej ashtu një zjarr magjik.

-Do të bëni si them unë, – vazhdoi ai, – s’ka të vonoheni natën sa të doni, do të ktheheni në orar. Që sot e tutje, në ora 9 shtëpisë i vihet çelësi. Kjo shtëpi nuk është han…

-Mos është kazermë? – i thashë.

-Po, – tha ai, – të pëlqen apo s’të pëlqen ty! Kështu si them unë do të bëhet!

Në qoftë se nuk do të bëhej ashtu, unë s’do të isha më biri i tij. Po mirë, atëherë as ai nuk ishte më babai im… Përpara meje qëndronte një idol prej guri, i shurdhët e i pamëshirshëm. Idoli duhej thyer të ndizej sherri dhe flaka do të pushtonte shtëpinë, trarët të shndërruar në ura zjarri do të binin mbi mua dhe duhma dhe tymi do më zinin frymën. Por ndërkaq frika më bëri të stepem, një frikë e errët. Nuk nxora dot asnjë fjalë për ta kundërshtuar.

E megjithatë është një çmenduri, thash me vete, çmenduri kryekëput. Ishte vijimi i një bisede të vjetër, të filluar vite më parë, të ndërprerë, të filluar e të ndërprerë sërishmi, disa herë kështu, e që s’po kishte të mbaruar. Të mos vonohesha natën, sepse, sepse, sepse… tjetër punë po të jesh i martuar e të kesh gruan tënde… me të mund të bredhësh natën e të vonohesh sa të duash…

Më pas, mbasi isha martuar, disa herë më kishte thënë të mos vonohesha, jo për fanatizëm patriarkal, por sepse kemi armiq dhe armiqtë, me ç’ju kemi bërë ne… Pastaj, për një kohë të gjatë, sikur harronte, pastaj prapë kujtohej. Kurse tani, tani s’ishte më punë armiqsh dhe, megjithëse i martuar, prapë s’duhej të vonohesha natën. Kështu thoshte ai dhe kështu do të bëhej, isha i dënuar prej tij, dhe dënimi im nuk është që të kthehem në ora 9 apo në ora 8, kjo s’ka rëndësi, dënimi im është që atij t’i bindem, që të mos kem fuqi të kundërshtoj dhe, tek e mbramja ta vuaj këtë pafuqi.

Po për çfarë tjetër duhej t’i bindesha… Nuk kishte asnjë rëndësi për mua ajo çka më kërkonte të bëja e të mos bëja, madje ishte aq e pakuptimtë krejt kjo bisedë, sa që as nuk mund të fyhesha. Isha i topitur i tëri, kur, papritmas ai kaloi në diçka tjetër.

-Me Ismail Kadarenë më nuk dua të shoqërohesh, – më tha. Ismail Kadareja ka lakra në kokë. Kjo dihet, dhe ta kam thënë kaq herë, por ti s’më ke dëgjuar.

Përsëri nuk e kundërshtova. Më mirë të heshtja. Çfarëdo që të them, aq më keq do të zemërohet me Ismailin. Si dhe herë të tjera kur kemi bërë fjalë për punë të ndonjë shokut tim që ai s’e pëlqente. Vite me radhë kështu. Babai do të thotë se jam thjesht ndikuar nga Ismaili. Rolet janë të ndara. Unë në rolin e fëmijës, tjetri në rolin e djallit. Shkaktar grindjesh në familjen tonë. Ai përçarësi i brezave.

-Po s’është vetëm kjo, – vazhdoi babai – ti e di se përpara se të behej mik me ty, ai ka qenë mik me Todi Lubonjën. Dhe gjithmonë është përpjekur të depërtojë nëpërmjet miqësirash në familjet e Udhëheqjes, një herë në drejtim të familjes së Hysni Kapos, një herë tjetër në drejtim të familjes së Manush Myftiut, e tash te ne. Hm, qëllon larg ai.

Përsëri nuk e kundërshtova. Sepse kisha mbetur gjuhëlidhur. Në oxhak s’kishte veçse një dorë shkrumb të shuar tashmë, po mua më bëhej si të isha i mbështjellë në një vorbull tymrash mbytëse që ngriheshin soje. Pata parandjenjën se fundi i kësaj bisede do të ishte edhe më i tmerrshëm.

-T’i them të gjitha këto që t’i kesh parasysh jo vetëm për sa i përket Ismailit, po edhe për shoqërinë tënde në përgjithësi. Të kesh kujdes, se mund të shoqërohen me ty për qëllime jo të mira. Dhe nuk ke punë të takohesh me të huajt, edhe kosovarë qofshin. Ia thuaj edhe Marjetës këtë. Zaten e kemi si rregull të përgjithshëm që ndalohet të takohesh me shtetas të huaj. Kur je i autorizuar, kur je me detyrë shtetërore, është tjetër çështje. Me ligj nuk e kemi, po e kemi vënë në rregullore ushtarake.

Në këto fjalë e sipër në studio kishte hyrë nëna. Ajo u ul përbri nesh dhe po na dëgjonte. Në një ndërkohë pauze të babait ajo mori e tha:

-Janë disa probleme të ngritura qysh në plenumin e katërt, por që, pa dashur i kemi lënë pas dore. Vazhdimisht duhet t’u rikthehemi dhe t’i kemi gjithmonë në qendër të vëmendjes.

-Ato të meta që kemi, do t’i ndreqim së bashku, – tha babai me një zë të zbutur tashmë, – s’kemi pse të mos i ndreqim… Merre këtë mollën, e lashë për ty. Në shenjë pajtimi, një pajtim aq i dëshiruar, qoftë dhe me haraçin e dhembjes së bindjes për krejt çka më kërkonte, fillova të haja kokrrën e mollës. Në shenjë pendese, tek e mbramja.

-Po për Marjetën, i the? – e pyeti babain nëna. -Atë po thosha pak më parë – ia ktheu babai, rishmazi dhe përnjëherësh i acaruar, – Marjeta e ka bërë rrugë të shkojë në lokalet për të huajt dhe të takohet me të huajt… – bëri dhe një pauzë, ngurronte me sa dukej, por duke e mposhtur ngurrimin dhe dora-dorës duke u acaruar gjithëheri më tepër, vazhdoi:

– Më ka ardhur një sinjalizim në drejtim të Marjetës… Ajo na ka marrë veturën, në kohë vape kështu, kur ka pak njerëz në qarkullim, dhe ia hipën veturës shkon te lokali atje lart, te liqeni, ulet në një tavolinë këmbë mbi këmbë, dhe mbas një çike vjen dhe ulet me të një i huaj… Ka të ngjarë të jetë dhe rastësi, po ka të ngjarë dhe të mos jetë… Ky i huaj është punonjës i një ambasade dhe nuk mund të mos jetë i interesuar të krijojë lidhje me Marjetën që ta shfrytëzojë për qëllime spiunazhi.

-Do ta pyes Marjetën, – i thashë i befasuar, i tronditur, duke ia shmangur vështrimin syve të babait dhe duke e mbërthyer për disa çaste te shkrumbi i letrave në oxhak dhe atë botë m’u bë se ishte gati të vrundullonte s’andejmi një shtëllungë e stërmadhe e murrme tymi. Atë ditë drekova vetëm, pa i pritur të tjerët dhe as Marjetën, që ende nuk ishte kthyer nga Shkolla. Hëngra si i babëzitur, si për të mbushur ashtu atë farë boshllëku që ndieja në lukth të kraharorit. Me t’u kthyer Marjeta, nuk m’u durua dhe i thashë se kisha diçka për të biseduar me të.

Dhe këtë ia thashë gjithë duke e ditur se në kësi rastesh Marjetën zakonisht e kaplonte ankthi. Ajo nuk hëngri veçse dy kafshata. I thashë të dilnim më mirë, nuk më rrihej brenda dhe kështu dolëm së bashku. U ulëm në një nga stolat e një parku përskaj bulevardit të madh. Ajo priste gjithë ankth, por unë kisha një mjegullirë në kokë dhe nuk po dija nga t’ia filloja. Gjithçka më dukej e pakuptimë dhe jashtëkohore, me atë diell të bardhë si sy i verbër i ngulitur palëvizshëm në mes të qiellit dhe me erën që, kur e kur, shkundte me mospërfillje gjethet e akacieve.

Bëra ç’bëra dhe nisa t’ia riprodhoja copëra-copëra dhe disi rrëmbyeshëm bisedën që kisha pasur me babanë. Por, gjithë duke folur, ngaherë e më tepër mendimet vendoseshin sipas një rregulli dhe ngaherë e më qartë më dukej se po e ninëzoja ku rrihte ajo bisedë, dhe arrita sadokudo në njëfarë përfundimi.

-Dy janë mundësitë, – i thashë Marjetës, – ose e kanë me Ismailin dhe ai është në rrezik, ose është diçka më e gjerë… domethënë një përgatitje për një gjueti të re shtrigash të tipit të pleniumit të katërt. Po Marjeta, ndërkohë, kishte filluar të qante.

-Pse qan? – i thashë. -S’do shkojmë më te Kadaretë? – tha ajo, mes lotësh. Pikërisht miqtë më të mirë që kishim, atje ku shkojmë më me qejf, na i ndalojnë…

-Kush tha që s’do shkojmë tek ata! – bëra ta qetësoja, – madje që tani do të shkojmë, sepse duhet paralajmëruar Ismaili patjetër, se mund të jetë në rrezik…

-Ashtu vërtet – tha Marjeta, po a do t’i gjejmë zgjuar në këtë orë? -Besoj se ende nuk kanë rënë për të fjetur…

18 komente në “Rrëfimi i Bashkim Shehut: E vërteta e gruas sime me diplomatin te lokali nga Liqeni…”

  1. Bambi says:

    Bashkimi nuk e kishte kuptuar akoma qe “blloku” pervec favoreve kishte dhe kufizime?!!!
    Paska qene shume i papjekur…

    1. Tomorri says:

      Opo e merem vesh se cfare i ka thene i ati,por ate pergjigjen qe na provokon titulli,pse nuk e thote?
      Tema keshtu mashtron me titujt!

      1. Raimond vlonjati says:

        E verteta atehere qenka sic thote langaraqi Isuf Kalo, qe pergjon ciftet

        Por ne fund te fundit nuk na duhet fare e verteta e saj, , keshtu qe ai libri I Kalos,, eshte liber per te fshire bythen, se eshte si ato thashethemet e grave te liga

  2. Liku says:

    Bashkimi ka qene gjithnje njeri i Avantgardes, i lexuar dhe me kulture te gjere. Edhe sot kur del ndonjehere rralle ne interviste e degjoj me kenaqesi se eshte nder njerezit e pakte qe nuk flet brrockulla.

  3. Pato says:

    Nuk thone kote qe femijet e mbretit jane budallenj.

    Bashkimi sigurisht nuk eshte budalla por karakteri I tij nuk kishte asnje lidhje me te jatin i cili u vetsakrifikua per femijet sepse besoi naivisht tek Enveri. Sa per tradhetine e gruas se tij jane gjera personale eshte budallek te merresh me te sot por ne ate kohe nen nje shoqeri te izoluar ishte skandal. Nuk e di nese Bashkimi ende nuk e kupton qe veprimet e babait te tij ishin te nje prinderi te deshperuar ne extrem.

  4. andreas says:

    O Baci, o derdimen , nuk te shqetesonte fakti se Marjeta takohej me diplomatin francez fshehurazi? Idiot!

  5. Deda says:

    Ku është e vërte ta me punonjësin e ambasadës?

  6. hjashari says:

    O i dashur Bashkim. Po kot i shpjegon ketij popullit. He keshtu , he ashtu keta nuk kane zhvilluar logjike te maredhenjeve Shkak-pasoje. Keta te shajne vetem pse kane frustracioet dhe teket e veta. Njerez te lige jane ata qe merren me te shkuaren dhe me fatekeqesite e njerezve si eshte rasti juaj.
    Pershedetje nga profesori nga Tetova

  7. Tio Skrat says:

    Qe kur shkruhet :…vrasjen – vetevrasjen e kryeministrit te vendit Mehmet shehu me 17 shtator 1981..” te ben te mos e vazhdosh me tej leximin…Mekat, paguheni per kete pune dhe nuk e dini se Mehmet Shehu eshte “vetevrare” me 18 dhjetor 1981, dite e premte, ne se ju duhen me teper hollesi, pyesni ndonje qe ne ate kohe vuante ne Burrel, ne Spac apo ne Ballsh….

  8. intelektuali says:

    Mero Baze:

    LLogjet sentimentale te Bashkim Shehut per nostalgjike me lote dhe qurre si telenovela per katunare dru me pre, me kujtime dhe me libra tregojne ashiqare qe femijet e Mehmetit qe mbeten gjalle vetem sepse nenshkruan qe babai i tyre ishte POLIAGJENT i gjithe spiunazheve te Botes, nuk e kuptuan asnjehre se Nexhimja duke parashikuar vdekjen e burrit te saj sadist dhe gjakatar kishte targetuar apo piketuar me vemendje shume kohe me pare eliminimin nga pushteti dhe ekzekutimin e pabese te treshes: Mehmet-Kadri-Fecor qe pothuaj kishin kapur te gjitha Institucionet e Shtetit monist, por qe i kishin bere hesapet pa hanxhine qe edhe para vdekjes di si te kafshoje me Sillon e tij, njashtu sic u kishte kaluar gjithe furtunave te kaluara qe nga likuidimi i Qemal Stafes, te likuidimi i gjeneraleve rebele duke perdorur si mashe Mehmetin per te arritur ne fund tek Banda e Mehmetit me shume Poliagjente dhe Xhevdet Mustafa nga pas.

    prandaj:

    Nje rekomandim mund t’i jepet Bashkim Shehut:

    Meso nga vjaza e Enverit qe nuk ka shkruar asnje liber per babain e saj sadist dhe gjakatar dhe qe kur mesoi nga Sillua qe Mehmeti kishte vdekur dhe nuk bente me kercenim per jeten e tyre, shkoji me vrap tek Nexhmija qe dridhej nga frika dhe i tha:

    VDIQ QENI, SHPETUAM!

  9. Komentuesi says:

    Bashkimi,si femije i nje kryeministri autoritar dhe i respektuar nga partia dhe populli,nuk ka kuptuar drejte baban per keshillat qe ai i jepte te birit.Bashkimi si biri i kryeministrit, mund te gjuhej nga agjentura e huaj qe ne fakt ishte prezente.Keshillat e babajt jane shume te drejta dhe te pranueshme.Mehmet Shehu i shikonte me thelle gjerat ne lidhje me detyren e tij, qe femijet e tij te ishin shembull ne opinionin shoqeror.Por me sa duket Bashkimi ka qene çun i pabindur,nuk i kane pelqyer keshillat e babajt,i kane pelqyer me shume ligjet e kokes se tij. Kjo do te thote te jesh rrugaç dhe i paedukate.Populli e shikonte Bashkimin si njeri te larte,ineligjent,bir i nje udheheqesi dhe ngazelleheshin kur e shikonin apo e takonin,por ne fakt nuk paska qene keshtu.Na vjen keq.Talentin si shkrimtar nuk e mohojm por ama disa gjera t’i mbaj per vehte se neve nuk na duhen.Do na pelqente qe te mos e mohoj familjen e tij ku eshte lindur,rritur,edukuar,shkolluar e eshte bere burr.

  10. liberta says:

    Bashkimi nuk i Paska ardhur mendja as ne kete moshe . Marjeten kur e mori ishte vetem 16 vjece , por ky si modern qe ishte dhe shume budalla e la Marjeten te bente jete qejfi . Me Francezin Alen , Marjeta kishte mardhenie te ngushta dhe mbas vitit 1990 Marjeta martohet me Francezin , por shume shpejt Francezi e ndau , sepse Marjeta filloi dashurite me nje Kosovar , por dhe me kosovarin u nda dhe vazhdoi me kosovare te tjere te cilet ishin trafikant droge ne France . JA KJO ESHTE MARJETA .

  11. Bakiu says:

    I nderuar Gazetaruc ;Uroj qe te jete lapsus nga ana Juaj lidhur mbi vdekjen e M.Shehut!Vetvrasja eshte kryer me 17 Dhjetor dhe zotrote e ke dijtur tre muaj perpara!!!!Interesant !

  12. Jolansa says:

    Çfarë tmerri!

  13. Alban Dega says:

    KRONIKE E NJE VETVRASJEJE TE DETYRUAR

    – “Mehmet Shehut ia hengri koken Nexhmija me Ramizin … me 18 dhjetor 1981

    – Nga Hamdi Dega, Nju Jork

    Ne vend te hyrjes

    ….Naten kur eshte dhene lajmi per vdekjen e ish- kryeministrit shqiptar Mehmet Shehut me 18 dhjetor te vitit 1981 ne revisten televizive te ores 8 te mbremjes , kam rastisur per vizite ne shtepine e Z. Rame Halil Nezaj, qe vdiq kete jave ne vendlindjen e tij Shipshan. Halla ime Sabrija ishte e martuar me djalin e madh te tij, Zenunin …. Te gjithe u tronditem dhe per disa caste mbetem te shtangur….
    Nuk kaloi shume dhe Televizioni Shqiptar, ne vend te muzikes funebre qe eshte normale dhe zakon ne raste vdekjeje aq me teper te kryeministrit te shtetit, filloi te transmetoje muzike sikur te ishte festa kombetare e Shqiperise apo sikur te kishte lindur trashegimtari i Mbretit dhe jo nje dite zie… Sapo filloi muzika ne menyre instiktive u them te pranishmeve
    ” Mehmetit Shehut ia paskan ngrene koken Ramizi me Nexhmijen!”
    Gati te gjithe personat qe permendi ne kete shkrim jane gjalle dhe jetojne ne Shipshan te Tropojes…. Ma kujtoi kete ndodhi burri i halles, Zenuni dje kur e thirra ne telefon per ta ngushelluar per vdekjen e babait te tij mbi 90 vjecar! Ndjese paste!

    Sajime me leverdi reciproke

    Sapo mbylla ate bisede ngushelluese, si zakonisht fillova te lexoj ne internet gazetat e Tiranes… Me ra ne sy tek gazeta prestigjioze “ Shekulli” , padyshim me e madhja dhe me mire informuesja ne Shqiperi, pothuajse e njejta kronike per gjoja “nje dokument teper sekret te CIA-s amerikane ”, qe nje aventurier argjentinas, qe as nuk ia vlen ti permend emrin, ia kishte dorezuar ish- ambasadorit shqiptar ne Buenos Aires diku nga mesi i viteve 80-te. Ky “dokument teper sekret” qenka marre nga Ambasada e SHBA-ne ne Argjentine dhe ben fjale per rolin dhe misionin e ngarkuar nga CIA amerikane ish- Kryeministrit dhe ish numrit dy te padiskutueshem te ish- diktatures komuniste shqiptare, Mehmet Shehu per te vrare ish diktatorin Enver Hoxha.
    Jam matur te shkruaj disa here lidhur me kete ceshtje, por here koha dhe here karakteri teper i dyshimte i ketij dokumenti me ka penguar ne momentin e fundit. Kesaj here kjo histori eshte bere aq bajate sa vetem detyrimi qytetar dhe logjika me e thjeshte nuk me lene te hesht… Pse !?

    CIA- nje institucion strategjik

    Sepse behet fjale per idiotizma e sajime qe nuk i hane as plakat e Sofratikes. Po si do te dergonte CIA amerikane ne nje ambasade te saj ne cepin tjeter te botes dhe ” te perkthyer ne spanjisht” nje dokument teper sekret, qe edhe po te ishte i vertete, ndofta nuk do te publikohesh kurre as ne gjuhen angleze e jo me ne spanjisht. CIA nuk eshte shoqate ose zyre perkthimesh!??? Eshte turp te permenden e aq me teper te botohen budalliqe te tilla.
    CIA amerikane eshte nje institucion teper strategjik dhe super i sofistikuar ne sherbim te demokracise amerikane dhe asaj boterore ne pergjithesi ne lufte dhe veprim te vazhdueshem kunder totalitarizmit, komunizmit, terrorizmit dhe cdo veprimtarie subversive ne bote. Ajo eshte syri dhe shpata e demokracise amerikane .
    Po te kishte interes strategjik ta eleminonte Enver Hoxhen, CIA e fuste njeqint here ne thes ose e qeronte sa here t’ia donte qejfi! Pse do ta bente CIA nje veprim te tille!?

    Deklarata te heshtura “dashurie”

    Ish – diktatori shqiptar, Enver Hoxha i prishi marredheniet me BS qe ne 62-in… Enveri e largoi bazen sovjetike nga Vlora ne 64-en… Enveri e nxorri Shqiperine nga Traktati i Varshaves ne 68-en…. Pra, nuk ka pasur si te bente veprime apo deklarata “dashurie” me te medha dhe sherbime me te vyera per SHBA-ne dhe per Perendimin se kaq. Aq me teper pa u shpenzuar asnje cent prej tyre.
    Sic ka shkruar ish- kryeministri veteran italian dhe nje nga politikanet me te shquar ne Evropen e pas Luftes se Dyte Boterore Xhulio Andreoti, dhe ish- kryeministrja britanike Margaret Thecer, me keto veprime ish- diktatori komunist shqiptar Hoxha u kurseu SHBA dhe NATO-s biliona dollare qe duhet te shpenzonin ato per t’iu kundervene pranise ushtarake e strategjike te ish- BS-se dhe te Traktatit te Varshaves ne Shqiperi dhe Mesdhe.
    Dhe mos mendoni se Enveri ishte nje idiot politik, sic deklarojne ca injorante politike sot per leverdi ideologjike dhe per diploma politike e virgjerie antikomuniste. Nese e quajme Enver Hoxhen injorant, “pa diplome” , idiot atehere ne te tjeret qe e duruam, duartrokitem dhe e mbajtem ne fuqi per gati gjysem shekulli dalim idiote me bisht!!!
    Enver Hoxha ka qene nje diktator i eger, barbar komunist, por ka qene nje politikan teper dinak dhe i zgjuar. Sic thoshte babai i politikes boterore Winston Curcill “aftesia e nje politikani matet me vitet qe qendron ne pushtet“. Edhe ne kete rast, Enver Hoxha kaa qene nje dhelper e vjeter politike qe cdo hap e veprim e llogariste shume mire.
    Secili dhe te gjitha veprimet e ish- diktatorit komunist shqiptar kane qene nje shkelje e forte syri ndaj Perendimit dhe SHBA-se: une heq kercenimin ruso- sllav per vete dhe per ju dhe ju mos me ngani mua, ishte mesazhi i tij i heshtur, por me veprime e vendime te forta ne sherbim te karrikes se tij se pari dhe direkt edhe ne favor Perendimin e SHBA…

    Sajim diletant, trukim aventurieresh

    “Dokumenti teper sekret” i gjoja e CIA-s amerikane ne Buenos Aires eshte thjesht nje sajim, falsifikim, trukim nga aventurieri latin per te zhvatur mijera dollare nga ambasada shqiptare atje dhe nje modus vivendi per ti dhene ca pike te forta besimi edhe ish- ambasadorit shqiptar atje pasi nje trukim i tille i nevojitej fort ish- diktatures si prove per te nxjerre spiun te 10 agjenturave ish- krahun e djathte dhe te hekurt te diktatures Mehmet Shehu, sic kishte thene Enveri. Pra u ka leverdisur te dy paleve per momentin.
    Pra, behet fjale per nje pazar me leverdi reciproke.
    Mehmet Shehu ka qene agjent i shtate agjenturave aq sa ka qene edhe Enveri… Kur klani i Enverit dhe bashkeshortja e tij Nexhmija, e mireinformuar per shendetin e tij, e pane se ai i kishte ditet e numeruara, perdoren autoritetin absolut te Enverit ne ate kohe per te eliminuar krahun e djathte te tij Mehmet Shehun, po aq gjakatar dhe perbindesh sa edhe Enveri. Ndryshe Mehmeti ua hante arrat kollaj Ramizit , Nexhmijes e krejt stanit te tyre… Pse?

    Kocke e forte qe vetem Enveri mund ta thyente

    Sic ndodhi edhe realisht, Enverit i kishin mbetur 3-4 vjet jete… Kandidati me i mundshem per ta zevendesuar ate ishte Mehmet Shehu. Mehmeti ishte shpata e diktatures, por ishte edhe me burre se Lenkat, Palkat, Ritat …. edhe se vete Ramiz Alia. Backgraundi i tij ishte i pakundershtueshem, sic ishte edhe mbeshtetja e tij nga levat kryesore te shtetit qe ai faktikisht i kontrollonte.
    Ne kushte normale askush prej Politbyrose nuk mund te matej me te. Ai ishte kocka me e forte e ish- diktatures, ishte vete simboli dhe fytyra e saj. I vetmi qe mund ta thyente ate ishte vetem Enveri dhe askush tjeter.
    Duke e ditur e njohur ne hollesi karakterin e Mehmetit, Nexhmije Hoxha dhe klani e saj e dinin se me te ne krye te Partise e te Shtetit do te merrte fund sundimi absolut i dinastise se saj. Po ashtu ata e dinin se per vete karakterin e tij dhe njohjen me mire se kushdo te ekonomise dhe shtetit shqiptar Mehmeti nuk mund te qendronte per shume kohe si “pioner i Enverit”. Ai do te bente reforma dhe do te sfidonte trashegimine e kalbur bashke me shendetin e ish- diktatorit…

    Vdiq Mbreti…. Rrofte Mbreti !

    Per ta zgjatur sundimin e saj, midis Mehmetit dhe Ramizit, “Pantera e Zeze” shqiptare, Nexhmije Hoxha sigurisht do te zgjidhte Ramizin me te cilin kishte shume me teper lidhje te ngushta qe ne kohen e luftes. Me Ramizin ne krye te shtetit e te partise, Nexhmija do ta vazhdonte te mbreteronte edhe pas vdekjes se mbretit te pafronesuar Enver.
    Me Ramizin ishin cimentuar edhe lidhje te ngushta familjare , pasi mbesa e Ramizit( vajza e vellait te tij, Teuta ishte nusja e djalit te madh te Enverit, Ilirit….. ) Nderkohe e shoqja fisnike e Ramizit, fort e nderuara Semiramis Alia- Xhuvani ishte e semure me kancer dhe i kishte ditet e numeruara.
    Keshtu Nexhmija mbetej mbretereshe e padiskutueshme pasi duke perdorur autoritetin e imponuar dhe te padiskutueshem te bashekeshortit Enver Hoxha dhe butesine e Ramizit, do te bente ligjin deri kur komunizmi do te jepte shpirt ne Shqiperi perballe uraganit popullor demokratik.
    Midis te dyve vetem Ramizi gezonte besimin e plote te Lady Makbethit shqiptar…. Keshtu trashegimtar i fronit paracaktohet Ramizi. Qe ti hapej rruga dhe te mos kishte ferra neper kembe duhej eleminiuar pengesa kryesore, shkembi i pakalueshem per te qe ishte vetem Mehmet Shehu.

    “Jagot” shqiptare

    Me zgjuarsine dhe dhelperine e sprovuar te tij ne shume e shume raste, Ramizi Alia fut ne loje edhe ish- krahun e djathte dhe aleatin kryesor te ish- kryeministrit Mehmet Shehu, Kadri Hazbiun. Si!? Shume kollaj…
    Me porosine apo te dy se bashku Ramizi dhe Nexhmija i premtojne Kadriut se do ta benin kryeminister te Shqiperise ne vend te Mehmetit….
    Karrikja, prestigji, privilegjet kane me shume vlere se miqesite dhe aleancat ne cdo sistem, ne cdo kohe, ne cdo vend. Me nje naivitet politik por edhe njerezor, Kadriu i mikluar nga kjo oferte e majme ala makbethiane hidhet ne sulm per te kapur karriken numer dy te shtetit shqiptar… Perseri leverdia reciproke!
    Po te shikoni procesverbalet dhe filmimet e gjyqit politik te Mehmet Shehut ne Byrone Politike diten para vetvrasjes, Kadri Hazbiu eshte nje nga sulmuesit me te zellshem kunder ish- aleatit dhe beniaminit te tij Mehmet Shehu…. Ah sa kokat i ka henger kjo e shkrete karrike!?
    Edhe egersia me te cilen Mehmet Shehu sulmon Ramizin dhe Kadriun ( “Jagot“ shqiptare ) ne letren e lamtumires per xhelatin e tij politik Enverin eshte nje deshmi plus, por jo e vetmja per kete kacafytje Makbethiane ne gjirin e kupoles komuniste shqiptare.

    Midis murit dhe shpates

    I vene midis murit dhe shpates se partise dhe parise komuniste, dores gjakatare e Mehmet Shehut e lare deri ne berryla me gjakun e qindra atdhetareve, demokrateve e antikomunisteve shqiptare deri ate nate, nuk i mbetet rruge tjeter vecse te terheq kembezen drejt zemres se tij….
    Ramiz Alia tashme e kishte te sigurte postin numer nje te shtetit dhe partise komuniste…
    Nexhmije Hoxha e ka te garantuar fronin e Mbretereshes de fakto te Shqiperise persa kohe Ramizi te ishte ne ate post.
    Dinastia komuniste e ka siguruar vazhdimesine e saj per sa kohe do te sundonte ai sistem perbindesh, qe nena ime e quante “Sociafikja” qysh ne 1973-in.
    Kadri Hazbiu ishte nje cironke ne krahasim me peshkaqenin Mehmet Shehu. Pa u mbushur viti do ti bashkohej Mehmetit ne nje nga gropat pa emer e pa nishan, sikurse te dy ata kishin varrosur mijera shqiptare te pafajshem…. Kush i ben varrin tjetrit duhet te pergatise edhe te vetin, thote nje shprehje e lashte shqiptare.
    Ky eshte skenari i kesaj kacafytje per karrike, pushtet…

    Perralla kineze me salce shqiptare

    Prandaj mos te merremi me fantazira e perralla kineze me salce shqiptare. Letra e CIA-s ne Buenos Aires eshte vetem nje mashtrim i sajuar ne menyre shume naive per ti dhene te drejte edhe per se vdekuri “largepamesise dhe fuqise mbinatyrore” te Tarzanit dhe diktatures se tij. Nuk perjashtohet mundesia qe ajo te jete sajuar edhe me dredhine e Ramiz Alise per te siguruar patjeter nje prove te forte per te perligjur krimin makbethian. Sic duket fantazma e tij u fanitej atij dhe Lady Makbethit tamam si ne tragjedite e Shekspirit dhe nuk i linte rehat.
    Nuk ka vrasje me te tmerrshme se sa ta detyrosh tjetrin te vrase veten, thote nje shprehje e vjeter indiane. Vetvrasja e imponuar ish- kryeministrit shqiptar mbarte me vete edhe mesazhin e frikes dhe tmerrit per popullin…
    “Mehmet Shehu ishte nje poliagjent i CIA-s, UDB-es, KGB-se sovjetike…. “, thoshte jo vetem gjykatesi dhe xhelati suprem jo vetem i tij Enver Hoxha.
    Propagande bajate per te treguar se syrit te Partise dhe diktatorit nuk i shpetonte asgje, se ata triumfonin jo vetem mbi nje, por mbi te gjitha agjenturat e sherbimet sekrete te botes , perfshi edhe CIA-n amerikane, vec e vec apo te marra se bashku… A nuk ndodhte keshtu edhe me sajesat e tij paranojake “per ti bere balle dhe per te shpartalluar cdo sulm te armiqeve te jashtem: NATO-s, Traktatit te Varshaves vece vec ose se bashku”….. Hajde Tarzan, hajde!
    Mesazhi ishte sa cinik edhe djallezor: popull, njerez kujdes, mbyllni gojen se ndryshe e hengret koqen e ullirit… Syrit dhe shpates sime nuk i shpeton askush. Kur ia ha koken, e coj ne vetevrasje te detyruar “krahun tim te djathte, shokun e luftes dhe te punes, vellain tim Mehmet Shehu”, sic e kishte quajtur deri diten e pushkatimit te tij te impugner, ju te tjereve u percelloj fare!
    Ne te vertete Mehmet Shehu ka qene po aq agjent apo poliagjent …. aq sa ka qene Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha….

    Nje detyrm moral per historine

    U drejtohem kolegeve shqiptare qe tu drejtohen Z. Ramiz Alise dhe Nexhmije Hoxhes dhe te marrin informacion sa me te sakte dhe te pa trukuar nga ata, por edhe nga burime te tjera para se te jete vone.
    Vete fakti qe Ramiz Alia pohon tani se ai nuk beson se Mehmet Sheshu ka qene agjent i huaj, tregon se ai ka brejtje ndergjegje per kete kacafytje makbethiane ne krye te Partise dhe shtetit makbethian komunist shqiptar.
    Per me shume detaje, drejtojuni Ramizit, Nexhmijes, por edhe burimeve te tjera te kohes. Ia kemi borxh historise se Shqiperise para se keta deshmitare te gjalle te marrin me vete sekretet aspak sekrete te kesaj periudhe historike.
    Ia kemi borxh popullit tone qe ti tregojme te vertetat e hidhura te luftes per karrike, per pushtet per privlegje, per sundim e mbreterim ne Shqiperi… dhe per krimet te pafund te ish- diktatures komuniste

    Diktature jo… Katrahure!

    Mehmet Shehut ia hengri koken lufta per karrike ne kupolen e ish- dinastise komuniste dhe konkretisht Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha qe perdoren edhe Kadri Hazbiun derisa e palosen edhe ate….
    Dukuri te tilla te luftes per pushtet dhe kacafytjeve per karrike, per privilegje, per sundim pa kufi nuk kane ndodhur vetem ne Shqiperi….Ato jane universale qysh kur u krijua njerezimi e deri sot. Ato vazhdojne e do te vazhdojne per sa kohe te ekzistoje njerezimi.
    Ne rastin e Shqiperise ato moren permasa te perbindshme. Aq te perbindshme sa edhe diktaturat komuniste si e Causheskut ne Rumani, e Fidel Kastros ne Kube, e Kim Ir Senit ne Korene e Veriut ishin gati Perendim ne krahasim me diktaturen komuniste shqiptare.
    Diktatura komuniste ne Shqiperi nuk ka qene thjesht nje diktature… Ajo ka qene dhe mbetet nje perbindesh qe ashtu si shtriga hengri edhe kokat e bijve te saj me te devotshem si Mehmet Shehu, Koci Xoxe, Kadri Hazbiu, Beqir Balluku…..
    Diktatura komuniste ne Shqiperi nuk ka qene thjeshte nje diktature ne kuptimin klasik te fjales. Diktatura komuniste ne Shqiperi ka qene nje katrahure per popullin e saj !

    From: [email protected]
    Date: January 11, 2010 at 9:03:00 PM EST

    1. beni says:

      Islamizëm or shkerdhatat e Klintonit,diktaturë islamike si yT atë Hamdi Dega!

  14. T. Voda says:

    – Komentusi ”Bakiu…”.!!
    — Me duket se edhe JU ,.. nuk ini shume I sakt. !!!
    — Sipas Gazetarit , MEHMET SHEHU , Kryeministri me jete gjate ne detyre, me I kompletuuari si ushtarak , si drejtues e si burre shteti I Shqiperiis , eshte vete-vrare jo 3 muaj perpara dates reale te vet-vrasjes [duke u gdhire 17 Djetor 1981] , POR SIPAS TIJ DEL QE M SHEHU , KA VRARE VEHTEN RRETH 4 VJET ME MBRAPA . [ Sepse gazetari thote tekstualish …..” ..PLOT 34 VJET ME PARE” , pra ne vitin 1985 ] , Ne fak M .SHEHU ka 38 vjet qe ka vrare vehten [ pa 5 muaj] ..
    ..xxxxxxzzzzzz. Me kete rast , nje shtojce ….
    ..Ne pranveren e 1981, njeri nga djemte e Mehmetit ndodhej ne ” Kursin Pasuniversitar” 3 mujor, ne Shkollen e Instruksuonit te Kuadrove Rezervuste te Grupimit 6 Operativ , tek ”Rrati Treshit,”- Tirane . Me qene se ne ate kurs ishin edhe disa djem te tjere te nomeklatyres se larte , Komandanti i kesaj shkollei I kish i kish derguar nje kerkese Kmandes Gr.6 OP [S.B dhe S.H] , qe me keta STUDENTE PAS UNIVERSITARE , te krijohej nje Toge [grup mesimor ] I vecante , duke future aty , edhe te gjithe ata qe kishin pretendime shendetsore, DHE U EMERTUA KESHTU , ” TOGA E TE SEMUREVE”
    — Ne perputhje me kete emertim , Komandanti shkolles [ Ali .L] kish sjell per miratim nje progam mesimor [stervitor] shumete vecante [nuk kish planizuar asnje ore stervitje ne terenet jashte auditorit te sholles]. Nisur nga detyra e Shefite Deges Stervijes Gr.6Op e kundershtuam , me arsyetimin se ..; –”KETA STUDENTE, .. JANE PARE SHPESH NE XHIROT TRADICIONALE TE MBREMJES nga UNIVERSITETI tek MATERNITETI, ndersa POLIGONET E SHKOLLES JANE ME AFER SE KJO DISTANCE…..!!! ”.Por Aliu ,,,ngulmonte sepse kish urdher dhe nga M. Mbrojties .. pas shume debatesh …u arrit te permiresohej dicka..
    —- Mbas 2 muash Organizuam nje kontroll te shkurter te dijeve . Veete ,.. kerkova te shkoja tek kjo ”TOGE”. Istruktori [mesim dhenesi- Baki.S ] qe kujdesej per kete toge , rekomandoj te mos shkoj , ” sepse atje eshte edhe djali I sh. Mehmet” . I thash, ”pikerisht prandaj dua te shkoj , Por,…une nuk e njoh”. Me orjenoi se ”…AI mban NUSTAQE , ….dhe rri ne TAVOLINEN E FUNDIT” . Kur erdhi koha per te drejtuar disa Pyetje te shkurtera, frontale , ” MUSTAQELLIU” ne tavolinen e fundit te rreshtit mest ,, ne te gjitha pyetjet tregohej shume me akltuv se te tjeret . Mbas disa pytjesh , i lashe radhen edhe ” MUSTAQELLIUT” . Ai u pergjigj shume mire , cka me solli ndermend shprehjen e popullit ,-;” DARDHA, BJE NEN DARDHE”. Kur ne mbyllje fillova te beja nje konkluzjon te shkurter, , ne tavolinen e fundit , nga krahu I dritares, nje tjeter MUSTEQELL ngriti kokenI [ se kisha vene re deri ne ate kohe ] .Si i pergjumur ngriti koken e u pazicionua drejt . Habija ime me e madhe ishte kur mesova [nga Baki.S ], … SE AI ISHTE ”MUSTEQELLIU ” I VERTET , dhe se …… ” DARDHA … NUK KISH RENE NEN DARDHE”.

  15. Brek_exit says:

    Cta ben femija, sta ben perendia.
    Femija I keq te ha koken.
    U rrit femija, u dhje shtepija.

    Per kte zjente tirana. Dhe per gruan e ktij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje