Zyrtari i DASH, Philip Reeker, tjetër shuplakë opozitës

17 Korrik 2019, 20:56Politika TEMA

Opozita shqiptare ka marrë një tjetër shuplakë sot nga Departamenti Amerikan i shtetit.

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane, Philip Reeker ka dhënë një tjetër mesazh të fortë për opozitën shqiptare nga Këshilli i Atlantikut, duke dënuar bojkotin e institucioneve.

“Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë gjendjen e sotme politike.

Bojkotimi i tyre nuk është ajo që shpresuam të shohim.

Ata duhet ta zgjidhin situatën brenda kuadrit kushtetues!”, ka deklaruar Philip Reeker, ndihmës sekretar Shteti për Euroazinë, gjatë samitit në Uashington.

Ky deklarim gjatës ditës së sotme është publikuar në Twitter nga ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.

1 komente në “Zyrtari i DASH, Philip Reeker, tjetër shuplakë opozitës”

  1. Komentuesi says:

    He ç’ja ka bere mire ketyre qeneve te opozites.Keta myteber si shume duan t’a hedhin shurren perpjete,por ama çeçua ka biçak e ta pret qe ne rreze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje