Atë që s’e zgjidhi dot në Tiranë, s’mund ta zgjidhë në Xhafzotaj!

18 Korrik 2019, 17:09Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Në fillim vendosi se duhet të votonim më 30 qershor 2019. Gjashtë muaj më vonë na tha se ajo datë anullohet, por nuk na komunikoi një datë të re, siç e kërkon Kushtetuta e vendit. Prodhoi një dekret-shterp. Më pas, megjithëse dy partitë më të mëdha thanë “Jo”, vendosi me partinë e tij se shqiptarët duhet t’i zgjidhnin krerët e pushtetit vendor më 13 tetor. Kurse tani, ashtu si pa u ndjerë, na thotë nga Xhafzotaj i Durrësit se është gati ta negociojë datën e mësipërme me Ramën dhe Bashën.

Akrobacitë e Ilir Metës në muajt e fundit, shkojnë në përpjestim të drejtë me ethet opozitare të djegies së mandateve, protestave, molotovit dhe bojkotit të zgjedhjeve. Këto dy sjellje, njëra brenda mureve të Presidencës, tjetra në dyert e Kryeministrisë dhe Parlamentit, i bashkon e njëjta axhendë, të njëjtat interesa dhe i njëjti armik – Edi Rama.

Pasi nuk tha asnjë fjalë gjatë muajve kur opozita sulmonte zgjedhjet e dekretuara prej tij, Presidenti e ndau më në fund mendjen të shtynte 30 qershorin, pa dhënë asnjë datë alternative. Siç ja kërkon në mënyrë taksative Kushtetuta, me të cilën Meta ka luajtur ping-pong më shumë se një herë në vitin e fundit. “Vetëm Gjykata Kushtetuese i gjykon veprimet e mia”, ky ka qenë refreni i Ilir Metës, në të cilin nuk fshihet asfare dëshira për të abuzuar me ligjin, “sa kohë s’ka arbitër në fushë”!

Oferta e fundit e Ilir Metës për të negociuar 13 tetorin, vjen pasi ai ka hedhur në erë sinoret e tij institucionale, është sherrosur me maxhorancën, ka sulmuar e tallur ndërkombëtarët dhe e ka kthyer postin e lartë që mban në një çerdhe batutash e banalitetesh që i gjejmë përditë në rrjetet sociale. Një Edi Ramë i sajuar keq, do të thoshte një vrojtues i çfarëdoshëm i politikës shqiptare.

Presidenti nuk mund të kontrabandojë data zgjedhjesh pa pyetur askënd. Aq më tepër kur është në zgrip me Kushtetutën dhe kur të gjitha palët i ka kundër. Dekreti i 13 tetorit ishte i padakordësuar me askënd dhe kjo sot është e qartë. Nëse Lulzim Basha është i gatshëm që për interesa të çastit të kapet pas fijes së flokut vetëm që t’i shpëtojë gafës së rradhës, pjesa tjetër e shoqërisë shqiptare s’ka pse shkon pas aventurash.

Hyrja graduale në zyrë e bashkiakëve të rinj e bën sa qesharake, aq edhe të pavlerë vijimin e retorikës së 13 tetorit, apo edhe të një date tjetër të negociuar. Kush do të jetë i gatshëm të nxjerrë nga zyra pas katër muajsh, ata që sapo morën në dorë mandatin e ri?! Qoftë edhe me votime të shëmtuara njëpartiake?!

Ashtu si opozita, kreu i shtetit po vuan sot kokëfortësinë e mosnegociimit me qeverfinë dhe ndërkombëtarët, gjatë pesë muajve të krizës së mandateve. Përkundër shqetësimit fals që lidhet me hapjen e negociatave me BE, Meta ka rastin të kuptojë se në çfarë pozite e vendosën atë vetë negociatat e munguara me maxhorancën dhe ndërkombëtarët.

Kësisoj, edhe kur propozon një datë tjetër brenda tetorit, ai bën sikur ende s’e ka kuptuar që reforma në drejtësi, ose Ramaforma siç e quan vetë, ishte faktori bazë që imponoi mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe mosrënien e qeverisë Rama. Dhe në tetor do të jetë sërish shumë herët për të trazuar ujrat, pasi reforma nuk do të ketë përfunduar ende. Sa për qeverinë, ata që e mbajtën në këmbë në verë, do ta bëjnë këtë sërish në vjeshtë!

Pesë muaj krizë politike e futën në kaos total politik dhe mental opozitën dhe presidentin. Duke i futur kështu në një sezon vere kur nuk dinë sesi t’i shtyjnë ditët e pushimeve, por edhe më keq akoma, kur nuk dinë nga t’ja nisin në shtator. Akrobacitë me datën e vdekur të zgjedhjeve lokale janë një dëshmi i këtij konfuzioni, nga i cili duhet kohë të dilet. Shihni Metën dhe Bashën!(Javanews)

7 komente në “Atë që s’e zgjidhi dot në Tiranë, s’mund ta zgjidhë në Xhafzotaj!”

  1. Opinionisti i paanshëm. says:

    Njeri pa “bosht”…. pazarxhi….njei me shumë fytyra, nuk ja “nxë” as pasqyra…..

  2. Alban says:

    Replike e detyruar me fakte te gjalla

    KUR KRYEVRASESIT E SHTETIT TE SE DREJTES BEJNE KRYGJYKATESIN SUPREM!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork.

    Edhe lopet e Cepanit edhe gomaret e Vicidolit e dine se Sali Berisha dhe Ilir Meta jane krye- kryevrasesit e ligjit e drejtesise ne Shqiperi.
    Ka prova, deshmi, dokumente pa fund qe e deshmojne kete masaker politiko- juridike te dy Krye- Kapove te “ Bandes se Ganfstereve” dhe te ” Kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” te ligjit duke komanduar e kontrolluar ligjin nepermjet kamikazeve e dhe mercenareve te tyre ne cdo hallke jetike e ne cdo qelize kyce te drejtesise dhe te shtetit shqiptar edhe me keq se Luigji i 14-te i Frances “ Ligji jam une”
    Krejt Gjykata Kushtetuese dhe vete Kryetari Bashkim Dedja, me nje perjashtim, e tere Gjykata e Larte me kryetarin Xhezair Zagarnjorin e Salehut, shumica dermuese e Prokurorise se Pergjithshme me kryeprokuhorin 50:50 perqind gjysmagjelin e Saleh Stanifazlic Gerdec Otrantos… dhe Like Bllok Flori Lalezit, Adriatik Falsifikator Hajdut Palles … u kapen mat nga Reforma be Drejtesi dhe Vetingu me korrupsion multimilionesh ne Euro…
    E presihori Ilir Meta merr guximin dhe ka pafytyresine te na beje Akademi-shtangistin, Profesoro-peshengritesin e ligjit dhe te drejtesise, te diplomacise, politikes boterore, ka idiotizmin me brire te na beje edhe kryeprokurorin edhe kryegjykatesin suprem te drejtesise shqiptare njesoj e me nje ze si Saleh Ramollah Ajatollah Millloshevic Putaninin!?
    Eshte aq cinik, aq i trashe, aq hajvan sa per rrenimin, degjenerimin, kalbezimin total te shtetit te se drejtes ne Shqiperi te akuzoje ne nje intervista me gazeten greke “ Kathimerini” Kryeministrin e Shqiperise Z. Edi Rama.
    Nje palo interviste fund e krye shqiptaret kunder shqiptareve !
    Kam vetem nje pyetje per kete President turpi i Shqiperise Ilir Meten:
    – Cilin prej ketyre krye e banditeve dhe gangstereve te drejtesise dhe ligjzbatimit shqiptar ka emeruar Edvin Kristaq Rama e jo Saleh Karaxhici, kapterri i tij Bujar Nishani dhe ti personalisht !?
    Me thuaj emrin e vetem njerit prej tyre dhe kerkoj falje per shpifje, mashtrim, dizinformim, fake news qe i keni kthyer ne topa te ndryshkur te Perandorise se Djallit Putanin per te rrenuar popullin dhe shtetin shqiptar, per te minuar rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian !?
    A nuk e kupton se je coroditur aq shume menderisht, ke lajthitur aq rende ti dhe Banda e Gangstereve te Berishes sa nuk di cfare thua e cfare ben!?
    A nuk e ndjen se me orvajtjet tuaja te deshperuara per ti nxjerre syte Edi Rames dhe qeverise se tij te zgjedhur ne menyre demokratike te tij ne fakt e ke qorruar veten tende dhe krejt Mafian e seres suaj!?
    A konsultohesh me keshilltaret tu politike e juridike para se te marrish vendime e para se te japesh deklarata publike para e me shtypin e huaj !?
    A nuk te kane keshilluar ata se cdo dite e me shume me veprimet dhe deklaratat tuaja vetakuzuese e vetdemaksuese, kodra mbas bregut, , je duke i shtuar malit jo sa Jezerca por sa Everesti te krimeve te renda dhe shkeljeve tuaja antikushtetuese !?
    Edhe ne njerin edhe ne tjetrin rast je duke e marre veten ne qafe cdo dite e me shume !
    Si autori intelektual i zgjedhjes tende si kryeminister i Shqiperise duke te “dhene 30 per qind te votave” ne Veren e vitit 2000, sipas Fatos Nanos, ne Komitetin Drejtues te PSSH- se me dy artilujt e mi “ Enough it’s enough” tek “ Koha Jone” kur ishte “ Koha Jone” e Nikolle Lesit dhe jo “Koha Jone” e Nikolle Lehesit sot.
    Nuk e di se cfare mund te kete sajuar atehere Lesi, por garantoj lexuesit se nuk kam pasur asnje komunikim telefonik a kibernitik me te e askend tjeter brenda as jashte Shqiperise me perjashtim te shokut e mikut tim me te mire Agim Nezes mendjendritur, drite i paste emri dhe shpirti ne Parajse, qe sapo e ka lexuar me thote “dergoje kete perle… tek “Koha Jone “ e Lesit”. Kaq!
    I zhgenjyer cdo dite e me shume prej teje dhe theqafjes tende 10 vjecare nga keq ne keq e me keq nuk me mbetet gje tjeter vec tía marr kenges:
    Like Saleh i nenes
    Ke te qaj me pare?
    Keta Ajatollah Khomeine
    Apo keta serial vrastare
    Keta kryehajna me cizme
    A kryekusare ?
    Cka i dine shqiptaret?
    Lope qe vec hane bare!
    Sa gabohen keta poligomare
    SPAK dhe BKH
    Ne pranga kur ti marre
    Vesh mire do ta marrin
    Se vetes i ben varre
    Se nga Drejtesi Ligji
    S’ shpetoi as Luigji !
    Jo me te shpetoje
    Ilir Flori Saliqi !
    Se shteti i drejtesise
    Zemren e ka prej Ligji!

  3. tomorraku says:

    “Mbreti Lakuriq”Ky eshte presidenti i zgjedhur nga ” shumica “parlamentare ,por qe pasojat e kesaj zgjedhje te pamenduar po i vuajme te gjithe~

  4. Lsi says:

    Bastard…berishjan….koke e lare me shurre e mut

  5. BRSS says:

    SHKO RRUAJA NJEHER EDIT PASTAJ VENDOS PER ZGJEDHJET O BIR PUTANE

  6. Ilir says:

    Minxhozi,
    Mjaftueshem per kocken e raches nga Rama.

  7. boston says:

    President po tregohesh shume trim, pa provoje te dalesh para komisjonit te vetingut te japesh llogari per pasurite si do te perballohesh ballafaqimin a do tregohesh trim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje