EUROPA LEAGUE: Teuta fiton, por eleminohet nga Ventspils

18 Korrik 2019, 19:10Sport TEMA

Teuta ka arritur të fitojë ndeshjen në “Niko Dovana” përballë letonezëve të Ventspils me rezultatin e ngushtë 1-0, duke i dhënë fund në këtë mënyrë aventurës Europiane.

Të besuarit e Shkënmbit, kanë qenë kërkues të golit dhe kanë dominuar takimin, megjithatë portieri i Ventspils ishte në një ditë të mirë, duke evituar disa herë rrezikun.

Për të kaluar skuadrën e tij në avantazh, ka menduar Kallaku i cili pasi bëri lëmsh mbrojtjen mike, arriti të gjente golin e avantazhit.

Humbja me rezultatin 3-0 në ndeshjen e parë, ka bërë që Teuta ta mbyllë këtu aventurën në Ligën e Europës, me Ventspils që eliminon një skuadër shqiptare për vitin e dytë radhazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje