Kodi Penal, tërhiqet amendamenti që penalizon udhëtimin në SHBA dhe BE

18 Korrik 2019, 14:02Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se amendamenti që sanksionon penalizim për të vajtur në vendet e SHBA dhe BE, do të tërhiqet nga votimi i sotëm.

“Në respekt edhe me deputetët e opzoitës, kemi menduar që ky amendament të mos diskutohet sot. 

Se ndoshta nuk është vetëm burgu që i bën njerëzit t’i thërrasin mendjen. 

Ky do të tërhiqet, kemi ligje të tjera që kanë rregulluar këtë politikë, sepse dhunën zgjedhore nuk e bëjnë njerëzit e thjeshtë e bëjnë politikanë të dështuar, e për ata politikanë të dështuar ne kemi ligjin për dekriminalizimin.

 Kush dënohet për krim zgjedhor, nuk kandidohet më, kush bën krime elektorale nuk mund të jetë më i zgjedhur nga populli.

“Sot pas një konsultimi shumë produktiv me ju kemi arritur në këtë pikë. Shtatori po vjen, sic na takon të mbajmë fjalë hapëse, na pret një punë shumë intensive për ndryshime në kodin zgjedhor”, tha Balla.

1 komente në “Kodi Penal, tërhiqet amendamenti që penalizon udhëtimin në SHBA dhe BE”

  1. e verteta says:

    Cfare jane keta klloune politike, jo e lagu jo nuk e lagu, pa pike serioziteti. Cfare peshtyjne sot e lepijne neser. Po humbin tere kredibilitetin….

    O fole dhe e mba o mbylle dhe e ha…!
    Gezuar baftjar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje