President, kur do e kuptosh që fati yt tani nuk është më në duart e Ramës!

18 Korrik 2019, 20:25Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Ilir Meta po del në skenë si një njeri i vetmuar që gënjen dhe vuan nga gënjeshtra që shpik vetë. Dhe po kërkon të trembë Ramën, ashtu siç bëri në vitin 2013.

Meta shkon tek Erdogani, kur ky merr raketa ruse kundër konceptit politik amerikan. Erdogani therret Ramën, se e mendon këtë si një kryeministër oriental dhe absolut, siç është ai vetë.

Kurse Meta ka shpresë që të mos shkarkohet dhe të ndërpritet hetimi.

Hetimi i Ilir Metës është domosdoshmëri për shtetin shqiptar. Por dhe për historinë politike të vetë shoqërisë shqiptare; sepse kjo nuk mund t’ia lejojë më vetes që të zgjedhë në krye të shtetit njerëz pa asnjë vlerë dhe me opinion të përgjithshëm shoqëror si individë të korruptuar.

Vetëm fakti i akuzës së rregjistrimit dhe denoncimit nga ministri i tij, nuk mund ta lejonte Ilir Metën të ishte president i Republikes se Shqiperise.

Po Rama, si e lejoi?

Është një turp historik për mazhorancën aktuale dhe për vetë Partinë Socialiste që nxori president dhe dhunoi shqiptarët me njeriun që bëri 11 janarin. (!)

Sigurisht ky ka qenë një akt dobësie në intelekt i politikës Rama.

Pasioni Rama për të qenë kryeministër i Shqipërisë me çdo mjet, polli krijesën Meta.

Rama, një i trembur pasionant, u dominua nga pasioni i tij dhe shtysa e ca hajdutëve që kish pranë vetes “si ekspertë” dhe që në vitin 2013 i paguante Meta. Meta, me këta, e përpunoi kryeministrin e ardhëshëm, dhe iu fut në koalicion, ku sërish, me punëtorët e paguar prej tij, i mori mbi 12 deputetë që duhej të ishin të Partisë Socialiste; dhe me këta i mori të gjithë pushtetin ekonomik.

Me katër ministritë kryesore që drejtoi Meta në vitet 2013-2017, mendohet se janë grabitur mbi 400 milionë euro.

Kjo ka qenë loja e tij; por edhe naiviteti politik joprofesional i Edi Ramës, i cili i dha vrasësit të 11 janarit një pushtet abuziv; pasi ra kokë e këmbë në kurthin e Metës dhe “ekspertëve” që paguheshin nga Meta. Më kryesorin e tyre, më pas ia akuzuan amerikanët si të lidhur kokë e këmbë me Rusinë.

Gjithsesi, Rama as që e kishte ditur se ç’janë zgjedhjet dhe as si fitohen ato. Tani, pas fitores së 2017-ës, ai ka mësuar diçka.

Kurse në lidhje me Metën, Ramës tani i ka ardhur rasti t’i tregojë politikës së lartë perëndimorë se do ta respektojë deri në fund konceptin perëndimor për shtetin ligjor.

Kurse Meta do të vijojë të ashpërsojë gjuhën, të gënjejë dhe të mundohet te trembë Ramën, por ka shpresë edhe te Erdogani.

Po mirë, ky Meta nuk e di që Rama nuk ka rrugë tjetër veç hetimit dhe shkarkimit të Metës!

Nuk e ka mësuar ende Meta që Rama nuk ka më gjë në dorë për çështjen Meta?

Ende nuk po e kupton ky Meta që politika amerikane, me gjithë presidentin amerikan, edhe pse janë të angazhuar për çështjen e Koresë së veriut, nuk heqin dorë pa e çuar deri në fund procesin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri?

Dhe në fund: vërtet mendojnë Meta dhe Erdogani që Rama mund të dalë kundër politikës amerikane!!!

24 komente në “President, kur do e kuptosh që fati yt tani nuk është më në duart e Ramës!”

  1. h says:

    Meta është një provincial i rëndomtë mediokër dhe injorant nga iluminizmi kulturor.
    Si i tillë shpreson tek mrekullia e çastit të fundit ku sipas dëshirës së tij,
    Amerikaner të ndryshojnë qëndrim,ti kërkojnë falje dhe pastaj ai bashkëpunon me ata.
    Ka ngatërruar gjigantin e demokracisë,me nanot e periferisë osmane si berisha,gabelja,basha.
    Nuk shpëton dot gjënë e vjedhur që e dinë të gjithë ku dhe kush i ka.

    1. Fonci says:

      Meta eshte nje gojore e berishes. Rama te mbledhe parlamentin dhe te aprovoje qe nje comisión amerikano-europian te vendose instituciones ligjvenese me gjithe personelin e duhur qofshin shqipo qofshin te huaj.

      1. Raimond vlonjati says:

        Ngjela duhet studjuar nga Shkencetaret e Psikologjise,,
        sepse
        Ngjela eshte rasti I vecante ne Bote, qe ne moshe kaq madhore dhe arsyeton si kalama bythe

    2. Abdullayqerremi says:

      Baba Taku avukati do coje ne burg Ilir Meten me SPAK e malokeve dhe skrapallinjve.

  2. E sakte…
    Hera e pare qe me pelqen dhe bashke me meten duhet te hetohet edhe rama qe e beri keye president me ate intelekt aq te ulet dhe me e keqa deklaroi se rshte presidenti me i mire!!!!
    Keta jane si familje daun….

  3. Eri says:

    Likja s’ka ci ben gomarit e i bie samarit.Rama ka hallin e vet po ky Likja paska qene teveqel dhe budalla te dyja bashke i ziu.

  4. SPARTAK NGJELA PRESIDENT says:

    Super TAKU ! Je FANTASTIK dhe FENOMENAL ZOTI AVOKAT NGJELA !!! MOS u Ndal Avokat NGJELA ! ! BJERU BANDITÉVE , KUSARËVE dhe KRYEHAJDUTËVE tê POLITIKÊS KARAPUTANÉ 29 Vjeçare!!! RROFTË SPARTAK NGJELA

    1. Niko Shpiragu says:

      Brilant mister Ngjela. Sa larg, mijra vite drite me nje idiot, a peace of sheet si Ilir Meta. Pershendetje nga larg i nderuari Ngjela.

  5. lesh e li says:

    Hajduti po luan guret per ti shpetuar burgut. Ky zagar perfundon ne burg. Drejtesia e re dhe specialistet e huaj nuk e falin. Eshte e sigurt. Meta s’mund te vleje me shume se Shqiperia. Nuk ka rruge shpetimi.

  6. Th. Gjika says:

    Shumica e presidentëve, kryeministrave, ministrave dhe deputetëve të pas vitit 1992 i kanë përkitur tufës që krijoi PPSH-ja me emrin “Njeriu i ri i socializmit”, pra kanë qenë tipa nga brumi i “çjeriut” si i quajti I. Kadareja te romani “Koncert në fund të dimrit”. Shqipëria ndreqet kollaj: Pas reformës në Drejtësi dhe Vetingut të vijnë në pushtet burra si Spartak Ngjela e Visar Zhiti, të rrethuar nga kuadro të formuar në botën euro-atlantike.

  7. Virusi says:

    Erdogani do shpetojne Meten? E pamundur.

  8. Lik says:

    Version I besueshem.Vetem denimi I te gjithe ketyre hajduteve majtas dhe djathtas (tradhetare te kombit) mund ta nxjerre Shqiperine nga bataku I llahtarshem ku ndodhet.
    Rrofte REFORMA E DREJETESISE! Faleminderit Amerike

  9. boston says:

    E sakte avokat.

  10. Dani says:

    Foli ky plehra e numrave romake? Ky eshte individ i peshtire.

  11. Emigranti says:

    Meta Po me ngjan me ate gomarin qe kur po e hante ujku thosh ishalla jam ne ender.

  12. Arqilea says:

    Thote edhe ky ndonjehere fjale te vertetà….

  13. Malo says:

    Perseri Politiken mos e besoni,edhe Pse lexojme dicka sikur do te ndodhi.

  14. Petrit HAJDUT ,KUSAR Vasili i LSi HAJDUTÉRISÉ says:

    Si perhere Analize e Qarte dhe e Sakte e Spartak Ngjeles ! Spartak Ngjela je i Shkelqyer

  15. bosi1 says:

    nje korrigjim: 21 janari eshte data e sakte e vrasjes se 4 protestuesve dhe jo 11 janari.

  16. FLUTURA says:

    Mendja e Metes nuk ka fuqi te patroje shpirtin e tij…

  17. Agimi Diber says:

    Fshatari injorant Ilir Meta eshte sic i thone fjales popullire qe fshatari kur zbret ne zonat e qyteteruar gapet si vaj ne lakra.Ky u hap duke i dhebe detyra te rendesishme si dhe duke u shoqeruar me korrupsion te gjalle duke fillyar nfa vjedhja e florit te jerrabes,guroret qe vrau disa punetor,korruopsion me vidjo te pyblikuara,ndertime pallatesh dhe lidhje me bandat kriminale me te rrexikshme te vendit e deri tej prostutucioni duke shitur femra. Al vaj qe u derdh ne laker tregon se ishte laker ruse dhe kerkon ndihme nga ruset e serbet qe te grumbullojne vajin e derdhur,por tani eshte veshtire se babloku SHBA dhe BE e kane marre ne dore kete doshe lakrash dhe nuk do ta leshojne se kjo dosje eshte me mijra daqe qe do ta gruposin Ilir fshatarin familjarisht aqe thelle se veshtire qe te ngreje me koken. Mbas burgut Ulir fshatari ka per te perfunduar si ish kryeministri ne kohen e zogur qe pastront banjot popullire te Elbasanit megjithese ky ishte njeri i zgjuar por Enveri i mori shpirtin ketij njeri qe mesa mvaje mens e quanin Ibrahim. Keshtu i beje thirrje SHBA DHE BE te mos dorezohen duke filluar nga fshatari Ilir e vazhdim tek sali serbi cjap plak dhe lulzim rusi qe pi kerkojne te largojnw ameriken dhe BE.

  18. Nevila says:

    Taku je Fantastik dhe i paarritshëm !! Bjeru pa mëshirë gjithë HAJDUTËVE ZOTI NGJELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje