Vllaznia prezanton trajnerin maqedonas Mirsad Jonuz

19 Korrik 2019, 14:17Sport TEMA

Mirsad Jonuz është trajneri ri i Vllaznise.

Jonuz është prezantuar ditën e sotme në zyrat e klubit shkodran duke zëvendësuar në këtë detyrë Agim Canaj.

Trajneri maqedonas gjatë karrierës së tij në drejtim ka punuar me disa ekipe duke filluar nga ai i Rabotniçkit, për të vazhduar me Pobeda Prilep, para se të merrte drejtimin e kombëtares U21 të Maqedonisë të cilën do ta drejtonte nga vitet 2003-2009.

Në këtë vit i është besuar drejtimi i ekipit të parë të kombëtares së vendit fqinj.

Në krye të kombëtares maqedonase ka qëndruar për dy vite duke e drejtuar në 30 ndeshje.

Pas kësaj, ka punuar në krye të ekipit qipriot Nea Salamis. Ka provuar të jetë edhe drejtor teknik tek FC Horizont Turnovo në vendin e tij ndërsa në sezonin e kaluar ka qenë trajner i ekipit FC Aiginiakos në Greqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje