Dorëheqja e Haradinajt, reagon DASH: Respektoi Prokurorinë, e përgëzojmë për gjestin

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë të shkurtër për Zërin e Amerikës lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë respektimin nga ana e tij të thirrjes për t’u paraqitur para Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Dhomave të Posaçme për Kosovën”, thuhet në deklaratë.

Haradinaj paraqiti të premten dorëheqjen e pakthyeshme nga posti.

Në një vendim të papritur, ai tha se arsyeja për dorëheqjen është “ftesa për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”.

Dhomat e Posaçme, apo siç njihen në Kosovë, Gjykata e Posaçme me seli në Hagë, u themelua me vendim të parlamentit të Kosovës.

Në të punojnë prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë që trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte dhe të pasluftës.

Prokuroria e Posaçme nuk pranoi të jap ndonjë hollësi rreth marrjes në pyetje të Haradinajt që pritet të ndodhë nga mesi i javës së ardhshme.

Dorëheqja e Haradinaj ndodhi në një periudhë të shtimit të trysnisë ndaj tij për të hequr tarifat ndaj mallrave serbe me të cilat Beogradi vazhdon të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve me Kosovën.

Ai u shpreh i bindur se pas dorëheqjes së tij vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Në favor të tyre u shpreh edhe Nisma Socialdemokrate, që është pjesë e koalicionit qeverisës si dhe opozita që hodhi poshtë cdo mundësi të krijimit të ndonjë qeverie të re apo qeverie teknike.

Vendimi tani i mbetet presidentit Hashim Thaçi, i cili duhet të këshillohet me forcat politike në vend.

Kjo dorëheqje ndërkohë mund të zvarrisë edhe më tej përpjekjet për ripërtëritjen e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *