Edhe unë do jem atë ditë në Hagë për Ramushin por jo për kryeministrin e Kosovës, ajo është sërish e varfër, e izuluar, e braktisur, e korruptuar, e mashtruar dhe e paintegruar

20 Korrik 2019, 15:58Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Unë kam vendosur të udhëtoj drejt Gjykatës së Hagës, për ta mbështetur për herë të tretë Ramush Haradinajn. Dhjetra miq nga diaspora do më shoqërojnë në këtë rrugëtim.

Kam qenë i vetmi politikan nga Tirana që kam udhëtuar dy herët e para kur është arrestuar nga gjykatat speciale, por jam dhe i vetmi politikan që nuk e takoja Ramush Hardinajn kur ai merrte karrigen e kryeministrit.

Sërish do jem atje në dyert e gjykatës së Hagës, por jo më pas në dyert e Kryeministrisë së Prishtinës nëse ai ri-kthehet në detyrë.

Ramushi është historia e lavdishme e krijimit të shtetit të dytë shqiptar dhe për atë duhet mitizuar në piedestal por jo për aftësitë apo paaftësitë për të qeverisur shtetin e ri.

Kosova është sërish e varfër, sërish e izuluar, sërish e braktisur, sërish e korruptuar, sërish e mashtruar, sërish e paintegruar.

Kosova është thjesht e pavarur, dhe kjo është e vetmja pjesë që ne duhet krenohemi me Ramushin dhe Kosovën.

Asgjë më shumë, por në këtë moment duhet jemi patriot dhe të mbështesim liderin e luftës çlirimtare të Shqipërisë Veriut dhe jo kryeministrin e Kosovës. Ka kohë më vonë për kritika.
Ramush Haradinaj nuk është vetëm…

Ejani dhe bashkohuni kauzës rreth mikut tonë kuqezi, rreth shqiptarit të madh, rreth Gjergj Kastriotit të ri.

Unë do i bashkohem në Hagë, Ramushit dhe vëllezërve të tij trima. Miku duhet në ditë të vështira dhe jo kur i ka hipur kalit.

Shqipërinë e dua se jam shqipëtar. Kosovën pak më shumë se jam kosovar! ?

12 komente në “Edhe unë do jem atë ditë në Hagë për Ramushin por jo për kryeministrin e Kosovës, ajo është sërish e varfër, e izuluar, e braktisur, e korruptuar, e mashtruar dhe e paintegruar”

  1. Sali kerma says:

    Se mos shkon per ndonje spiunllik ne favor te sponsorit tend o shqipe?!

    1. Flm says:

      Parad hipokrisie….. besoni apo jo ne institucuonet dhe drejtesin e EU ???
      Perse nuk heshtni dhe te lini drejtesin e pa cenueshme Europiane te veproj.
      ###
      Ketu nuk dini se c’ka bere femija tuaj dje, si jeni te sigurt c’far ka bere Ramushi (gabinisht ose Jo) perpara 20 vitesh.

      1. Raimond vlonjati says:

        Sa I papare eshte ky brilantina –Te keput me keto lol

      2. Alban says:

        Greqofilos, Ramushi ka vajtur 2 here ne Hage dhe si kane gjetur gje. Keshtu qe na i kurse keto traplliqet e tua te zakonshme prej vemje te peshtire.

  2. O tursun spahi,mer edhe saliun e jepi dylbit te shikoj brigjet greke,mer edhe ish pres Topi mos beni ndonje pazar gjyqtaresh.
    Por mbi te gjitha mer lulin si deshmitar se dicka di ai qe i ka ber dosjen kur punonte per umnikun apo perkthyes tek shtepia e verdhe…..
    Te gjithe mashtruset hajdutet e kriminelet kur ja do puna behen patriote duke ber shqiponjen si likefloriri,kendojne hymnin me ze te cjere si luli kur i japin urdher mjaft me molotov, e mynika kur gjun me cizme 1000 euro….

  3. Arifi says:

    Ju nuk keni as turp as nder as cip!! Ju vemje qe beni sikur ju dhimbset Ramushi.. nuk ka nevoj Ramushi per ju! Me ate mikun qe rrije te cadra ke folur?? Ai e ka ber dosjen dhe rri si i dhjer tani nuk ka kurajon te shkruaj 2 rreshta.. njelloj jeni ju te gjith.! Dhe me e bukura esht se ata qe e kane penguat luften po bejn si patriot. I dini budallenj njerzit???

  4. E verteta says:

    Na ishte dikur Ramushi qe duhet levduar!
    Eshte tani Ramushi po per cfare ta levdojme?
    Per vllazerine me floririn e Mones, per besnikerine ndaj Berishes qe furnizonte tanket e Milloshit qe villnin zjarr mbi njerezit e shkrete, mbi UCK, mbi Adem Jasharin …ja me thoni juve perse.

  5. Bona Korcari says:

    Deliri i ketij lloj vemjeje ka arritur kulmin. Qe ne shkolle i tille ka qene, mashtrues i lindur. Kur e quan veten dhe ky polotikan, kupton se mania e deliri i tij jane rritur aq sa per ta bere qesharak. Mos paguan njeri t’ia shkruaje keto palo artikujsh qe nuk duhet tia botojne se i mxorri bojen vetes. Ketij eshte e detyrueshme ti behet veting dhe ti llogaritet cdo qindarke qe ka fituar ne menyre te ligjshme dhe diferenca qe duhet ti kaloje 100 here ato te ligjshmet ti merren e ti kerkohet llogari apo te hetohet si i ka bere.

  6. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Pse, politikan je ti Kreshnik ?! Mua më kanë thënë se lan pjata në një restorant, diku në Evropë…

  7. Zagali says:

    Ramushin e respektoi per kete veprim,por do t’a respektoja me shume sikur ai te mos ishte mik me Sali Berishen.Per kete miqesi me kryekriminelin Sali,e urrej.

  8. mik says:

    Nuk e ka kush problem se dikush nuk po e perkrah zotin Hajradinaj. Nuk i han kujt per kete. Historija na ka mesu tashma rreth gjakut te shprishur nder Shqiptare. ADN-ja percillet nga baballaret tek femijet, perndryshe nuk do ishim ketu ku jemi.

  9. meço says:

    Më të kursyer në epitete.Unë e dì që kemi një Skenderbè.Z.Haradinaj,duke u paraqitur në gjykatë,po kryen një detyrim dhe jo ndonjë “heroizëm”.Këte,ai dhe shumë të tjerë,e treguan gjatë luftës.Nga Kreshniku,në fakt,kemi simbolin e”shqipes”.Por megjithate,ai ngelet ca
    TEL I PERDREDHUR.HERË ME NJERIN,HERË ME TJETRIN.TIP “AMBIG”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje