Inter prezanton ofertë qesharake për Lukakun, Man. United e refuzon direkt!

20 Korrik 2019, 18:48Sport TEMA

Inter dhe Manchester United janë takuar në Singapor, ku u ndeshen për International Champions Cup, por temë e nxehtë diskutimi ka qenë e ardhmja e Romelu Lukaku.

Ishte përfolur se klubi zikaltër do të paraqitej tek United me një ofertë 83 milionë euro, 67 milionë euro kesh dhe 16 të tjera në formë bonusesh, por “Sky Sports” në versionin anglez ka zbuluar se nga takimi i palëve drejtuesit e Interit kanë ofruar 60 milionë euro për sulmuesin belg, ofertë që është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e “Djajve të Kuq”.

Zhvillime të reja priten nga Singapori, atje ku Inter duhet të gjejë me patjetër një sulmues për Conten, i cili do të zhvillojë një takim urgjent me drejtuesit ditën e hënë, ku do iu kërkojë llogari për premtimet që i janë bërë dhe mungesa e sulmuesve që është problemi i tij kryesor.

1 komente në “Inter prezanton ofertë qesharake për Lukakun, Man. United e refuzon direkt!”

  1. Bambi says:

    Po Lukaku eshte si gjyshja ime. Do 10 raste para portes per te bere nje gol. Kale i ngordhur. Edhe 60 shume i ka. Do u ngelet ne dore MU dhe s’do dine c’te bejne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje