Hysaj pranon sfidën më të madhe dhe ndryshon merkaton, vendos për të ardhmen

21 Korrik 2019, 15:04Sport TEMA

Telenovela Hysaj duket se po shkon drejt fundit, duke qenë se për të kanë rënë shumë pista dhe në garë kanë mbetur vetëm Roma dhe Totenhemi.

Mesa duket, asnjëra nga këto skuadra nuk është në preferencat e Hysajt dhe mbrojtësi shkodran po pranon një sfidë të madhe.

“Corriere dello Sport” raporton se mbrojtësi shkodran po mendon të qëndrojë te Napoli të paktën edhe një sezon dhe të shfrytëzojë mundësinë që ka për të luajtur në Ligën e Kampionëve, mundësi të cilën Roma nuk ia jep.

Natyrisht, një vendim i tillë do të ishte jo pak i vështirë për të dyja palët, pasi pak kohë më parë ishte Hysaj ai që u shpreh se koha e tij te Napoli ka përfunduar.

Nëse Hysaj vendos përfundimisht të qëndrojë, ai duhet të fitojë balotazhin për mbrojtjen duke qenë se në pozicionin e tij luan Malkuit dhe së fundmi është afruar edhe Di Lorenzo nga Empoli.

Vështirësitë për aktivizimin e Hysajt janë shtuar megjithatë, ai është i bindur se mund t’ia dalë.

2 komente në “Hysaj pranon sfidën më të madhe dhe ndryshon merkaton, vendos për të ardhmen”

  1. Adi says:

    Ky asnjehere nuk ka qene futbollist
    Nuk e di se e mbane Napoli kete rrakitik qe nuk di as me ece.

  2. Sporti says:

    Mos e fryni kot eshte lojtar mesatar nuk e shifni qe asnje nuk e blen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje