Zidane "e largoi" nga Reali, agjenti i Gareth Bale: Je një turp!

21 Korrik 2019, 19:14Sport TEMA

Vendimi i Zinedine Zidane, ku i kërkonte Gareth Bale që të largohej sa më shpejt nga Reali i Madridit ka acaruar së tepërmi gjendjen te Reali i Madridit.

Është vetë agjenti i uellsianit, Jonathan Barnett ai që i ka hedhur akoma dhe më shumë benzinë zjarrit, duke pohuar se Zizu është një turp.

Zidane është një turp. Ai nuk tregon respekt për një lojtar që ka bërë kaq shumë për Realin e Madridit.

 Ne jemi duke punuar për të firmosur me një skuadër tjetër“, tha Barnett për “AFP”.

Bale ndodhet në Madrid prej verës së vitit 2013, ku me 78 golat e tij ka ndihmuar Realin të fitojë gjithçka.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2022 me spanjollët dhe ka disa alternativa për të ardhmen, Premier League, kampionatin Kinez dhe atë francez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje