FOTOT/ Del ne dritë blloku i banimit në zonën e “Frigoriferit” në Tiranë, shikoni transformimin që ka pësuar

22 Korrik 2019, 12:50Sociale TEMA
FOTOT/ Del ne dritë blloku i banimit në zonën e

Blloku i banimit në zonën e “Frigoriferit” në lagjen “Besa” në kryeqytet është rehabilituar plotësisht. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, banorët e kësaj zone kanë tashmë edhe infrastrukturën e duhur për të pasur një jetë dinjitoze në kryeqytet.

Në këtë bllok banimi janë ndërtuar rrugët lidhëse, si dhe është kryer sistemimi i kanalizimeve të ujërave të zeza.

Sakaq, pas punimeve nëntokësore dhe ndërtimit të trotuareve, radha i ka ardhur edhe asfaltit e ndriçimit.

Ajo çka bie në sy në gjithë zonën e “Frigoriferit” është edhe sistemi i murëve rrethuese të banesave, të cilët janë zëvendësuar me mure dhe kangjella dekorativë, të cilat përmirësojnë anën estetike dhe rrisin vlerën e pronës.

Investime të tilla do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera të kryeqytetit, në mënyrë që asfalti dhe shërbimet e Bashkisë së Tiranës të merren nga çdo qytetar.

2 komente në “FOTOT/ Del ne dritë blloku i banimit në zonën e “Frigoriferit” në Tiranë, shikoni transformimin që ka pësuar”

  1. Erdi says:

    Po beni autostrada ore mjerane. Mos na mashtroni me 10 m asfalt te hedhura mbi rruge. Se nuk na mashtroni dot.

  2. Kol says:

    Shum mire rrug kudo , por nje gje nuk kuptoj .pse 2 trotuare dhe jo nje piste te gjere per bicikleta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje