“Ndiq paratë”,Balla: Lulzim Basha objekt i një hetimi korruptiv skandaloz

23 Korrik 2019, 14:50Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për aksionin e fundit opozitar “Ndiq paratë”.

Balla tha se këtë aksion po e udhëheq Lulzim Basha, që është objekt i një hetimi skandaloz për financim të PD nga ana e oligarkëve rusë.

Në Shqipëri nuk ka krizë politike. Mirëpo ka krizë të një partie politike. Opozita nuk është monopol i askujt. Por kjo opozitë nuk flet për hallet e popullit. 

Dëgjova dje që Basha kishte marrë nismën “Ndiq paratë”, ndërsa Lulzim Basha është subjekt i një hetimi për FBI, për Prokurorinë shqiptare i një prej skandaleve me lobim rus kundër interesave të Shqipërisë”, tha Balla.

2 komente në ““Ndiq paratë”,Balla: Lulzim Basha objekt i një hetimi korruptiv skandaloz”

  1. Kozmos says:

    NISMA E DREJTE NGA BASHA, DO TE ISHTE KAPNI HAJDUTIN.

  2. Dyrrahu says:

    Ne PD edhe demi pjell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje