Kriza e mospërfilljes së Metës, si shpëtim për të gjithë!

3 Gusht 2019, 18:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ilir Metës i është dashur të fusë këmbët në ujë të ftohtë, dhe të ecë përmes një përroi në Prevallë, për të kuptuar më në fund se nuk po e përfill askush. Më konkretisht nuk dihet pse i është kujtuar zoti Palmer, duke ecur i vetëm nëpër mal qysh herët në mëngjes. Zakonisht në orët e para të mëngjesit, të ngelen në mendje emra apo ëndrra, që të lënë pa gjumë gjatë natës. Dhe duket se Palmer, ja ka prishur qetësinë Ilir Metës.

Sot në mëngjes herët në Prevallë, duke futur këmbët në ujë të ftohtë dhe duke shijuar kontrastin e fortë mes kokës së nxehtë dhe këmbëve të ftohta, në ujin e borës në përrua, Presidenti është kujtuar se nuk po e përfillin më as ndërkombëtarët dhe sidomos këta amerikanët.

Pyetja thelbësore që Ilir Meta ka për zotin Palmer, është pse ky i fundit beson tek Gjykata Kushtetuese që nuk është ngritur ende, dhe nuk beson tek institucioni i Presidentit Meta, që nuk është shkarkuar ende.

Është pyetje e sinqertë e një njeriu që tashmë nuk e përfill askush.

Askush nuk dëgjon më thirrjet e tij për bisedime, askush nuk zbërthen dot mesazhet e koduara kur ai mban një qen në prehër dhe e hedh përpjetë në Bosnjë, askush nuk kupton pse paralajmëron tërmete, pse lë amanete, pse lë pasardhës, kë ka idhull nga Presidentët etj.

Është e pamëshirëshme se si të gjithë nuk e dëgjojnë më. Madje as të vetët. Edhe pse ai këmbëngul për 13 Tetorin, Basha e Kryemadhi, ende po hezitojnë të organizojnë zgjedhje private. U duket shpenzim i kotë.

Më herët ka provuar të mos përfillet nga qeveria, kur ç’dekretonte zgjedhjet dhe dekretonte të rejat.

Pastaj provoi të injorohej dekreti i tij nga Kolegji zgjedhor.

KQZ nuk denjoi të mblidhet as për të shqyrtuar dhe për të hedhur poshtë kërkesën formale për zgjedhje të partive të vogla opozitare, të cilat deri tani kanë tallur PS se si i bëri zgjedhjet pa opozitën, ndërsa vetë po bëhen “serioze” të bëjnë zgjedhje private, pa shumicën.

I shpërfillur nga të gjitha palët nga opinioni publik, nga shumica, nga opozita, nga shtypi dhe ndërkombëtarët, Ilir Meta ka tentuar t’i japë një rrugëzgjidhje kësaj dileme sot në mëngjes, në një përrua në Prevallë dhe ka arritur në konkluzionin se, SHBA dhe sidomos zoti Palmer, nuk e do Shqipërinë, dhe nuk do që ajo të hapë negociatat më 18 tetor.

Shumë i rëndë është si konkluzion. Shumë i hidhur dhe shumë i frikshëm sikur ta kishte thënë vërtetë Presidenti i Shqipërisë. Por për fatin tonë dhe të Shqipërisë, e ka thënë Ilir Meta, dikush që nuk e merr më asnjeri seriozisht. As si President, as si qytetar. Dhe ky është një favor që Ilir Meta ja ka bërë tashmë Shqipërisë, duke mos e marrë askush seriozisht në çdo gjë që bën.

Nuk është nderi i vogël, po të kesh parasysh që mund të bënte gjëma të mëdha, po ta merrnim seriozisht. Ai tani është thjeshtë një President i papërfillur, i palumtur dhe si i tillë i parrezikshëm.

 

 

 

16 komente në “Kriza e mospërfilljes së Metës, si shpëtim për të gjithë!”

  1. Sava says:

    Seriozisht persidentin flori e merr nje hajdut me titull akademik, qelbesira JORGAQ KACANI. Ne burg keta felliqsira qe mbron Like florini.

    1. Stefamgjati says:

      Jo “briland” Kucu, por “burilando”.

  2. X says:

    Megjithate Mero nuk eshte kjo zgjidhja, pra duke mos e perfillur Presidentin (qofte Ilir,Ndoc Rroku, Shaban Memia apo Ver Llap. Kjo nese vertete duam te bejme shtet demokratik. Duhet qe ato trapat qe poropozojne e votojne per President nje njeri, ta masin mire bythen, mendjen e doren kur propozojne e votojne. Ceshtjan nuk e rregullon heqja e nje trapii, POR HEQJA E TRAPAVE (Rreth 200 vete gjithsejt)

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Me qetësi dhe dashuri
    na shpalosi marrëzinë
    mëndjepjerdhur si Ai
    më mirë n’det se në pishinë.
    .
    Duhej vënë që në fillim
    ky brinjar në këmish’ force
    kur si Lopë në Tërbim
    na notoi në stil bretkoce.
    .
    Nëpër fusha nga postoi
    Kjo domate – tha- s’ësht’ pjekur
    dhe trishtimi e kaploi
    presidentin – kartë e djegur.
    .
    Dhe në Bosnjë na turpëroi
    ku për shok gjeti një qen
    si citat na e postoi
    presidenti ynë Legen.
    .
    Zbathur hyri një përroi
    lart, diku nëpër Prevallê
    një citat tjetër lëshoi
    presidenti ynë budallë.
    .
    Do bëjë zgjedhje në tetor
    fiks më datë trembëdhjetë
    sa kokëmushkë dhe inatçor
    Presidenti ynë (i) Metë!

    Ngrehuni o shqipëtarë
    tërë të zezat ua prunë
    miljarderët tanë shtetarë
    me hallall t’u vini drunë!


  4. NjeQytetarOptimist says:

    Ecen kot si kufome politike duke dale ne televizi.. Eshte bere si Sali Gerdalla qe si hedh me qurret njeri.. Do kthehet si I gjeneruar nga pushimet prape, do hidhet e pirdhet sikur do bie apokalipsi po nuk ju bene zgjedhjet imagjinare sa te cfryj dufin. Parlamenti ne te njejten ritem te vazhdoj procedurat per shkarkimin e tij.. Kane marre fund politikisht dhe jane si ata qente pa dhembe (ja thyejti Ambasadori Donald Lu) qe vetem lehin.. Marrin leket e taksapaguesve kot se per ta degjuar, as rrethi verdall tij se beson ne brockullat qe leshon..
    Lulzim Mathematiks 7742shpk… Uhhh sa kam qesh.. Je pak karagjoz Rame je..

  5. Diana says:

    Bravo, ti vjen hakut ketij gelbaze….

  6. Katunari Prishtes says:

    Likja sot = Festim Lato

  7. Iliri nga Gjermania says:

    ?????Si gjithmone z. Baze jeni Kryeveper per artikujt qe shruani. Lereni Presidentin ne hallet e veta tani. ?????????

  8. Marashi says:

    Sava, Kacani ai qe ka qene rektor tek politekniku? Pupupu, kryehajduti. Ku jane puqur, cudi.

  9. Artan says:

    Sì perhere kenaqesi e vecante leximi i artikujve te Mero Bazes.

  10. alphade says:

    Pse m’i shuani komentet e mia,zoterinj te gazetasapo uk ju pelqejne vleresi et e mia per kryemafio-zet e Shqiperise :Berisha-Meta qe kane afro 3 deka-da qe i kane bere gjemen ketij populli. Pak e kane kalifikativet qe i bejne shqiptaret anonime ketyterekrimineleve me damke. Peshendetje zotit Mero per artikullin analitik ….!!!

  11. h says:

    Kujdes ,sepse dëshpërimi i të pashpresit mund të shendrrohet në rrezik.
    Se mos japi urdher te na bormbardojë ameriken si Kimi i korese se veriut
    qe ti japin rendesi dhe ta therresin ne takim.
    Prandaj i dha urdher amerikes te merreshin me Kimin.Që ti hutonte.
    Strateg i madh meta,jo vetem hajdut i madh.

  12. Zeni says:

    Kjo do te thote se Z. Like Floriri, ndryshe i quajtur Ilir Meta, nuk e pjerdh me njeri, as ne bote as ne Shqiperi!
    Shume keq me vjen, por frika ime edhte se mos, larg qofte, na vret veten!

  13. Sali Trimi says:

    Eshte pikerisht mosperfillja qe e ka ketyer jo te lumtur. Per Ilirin nuk ka rendesi ne se e perfillin per rrezikun qe ai sjell Shqiperise, per hajdulleqet dhe mafiozlleqet. Mjaftojne qe ta perfillin, prandaj befason me idjotesite e tij. Mbas deklaratave te Alendes dhe dekreteve pa kuptim, ai prap shikon mosperfillje. I ka ikur truri fare dhe mendon qe dikush do kujtohet per te. Te pakten te kujtohen shoket e tij te pislleqeve. Edhe ata e kane braktisur dhe i rene ne dashuri me vehten, por i pezmatuar, me ne fund vendosi qe ta beje interesante shperveshjen e pantallonave dhe te eci neper reket e maleve. duket sikur thte: Hej, une jam ketu. Hej, une jam vete. Asnje nuk me shoqeron. Hej, une jam Presidenti qe nuk a varin por jam si floriri qe pavaresisht kush e zoteron, ai ka vlere. Ne fund duke pare qe asnje nuk po ja var, astu i pezmauar jep nje te qeshur hipokrite ne fotografite qe dergon qe e bejne te duket si idjot. Te pakten te ma varin hajutet, kriminelet apo te cemendurit dhe te duken ashtu nga pusite, per te lare hesapet me mua mendon, por asnje nuk ja var. Kjo ja shton pikellimin.

  14. Barbarosa says:

    Ne fshatrat e Korçes keta tipa emertoheshin me titullin e larte “loqe e shfryre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje