Halli i Berishës dhe hallet e opozitës

4 Gusht 2019, 19:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

PD është në ankth, për atë çfarë mendon Sali Berisha. Ka shumë pyetje që tani duan përgjigje dhe ata që ende besojnë tek Berisha dhe PD e vjetër, duan një përgjigje prej tij. Duan përgjigje çfarë do të bëjnë me 13 Tetorin e Ilir Metës, çfarë do bëjnë me 30 Qershorin e Edi Ramës, çfarë do bëjnë me Lulzim Bashën, çfarë do bëjnë me premtimet për të mos dorëzuar bashkitë, çfarë do bëjnë me premtimin për të rrëzuar Edi Ramën, çfarë do bëjnë me shëndetin e Ilir Metës, …dhe dhjetra pyetje të tjera.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur plot debate, por ato janë kufizuar mes Fatmir Mediut dhe Lulzim Bashës, mes Dash Shehit e Nard Ndokës, mes Tit Vasilit dhe Ben Ristanit etj. Sali Berisha nuk ka folur për politikë, këtu e një muaj pas 30 Qershorit.

Zemërimi i tij i fundit në dukje me Lulzim Bashën ka qenë tërheqja nga dhuna më 30 Qershor dhe paranoja se e ka shitur tek Perëndimorët, duke u thënë se “nuk kam çfarë t’i bëj atij plakut”.

Por sot ka folur. Në një postim të tij të gjatë e të detajuar si të ishte gazetar investigativ, ai ka shkruar për problemet brenda kompanisë “Digitalb”, për ish drejtorin që dikur ka dashur ta gjobisë me 8 milionë euro dhe drejtorin aktual, që e quan vegël të Ben Blushit. I ka bërë thirrje Vjollca Hoxhës me “dashamirësi” të shpëtojë Digitalb-in dhe të zbojë Blushin, dhe duket gati sikur i thotë se “unë gjithë jetën ta kam dash të mirën”.

Është shokuese, se si njeriu tek i cili ka sytë gjithë opozita e hutuar, e braktisur, e tradhëtuar dhe e lënë rrugëve, shfaqet publikisht duke u shpjeguar opozitarëve në këtë pikë vape dhe mërzie, se halli i tij kryesor, çka do të thotë dhe halli i opozitës, është fati i kompanisë “Digitalb”.

Shkaku është se pas disa problemesh, qartësisht pazare biznesi, Tv Klan është larguar nga platforma, duke shkuar tek “Tring”. Ajo që mund të kuptojnë opozitarët e lodhur në këtë pikë vape, nga reagimi i parë i Berishës pas 30 Qershorit, është se halli kryesor i tyre tashmë mbetet halli i Aleksandër Frangajt.

Madje më saktë, halli i Fevziut, i cili mendon se duke mos qenë në “Digitalb”, por brenda “Tring”-ut, ai është i konkurrueshëm nga Sokol Balla apo të tjerë.

Nuk është problem pse është kaq i shqetësuar për ta, pasi askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në dashurinë mes Berishës, Frangajt apo Fevziut, por një investim kaq politik, në mes të mijëra halleve që ka realisht opozita, tregon qartë se Sali Berisha, është katandisur në një lobist të Sandër Frangajt dhe për hallet banale të biznesit të tij. Kjo tregon shumë për parimet e tij dhe pazaret e errëta me të si sekser.

Në një kohë kur vetë opozita përpiqet të politizojë tregun e shtypit, kur përpiqen të prodhojnë skema kontrolli të Edi Ramës, i cili duke ngrënë darka e dreka me botues, herë pas here i qorton ata, kur përpiqen të thonë se po transferohen emisione nga një Tv në tjetrin për shkak të censurës, bash mu në mes të kësaj fushate të rëndë kundër Edi Ramës si njeri që kap Media, shfaqet Sali Berisha si i kapur nga media, dhe i qan hallin TV Klan, pse po ndërron platformën digitale ku transmetohet.

Tani gjithë ata opozitarë që shikojnë Frangajn me Ramën, gjithë ato akuza se Rama i ka dhënë rrugën e Balldrenit dhe Orikumit me PPP, gjithë ato akuza se ai rri në paradhomën e Ramës për halle oligarkësh, kanë vetëm një shpjegim dhe ky është shumë poshëtrues për Sali Berishën. Sandri qenka i dërguari i tij për pjesën që i “takon” në gjithë këto tendera e koncesione për të cilat opozita akuzon Frangajn, ndryshe nuk do vajtonte me kaq dhimbje për një mosmarrëveshje biznesi privat të Sandrit. Opozita në një anë ngeli duke u ankuar dhe vajtuar për kostot e rrugës Milot- Balldren, apo Orikum- Dukat, që i faturohen Frangajt si lobist, ndërsa lideri shpirtëror i opozitës i qan hallin Sandrit se po zhvendoset në një paltformë tjetër transmetimi.

Halli real i Berishës është se mos i dobësohet Sandri nga sherri me Blushin. Nuk qenka hall i vogël, po që se e ka sekserin e vet pranë Ramës, por është shumë poshtëruese për opozitarët e shkretë, që presin të hapë gojën Berisha për hallet e tyre dhe ai e hap për hallin e Frangajt e Fevziut.

10 komente në “Halli i Berishës dhe hallet e opozitës”

  1. US says:

    Pas nja dy muajsh do ketë halle të tjera, përfundimtare.
    Ose të arrestohet, hetohet, poshtërohet, pështyhet dhe mbyllet në qeli me lloj lloj llumi, duke parë sekuestrimin e pasurive dhe përndjekjen që ju bëjnë fëmijve të tij drejtësia, shqiptarët dhe gjakesit,
    Ose të var veten në halen e Lalëzit.
    PDnë e mbyti. Tani ka ngelur vetëm me luleshtrydhen e tij teveqele.
    Jeta do vazhdojë për të gjithë, por jo për Sali kërmën dhe shushunjat që polli! Për ata që e hodhën Shqipërinë dhe shqiptarët në humnerë sa herë ju dha rasti dhe që deshën t’i vini flakën përsëri vetëm një muaj më parë, tani është koha të dëgjojnë krisje e kafkave të tyre dhe qelbësirave që pollën.
    Të gjithë pa përjashtim janë në pritje të këtij spektakli, tashmë të pashmangshëm. Është boll makabër, por është ajo që ndyrësira të tillë meritojnë t’a shijojnë sa janë gjallë.

  2. Alban says:

    PARTIA DEMOKRATIKE DHE SHPETIMI NGA VIRUSI I DEMOSALISE

    – Sa te jete Sali Berisha gjalle PD-ja do te jete gjithcka pervecse demokratike…

    – PD -ne ka kapluar virusi vdekjeprures i Demosalise…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryetari formal dhe pronari real i PD-se

    Sot pritet qe PD-ja nen shkopin e dirigjentit the pronarit te vetem te saj Sali Berisha te zgjedhe liderin e ri dhe sejmenet e tij.
    Ai tashme eshte paracaktuar qysh ne qershorin e vitit 2005 nga Argita Berisha Malltezi, kryeministrja e kryeministrit shqiptar Sali Berisha.
    Lulezim Bashicit i mbetet vetem pergezimi i kryetarit te dorehequr de jure, por qe de facto do te levize te gjitha fijet komanduese te saj nga surdina “derisa ti jape ymer ai lart”!
    Si e tille PD-ja do te mbetet nje vegel qorre e tij dhe llano te tij te sterkorruptuar familjar politik ku formalisht kryeson Lulezimi apo Olldashi apo ndonje besnik tjeter i oborrit familjar… por ku realisht vendos Salia, Argita, Shkelzeni… Familja !
    Sali Berisha do te keshoje de jure karriken e kryetarit, por nuk do te transferoje as tjetersoje kurre tapine e tij private te PD-se.
    Ujku qimen e nderron por zakonin se harron,thote sovrani

    KOPI i Argites dhe SHKOPI i dirigjent Sales

    Para se te asfiksonte demokracine , para se te percudnonte e sakatonte lirite e te drejtat themelore njerezore te shqiptareve, para se te cenonte barazine e shtetasve shqiptare para ligjit e Kushtetutes, para se te rrenonte mbare Shqiperine ne 1997-en, ne Gerdec , me 21 janar 2011…, Sali Berisha se pari asfiksoi, korruptoi, percudnoi, sakatoi, rrenoi vete Partine Demokratike!
    Hapi i pare i klanit te sterkorrutpuar familjar e politik te Sali Berishes per ta privatizuar e kthyer ne nje ciflig te tij mbare Shqiperine ishte pervetesimi dhe privatizimi i Partise Demokratike, qe e ktheu ne nje kobure te tij, ne nje rrip transmisioni e vegel te despotizmit dhe korrupsionit te tij masiv.
    I ashtuquajturi KOPI i vitit 2005 ne fakt u be SHKOPI i dirgjentit Sali Berisha dhe familjes se tij per te komanduar kete “Bande Gangsteresh”, “Kete Mafia qe ka dale krejt kontrollit”, qe eshte gjithcka pervcese demokratike.

    Kur flet Berisha dhe vendos Salia …

    Ka qene nje kenge e sociafolkut komunist qe shprehte thelbin e ish- diktatures komuniste me te eger ne Bote. Aq e eger e barbare sa edhe Rumania e Causheskut apo Kuba e Fidel Kastros ishin Perendim ne krahasim me katrahuren shqiptare. Cili ishte thelbi i saj !?:
    Kur flet Enveri dhe vendos partia
    Ngrihet ne kembe e gjithe Shqiperia !
    I vetmi ndryshim qe ndodhi me thelbin e kesaj kenge ne shpirtin dhe funksionimin e PD-se u be :
    Kur flet Berisha dhe vendos Salia
    Gerdec e Otranto behet gjithe Shqiperia
    Parti mbi parti eshte kusaro- vrastaria
    Ligjin e bejne gangsteret dhe Mafia!
    Pse!? Sepse PD-ja u kthye ne nje shkop, ne nje kobure, ne nje instrument pushteti te pakufizuar e te nje impuniteti te garantuar per pronarin e saj te vetem Sali Berisha dhe familjen e tij fizike dhe politike.

    Partia Sali Berisha

    Nje parti e tere, nje parti e enderrave mbareshqiptare per liri e demokraci si PD-ja u kthye ne nje person qe vet vendoste e vete vuloste per gjithcka e mbi kedo!
    A nuk e vertetoi kete fakt fushata e fundit elektorale e 23 qershorit ku PD-ja, kandidatet per deputete, strukturat … gjithcka mbante vetem nje fytyre, vetem nje figure, vetem nje Zot e pronar te vetem te saj Sali Berishen dhe zerin e tij te shqyer deri ne mekje!
    Nuk mund te kishte sherbim e kambane alarmi me te shkelqyer per demosin shqiptar se kjo figure per ta hedhur si nje dordolec ne koshin e plehrave antidemokratike me nje vote masive e plebishitare!
    Kjo qe edhe aresyeja kryesore e disfates se tij madhore, e Vaterlose se tij masive.
    Shikoj, politikane e analiste, politologe, perfshi edhe veten time, qe numerojme deri njemije e nje aresye per kete ndeshkim shembullor te Sali Berishes dhe Partise se tij Sali berisha.
    Aresyeja kryesore, kryearesyeja e aresyeve te kesaj Vaterloje te turpshme, e kesaj disfate poshteruese te Sali Berishes eshte vetem nje. Ajo e ka emrin Sali Berisha !

    Demokracia dhe DemoSalia

    Sali Berisha, partia e tij Sali Berisha, deputetet e tij Sali Berisha, Presidenti i tij Sali Berisha, kryegjykatesi i tij Sali Berisha, kryeprokurori i tij Sali Berisha,… vete Zoti i tij Sali Berisha ia pruri ne maje te hundes nje populli te tere me Sali Berishen me kusarine e vrastarine,…. me korrupsionin e despotizmin e tij ” Ligji jam une “!
    Demokracia e vertete per cka luftuan e sakrifikuan shqiptaret u kaplua nga virusi vdekjeprures i Demosalise
    Cfare eshte ky virus i Demosalise !?
    Demokracine e vertete te stilit perendimor Sali Berisha e perodri vetem demagogji. Ne fakt ai krijoi nje demokraci hibride, nje corbe demagogjie e slloganesh demokratike te stilit perendimor me nje mendesi tipike komuniste enveriste dhe nje stil qeverisje ala otomane qe ligjin e ben Sulltan Sali Berisha!
    E demosi me Sali Berishen qe ia kishte pru ne maje te hundes, perdori super- armen qe komandon edhe armet atomike, Leven e Arkimedit per te levizur Boten… voten e lire te nje populli te lire per te fituar lirine e uzurpuar dhe shkelur, te sakatuar e rrenuar nga Sali Berisha!

    Superarma e Demokracise dhe Vaterloja e
    Demosalise

    Pse!? Sepse ky popull nuk kishte cfare te humbiste me pervec prangave te sundimit despotik e nepotik te Sali Berishes, rrjetin e merimanges se korrupsionit dhe dhunes deri ne ekzekutim pa gjyq te qytetareve te lire te nje vendi qe mendohej si i lire….
    Tash e ka radhen vete PD-ja qe te clirohet nga Sali Berisha duke i hequr shpirtin e namin e keq te rrenuesit te saj dhe te Shqiperise jo vetem ne katrahuren 1997 e Gerdec, jo vetem me 11 janar e ne Otranto…. emrin e prangat, tapine e pronesine e PD-se te grabitur nga Sali Berishes kesaj partie!
    Nese e kane lexuar mesazhin e votes mbarepopullore e plebishitare te 23 qershorit dhe mesazhin e revolucionit demokratik qe sapo ka filluar, atehere PD-ja vetem pa Berishen as ne krye e as ne prapaskene mund te mbijetoje e te behet pjese e kesaj permbysje sa historike aq edhe demokratike.
    Perndryshe sa te jete Sali Berisha gjalle PD-ja do te jete gjithcka pervecse demokratike!
    Aresyeja eshte krejt e thjeshte : Ujku qimen e nderron por zakonin se harron !

    From: [email protected]
    Date: June 29, 2013 at 1:25:10 AM EDT

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Hallet e Berishës
    sot, nuk kanë të sosur
    ndaj është rroitur
    ndaj është i marrosur.
    .
    Me Sandër Loqistin
    Sala është në hall
    por, halle të tjera
    ka plaku gërdall.
    .
    Ka hallin e Zenit
    ka hallin e SPAKut
    ndaj i pikon shurra
    dridhen leqet plakut.
    .
    Ka hallin e Lulit
    hallin e Partisë
    hallin e Argitës
    hallin e Lirisë.
    .
    Hall dhe Supermbesa
    që faqen ia nxiu
    s’dihet kush e mbarsi
    ngaqë kush s’e .iu!
    .
    Vetëm nusja re
    Plakun ka nderuar
    i qëlloi puntore
    biles, e pa çpuar.
    .
    Ajo bën miliona
    thjesht, në Instagram
    plaku gëzon frytet
    por, me gjith bêrtham.
    .
    Ajo shet sytjena
    lines edhe brekë
    dhe plakut i blen
    pampers, benevrekë.

    Tani ditët shtyn
    dhe bën rokoko
    se nuk di as letra
    s’di as domino.
    .
    Tani netët shtyn
    dhe bën rokoko
    herë si dixhital
    herë si karallo.

  4. lexusi says:

    Do i kete djegur , bile shume per KLAN in , me sa duket i vjen keq per Edi Ramen qe ka blere te gjitha mediat , dhe po i ikin leket dem !

  5. merkel says:

    Sapo tv Klan u afrua pak me opoziten u alarmuan vllehet Blush e Rama.Me vrap i nderprene kontraten.Top channel e Klan mire tju behet se Jane kthyer ne majmune kacavjerres sa ne nje dege peme, PD, ne degen tjeter PS. Shohin vetem rrogat e tyre te majme e pastrojne me CDO kosto morale imazhin e nxire e te ndyre te politikaneve tradhtare te paafte hajdute e vrases.Popull braktisini qofte per nje muaj te gjithe mediat e do rigjeni true in,arsyen e rrugen tuaj. Te drejten per te jetuar te lire e te lumtur prej ketyre mbetjeve toksike pushtimesh! Zoti ju ndihmofte.

  6. Arber says:

    Thone se ne kohen e mbretit Solomon I.kishin vajtur 2 gra qe pretendonin se ishin nena e femijes. Te dyja qanin e luteshin se ishte I saj. Solomoni tha do jua ndaj pergjysme dhe merrni secila gjysmen!Dhe kur thoshte ai e bente! Njera nga grate nuk reagoi
    Tjetra nderhyri qe te lutem lere ta mbaje ajo tjetra femijen mjaft te jetoje! Solomomi ja dha femijen e I tha ti je nena e vertete. Dhe ketu njeri thote shqiperia eshte imja e tjetri imja.Kur bota fillon te na ktheje proceset e integrimit tr na ktheje vizat e tr demtoje shqiperine, njeri thote: ok merre Shqiperine krejt mjaft qe ajo te mos vuaje me e te ece perpara! Solomoni -popull ketij duhet tja jape Shqiperine! E di qe do thoni krahasimet calojne.

  7. lek i madh ka plas says:

    Mire meta e berisha Kane halle po ju cfare halli keni qw nuk nxirrni komentet apo I nxirrni te selektuar,sakatosur e nje jave me vonese e nuk i lexo ma kush.

  8. @autori says:

    Shqiperine e kane mbytur hallet, por krye-halli per sot eshte Edi Rama,
    ndersa Mero vazhdon te na perserise hallet e djeshme…
    duke bere sikur, sot jemi me mire..
    Per sa kohe mund te jetoje valle genjeshtra?

  9. @autori says:

    Shqiperine e kane mbytur hallet, por krye-halli per sot eshte Edi Rama,
    ndersa Mero vazhdon te na perserise hallet e djeshme,
    duke bere sikur, sot jemi me mire.
    Per sa kohe mund te jetoje valle genjeshtra?

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ne kete vape te madhe ,shikon me kostume dhe kollare mberthyer kreret e partive opozitare,duke “zene rradhe “ne KQZ per tu rregjistruar per 13 qershorin.
    Meta freskohet me “terapi” speciale ,Berisha shfaqet ne mbrojtje te shefit te propogandes,Fevziu .
    Dy lidera jane ,nje hall se kane !
    Opozita ne keto gjashte muaj,mund te krahasohet me nje femij tekanjos ,qe kerkon ate qe nuk e deshiron as vet .
    Basha po luan te “padukshmin”,sikur nuk I intereson 13 tetori,por presioni qe ushtron mbi KQZ ,e nxjer ne pozicion jashte loje !
    Pra ne kete vape gushti ,vetem Meta ndihet I ” freskuar “por jo i ekuilibruar,opozita ka luajtur dhe karten e fundit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje