Jari dyshon se sherri në “Digitalb” ka nisur nga “Tërmeti apokaliptik”

Pas debateve publike mbi ndarjen mes “Digitalb” dhe Tv Klani, Jari ka menduar se dhe ky sherr është nxitur nga parashikimet e Ilir Metës për tërmetin.

Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron.

Edhe pse në dukje sherri brenda “Digitlab” ngjan si sherr i rëndomtë mes aksionerësh në të vërtetë nga gjithë hetimi që kam bërë, më rezulton se sherri ka nsiur për shkak të parashikimeve të Ilir Metës për “tërmetin apokaliptik”.

Nga të dhënat e mija, “Digitalb” ka pasur të ardhura informale, të cilat i mban në kasaforta sigurie dhe i shpërndan në cash për aksionerët.

Pas paralajmërimit për tërmet, Sandri ka kërkuar urgjent të tërheqë pjesën e cash-it dhe ka verifikuar se Vjollca e ka shpenzuar me shpresë se e zëvendëson.

Aty ka nisur debatet.

Sipas parashikimit pas tërmetit godina e “Digitalb” ndahej me dysh dhe nuk ishte e sigurtë nëse shpëtonin kasetat e parave.

Blushi me djallëzinë e vet, e ka përdorur këtë rast, për të frikësuar aksionerët dhe për t’i nxitur ata të bëjnë çfarë thotë ai ndryshe do humbasin paratë cash.

Inati i tij është me Fevzon që e gënjeu vitin e kaluar që do kalojë në Top Channel. Sivjet vendosi të hakmerrej ndaj tij duke e hequr Tv Klan nga “Digitalb”.

Sandri nuk i është trembur presioneve të Blushit dhe ka kërkuar lekët cash, pasi rreziku nga tërmeti është shumë afër.

Në këtë pikë ai ka përdorur argumentin se paratë cash i duhen për Fevzon për udhëtimet e verës, pasi Kol Balla është katër rrugë para tij dhe kjo është një situatë jo serioze, pasi nuk mund t’ia kaloj Balla, Fevziut në udhëtime.

Atëhere Blushi që mezi ka pritur këtë moment, ka thënë “ok”, nëse do që Fevzo të jetë në garë me Kol Ballën, ikni nga “Digitlab” dhe shkoni tek “Tringu”. Aty dihet se kë shikojnë më shumë njerëzit Kol Ballën apo Fevzon, pasi janë në një platformë. Dhe kështu janë ndarë.

Pra e gjitha është një intrigë e Blushit për t’u hakmarrë ndaj Fevziut, duke përdorur tërmetin e Ilir Metës.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *