Jari mobilizon PD t'i kërkojë llogari Blushit: Ose kthe lekët, ose kthe Fevzon

5 Gusht 2019, 20:24Antena TEMA

Pasi ka parë se shqetësimi kryesor i Doktorit këto dy ditë mbetet sherri mes Sandrit dhe Blushit për “Digitalbin”, Jari vendosi të japë kontributin e tij në këto zhvillime.

Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron.

Prej nesër në mëngjes, çdo demokrat i vërtetë, çdo qëndrestar, çdo kush prej nesh që nuk kemi marrë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit, çdo kush prej nesh që ka marrë pjesë në protesta dhe mitingje opozitare duhet të marrë një qëndrim. Duhet t’i dërgojë një letër zyrtare “Digitalbit” dhe t’i kërkojë Ben Blushit, lekët që kanë paguar për të parë Fevzon në “Digitalb”.

Letra duhet të ketë këtë tekst të thjeshtë.

“I nderuar drejtor i “Digitalb”. Jam një shikues juaj i rregullt qysh prej fillimit. “Digitalbi” ishte dritarja ku unë shikoja Fevzon çdo natë. Tani që ju e keni hequr unë nuk kam ndërmend të paguaj përsëri për të parë Fevzon. Ose ktheni Fevzon, ose ktheni lekët.”

Pasi ta keni firmosur letrën duhet t’ia dërgoni “Digitalbit” dhe një kopje si “qytetar digital” Doktorit.

Në fund do bëjmë dhe një llogari se sa vetë i kanë shkruar për të kuptuar se sa nga ata që nuk kanë votuar janë tanët. Shpresojmë që rreth 85 për qind  e shqiptarëve të jenë me ne në këtë aksion, si në gjithë aksionet e tjera, i cili do na shërbejë, jo vetëm për të vënë me shpatulla për muri Blushin, por dhe për të provuar se kush është realisht me PD.

Artan Fuga e firmosi i pari këtë letër. Tani duhet ta ndjekim të gjithë pas.

2 komente në “Jari mobilizon PD t’i kërkojë llogari Blushit: Ose kthe lekët, ose kthe Fevzon”

  1. K. Myftaraj says:

    Po kujt i rruhet per Fevzo mavrine mo njerez. Askush prej njerezve te mencur te ketij vendi nuk shohin shfaqet e Fejzi koranit te myzeqese tek opinioni ne KlanTv.

  2. Goni says:

    I dyti eshte Ver Llapa,i treti eshte Edi Rroma!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje