E përjavshmja britanike: 1924, revoltë ditën e Krishtlindjeve në Shqipëri dhe roli i rusëve(Fotografi të rralla e të bujshme angleze, dritë e re mbi përmbysjen e Nolit)

Nga Thanas Mustaqi

Për të përjavshmen e famshme britanike “The Graphic”, Krishtlindjet e vitit 1924 në Shqipëri nuk ishin një ditë “paqeje dhe dashurie për njerëzit”; përkundrazi, ajo shënoi revoltën e Ahmet Bej Zogut kundër Kryeministrit nacionalist, peshkopit Fan Noli, dhe qeverisë së tij. Kam zbuluar në një ankand on-line një faqe të gazetës së ilustruar angleze “The Graphic”, ku bashkëpunonin figura të tilla të mëdha të letrave angleze si George Eliot (1819-1880), Thomas Hardy (1840-1928) etj. apo Vincent Van Gogh-u (1853-1890), piktor holandez post-impresionist.

Është një faqe e plotë nga vëllimi i gazetës së përjavshme të ilustruar “THE GRAPHIC” datë 17 janar 1925, që ka vënë në qendër një ngjarje të bujshme të kohës, sikurse ishte rrëzimi i qeverisë së Fan Nolit (1882-1965) nga forcat mercenare ruse në shërbim të ish-kryeministrit të arratisur në mbretërinë jugosllave, Ahmet Zogu (1895-1961).

Reportazhi me pesë foto mban titullin: “Revoltë ditën e Krishtlindjeve në Shqipëri / Ekskluzive për gazetën “The Graphic” (Albania’s Christmas Day Revolt / Exclusive to “The Graphic”)”.

Në fund të faqes është dhe ky lajm i shkurtër: “Krishtlindjet në Shqipëri nuk ishin një ditë “paqeje dhe dashurie për njerëzit”; përkundrazi, ajo shënoi revoltën e Ahmet Bej Zogut kundër Kryeministrit nacionalist, peshkopit Fan Noli, dhe qeverisë së tij.

Revolta u realizua me sukses të madh për faktin se ndonëse qeveria pranoi të luftojë, pati pak viktima nga secila palë, pasi oficerë dhe ushtarë rusë, të ish-ushtrisë së gjeneralit Vrangel, ndihmuan në arritjen e fitores. Këto janë fotot e para të përplasjes (encounter) të marra nga ky vend”.

Pikërisht “fotot e para të përplasjes të marra nga ky vend”, janë një dokumentim tërheqës për lexuesit elitarë të “The Grapfic”-ut, pasi jepet marshimi i rebelëve që zbrisnin nga malet në drejtim të Tiranës; dy pamje të ish-perandorakëve rusë, një e skuadrës art-mitraljere (8 mitraloza italianë “Fiat” dhe 4 topa malorë bronzi austriakë, sipas njërit prej oficerëve rusë) dhe tjetra e këmbësorëve rusë; një foto nga Shkodra ku po rregullohen shtëpitë e vjetra; një foto e shtresave qytetare të pasura me kostume kombëtare, një lloj ekzotike.

Përcillet kështu ideja se pas revoltës pati normalizim.

Dihet që Londra mbështeti dhe financoi kthimin në pushtet të Ahmet Zogut, që “bënte zap shqiptarët”, sikurse citohen britanikët në një dokument diplomatik italian të atyre ditëve.

Gjithsesi, redaksia e së përjavshmes së njohur britanike është treguar “komercialiste” kur ka theksuar anën sensacionale të ngjarjes, që përkonte me Krishtlindjet.

Kam zgjedhur nga faksimilja për ribotim tri nga pesë fotot, duke vënë në spikamë anën ushtarake të ngjarjes.

Nga pikëpamja tipografike, fotot janë të një cilësie të lartë.

Në foton e parë është fiksuar skuadroni rus art-mitraljer, ku në plan të parë duken 4 topat malorë bronzi të prodhimit austriak, kurse 8 mitralozat “Fiat” italianë nuk dallohen.

Është një moment përgatitjeje për paradë, pasi numërorët e topit të parë ende nuk kanë përfunduar fiksimin e armës.

Duket që atë ditë dhjetori ka qenë me diell.

Fotoja e dytë paraqet disa nga pjesëtarët e detashmentit; kanë pozuar para aparatit dhe dallohen mirë fytyrat, uniformat, dekoratat, gradat dhe armatimi.

Fotoja e tretë ka një zgjidhje të mirë kompozicionale, pasi shkrepja është bërë prapa kurrizit të një fshatari të Shqipërisë së Mesme (tiranas) me qeleshen karakteristike të lartë.

Ai po kundron një kolonë të gjatë me malësorë të armatosur me veshjen karakteristike dhe qeleshet më të shkurtër. Në sfond duket mali i Dajtit.

Cila ishte e përjavshmja britanike “The Graphic”

“The Graphic” ishte një gazetë e ilustruar dhe mbetet shembull i shkëlqyer i një dosjeje historike shoqërore të ngjarjeve britanike dhe botërore. E përjavshme britanike, e cila dilte të shtunave, që nga 4 dhjetori 1869 me 24 faqe.

Mes bashkëpunëtorëve të kësaj gazete ishin figura të tilla të mëdha të letrave angleze si George Eliot, pseudonim i Mary Anne Evans (1819-1880), Thomas Hardy (1840-1928), Anthony Trollope (1815-1882) etj.

Ndikimi i “The Graphic”-ut në botën e artit ishte i madh, mes admiruesve të shumtë njihet dhe Vincent Van Gogh-u (1853-1890), piktor holandez post-impresionist, vepra e të cilit ka pasur një ndikim shumë të gjerë në artin e shekullit 20-të.

E përjavshmja “The Graphic” vazhdoi të botohet me këtë titull deri në vitin 1932 dhe u mbyll pas 3 266 numrash.

21 komente në “E përjavshmja britanike: 1924, revoltë ditën e Krishtlindjeve në Shqipëri dhe roli i rusëve(Fotografi të rralla e të bujshme angleze, dritë e re mbi përmbysjen e Nolit)”

  1. Murat says:

    Rrenat me te medha te ketyreve zbulueseve ne thonjeza,e verteta qendron ndryshe,Noli nuk pranoi te beje zgjedhje demokratike,dhe keshtu mbeti pa perkrahje nga bota demokratike,ska pasur lufte dhe ruse populli po vdiste per buke

    1. Lexues says:

      Ha, ha,ha. Hamet Zogolli ky demokrat i madh!

    2. Durimi says:

      O Murat, rri rehat. Kur nuk thua dot nje te vertete mos u merr me genjeshtra. Ju sikur ju ka pjelle dreqi e jo nena

    3. Illyrian says:

      Rusë ka pasur, dhe për këtë ka dëshmuar edhe “princ Leka i parë” duke falënderuar “Rusët e Bardhë” për ndihmën që ata i dhanë gjyshit të tij, Ahmet Zogut.

      1. Katundari digital says:

        Serbet dhe ruset sollen ne pushtet ahmet Zogun. Serbet dhe ruset duan te sjellin ne pushtet Sali qenin.

    4. Andrea says:

      Zogu bente zgjedhje demokratike e te lira si Enveri dhe njitash Edvini. Noli or ti ishte demokrat ne mendime e veprime. Problemi tij qendronte se ai ishte 100 vjet perpara keshtu qe jashte modes anadollake te 1924.

  2. Artibr says:

    Tani kemi topat amerikan historia nuk perseritet dy her ja shtypi koken pucit rus sali meta basha kruheni bythen do varroseni per se gjalli nuk ka pidh motre agjentur krek serbe rus qe te permbysi shqiperin kush i del para rrulit amerikan do shtypet si mor e din mir keta te perbysesh shqiperin sot eshte njesoj si te per mbushe sh shba.

  3. Baton DR says:

    Shih Murati….po pse më karafil 6 muaj përpara kur Noli erdhi në pushtet populli po hante havjar kështu?!!
    Apo bejlerët e derbederët i prenë bukën akoma më keq popullit dhe ia dhanë rusëve të bardhë?
    E vërteta është që bejlerët e atëhershëm e luftuan Nolin dhe reformën agrare siç po luftojnë sot reformën në drejtësi

    1. hi says:

      Tamam. Kete po mendoja. Dinamika po perseritet. Por Sali Sulltan Birisha i ka ditet e jetes te numeruara. Nuk ben dot rrevolucion dhe puç shteti ne pleqeri. Te flihet shume gjume, dhe kur çunit i ka ik menja pas sislopave nuk ke as shprese. Jemi me fat.

  4. Tin Tin says:

    @Murat turk, C ne Murat C me Ahmet ben nje mut e ndaje ne mes …
    Peshkop Noli kishte Shkolle o Murat muti futi Shqiperine ne lidhjen e kombeve,
    Hamzat,ahmetet,muratet dhe enveret,ramizet,salite jane turq filosllave .
    Noli vdiq ne dhe te huaj se nje turk enver I mohoi kombin dhe token e tij.

  5. antipatrea says:

    Ti Murat , meqë ditkërke kaq shumë , mund të na thuash pse gënjejnë këta anglezët ? Dhe t’i hedhësh në gjyq mundësisht se po të shajnë babën tënd ( të parë ) , se mund të kesh edhe të tjerë si dobic Mati që qënke …

  6. Leo says:

    Qe nga emri dukesh ti o murat qe e ditke te verteten. Shko mor palle, Kur ajo dihet boterisht me dokumentat qe jugosllavet e perkrahen zogun me ardh ne pushtet

  7. Piro says:

    Keshtu vajti puna jone. Zogu me Serbet e ruset. Enveri me Serbet e ruset. Pas 90 me Serbet e amerikanet. Serbet perhere ne tave. Prandaj po ham dynjane.

  8. Koli says:

    6 muaj Noli ne qeveri dhe e futi Shqiperine ne Lidhjen e Kombeve.I dha dinjitetin vendit te quhet shtet dhe komb.Kurse Berishi e futi ne Lidhjen Islamike.Na futi ne bashkesine e halldupave per te na hequr dinjitetin dhe shqiptarizmin.

  9. TOMAS says:

    LEXONI NOLIN .AI I BEN ELOZHE MOSKOVIT NE POEZITE E TIJ.TA BEJME SHQIPERINE SI MOSKOVI.

  10. Luan says:

    Noli njihet si diplomat i madh , prandaj atij i interesonte njohja nderkombetare e qeverise se tij dhe nisur nga respekti per aktin e qeverise sovjetike te kohes qe dekonspiroi dhe denoncoi Traktatin e Fshehte te Londres , ai nuk kishte arsye ti bente sovjetiket armiq, por kjo nuk do te thoshte se ai ishte i frymezuar nga ide komuniste se cfare nuk po degjojme , apo jo Tomas. Mbeturinat e ushtrive te Kollcak, Denikin e Vrangel dihet qe nje pjese gjeten strehe ne Serbi , pas Revolucionit te Tetorit 1917.

  11. Adi says:

    Fatleqesisht udheheqesit atdhetare ne kete vendin tone te vuajtur nuk kane zgjatur asnjehere me shume se nje vit pervec Gjergj Kastriotit ne keto 1000 vitet e fundit. Fan Noli mezi mund te zgjase 6-muaj. Nuk e di kur do te vije koha qe te mos leme me asnje buratin te fqinjeve te na sjelle verdalle dhe te adhurohet si Zoti ne kete vend. Ruset/serbet gjithnje kane mundur te gjejne njerez qe e shesin veten ne kete vend dhe e kane perdorur sa here iu ka dashur qejfi. Vdesin per pak dalje ne Mesdhe, me duket se po e arrijne duke blere shtepi dhe apartamente ne Sarande dhe bregdet ne pergjithesi.

  12. Ora news says:

    Nuk eshte murati eshte haxhi qamili na myten turkoarabt. Qe duan te kthejne historine jam i sigurt qe ky njef olsi jazexhiun si historian

  13. emigranti says:

    Per fatin ione te keq si komb edhe historia eshte shkruar mbrapsht ne kohen e diktatures dhe lene ne erresire ne kohen e tranzicionit te srerzgjatur.
    Fan Noli pasi erdhi ne pushtet me grusht shteti ju kerkua nga Lidhja e Kombeve per te bere zgjedhje te pergjithshme brenda 3 muajve, gje qe Noli nuk e realizoi dhe kur ky kerkoi ndihma nga kjo Lidhje ato nuk i dhane duke i permendur zgjedhjet.
    Per cudi Noli mban nje fjalim ne Lidhje te Kombeve qe do ta kishte zili me vone Enver Hoxha me sharje per imperialistet qe nuk i dhane fonde.
    Noli beri gabim duke njohur qe ne fillim qeverine e Leninit dhe nuk u njoh nga asnje qeveri tjeter ,
    Pra fati i tij qe percaktuar, aq me teper kur jemi pas luftes se pare boterore dhe Revolucionit Bolshevik ur fuqite perendimore kishin vendosur ” kordonin sanitar ” per mosperhapjen e virusit rus me monarki antikomuniste nga Karelia ne Finlande deri ne Bullgari e Greqi dhe nuk mund te lejonin ne brendesi te kordonit nje vend pro rus.
    Keshtu konsulli anglez ne Beograd pasi siguron perkrahjen nga mbreti jugosllav financon planin per rikthimin e Zogut nr Shqiperi ( ku me pare Zogu kish qene minister i brendshem i qeverise se permbysur ).
    Gjate ketij operacioni kishte edhe forca te huaja mrcenare si dhe mjaft shqiptare.
    Mire se nuk shkruanin dot ne kohen e diktatures, po sot cfare i pengon historianet tane te indoktrinuar te thone te verteten.

  14. Eri says:

    Jazexhiu eshte nje e dhjere turku ne oborrin tone.

  15. Pellazgu i fundit says:

    Zogu ishte bur kurv dhe Zog Kurvet.
    Ishte pidhanjos,shkerdhat,dhe i pabes der n gen.
    Tipik shqiptaro verior.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *