Ilir, je kryetar shteti apo kryetar opozite?

Nga Artur Ajazi

Tashmë nuk ka asnjë dyshim, asnjë dilemë, asnjë hamendësim, Ilir Meta ka vendosur të jetë jo vetëm zëdhënësi i opozitarizmit të vjetëruar në Shqipëri, por ai po pergatitet të jetë një ditë, edhe kryetar i saj.

Planin ndoshta e ka gati, por pa e diskutuar kurrë me Lulzim Bashën, të cilin e shikon si “lojtar të djegur” tashmë.

Hedhja tutje e “mantelit” të kreut të shtetit, të njeriut “mbi palët” të njeriut që “shikon vetëm zbatimin e ligjit dhe jo anësitë politike”, e kanë kthyer Ilir Metën në pretendentin kryesor të fronit të kreut të opozitës. Parashikimet flasin për një luftë të ashpër që ka gjasa të nisë ditët e para të shtatorit, mes Lulzim Bashës dhe kreut të shtetit, ndërkohë që mbetet ende enigmatik roli i Doktorit.

Por deri atëhere do të rrjedhin edhe shumë “lumenj” deklaratash, paralajmërimesh, akuzash,përplasjesh, joshjesh, në distancë mes tij dhe kryeministrit, pa harruar Lulzimin, të cilin e shikon si “kafshatë” të lehtë politike. Kjo për faktin sepse kryetarit të PD, i janë zbutur dhe dobësuar maksimalisht pozitat brënda partisë tij, nga humbja e shumë betejave politike dhe elektorale.

Por duke u rikthyer tek Ilir Meta, tek roli i tij aspak komod për zbutjen dhe zgjidhjen e krizës, arrin në konkluzionin se, ai ka qenë zgjedhja më e gabuar e kësaj shumice qeverisëse.

Tashmë Meta ka dalë hapur fare, ka hyrë “vrullshëm” në rolin dhe pozicionin e tij tragjikomik të “opozitaristit” duke sfiduar live Lulzimin, dhe duke i bërë “alpinistin” edhe kryeministrit Rama.

Në momentet kur Shqipëria ka më shumë se kurrë nevojë për burrin dhe kreun e shtetit, për njeriun që duhej të ishte mbi palët, për të lehtësuar dhe zgjidhur krizën e tejzgjatur politike, ajo vuan mungesën e tij.

Në momentet kur Shqipëria ka më shumë se kurrë, nevojë për afrimin e sinqertë dhe korrekt të ndihmës institucionale të kreut të shtetit, ky i fundit ka dalë nga “shinat” e Presidencës, dhe ka marrë yryshin drejt politikës së rrugës, duke harruar me dashje gjithçka institucinale dhe ligjore.

Duke bërë herë të “fortin” herë “malësorin”, herë “negociatorin” dhe herë “politikanin opozitar”, duke mbrojtur gjithnjë në çdo rast, ata që shkelnin ligjin dhe dhunonin institucionet, roli i Ilir Metës si kreu i shtetit në fakt ka mbi 1 vit që është kompromentuar rëndë.

Duke e mohuar vazhdimisht faktin se “nuk jam me asnjë krah politik”, porse nga ana tjetër merrte në mbrojtje kapuçonët e protestave të Lulzimit dhe Monikës, duke sfiduar dhe akuzuar Policinë e Shtetit, Kryeministrinë dhe Parlamentin (madje duke sulmuar edhe ndërkombëtarët) roli i Ilir Metës në fakt ka qenë më tepër se negativ në krye të Presidencës.

I rrethuar nga amalgamë të paditurish, dhe të pagdhendurish, duke qenë i bindur se “Rama do të thyhet lehtë”, ai ende po ngulmon në rrugën e tij donkishoteske, duke bërë herë “abrazivin” dhe herë “dorështririn” për zgjidhjen e krizës.

Por fatmirësisht , zgjidhja e krizës politike në Shqipëri nuk ka qenë, dhe nuk është në dorën e Metës, edhe pse ai ka vendosur të “blejë” aksionet e kreut të opozitës nga një dështak politik si Lulzim Basha. Gjithsesi Metës i duhet të ndajë mëndjen para shtatorit, është kreu i shtetit, apo kreu “në mëgrim” i opozitës së vjetëruar, pasi koha padyshim nuk punon më për të, tik-taket e tij tashmë janë ndalur qysh në 30 qershor 2019.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Ilir, je kryetar shteti apo kryetar opozite?”

  1. jo eshte kryetar florini i krrabes

  2. "BOHOTINA" says:

    Bukur.
    Bonoparti thoshte se burri i shtetit zemren duhet ta kete ne koke. Shume e bukur. Une e kam kuptuar kete se burrit te shtetit duhet ti flase zemra per shtetin e shtetaret qe e kane besuar. Po vecanerisht I . Metes i ka folur tere kohen interesi, buzet dhe xhepi. Tamam nje dallkauk.

  3. lulashi says:

    Zoti Ajazi. Po SPAK-un per kete pseudopresident qe ju doni ta beni kryopozitar, ju nuk e llogarisni?

  4. leshtetiku says:

    ca merreni me nji cop hajdit futni prangat dhe sekuestroni pasurin ktit manjakut bashk me ate pleren qe rri gjith diten me macokun e vet sikur e ka dashnor se hajdutit i ka perendu djelli

  5. o zotni, ilir meta vetem kete vit ka shitur miliona euro pasuri, cfare ben shteti, hetuesia, gjykata, ???????

    merrni vesht apo jo, ky njeri duhet arrestuar sepse eshte milioner pa asnje dite pune ne borderooooo

  6. Koço says:

    Ku Dallkauk , ky bashibozuk , ky mafioz i pa fytyrë nuk meriton të jetë as qytetar i këtij vëndi e jo mandej Krye pushtetar ?! Po lind pyetia ? ky Mafioz a mos e mori me forcëe dhunë Fronin ? Jo . kjo është më e rëndë akoma e dëshmon se kjo klasë politike funksjonon si një bandë e strukturuar maskarenjësh e qelbanikësh , sepse ky është fytyra e shëmbëlltyra e Horit e Kriminelit Sahli me gjithë mafjen e nënëdheshme të ndodhur në Strukturat edhe të P Socialiste në bazë e në qënder në Prokurori , Gjykatët , Polici e shërbimet sekrete . ishalla i duhet lutur Zotit , Aleatëve Perëndimorë dhe vetë qytetarëve të hapin sytë e çelin gojën per ti denancuar e nënshkuar cilin do që vjedh , mashtron e spekullon në kuriz të popullit shtetit e ligjit . Le të jemi shpresë plot se edhe e keqja dhe të ligjtë e kanë një fund sikurëse e meritojnë . Le të jetë Shtatori Fillimi i fundit të kësaj sage të pa precedent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *