Lulzim Basha është frikësuar kot nga PD!

6 Gusht 2019, 18:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Të gjithë ata që përpiqeshin të kuptonin djegien e mandateve dhe mos hyrjen në zgjedhje të Lulzim Bashës, kishin vetëm një shpjegim: Frikën që Lulzim Basha kishte nga humbja dhe mundësinë që ta largonin nga PD.

Nuk është se ishte një arsye e shpikur. Basha dhe më parë në çdo lëvizje para zgjedhjeve ka bërë kujdes të mendojë si do ta justifikojë ditën pas zgjedhjeve.

Më 2015 vuri Kastriot Islamin t’ju mbushte mendjen njerëzve, se rezultati 45 me 16 nuk ishte në favor të socialistëve, por të Bashës.

Më 2017 e mori lehtë se bëri marrëveshje dhe ëndërronte bashkëqeverisje.

Më 2019 nuk kishte shanse, as për marrëveshje, as për alibi dhe shmangu çdo rrugë për zgjedhje, nga frika e orës së llogaridhënies.

Por mënyra se si Partia Demokratike po sillet pas 30 Qershorit, tregon se Lulzim Basha është nxituar, duke llogaritur atë moment kur duhet të jepte llogari.

Edhe ata që mendonin se Lulzim Basha do kishte probleme, nëse PD nuk fitonte, kanë gabuar.

Lulzim Basha jo vetëm që nuk ka fituar, por ka nxjerrë PD në rrugë dhe ende nuk ka asnjë problem.

Vetë Lulzim Basha po ashtu ka gabuar që, nga frika e llogaridhënies nxori PD-në nga sistemi. Ai së paku tani mund të kishte gjysmën e bashkive dhe deputetët në Parlament.

Duheshin së paku për mitingje, protesta por dhe si njerëz që shfaqeshin krah tij. Tani i ka të gjithë të mërzitur, por ama jo rebelë.

Ai edhe pse i ka humbur të gjitha, sërisht nuk ka asnjë revoltë serioze.

Po ta dinte këtë gjë, me siguri që nuk do t’i digjte mandatet dhe as zgjedhjet lokale. Ai e bëri këtë me shpresë se do fitonte gjithçka, ose asgjë. Tani që nuk fitoi asgjë, sërish nuk ka probleme.

Kjo do të thotë se frika e futi në rrugë të gabuar. Nuk është e lehtë ta shkatërrosh një parti në këtë farë pike, ta lësh pa deputetë, pa kryetar bashkish, pa këshilltarë dhe të mos kesh asnjë problem.

Madje dhe t’u mbushësh mendjen që kemi fituar dhe 85 për qind.

Mrekulli të tilla ndodhin ose tek një idiot, ose në një grumbull idiotësh. Në këtë rast u ka ndodhur të dy specieve.

 

14 komente në “Lulzim Basha është frikësuar kot nga PD!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ne 2021 te dali me moton: Kur te behem kryeminister… Shakaxhi deri ne dhimbje.. Sali, mbahu fort rri aty se I duhesh socialisteve.. Liderin tjeter zgjidh Ver Llapen ose Babalen..

  2. F.A. says:

    O Mero, pse flet sikur vjen nga një planet tjetër. Ti e di më mirë se kushdo tjetër, se në PD “shket në banjë”, domethënë të ndodh ajo që i ndodhi Dylber Vrionit në një mbledhje të përbashkët të këshillit kombëtar dhe deputetëve, i cili, kur shkoi në banjë, ju sulën edhe e goditën duke e bërë pothuaj të vdekur falangat berishiane.Duhet vënë në dukje, se në PD gjëndja është identike me atë të Shqipërisë para viteve 90-të. Por është për të lutur zotin se kjo situatë është vetëm brënda asaj partie. Ndaj, ajo që mund të presësh të ndodh është identike me atë që ndodhi për të gjithë shqipërinë në vitin 90-të, që njerzit u larguan nga sytë këmbët prej “parajsës” komuniste, tani të largohen nga sytë këmbët prej “demokracisë” së brëndëshme që ofron Partia Demokratike.

  3. Ladi says:

    hahahahahahahahahahahahaha

  4. ??? says:

    BO !! E DHJEVE FARE LULUSHIN .
    DO MËRZITET SHUMË .??

  5. Arvanitasi says:

    o mero, e ke qare, sidomos fjaline fundit

  6. Qellimi justifikon mjetet says:

    Bravo analize e mencur…… Mua po me bren dyshimi qe Lyli po ben lojen e Rames me vetedije edhe me uraten e Berishes……. Pra ca qumesht ca llalle Gomarica vjen verdalle.

  7. Erli says:

    E ke lëshuar këtë punën e komenteve o Mero. Por tek artikujt e tjerë…. Jo tek të tutë.

  8. Tiranare says:

    Jo Mero. PD ka nje organizim tipik mafioz prandaj askush nuk pipetin. Saliu dhe Iliri jane bosat e oborit. Te dy organizojne gjithcka. Luli eshte buburreci qe perdoret sa here ata kane nevoje. Cdo gje qe thote e ben Luli eshte e urdheruar nga boset. Kur Lulit ti mbaroje misioni do e shtypin tamam si njebuburec. Pas Lulit vijne krimbat qe kane gelltitur nje luge corbe te prishur dhe boset ju a vene perpara kete corbe sa here ju duhet sherbimi i tyre. Keta krimba jane ata qe vjedhin perdite popullin si psh kryetaret e bashkive, drejtoret e deri tek nepunesit e thjeshte te administrates. Keta jane ushtria e krimbave te protestave qe ju bashkohen edhe militantet e pandreqshem. Prandaj Mero vetem SPAK ben pune per disinfektimin e shoqerise nga keta vemje.

  9. X says:

    Megjithate, Edi Rama i ka nje borxh Lulezim Bashes, FJALEN E 18 MAJIT 2017, fjale qe nuk e mbajti nga rezultati i zgjedhjeve. Une parashikoj qe ne zgjedhjet e ardheshme qe mund te jene edhe te parakoheshme borxhi do lahet dhe do kemi nje qeverisje te perbashket PD-PS, NE TE KUNDERTEN KY VEND NUK KA TE ARDHME

  10. Arber iliri says:

    Kjo tregon se pd nuk asnj koker robi me vlere.thjesht e qarte

  11. Star says:

    Mero po as ti nuk e din apo ben. PD-ne ne ate dere halli nuk e ka cuar Basha por plaku qe po e shfrytezon partine per hallin e tij. Shif kerkesat qe ben te gjitha te parealizushme dhe kupton qe PD don ta mbaje luften politike ndezur dhe pa zgjidhje deri sa te filloje punen drejtesia e re. Ky eshte plani I doktorit te Vucidolit.

    1. undefined says:

      Gj. Fishta:”Kur ka me zbrit malsia mjer Shqipnia”. Sa te jetoi sal ram sheqere birisha pd-ja nuk vjen kurre ne pushtet.

  12. ETHEM LALAJ says:

    Z.MERO.TE GJITHA SHUME SAKTE.POR KETE HERE NUK E PERMENDE Z.SALI R.BERISHA.
    -KY NJERI KA 30 VHET QE MBAN MBERTHYERE NE DAREN E HEKURT PD DHE GJITHE VENDIN.
    -LULI NUK MUND TE JAPI ASNJE URDHER PA LEJEN E SALIUT VEÇSE FIRMOS BORDERON E PAGAVE TE MILITANTEVE.
    -ESHTE KJO ARSYEJA QE LULI MBAHET KRYETAR DEJURE I PD.DHE KJO KA SHUME ARSYE:
    1-SE 230 MIL.€ TE RRUGES SE KOMBIT NUK I VODHI VETEM LULI,POR TE DY..
    2-SE SHITJEN E DETIN-GREQISE NUK E BERI VETEM LULI,SE AYY KARSHI ISHTE SALIU-URDHERUES..NDAJ DHE NARVESHJA NUK FIRMOSET AKOMA DHE QEVERIA E RE GREKE I MBAN SYT NGA LUL-SALOU.DHE MEDJET GREKE BEJNE THIRRHE PER TE ARDHUR LULI ME ÇDO KUSHT NE PUSHTET..DHE SE MINISTRI KOCIAS DHA DORHEQJE SE..KISHTE FINANCUAR DISA MEDJE SHQIPETARE…POR LJO U.LA NE HRSHTJE VARRI NGA DREJTESIA JONE E DEGJENERUARE..
    3-SE VRASJA E 4 PROTESTUESVE NE 21 JANAR U BENE NGA TE DY SALIU E LULI.ÇESHTJA QENDRON VETEM SE KUSH URDHEROI PER HAPJEN E ZJARTIT.DHE DIHET.URDHERIN E KA DHENE SALIU,POR NESE LULI DEVIJON NGA VEPRIMI REAL,E PSON SI HAHDARI.NDAJ LULI DO JET KRYETAR I PERJETSHEM I PD DERI SA TE JETE GJALL SALIU.
    -DHE NE 30 QERSHOR JO ME KOT SALIU SHKOI TE KINOSHQUPI DHE I DHA ZEMER LILIT QE TE QENDOI SI LUAN NE KRYE TE PD.DHE LULI TASHME PO U TREGON GISHTIN TREGUES KUNDERSHTAREVE TE TIJ BRENDA PD,TE CILET KRITIKOJNE LULIN E JO SALINE SI FATKEQSIA ME E MADHE NE PD DHE SHQIPERINE.

  13. shkurt2014 says:

    Lul bythe q…. ti tille eshte,i paafte,i pa shkolle,vetem eshte nji dodolec qe lot plaku me te,si me nji mute.lul pushti ka mesuar vetem nga shkolla e plakut vicidolit,ai ska arritur te marre asnji dipllome,te nji universiteti,i tille eshte sja vlen te humbesh kohe me kyte flliqsire.Plaku eshe zanafidhja e cdo poshtersie,qe mumnde te ndodhe ne vendin tone.Vetem do mbesim me nji shprese,ndoshta edhe kjo do te jete, e pa besueshme,fjala eshte per SPAK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje