Jari i del zot Mzatit të Kamzës: Ti po sakrifikon për të mos ikur Luli

7 Gusht 2019, 19:53Antena TEMA

Pas largimit të sotëm nga Bashkia e Kamzës, Jari vendosi t’i dërgojë një letër mbështetëse Mzatit të Kamzës dhe ta inkurajojë atë për projektin e ardhshëm të opozitës.

I nderuar Xhel!

Ajo që ndodhi sot në Kamëz nuk është përgjegjësia jote, por heroizmi yt. Ti je i vetmi që i qëndrove deri në fund projektit të PD për të mos u lejuar 30 Qershori dhe për të bërë zgjedhje të reja më 13 tetor.

Por koha nuk ishte në favorin tënd.

Për shkak të ndërhyrjes së fuqive të mëdha, 30 Qershorin nuk e ndalonim dot.

Shpresa jonë ishte 13 tetori, por me sa duket Edi Rama nuk do të heqë dorë nga kryeministër dhe nëse hyjmë më 13 Tetor, rrezikohet më shumë Luli se Rama.

Tani ti nuk po ikën si frikacak nga zyra, por si një hero që po sakrifikon karrigen për Lulin. Po të ishte për ty, ata se merrnin kurrë zyrën dhe ne do hynim në zgjedhje më 13 Tetor. Por kjo vërtet zgjidhte punën tënde por prishte punën e Lulit. Ndaj ti sot u detyrove të zgjidhje të keqen më të vogël dhe e keqja më e vogël është të dorëzohesh vetë, për të mos u dorëzuar Luli.

Pikërisht për këtë arsye ne do të vlersojmë ty më shumë se kurrë për këtë që bën. Dhe kjo ikje e jotja është një gur në kalanë e rezistencës së madhe që ne po ndërtojmë. Kjo nuk është një lamtumirë, por një “Mirupafshim përsëri”.

Dhe do të kthehesh shumë shpejt, Natyrisht jo më 13 Tetor, por në një datë tjetër, në një vitë tjetër, në një kohë tjetër.

I juaji Jari!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje