Si po fabrikon Rama një kryeopozitar të ri?

Nga Mero Baze

Edi Rama po përpiqet të gjejë një aset të ri opozitar. Pasi e ka konsumuar për gjashtë vite Sali Berishën, si alternativë të vjetër, duket qartë se tani i ka vënë syrin Ilir Metës. 

Nga mëngjesi në darkë, dhe dita në ditë, ai përpiqet të konsiderojë si opozitar të tij, Ilir Metën.

Ndaj tij bën ironi, ndaj tij reagon duke e provokuar, atij i lëshon në shpinë Spiropalin dhe drejtues të tjerë të partisë dhe vetëm atij i përgjigjet në çdo gjë që bën.

Herë duke e nxjerrë nga takti, herë duke e nxjerrë dhe nga mendja, ai ka thuajse tre muajt e fundit, duke gdhendur fytyrën e opozitës me tiparet e Ilir Metës.

I sigurt që është i izoluar ndërkombëtarisht, i pasigurtë psiqikisht, dhe i provokueshëm emocionalisht, ai në të vërtetë është duke zbuluar një kryelider të ri opozitar, me të cilën mund të qeshësh dhe qash brenda ditës.

Një ditë e detyron të bëjë si i çmendur dhe të flasë për vetëvrasje, një ditë tjetër të tundë një qen në duar, herë tjetër të parashikojë tërmete dhe të kërkojë llogari pse nuk po marrim masa, një ditë duke sharë Spirapalin si gratë e lagjes, një ditë duke shkruar kujtime për “Reformën në Drejtësi” që i lë gjithmonë në mes, një ditë duke sulmuar Taulant Ballën për gjëra që do të publikohen në të ardhmen, sipas tij, etj.

Në një farë mënyre Edi Rama po përdor daljen nga skena të Berishës, i cili nuk bën dot rolin e kryeopozitarit, pasi Luli i ka dhjerë karrigen, dhe po përdor figurën e Metës për ta forcuar si kryeopozitar.

Dhe nuk po lë gjë pa bërë, për t’u dukur se kundërshtari i tij është Ilir Meta.

Për fat të tij, Ilir Meta e ka marrë me po aq qejf. Aq me qejf sa kam frikë se edhe kur ta shkarkojë, nga President, do ta ketë mbaruar terapinë e të mbushurit mendjes, se ai është alternativë opozitare në vend.

Ky natyrisht është një lajm i mirë për Edi Ramën por jo për shoqërinë. E vetmja opozitë që po fabrikon Edi Rama është Ilir Meta, se një i tillë i duhet. Po është mirë që shoqëria të bëjë opozitën e saj.

 

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Si po fabrikon Rama një kryeopozitar të ri?”

  1. Salvadore says:

    Ai do te ndjeke shembullin e Xhelal Mziut duke deklaruar qe nuk do ta liroje zyre e presidentit duke e mbrotur si Mit sokoli,ku kush do tentoje te hyre me mjete per te shqyer deren e presidenes do te hidhet si Vojo Kushi mbi blind dhe se fundi ne momentin qe do te shqyejne deren e zyres se tij ,ai do te vetflijohet si Alende!Ndaj ai po shijon pushimet e fundit se president dhe si njeri qe e di qe pi i vjen fundi i jetes!

    1. Vlora1912 says:

      Po cila shoqeri do bej Opoziten o Mero??
      Ajo shoqeri, qe ju si Media e keni vrare qe ne zanafill??
      …..
      Ju si media(te ashtuquajtura Media, se ne fakt jeni Gjiriz i ndyre), jeni bere njesh me kete Estabiliment te ndyre pokiti, ekonomik, kriminal.

      Ju po vrisni cdo perpjekje te Shoqerise per te “rigjeneruar” vetveten, per te nxjerr nje klas te re drejtuesish.
      ……….
      Ju si Media u bet pale me kete klase te ndyre politike kunder levizjes Studentore, dhe ne bashkepunim me klasen politike, e zhduket ate levizje.

      E vetmja gje e mire kaq Madhore, qe i ka ndodhur vendit keto 25 vite, u harrua me ndihmen e medias.
      …….
      Ti Mero, hapur, je bere pale me kete menyre bastarde drejtimi te vendit.
      Ti Mero i bere nje kontribut te madh shoqeris ne luft kunder barbaris se Saleh Berishes, sot po e demton shoqerin shum me teper se kushdo- Pasi kishe nje status tjeter, ishe i besueshem.
      Dhe kjo qe po ben tani eshte Pabesi.

      Per fat te keq o Mero, ke shkuar larg me pabesin tende ndaj Shoqeris duke u ber pale me kete qeverrisje Fashistoide…

      Dhe nuk ke justifikim Mero……asnje Justifikim.

  2. Shpata says:

    Mero kesaj radhe ke gabuar! Nuk e ka per opozitar, Jo. Rama po e pergatit per ne burg Meten!!
    Veme bast po deshe!!

  3. Laik, ose Like says:

    Ilirin nuk e fabrikoi Rama por Berisha, ashtu siç beri edhe me Lulin.
    Berisha mut ka qene me pushtet dhe pordhe ne opozite. Ça lesh fabrikimi ka ktu Rama. Rames i ka qelluar ta beje vete opoziten brenda partise se tij, dhe e ka bere mire deri diku. Po te ishte per opoziten dihet mire alternativa, dhe informaciónku do ishim. Mjere ata qe e harrojne qofshin nga veriu e qofshin nga jugu.
    Hajt turqeta Mero.

  4. Monitor says:

    Z. Mero! Duket si pa prespektive kjo pune! Ne shtator fillon SPAKL! Ilirit si dihet!
    Shqiperia po jeton dite te zeza te demokracise! Kjo qe beri Basha dhe Krmadhi, te eshte ndoshta demi me i mdh i bere ne 30 vite! Shqiperia ka nje opozite jashte sistemit! Jo vetem kaq ! Se edhe po te ishte brenda, ajo eshte jo cilesore, e dhuneshme qe sngre me shume se 10 % sipas listes ku jane regnistruar 3.5 milion zgjedhes qe nga 91 ose 25-30 sipas nr real te njerezve qe votojne ose listes 1.7 milionshe.

  5. Lan XHABIJA says:

    I nderuar Mero.
    Ke shkruar gjithmone persosurisht, poor sot, ke nxjerrë nga dora, nje perlë te vertetë gazetarie.
    Vulen ja ke vene me “KARRIKE DHJERIN LUL”.
    Ne keto dite pushimesh gushti, nuk besoj se do te lexojme ndonje batute me te goditur se sa kjo.
    Ekselente !
    Me kete, shkrim, mbylle edhe ti o Mero djali, merr lejen, e mo shkruaj me deri ne shtator.
    E ke “plotesuar planin”.
    Me shume konsiderate.
    Lan Xhabija.

  6. Zigur Qarri says:

    “Po është mirë që shoqëria të bëjë opzitën e saj”,thote Mero Baze.Per cilen shoqeri e ke fjalen zotrote?!Per ata individe qe i ke
    sulmuar ti kur te ka ndersyer Edvin D’Rama(Endri Fuga)!Sepse ne nje Shtet mafioz si ky qe ka ndertuar lideri yt,nuk mund te flitet
    më per shoqeri te lire,te qytetruar dhe demokratike.I ke perkrahur ndonjehere aktoret ne protestat per mosshembjen e Teatrit?
    Edvin Escobar D’rama e ka degraduar totalisht shoqerine shqiptare,duke i perbaltur te gjith,edhe ata pak te ndershem qe kan
    qene pa Parti,dhe ti i ke dale ne krah,per ti bere qesharak keta persona,sepse keshtu deshironte Kryeministri klloun dhe drogaxhi.
    Asnje diktator nuk mund te mbijetoje pa servile dhe dallkauke.Ndryshe nga paraardhesit e tij qe i kan gjetur apo i jan afruar,Edvin
    Escobar D’rama i ka fabrikuar vete.A nuk eshte Ilir Meta aleati me te cilin D’Rama mori pushttetin, “…presidenti më i mirë që kemi
    pasur deri më sot”?Dhe kete person qe e zgjodhi si aleat potencial per te marre pushttetin,sot e ka “zgjedhur si opozite”potenciale
    per te mbajtur pushttetin!Kjo tregon se Kryeministri nuk vuan vetem nga kleptomania,por edhe çrregullime bipolare.Pra,Kryeministri
    yne,eshte nje i semure psiqik.Megjithese ju e dini,sepse e keni publikuar vete diagnozen e mjekut psikiater qe i bente terapine pacientit
    Edvin D’Rama,e megjithate e keni perkrahur!180 grade ndryshim skizofreni,180 grade ndryshim militantet!Meta eshte i mire kur
    urdheron ai,dhe eshte i keq kur urdheron ai!Ore,kaq shume mi laboratori ka ne Shqiperi?!Po pse o Mero,perkrahet nje perdorues
    droge,nje i semure psiqik?1997-ta e Berishes e çoi 10 vjet mbrapa Shqiperine,Edvin D’Rama e ka çuar 50 vjet mbrapa Shqiperine,duke
    i perçare shqiptaret si askush tjeter më pare.Per Diktatoret nuk fajsohemi shume,sepse metamorfoza e tyre ka ndodhur pasi kan ardhur
    ne pushttet,por per te semurin psiqik Edvin D’rama nuk mund te çfajsohemi dot,sepse kartela e tij u publikua pa u bere Kryeminister.
    Nje Vend me nje “elite”,qe perkrahu nje te semure psiqik qe te vinte ne pushttet!Per ku Shqiperi,per ku shqipetare?

    1. Moisi Golemi says:

      Për në p!dh të sat’ëm.

  7. T. Voda says:

    —-z .Mero i ke rene pikes, me se e mundedhme.—Kjo ide ka kohe qe po ripergatit opinionin , shtratin dhe shtresezimin e nevojshem.
    — PS do te pesoje carjen e madhe.
    — —RAMA do te formoje Rilindjen qe ka pretenduar me kontigjentin kryesor nga PS , nga PD, nga Balli, Legaliteti , nga Rinia Universitare dhe pjesa deri tani indiferente (e pa angazhuar).
    —– ILIRI KA MUNDESI te perfshihet (shkrihet )me PS E REFORMUAR por qe mbron Lufen NCl., disa nga vlerat baze te sistemit kaluar.
    —- PD do te fraksionohet ,riorganizohet duke e nxjere nga skena qofte dhe perkohesisht PD Kryesore(tradicionale) me qellim qe te largoje (pastroje) mekatet e 30 vjeteve..
    ..,……… He per he kaq..

  8. Taraboshi says:

    Nje artikull i goditur dhe ne kohen e duhur por dua me te shtuat edhe dicka tjeter qe heret e tjera artikujt beji qe te jene te le lexueshme edhe per Vloren Zigur .Intelektualin dhe ndonje tjeter qe nuk ka mesuar me lexu.

  9. Pokeristi says:

    Z.Mero!
    Si kudo e kurdohere lufta per pushtet ka qene,eshte dhe do jete e pranishme.Sot me ritjen e shkalles se qyteterimit,civilizimit “demokratizimit”kjo lufte eshte kethyer ne art.
    Te jemi te qarte,Meta per te gjitha ato cilesi qe ju permendni,duke qene brume krundesh nga Cepani,merrte forme sipas deshires se cdo drejtuesi qeverije,vetem e vetem per te zhvatur para,pa e pasur mendjen asnje sekonde tek populli e vendi.
    Jam plotesisht dakord me nje komentues te mesiperm qe edhe kete rradhe po per interest te tij,ay eshte made in Berisha si opozitar dhe kryeministri aktual me prirje dhe talent artisti i jep finituren e nje opozitari sharlatan e karagjoz,i cmendur e bajloz.

  10. Gjoli says:

    Rama eshte bere si llapaqen,nuk ka pune tjeter vec pordheve qe leshon kudo qe shkon.Po qelb gjithe dynjane.

  11. ETHEM LALAJ says:

    DAKORT 100 % ME JU Z.MERO.POR DUA & UNE TE JAPE MENDIMIN TIM MODEST PER TEMEN TUAJ:
    1-META SHPESH ESHTE SHPREHUR SE “.. SB E KAM PIKE TE FORTE DHE TE DOBET”.DHE ERDHI RASTI.TASHME SALIU KA HEDHUR NE SULME KUNDRA RAMES -LIKEN PASI KTE E KA SHPETUARE NGA BURGU DISA HERE..ME 7 % ME PRIFTIN,ME FLORIRIN E KRRABES,AFEREN ÇEZE..DHE 31 DOSJE TE TJERA TE SHFAQURA NE PAMFLET..KU ZV.I TIJ ALMIR RRAPO KA INSPIRUARE NE FBI PER TE KORRUPTUARIT E MDHENJ NE SHQIPERI..
    2-SALIU MIDIS LULIT DHE LIKES TASHME DUHET TE ZGJEDHI NJERIN PER KRYETAR TE PD.NESE LULI I DOLI “BLLOF” PER 6 VJET DUKE MOS FITUARE ASNJEHERE ZGJEDHJE…DHE PASI I FATURON LARGIMIN NGA PD TE GJITHA FIGURAT E VJETRA SI TOPALLI,BREGU,PATOZI,BODE..E KO,NDONSE ATO NUK MUNDET TI LARGONTE LULI PA OK E SB,TASHME LULI DUHET TE SAKRIFIKOHET NGA PD NDONSE ARGITA NUK DUHET TE JETE DAKORT.DALJA HAPT E LIKES KUNDER LULIT DHE ANASJELLTAS PER 13 TETORIN…E VERTETON MESEMIRI KETE.
    3-NDONSE LIKEN NUK E DO BAZA E PD SI KRYETAR TE PD,SB NDAJ QENDRON ATY SI GURI VARRIT PER 30 VJET.
    4-TE TRE-SALIU,LULI DHE LIKJA KANE BERE TE NJEJTEN GJE…SABOTIMIN E REFIRMAVE NE VEND,VJEDHJET DHE VRASJET E SHUMTA,VARFERIMIN E QYTETAREVE NE VITE,LIDHJEN E ALEANCAVE E LOBIMET ME VERIORET-LINDORET-JUGORET,ETJ,DHE ESHTE MOMENTI QE OSE TE TRE NE FITORE KUNDER RAMES OSE TE TRE TE SHKOJNE NE BURG NGA SPAK-U PASI TE DJEGIN SHQIPERINE EDHE NJEHERE.
    5-SULMI NDAJ SHBA+BE E SB..POR E METES SIDOMOS KOHET E FUNDIT PER REFORMEN NE DREJTESI…ESHTE E PARIPARUESHME.KTE E KAN NIHATUR TE TRE-SB,IM DHE LB.
    -POR FAKTI QE MONIKA KRYEMADHI KA HESHTUR QE KURSE U KTHYE NGA SHBA..TREGON SE AJO REÇIT KERKON TI SHPETOI,NDONSE META PALLATIN TE UNAZA JA FATUROI ASAJ KUR THA SE “..MONIKA I KA SIGURUARE FEMIJT E SAJ TE PALLATI TE UNAZA E RE I DHENE NGA RAMA E BASHA..” DHE PLAZHI I BERE VEÇMAS MIDIS LIKES E MONES TREGON NJE FTOHJE BRIMJE-ME-BRINJE MIDIS TYRE.
    -QETSIA E RAMES NDAJ TRESHES K/OPOZITARE DHE GODITJA ANESORE ESHTE E SAKTE.AI DO ZBATOI KSHILLAT E SHBA+BE PER REFORMEN NE DREJTESI,DURIMI PER KRIJIMIN E ORGANEVE TE DREJTESISE…QE PER MENDIMIN TIM PO ECIN SHUME NGADALE,BERJEN E REFORMES ZGJEDHORE,ETJ,E TE PRESI ME DURIM OPOZITEN DERI SA TI MBUSHET MENDJA QE TE HEQIN DORE NGA “RAMA IK” E TE ULEN NE DIALOG PA KUSHTE.
    6-MEQENSE SALIU NUK TERHIQET NGA MARRZIA E TIJ “RAMA IK” DO TE THOT QE OPOZITA DUHET TE SHKOI PER SKRAP DHE TE REFORMOHET OPOZITA E RE NDOFTA ME LIKEM NE KRYE..NESE SHPETON NGA SPAKU.
    -NE TE MAJTIT DERI 13 TETOR DO TE MBAJME SEHIR..E DO JU SHKRUAJME MENDIMET TONA MODESTE..FLM.

  12. A says:

    Ne nje vend ku njerzit nuk kane nje kushtetute per te mbrojtur te drejtat e njeriut,kushdo individ qe te ishte nuk do te guxonte te shkruante me shume se z.Baze,te cilit, ish presidenti dhe kryetari PD ,Berisha i dogji dhe shkaterroi diten me diell biznesin e gazettes duke dhunuar akoma dhe familjen..Duhet cdo gje te fillohet nga e para per ndertimin e shtetit te se drejtes ,te shtetit ligjor etj .PS dhe PD baskepunuan ne vite per te arritur ne politiken qe ndiqet sot jo vetem pse u shfrytezuan njerez me probleme te shendetit mendor ,por sepse ne funksion te pasurimit dhe pushtetit te tyre bene ceshte e mundur te ndergjegjshem ne veprimet e tyre per te arritur shkaterrimin e sistemit demokratik te vendit .Vetem me ndihme nga jashte dhe duke shfrytezur Hipokrizine e politikberesve qe diten deklarojne se duan demokraci ,shtet ligjor drejtesi etj,ndersa naten bejne te kunderten duke bashkepunuar nen rrogoz qe asgje te mos ndryshoj,mund te realizohet endrra e perjetshme qe Shqiperia te behet Zonje….

  13. Arber Iliri says:

    Ajo djerja e karriges se Saliut nga Luli eshte vertet perle.hahahaha.O lul or qyp mos dhit vend e pa vend.hahahaha

  14. pyetje says:

    Nuk merren vesh epitetet e paragrafit V, i takojne Metes apo Rames?
    (I sigurt qe eshte i izoluar nderkombetarisht, etj….)

  15. Kola says:

    Z.Baze, kerkoj nje takim me Ju. Ju siguroj se do te degjoni cudira, cudira qe nuk i keni ndjere. Historite e qe do t’u deshmoj, ndoshta do te kene vleren e Nobelit. Ne pritje, me konsiderate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *