Zbarkimi i gushtit, 20 mijë vetë në një anije. Një tjetër valë emigrantësh në një anije që vinte nga Shqipëria.
28 vite më parë, në brigjet e barit do të zbarkonte anija Vlora, në bordin e të cilës 20 mijë shqiptarë në kërkim të një jete që deri atëherë vetëm e kishin ëndërruar.
Anija ishte nisur nga Durrësi me 20 mijë klandestinë në bord dhe ky, ishte zbarkimi i dytë i madh në Puglia, pas atij të marsit. Shqiptarët u transferuan nga porti në stadiumin Vittoria. Ajo ditë, la të gdhendura në memorien kolektive imazhet e anijes Vlora, të mbushur me mijëra e mijëra persona.
Anija me refugjatë, ishte refuzuar më herët në Brindisi dhe kishte ndryshuar kurs për tu tërhequr më pas nga rimorkiatorët dhe për tu ndalur në portin e Puglias.
Tani, në përvjetorin e 28 të zbarkimit të anijes Vlora, do të lëshohet në eter një valë e madhe radiotelegrafike, që mban një mesazh në kodin mors.
Fraza është ajo e shqiptuar nga kryebashkiaku i atëhershëm, Enrico Dalfino.
“Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar. Nuk mund ti kthejmë pas, ne jemi shpresa e vetme e tyre”.
Në bregun përtej Adriatikut, kjo ditë do të shënohet madje edhe me një seri aktivitetesh, dedikuar humanizmit të treguar nga banorët e barit me rastin e zbarkimit të anijes Vlora./tch
Isha atje edhe une. Te thuash film holliwoodi eshte pak.
Humanizem???hahaahahah..Po italiant I mbyllen ne stadium dhe u hidhnin buken dhe ujin me helikopter a ju dhjefsha mu ne gazetari.
Perveq deshprimit ishte edhe organizimi serbo-grek qe po punonin per zhberjen e Shqiperise dhe zhdukjen e popullsise se Kosoves.Keshtu qe mos e kujtoni kete poshtersi se ishte kopil i huaj.Nuk thoshte rastesisht Sali Berisha se ikesit ishin dallendyshet e demkkracise meqense ne linjen anti shqiptare ishte edhe aji.Por aspak me i mire nuk eshte as Rama qe po kurdis plane anti Kosove me Kryetarin serb dhe agjentet e tij dhe te Fatos Nanos ne Kosove.
Kjo turm qe esht ktu ne foto , po te ishte ne SHQIPRI kto 30 vjet mutehane politika do ishte ndryshe , se ishin te ter qytetar dhe i digjnin ne zjarr politikanet e korruptum qe jan sot , por fati politikanve bandit e rrugaç qe kta lan vendin dhe iken , fshatarsia dhe vllezrit e arushes i zvendesuan kta ne tiran e ne qytete , kta qe nuk e kishin iden e politikes , prandaj ben qef mashtrusit rrugaçet e politikes kto 30 vjet muti. Ktu tek ne.
Kete fotografi shqipetaret duhet ta vendosin ne muzeun historik ku tu tregoje brezave te ardheshem se socializmi eshte kanceri i shoqerise qe sjell vetem diktature dhe varferi. Nje kopje tja dergoni dhe zotit Kalo ka eshte shume i mallengjyer me diktatorin dhe sistemin e tij.
Gjithnjë Europës i jan dash skllevër e taksapagues të rinj është kopje e USA që i legalizon nëpërmjet llotarisë kurse Europa si kjo foto dije me shqiptarët sot me sirianët apo afrikanët!