Jari zbulon pse Meta frymëzohet nga fati i Milosheviçit!

Jarit i pëlqeu shumë sot fakti që Meta kishte zgjedhur Milosheviçin si figurë për të inkurajuar opozitën shqiptare të marrë pjesë në zgjedhje.

Nga një vëzhgim i hollë që bëri Jari, i rezulton se ky është një kërcënim serioz për opozitën, madje dhe Monën për shkak të ngjashmërive që ka vetë familja e tyre në disa pika me Milosheviçin, të cilat Jari i qëmtoi me kujdes.

Ja 10 pika të përbashkëta që zbuloi Jari dhe që mendon se krahasimi me Milosheviçin ishte dhe një kërcënim për Monikën.

1.Të dy politikanët edhe Milosheviçi edhe Meta i kanë gratë politikane dhe kryetare të partisë së tyre. Mira Markoviçi ishte kryetare e partisë së Milosheviçit kur ai ishte president, ndërsa Monika kryetare e LSI, kur Meta u bë President.

2.Gjatë kohës që Milosheviçi ishte president, partia e Mirës ishte në opozitë. Edhe gjatë kohës që Meta është president, partia e gruas është në opozitë.

3.Edhe Mira Markoviçi edhe Monika Kryemadhi janë doktore shkencash.

4.Të dy familjet kanë lidhje me biznesin e guroreve. Milosheviçët në Valjevo ndërsa Metët në Malin e Tomorrit.

5.Të dy familjet janë akuzuar padrejtësisht për përfshirje në krim dhe korrupsion.

6.Të dy familejt kanë një debulesë, herë të hapur e herë të fshehur për rusët.

7.Të dyja familjet kanë probleme me amerikanët dhe nuk i durojnë dot.

8.Edhe Milosheviçi kishte premtuar se nuk do dorëzohej dhe ishte gati të vetvritej.

9.Edhe Milosheviçi edhe Meta, përdorin Kosovën për hallet e tyre kur janë në pushtet.

10.Edhe Mira Markoviçi edhe Monika Kryemadhi mbajnë mbiemrat e tyre dhe jo të burrave.

Sipas Jarit, këto ngjashmëri kanë bërë që Meta të reflektojë dhe ti tregojë opozitës se nuk është mirë të ngjajnë në finale me fatin e Milosheviçit.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Jari zbulon pse Meta frymëzohet nga fati i Milosheviçit!”

  1. Vetingu says:

    11. Edhe Milosheviçi edhe Haxhi Ilir Qameta perfunduan ne burg.

  2. Sali Trimi says:

    Jari eshte shume i sakte ne 10 ngjashmerite qe pershkruan midis Milloshevicit dhe Metes. Nga ana tjeter ai nuk flet fare per ndryshimet midis tyre, gje qe me befason, kur dihet qe Jari eshte miniere informacioni. Ne vazhdim te ketij prezantimi po jap edhe une10 mdryshimet qe kam verejtur midis Milloshevicit dhe Ilirit:
    1-Milloshevici ishte burre shteti qe luftonte per Serbine. Iliri eshte nje hajdut ordiner qe luftoi per flori.
    2-Milloshevici vuri perpara shqiptaret e Kosoves, ndersa Iliri donte te bente revolocion ne Shqiperi.
    3- Milloshevici nxiste urrejtjen e Serbve ndaj Shqiptareve ndersa Iliri ka platformen e nxitjes se urrejtjes midis popullit shqiptar dhe hajduteve e krimineleve.
    4-Milloshevici perfundoi ne Hage ndersa Ilirit nuk i dihet destinacioni.
    5-Gruaja e Milloshevicit kerkoi azil ne Rusi dhe e fitoi ndersa gruaja e Ilirit akoma nuk dihet se cdo kerkoje.
    6-Milloshevici e shpalli terrorist Hajredinaj, ndersa Iliri hero. Thone qe kete e ben per te kerkuar azil ne Kosove. Largimi nga Serbia i Milloshevicit ishte jasht cdo plani qe Milloshevici mendonte.
    7- Flitet qe Milloshevicin e helmuan, ndersa per Ilirin ai ka thene qe do vrasi vehten.
    8-Sala ndihmoi Milloshevicin te bente genocid ndaj Shqiptareve te Kosoves. Iliri po mundohet te ndihmoje Salen te shpalli tradhetaret e Kosoves dhe spiunet e Serbit.
    9-Milloshevici kishte organizem shume te dobet dhe flitej se ishte i semure. Asnje fjale per Ilirin. Bile ai fut dhe kembet ne ujet e bjeshkeve per tu freskuar, apo perdor breke te bukura ne plazh, per tu dukur seksi.
    10-Milloshevici kur fliste dukej si diktator, ndersa Iliri si skile e vjeter.
    Ceshte e verteta ka dhe ndryshime te tjera midis Ilirit dhe Milloshevicit, por per kete duhet nje roman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *