Lulzim Bashës duhet t'ia plotësojmë këtë ëndërr!

8 Gusht 2019, 20:28Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha është lodhur të gjejë tetë pika ku do luftojë korrupsionin kur të vijë në pushtet. Dukej nga renditja, nga cektësia, nga nxitimi, nga pasiguria, nga makthi dhe mbi të gjitha nga fakti që nuk ngjit në atë që thotë, që ka dashur t’i çudisë njerëzit. Dhe më shumë se sa një platformë, ngjante si një njeri me objektiva të prishura për t’u pasuruar në disa sektorë që ka tentuar t’i aplikojë vetë.

Do të mjaftonte pallati i tij i ndërtuar në Vlorë për t’i bërë një radiografi gjithë platformës së tij qesharake. Nëse hetohet kë truall zaptoi vjehrri i tij, në emër të tij, duke hyrë në det, e duke ndërtuar pallate, sipas kësaj platforme, duhet të arrestohet.

Nëse hetohet se ku i gjeti vjehrri miliona euro për ta ndërtuar, ndërkohë që ka qenë një ish ushtarak I liruar në vitet ’90 dhe roje i VEFA-s, prap duhet të arrestohet. Nëse hetohet kush bleu aty dhe me çfarë nderesh pushteti u shkëmbye ndërtimi, pasi ndërtuesi i pallatit ka marrë gjithë tenderat e Bashkisë së Tiranës më pas, duhet të arrestohet.

Nëse më pas shikon se si u manipulua prishja për interes publik, si prishje e paligjshme për të fituar 15 milionë euro dhe për të zbardhur lekët e pista të korrupsionit të familjes Basha, përsëri duhet të arrestohet.

Mund të vazhdojmë më tej me detaje nga kjo histori, për të kuptuar se platforma e Bashës, ngjan më shumë me idetë e një njeriu të dëshpëruar, që i kanë prishur planet e korrupsionit dhe pastrimit të parave përmes ndërtimit të paligjshëm, se sa një platformë serioze opozitare.

Një platformë serioze opozitare kundër krimit të pastrimit të pareve dhe ndërtimeve të paligjshme, natyrisht duhet të jetë shumë më serioze dhe më e gjerë. Por jo vetëm tek ndërtimet ku i ka mbetur mendja Lulzim Bashës. Tek çdo aspekt i zhvillimit të ekonomisë dhe përdorimit të pushtetit dhe parave publike.

Dhe kjo nuk bëhet një mbasdite, kur ke gënjyer gjithë njerëzit e tu për çdo aksion politik, kur i ke nxjerrë nga Kuvendi dhe nga bashkitë, kur i ke gënjyer që kanë fituar 85 për qind dhe në fund kur ke frikë të përballesh me zgjedhjet.

Kjo është thjeshtë një çështje personale e Bashës, është një përpjekje e re për moton e tij, “gënjeshtrën e përditëshme falna zot”.

Shqipëria ka një platformë shumë më serioze se kjo e Lulzm Bashës kundër krimit, korrupsionit dhe përfshirjes së pushtetarëve në veprimtari të paligjshme. Shqipëria ka në përfundim e sipër projektin më serioz europian në këtë pikë, më të lavdëruarin dhe më të mbështeturin nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që për fat të keq të Lulzim Bashës, do të nisë para gënjeshtrave të tij.

Do të nisë këtë vjeshtë. Është përfundimi i Reformës në Drejtësi dhe ngritja e SPAK, ajo që do të shkojë në “sitë”, në rrugë ligjore çdo gjë të paligjshme në këtë vend këto 30 vjet, përfshi dhe këto ëndrrat e prishura për korrupsion të Lulzim Bashës dhe gënjeshtrat e tij të reja.

Lulzim Basha nuk ka pse pret sa të vijë në pushtet për këtë ëndërr në sirtar reformash kundër korrupsionit. E ka shumë më të lehtë, shumë më të ndershme dhe shumë të shkurtër rrugën. Le të mbështesë Reformën në Drejtësi, le të mbështesë SPAK-un, le të mbështesë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë që janë duke u ngritur dhe Shqipëria do të përballet me një betejë reale kundër korrupsionit, që ndryshe nga kjo e Bashës që është “parashikuar” vetëm për armiqtë e tij, është për të gjithë. Është për të futur në skaner Edi Ramën, Sali Berishën, Ilir Metën, Lulzim Bashën, dhe gjithë piramidën shtetërore dhe individët që kanë përfituar nga pushteti.

Kjo nuk është gënjeshtër elektorale as projekt politik, por projekt konkret në përfundim e sipër, që ka sot armiqtë e saj të mëdhenj. Ata janë Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe shokët e tyre. Mjafton të pajtohen me fatin e saj dhe të jenë të qetë se gjërat që ëndërrojnë kundër korrupsionit, do bëhen realitet shumë shpejt, shumë mirë dhe nuk kanë për t’i lënë shqiptarët të presin dekada të tëra, që t’i mbushet mendja Lulzim Bashës të hyjë në zgjedhje, e pale më, pastaj të fitojë. Është punë muajsh Lulzim. Ti dhe armiqtë e saj e mallkuat Reformën, e mallkuat ambasadorin Donald Lu, por atje ku ai ka shkuar në Kirgizistan, sot është arrestuar ish Presidenti për korrupsion. Atje ku duket sikur askush nuk preket.

Do ta çojmë në vend ëndrrën tënde për luftë kundër atyre që kanë ndërtuar në prona të paligjshme, që kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe janë rimbursuar në mënyrë të paligjshme. Është aq afër sa ke shanse ta provosh. Do ta bëjmë këtë nder!

20 komente në “Lulzim Bashës duhet t’ia plotësojmë këtë ëndërr!”

  1. arvanitasi says:

    o Mero, je i sakte, je i madh, je skanues me saktesine e nje nanometeri ( qe eshte nje billionta metrit)

    1. Xhezair Zaganjori says:

      Asnjehere mos harroni qe vellai i Bashes eshte personi nr.1 qe ka dhene doreheqjen nga vettingu ne Shqiperi. Ate kohe punonte ndihmes ligjor ne Gjykaten e Larte dhe sapo hyri ligji ne fuqi, dha doreheqjen qe te nos kalonte ne vetting. Se i binte qe do kalonte dhe babai dhe vellai i madh.
      Mbajeni gjithmone parasysh kete kur ky Lulqimo ben si luftetar antikorrupsion!

    2. syri says:

      Por jo more Z.Mero! Nuk eshte dakort edhe gazeta Dita tani!! Jane bere aleate me liken! Per floririn e Krrabes e kam fjalen! Likja e ka zbrazur thesin me Dita. Nuk mendojne keshtu edhe disa komentues qe i importuan nga Lapsi.al! Gjysem analfabeteve dhe injoranteve perverse qe nuk dine te perdorin komputerin ju botohen komentet tek Dita?

    3. Grigor says:

      Ç’na bere more Mero Baze!
      Po na merzite Zike Qorrin more Mero Baze.
      Po Zikja fle me Lul Bashen, dhe gdhihet ne krevat te Saliut.
      Kur ta kuptojne ata debilat qe e quajne veten demokrate dëmin qe i kane sjelle Saliu dhe Lolo Basha PD-se dhe Shqiperise, ne do perparojme brenda gjashte muajsh aq sa kemi ecur per 10 vjet.
      Por njerez si Zike Qorri nuk merren me kurven qe kane ne shtepi, dhe e kane inatin me ate qe u shkerdheu kurven.
      Pastaj kemi edhe ata qe paturpesusht kane idhuj Fatmir Mediun ose Nard Ndoken,, per aresye se na paskan fituar pasuri dhe nuk ka rendesi se si.
      Si rrijedhoje Edi Rama qeveris i pasfiduar dhe tall bythen me Like Floririn, pi kafen e mengjesit, dhe thote me vete:
      “Diku do kem bere ndonje te mire une, qe me ka pare zoti me kete opozite idiote dhe me kunguj si Zike Qorri.”

  2. Ragipi says:

    Ah per ata qe dojne te dijne te ardhmen te lumte Mero shkrim me ta mbush mendjen.

  3. ?????????? says:

    BASHA IK, SE NA ÇAVE BYTHËN !!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Ku shkon Donald Lu, u beka termet politik.. Ahh mor ja lumsha si qeka.. Propozoj bust tek Parku Rinia per kete Rilindas !! I loved him. It changed the faith of the Albanian future.. I like Moses-Ones too she should be the appointed Ambasador in Albania.. Kur Rama ishte ne opozite dhe garonte per zgjedhjet e pergjithshme, e vetmja fjali qe thoshte ishte: Ne do ta shembim Pallatin e Padrejtesise.. Nuk thoshte kush duhej arrestuar dhe si do arrestohej.. Ishte I zgjuar sepse e dinte qe puna e Egzekutivit nuk ka pune me ate te Gjyqesorit. Rama tani po ben pikerisht ate qe duhej te bej.. Ekonomia dhe Formaliteti.. Rregull dhe qetesi.. Shqiperia u clirua nga nje barre e rende ku publikun e kishte kapur ne fyt politika. Rama mund te shkoj ne burg NEQOFTESE ka bere shkelje te ligjit.. Por di te them kete: Ai prap do mbetet si personazhi qe Shqiperine nuk e hodhi kurre per interesat e politikes.. I heq kapelen per kete.. Mendimi eshte qe po ta lesh dhe nja 4 vjet te tjera, Shqiperia do bej nje proces me te fuqishem ne ekonomi.. Thjesht duhet te nderroj administraten here pas here qe mos te dhjamoset. Neqoftese I del emri per paraqitje, keni Bracen qe s’te fal po ashtu.. Mero, kot merresh me Lulzim Bashen.. Qe te fitosh qeverrine duhet dhe nje pjese te socialisteve te te votojne.. Ate krric gomari as te vetet nuk e votojn e jo me gray voters..

  5. xhafa says:

    Ky karafili sheh endrra ne diellin e gushtit se do te behet kryeminister. Po kush te voton ty more trap te vish ne pushtet?

  6. Lul perversi says:

    Mero e ben mire qe kthehesh edhe telendis te varferin Basha (te varferin nga mendja) por une them sepse ky eshte nje kamikaze I Barishes. Keshtu bejne Arabet me kamikaxet e Tyre si ka vepruar Barisha me Lulken….. Ky i ploteson te gjitha kushtet. Me injorant te fjetur mbi endrrat ne sirtar se ky eshte veshtire te gjesh. Dhe Saliu e gjeti.

  7. Jaho Çepani says:

    Fjala jote, o Mero djali, shkoftë ne veshin e perendise.
    Amin.
    Mos prishur qoftë.
    ? ? ?

  8. LC says:

    Basha, por jo vetem Basha por i gjithe establishmenti
    I banditeve, hajduteve, krimineleve dhe spiuneve te Serbit, qe u bene si te tille vetem per para,akuzohen per shume vepra antiligjore. Per ne njerzit e zakonshem spiunlleku eshte vepra me e turpshme, ndersa per kete bande me e dhimbshme do jete cpronesimi i tyre. Spaku duhet patjeter te ndjeki mesimin qe jep Bash: ndiq parane…kjo eshte denimi me i madh per ta. Rob te parave te vjedhura, ata nuk behen merak as per burg dhe as per turp.te gjurmohen parate e vjedhura deri ne strofkullen e fundit….

  9. Zigur Qarri says:

    Gati çdo jave gjate qeverisjes se bandes mafioze te”rilindjes”,ka nje afere korruptive,ku gati çdo qeveritare eshte perlyer.Prandaj,
    pothuaj gati te gjith qeveritaret e kan vendin ne Burg,nese funksionon drejtesia.Ndersa per Edvin Escobar D’Ramen, kryemafiozin,
    superhajdutin me te madh ne Bote,qe tashme i ka dale boja dhe i eshte mbyllur Dera nga partneret perendimore,karrikja elektrike
    eshte pak.Ne te gjith Boten Gazetaret merren me korrupsionin e Qeverise,Mero Baze merret me opoziten,nderkoh qe Qeveria e
    “rilindjes”,cilesohet si me e korruptuara jo vetem ne Europe,por nuk mund te krahasohet as me vendet me te korruptuara te Afrikes.
    Afera korruptive e fundit ne vendin ku Kryeministri hajdut behet garant per paprekshmerine e gangsterave,te cilet i veshi edhe me
    pushttet,me imunitet,duke i bere Deputete dhe Kryetare Bashkie.”Jehona Software shpk u shit 250.000 euro vetëm 2 javë para se të
    fitonte një tender me përfitime prej 150 milionë euro në 10 vitet e ardhshme. Jehona sofwëare shpk është blerë nga dy biznesmenë
    kroatë të akuzuar për lidhje me ish kryeministrin kroat dhe këshilltar të Edi Ramës. Blerja është bërë nëpërmjet një Kompanie kroate
    fantazmë të sapo krijuar.Marrëveshja dhe vlera e shitjes prej 250.000 euro është mbajtur e fshehtë në Shqipëri, është raportuar vetëm
    në Regjistrin Tregtar Kroat (shiko dokumentin, 1.862.484 kuna) Fatura 15.2 milionë euro që Qeveria Shqiptare pagoi për tenderin e
    faturimit elektronik është vetëm maja e ajsbergut të kostove marramendëse që do paguajnë qytetarët dhe bizneset shqiptare për
    sistemin e ri.Pas implentimit të sistemit, çdo biznes në Shqipëri do të paguajë një kosto minimalisht nga 60-80 euro në vit për
    programin e detyrueshëm kompjuterik, në të cilin do regjistrojë çdo transaksion që kryen, shitje apo blerje.Sipas dokumentit të
    tenderit për sistemin e ri të faturimeve, aktualisht në Shqipëri janë 166 mijë kasa fiskale , të cilat do të dalin jashtë përdorimit. Të
    gjitha bizneset që kanë këto kasa do të detyrohen me ligj të blejnë programin e ri kompjuterik me vlerë minimale 60 deri në 80 euro
    në vit ( sipas Ministrisë se Financave).Pra bëhet fjalë për një kosto prej 13 milionë euro në vit, që do të paguhet nga biznesi vetëm për programin kompjuterik të tatimeve. Janë 150 milionë euro vetëm në 10 vitet e ardhshme, por ky biznes do të vazhdojë pafundësisht.
    Cdo vit, dhjetëra miliona euro do u merren bizneseve”.

  10. Nani nani , Lulush, nani .?? says:

    Lulush, koha të bësh nani , se gjumi të rrit .

  11. Vetingasi says:

    Ata te SPAK-ut mjafton te lexojne kete Manifestin e sotem te Meros dhe kane ttogen e garantuar per nja dy vite me rradhe. Biles, do te duhet te bejne edhe ca ore jashte orarit…

  12. xhoxhi says:

    Nëqoftëse Evropa dhe Amerika nuk do lejonte politikanët shqiptarë të bënin si të deshin me njerzit dhe pronën nuk do ishte kjo gjendje sot.Tani që shkatërrua nga themelet Shqipëria tani u zgjuan edhe ndërkombëtarët me siguri edhe për interesat e tyre dhe reformojnë drejtësinë për ti futur në burg.Të shohim se si do futen apo do marin aratinë si shumë të tjerë…

  13. Arber says:

    Shume mire mero.Te nisim nga keta vete pastaj j tek vjehrri,kunati,baxhanaku etj .Nga keta te fundit te niset nese “udheheqesit’tane i kane kaluar pasurite atyre.Si nuk permendet KLSH dhe Auditimi? Po Nanon e Angjelin,Bode,Rruli,Imam,Gjiknur ,Koka etj pse nuk i permend? Mero na bej nje nder ne qytetareve te zakonshem te kesaj bote: listo te gjithe ata qe jane permendur per abuzim e korrupsion ne median tende , listoji sipas shpeshtesise , dhe botoje kete liste.Vec nxirr rezultat te ndershem.Thanks in advance!

  14. Doni me per Belulin.. says:

    Te gjitha abuzimet e Bashes (qe jane te verteta) eshte pergjegjesi e Rames qe nuk kane shkuar ne gjykate.
    Te gjitha abuzimet e Rames (qe jane taze fare) eshte pergjegjesi e Medias qe nuk demaskohen.. O Merooo!

  15. Doni me per Belulin.. says:

    Te gjitha abuzimet e Bashes (qe jane te verteta) eshte pergjegjesi e Rames qe nuk kane shkuar ne gjykate.
    Te gjitha abuzimet e Rames (qe jane taze fare) eshte pergjegjesi e Medias qe nuk demaskohen. O Merooo!

  16. PEPJA says:

    BENNE SIKUR TE DY KRAHET.

  17. Shkembi says:

    Gjithemon I sakte Mero! Qysh ne kryet! te heres VICIDOLASIT ja injektuan me PENICILINE mikrobin me ADN sllave per t’ na, NE, popullsine autoktone qe eshte pjese ne tre shtete! Do zoti ,me ndimen e Amerikes, e zhduk faren e keqe qe s’na eshte ndare githe jeten “si muti mbas kepuce.”Erdhi koha qe te gjithe tradhetaret e kombit te pergjigjen para “koke pa lareve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje