Kujdes me alkoolin dhe duhanin, ja si ndikon në mirëqenien e fëmijëve

Të gjithë e dimë se përdorimi i duhanit, alkoolit dhe drogave, e dëmton shëndetin tonë. Por shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm, se përdorimi prej tyre i këtyre substancave, mund të ndikojë ndonjëherë edhe në shëndetin dhe mirëqenien e të tjerëve, përfshirë fëmijët e tyre.

Merrni për shembull duhanpirjen. Efekti i tij negativ në mirëqenien e fëmijëve, është dëshmuar aq mire, sa që pirja e duhanit në makina ku ndodhen fëmijë nën 18 vjeç, është ndaluar në Uells të Britanisë së Madhe që në vitin 2015.

Shëbimi Shëndetësor Kombëtar në Britani,vlerëson se çdo vit 300.000 vizita tek mjeku, dhe 9.500 pranime në spital, vijnë për shkak të ekspozimit të fëmijëve ndaj tymit të duhanit të të tjerëve. Ndërsa dihet më pak mbi dëmet dytësore, që vijnë nga konsumi i alkoolit dhe drogës nga ana e prindërve, ne e dimë tashmë se deri në 30 për qind e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar, jetojnë me të paktën një prind ose kujdestar që pi alkool, dhe se 6 për qind prej tyre jetojnë me një prind, që është i varur nga alkooli.

Gjithashtu, 8 për qind e fëmijëve jetojnë jetojnë me të paktën një prind ose kujdestar, që e përdor drogën të paktën 1 herë në muaj, dhe 3 për qind e tyre jetojnë me një prind që është i ndërvarur nga droga. Këto shifra mund të duken të vogla, por meqë në Britani ka afro 15 milionë njerëz të moshës 18 vjeç e poshtë, kjo do të thotë se gati 500.000 fëmijë mund të jetojnë me një të rritur të varur nga droga.

Por familjet janë të ndërlikuara sesa kaq. Për shembull, ndërsa ngjan e thjeshtë të sugjerosh që fëmijët të ekspozuar ndaj tymit të duhanit, mund të kenë probleme me frymëmarrjen, studiuesit po ndërgjegjësohen mbi shumë aspekte të tjera, ku sjellja prindërore dhe mjedisi mund të ndikojnë tek fëmijët.

Për shembull, pirja e duhanit, alkoolit dhe drogës, i shpenzojnë të gjitha paratë që fitojnë, duke vënë në vështirësi serioze financiare të gjithë familjen. Për më tepër, aktivitetet që përfshijnë substance, mund t’i largojnë prindërit nga fëmijët e tyre, gjë që mund t’u shkaktojë këtyre të fundit stres dhe konflikte në shtëpi.

Në një studim të ri, u shqyrtuan efektet e përdorimit të substancave mbi mirëqenien e fëmijëve. Kjo përfshinte mirëqenien fizike, psikologjike (shëndetin mendor), atë njohës (i matur përmes ecurisë në shkollë), sociale (matur nëse fëmijët kishin marrëdhënie pozitive, apo sjellje antisociale) dhe ekonomike (për shembull, nëse familja kërkon mbështetje financiare).

Në vend se të ndiqej qasja më tipike, për të shqyrtuar përdorimin e vetëm një substance, u analizua se si përdorimi i kombinuar i alkoolit, drogës dhe duhanit nga ana e prindërve, ndikon tek fëmijët e tyre.

Në këtë studim, u përdorën si referencë 56 studime të mëparshme, dhe në fund u zbulua se në përgjithësi, përdorimi i substancave nga prindërit, shoqërohej me një ulje të mirëqenies së fëmijëve në të pesta fushat e lartpërmendura. Interesant ishte fakti, që ky efekt rezistonte me kalimin e kohës.

Gjithashtu, u zbulua se edhe përdorimi i substancave nga të cilat prindërit nuk ishin të ndërvarur, ndikon gjithashtu në mirëqenien e fëmijëve. Ndërkohë, përdorimi i alkoolit nga prindërit, kishte rreziqe të ngjashme për mirëqenien e fëmijëve si përdorimi i duhanit, çka sugjeron që thjesht përdorimi i një substance, mund të ishte i dëmshëm për mirëqenien e fëmijëve.

Studimi tregoi se përdorimi i drogës nga prindërit, kishte efektin më të madh negativ mbi mirëqenien e fëmijëve, krahasuar me alkoolin apo duhanin. Kjo shpjegohet me natyrën e paligjshme të përdorimit të drogës, çka i vë prindërit në rrezik për t’u gjobitur apo arrestuar, gjë që mund të promovojë varfërinë dhe vështirësi financiare ekstreme për gjithë familjen.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Kujdes me alkoolin dhe duhanin, ja si ndikon në mirëqenien e fëmijëve”

  1. TOMAS says:

    GAZETE PLEHRE .PSE NUK KE LENE VEND PER KOMENTE PER ISMAIL KADARENE?NUK JENI SERIOZE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *