Pse Berishës, Meta i duhet vetëm si shërbëtor?

Nga Mero Baze

Më në fund kemi një ndarje të qartë brenda opozitës rreth 13 tetorit. Gjëja më e qartë është se Sali Berisha me Lulzim Bashën, nuk duan ta marrin seriozisht Ilir Metën në dekretimin e zgjedhjeve të 13 tetorit, çka do të thotë, se nuk e kanë marrë seriozisht, as çdekretimin e 30 Qershorit. Thjesht kanë pasur planin e tyre për bojkot, të cilin as Ilir Meta nuk e ndali dot.

Por ajo që bie në sy në qëndrimin e ri të Berishës dhe Bashës ndaj ilir Metës, është se ata e trajtojnë atë, jo si partner opozitar, por si shërbëtor të opozitës.

Në gjithë fjalorin e tyre politik Ilir Meta lavdërohet që bën punë të dobishme, si fjala vjen kthimi i ligjeve në Kuvend, mos firmosja e asnjë ligji apo vendimi të qeverisë, përshëndesin sulmet e tij verbale ndaj Ramës, madje janë gati ta lavdërojnë dhe për paralajmërimin e tërmetit apokaliptik prej tij. Por nuk lejojnë që ai t’u përzihet në drejtimin e opozitës.

Protagonizmi i theksuar i Metës dhe përpjekja e tij insituticionale për ta rikthyer opozitën brenda sistemit, ka marrë një refuzim të qartë.

Dhe arsyeja është jo se Berisha e Basha, duan të rrijnë jashtë sistemit, por se duan të kthehen vetë aty, jo përmes Ilir Metës. 

Ata pikë së pari nuk duan që atributet e liderit të opozitës dhe pse jo shpëtimtarit të saj, ti marrë Ilir Meta. Kjo do t’i komplikonte shumë gjërat më pas, sidomos kur ai të shkarkohet nga President.

Ndaj ata tani për tani kanë vendosur ta “respektojnë” Ilir Metën si shërbëtor të opozitës, si njeri që u bën atyre ca punë që u duhen, meqë është President, por kurrsesi si një lider që u duhet.

Qëndrimi i sotëm i Lulzim Bashës i vuri pikat mbi “i” ambicieve të Metës për t’u bërë shpëtimtar dhe pastaj timonier i opozitës. Ai ishte më shumë i shqetësar pse gazeta “TemA” i kishte sulmuar vjehrrin, që nëse hetohet nga SPAK për atë që ka bërë në Vlorë me pallatin, shkon në burg, se sa për idetë e Ilir Metës për zgjedhje më 13 tetor apo për rolin e tij si opozitar.

Dhe në fund të fundit, nuk kanë faj, pasi vendimin për djegie mandatesh dhe dalje nga zgjedhjet, nuk e kanë marrë me Ilir Metën, por ja kanë imponuar atij dhe gruas së tij. Thjesht “i kanë rrahur që kulish”, siç thotë një fjalë e urtë popullore. Tani është vonë që pas këtij nënshtrimi dhe heqje zvarrë që u kanë bërë, duke djegur dhe mandatet e LSI dhe duke nxjerrë dhe LSI nga sistemi, të pranojnë që gabuan dhe t’ia lënë radhën Ilir Metës. Janë gati të rrinë gjithë jetën jashtë, por të jenë në krye, se sa të rikthehen si të djegur si udhëheqës, prej Ilir Metës. Atë, maksimumi, mund ta respektojnë si shërbëtor, por jo si udhëhqës të tyre.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Pse Berishës, Meta i duhet vetëm si shërbëtor?”

  1. Sali Trimi says:

    Persa i perket politikes qe Sale dhe Basha e kane shpallur si politike te fitores,, mund te them qe ajo jo vetem qe seshte politike, por eshte thjeshte nje kompeks veprimesh dhe llafollogjit, te imponuara nga instikti i panikut qe i ka kapur per dhenien e afert te llogarise. Ne kete mishmash idesh dhe veprimesh te bie ne sy thjeshte djallezia fshatareske e Saliut dhe ajo e Bashes, lyer me ngjyrat e nje idjoti tipik.
    Kjo djallezi primitive e gjen shpetimin nga SPAKU dhe ndeshkimi ne pergjithesi ne hedhjen e fajit Ilirit.
    Duke u distancuar nga Iliri qe tashme eshte diskredituar si hajdut ordiner, mendojne qe SPAKU do filloje dhe mbaroje me Ilirin. Kjo i ngjan histories se gomarit qe kur po e hante ujku tha “ishalla jam ne ender”. Endrat e Sales, qe tja hedhin fajin Ilirit, per zullumet e bera deri tani ne Shqiperi, jane shprehja tipike e djallezive fshatareske dhe jo e nje politike te zgjuar. Po te ishte i zgjuar Saliu, duhej te kish dhene doreheqje nga politika me kohe dhe Basha nuk duhet te merrte frenat e PD nga Sala si garanci e mbulimit te zullumeve.
    Ne kete kuptim ata jo se nuk e pranojne Ilirin si udheheqes se opozites, por e nxisin ate te vazhdoje me kokefortesi rrugen e opozites se djallezive fshatare, per ta lyer me gjithe mutin e deritanishem te halese opozitare. Shpresojne se Iliri do jete ai qe do pagoje, kur qejf dhe haheng kane bere jo vetem ai por dhe Sala, Basha dhe Co. Luten si gomari qe enderonte para ngordhjes duke thene: ishalla SPAKU do haje vetem Ilirin.

  2. Zzz says:

    Sa bukur ja ke fut, made Ky eshte raliteti, metaj po keqperdoret nga 2b dhe po behet lolo, presidenca eshte kthyer Vegel e berishes,meta eshte u detyruar te behet dylber I lilith, sa turp per kete skarparlli

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Perfytyro ne c’keas do ta fusnin vendin po mos te ishte bere parlamenti ne shumice te cilesuar.. Te braktisesh Parlamentin=Te braktisesh ata qe ty te kane votuar.. Prandaj them qe politika po demaskohet se sa jane ne jeten e qytetarit per mireqenie dhe zhvillim social.. Zerro.. Braktis popullin ne zhvillimin dhe prespektiven e tij.. Gati hyrje per ne BE, ata dalin nga Parlamenti.. Sa e rende.. Mire qe po destabilizonin sistemin, por njerzit e thjeshte ja kishin dhe per borxh te bllokonin rruget dhe hidhnin molotova ne qeverri (a thua sikur ajo godina I perket Edvin Rames dhe pastrohet nga leket e tij ne fund te muajit). Opozite e cartuar kur ne fund nxorri koken dhe Presidenti (tamam si nje kamikaz politik dhe jo si president mbi palet) qe kujton se do destabilizonte me firma dhe Kushtetutes vari qillon, jam Baftjar..

  4. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Je i squt , Mero.
    Un tkuptoj.

  5. luka says:

    Bukur “Sali Trimi”!

  6. xhulio says:

    Shtrohet pyetja PSE, sepse jane autore te vrasjeve dhe shantazheve duke filluar ke zhdukja e biznesmenit kosovar, e deri ke vrasja e Trebickes dhe Santos. Te dy kriminele akoma te pa faj, per shkak dhe te Edi Rames qe here bene pazare me Meten e here me Bashen(berishen), kjo eshte pasiguria e vendit, SEPSE, han nje luge çorbe te prishur, dhe vjell gjithe jeten perderisa nuk ka drejtesi te çmontoje krimet qe jane bere, si nga nje force ashtu dhe nga forca e tjeter. Ne kete menyre njerezit kane humbur besimin, nese besimi , shoresa humb, kombi shuhet.

  7. elton says:

    Gjalle qenka Berisha akoma?

  8. edi prej surreli says:

    per sherbetor te Sali Berishes me mire se ti nuk flet dot njeri

  9. Nexhat says:

    Po pse Serbeve Rama u sherben si shbetore?
    Po pse Meroja,Ngjela dhe do tjere i sherbejne Rames si sherbetore halesh per ti pastruare pisllikun?
    O Mero gel-Bazja gjithe bota ka njohe Ramen vetem ty Ngjela, Nazarko e do tjere mundoheni te perkrahni ate rrugaçe qe mundohet me zore te mbaje pushtetin qe shkatrone Siperine nga frika e ndeshkimit sa te Shqipetareve aq te amerikaneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *