Jari, letër falenderimi për dokumentarin e RAI

Jari vendosi sot t’i dërgojë një letër falenderimi televizionit italian për dokumentarin rreth drogës në Shqipëri. 

I nderuar kryeredaktor.

Po ju shkruaj t’ju falenderoj për reportazhin e mahnitshëm që kishit realizuar për trafikun e drogës në Shqipëri dhe metodat e përdorurua nga mafia shqiptare.

Më vjen keq që pavarësisht pozicioneve të mija të larta si Ministër i Brendëshëm, President, Komandant i Përgjithshëm dhe ish ushtarak, nuk kam pasur dijeni për këto forma.

Komunistët shqiptarë na patën gënjyer, që ne kishim vetëm katër nëndetëse dhe ato ishin të prishura. Njërën, atë më të famshmen që ua rrëmbyem sovjetikëve, nëndetësen “105”, madje e kanë bërë muze për të na hedhur hi syve. Tre të tjerat kanë deklaruar se i kanë çuar për skrap.

Tani u binda që ato nuk kanë shkuar për skrap, por janë blerë nga mafia e drogës dhe përdoren për transport Shqipëri- Itali . Ky është një zbulim i madh, që më detyron dhe mua të kërkoj ndjesë, që nuk kam pasur mundësinë ta konstatoj më parë këtë fakt. Kisha një kurjozitet me se e çonin drogën nga Lazarati në Itali dhe kur isha Ministër i Brendshëm, por nuk më kishte shkuar mendja këtu.

Po ashtu nuk më ka shkuar mendja se këta mund të përdorin dhe avionët e vjetër të Kuçovës për trafik droge, të cilët i kanë rrëmbyer në vitin 1997.

Zbulimi Juaj është tronditës dhe na bën njëkohësisht të ndjehemi përgjegjës që nuk e kemi zbuluar ne si opozitë këtë gjë, por ju.

Ne kemi dy njerëz të specializuar për trafikun e drogës, ish oficerin Zagani dhe gazetarin Collaku, por nuk na i kanë treguar ne këto gjëra, por ua kanë treguar ju. Kjo do të thotë se ata kanë dyshime tek ne dhe i mbajnë sekret gjërat e mëdha.

Në cilësinë e ish Komandantit të Përgjithshëm, ish Ministrit të Brendëshëm dhe ish oficerit të kohës komunizimit, ju përgëzoj për këtë leksion që na dhatë, që tejkalon fantazinë tonë, edhe pse jemi të qartë se ky regjim i narkotrafikut, bën gjëra të paimagjinueshme.

I juaji Jari!

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *