Vera e vitit 1996 dhe vera e vitit 2019!

Nga Mero Baze

Vera e vitit 1996, ka qenë një verë e nxehtë për socialistët shqiptarë. Më 26 Maj ata kishin braktisur zgjedhjet në mesditë, pas brutalitetit të qeverisë për të kontrolluar zgjedhjet dhe pas kësaj çdo gjë kishte dalë nga kontrolli. PD rrëmbeu rreth 125 mandate, dhe të tjerat i la për disa parti të vogla aleate. Socialistëve u lanë 10 deputetë, të cilët nuk pranuan t’i marrin mandatet përveç njërit.

Por pas këtij momenti, brenda socialistëve, në vend të radikalizimit, nisi një debat i madh, i vështirë dhe delikat mbi të ardhmen e partisë. Fatos Nano nga burgu dhe Ilir Meta jashtë tij, me njerëzit e vet dhe Berishën pas, u përballën në Kongresin e gushtit në një betejë të pazakontë, pasi Fatos Nano nga burgu kërkoi reforma rrënjësore në parti, që përfunduan me marrjen pjesë në zgjedhjet lokale në tetor në kushte tërësisht diskriminuese.

Njeriu që në fakt ishte viktimizuar në emër të PS dhe po e drejtonte atë nga burgu, duhet të ishte më pak i interesuar për ndryshime aq radikale në parti, pas një zhvillimi që ja kishin diktuar kundërshtarët. Por e bëri me shumë guxim.

Sali Berisha u përpoq të kontrollonte betejën e tyre përmes Ilir Metës, por nuk ia doli dot. Dëshpërimi për atë që ndodhi më 26 Maj, u kthye në një betejë të madhe brenda tyre, për ndryshime rrënjësore dhe dominuan skenën politike të verës së vitit 1996.

Kjo u dha opozitarëve të asaj kohe, një energji të re, dhe një shpresë se do t’ia dilnin. Ishte një verë e nxehtë ku flitej çdo ditë për socialistët edhe pse ata ishin jashtë Parlamentit.

Vera e vitit 2019, e gjen opozitën e sotme shqiptare shumë me keq se më 1996. E gjen në rrugë, jashtë Parlamentit, jashtë bashkive, jashtë sistemit politik, jo për faj të kundërshtarit, por për shkak të vendimeve personale të lidershipit të opozitës, të cilët tentuan në një farë mënyre të marin pushtetin në tavolinë, duke gjunjëzuar kundërshtarin me metoda revolucionare.

Sot janë tërësisht jashtë sistemit dhe demokratët shqiptarë janë në depresion për shkak të këtij bilanci.

Por ndryshe nga socialistët e vitit 1996, të cilët edhe pse nuk ishin fajtorë për atë që ndodhi, gjetën forcë ta fillonin nga vetja ringritjen, demokratët e vitit 2019, janë të dënuar të vazhdojnë të dëgjojnë Lulzim Bashën që regjistron kaseta dhe i çon me një javë vonesë nëpër TV, duke ju premtuar për herë të tretë brenda vitit, se do të bëjë revolucion dhe fatin do ta marrë populli në dorë.

Kjo është një dozë e re depresioni që e rëndon dhe më shumë atë që ka ndodhur me opozitën prej shkurtit të këtij vitit, kur ajo filloi daljen jashtë sistemit. Kjo e bën të padurueshme verën e vitit 2019, për çdo opozitar.

E bën të pashpresë, të pasigurtë dhe të paqëndrueshme fuqinë e tyre politike. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë aq më shpejt do t’i largohet  këtij depresioni që Lulzim Basha, po ua ofron, si recetën e vetme për këtë verë, duke i gënjyer tre herë njësoj dhe duke u kërkuar tre herë njësoj, të bëjnë revolucion për ta sjellë atë në pushtet.

Tani kjo sjellje nuk është më vetëm poshtëruese. Është më shumë se kaq. Është një tallje torturuese me njerëzit që vërtet ndjehen të përjashtuar nga politika për shkak të tij, dhe që ai i shetit “burim më burim”, duke mos i lënë të pinë ujë.

Nëse demokratët dëshirojnë që të shmangin këtë depresion, duhet të mos e lejojnë këtë njeri t’i bëjë të flasin me vete. Duhet të flasin me njëri- tjetrin me zë të lartë, se si duhet të ngjallin shpresën brenda vetes. Ndryshe do të duhet të presin gjatë të dalin nga ky depresion. Ndoshta kurrë!

 

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Vera e vitit 1996 dhe vera e vitit 2019!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Analize fill e krye … Ta lexojn, ta rilexojn dhe ta kuptojn qe nuk do kete ndryshim ne sistem po nuk erdhi ndryshimi nga brenda.. Liderat Socialiste do te ndjeheshin me nervoze po ta dinin qe Keshilli I PD-se do kete mbledhje dhe si agjende do kete shkarkimin e liderit per nje lider tjeter. Lulzim Basha nuk ka kapacitetin intelektual te drejtoj nje qeverri. Nuk ka stafin. Ka braktisur deget e saj ne qytete. Ka bere nje dem te pariparueshem per partine e jo me te marri pushtet.

  2. F.A. says:

    Janë të kota përpjekjet tuaja, zoti Baze, për të vënë në dukje, se PD duhet të mësoj nga historia. Ata as që kanë haber për ndërthurjen e politikës me historinë. Shëmbulli që ju jepni, si një mënyrë të vepruari për të dalë nga bataku ku kanë rënë, nga ana e tyre as që mund të merret në konsideratë. Së pari dhe më kryesorja, ky shëmbull atyre ju vjen nga dikush që ata e kanë të klasifikuar si ARMIK. Kuptohet, sipas psikologjosë së tyre, nga armiku vetëm mirë nuk mund të pritet.Dhe më pas, ky shëmbull ju kujton se duhet të merren me shtëpinë e tyre, një sygjerim ky i pakonceptueshëm për ta, diçka jashtë natyrës dhe sjelljes së tyre. Suksesin, si rregull, ata ja kanë besuar sulmeve të pandërprera për denigrimin dhe poshtrimin e kundërshtarit, dhe jo gjetjes dhe eleminimit të difekteve tek vehtja. Aq të skajshëm janë në këtë qëndrim, sa të krijojnë përshtypjen, sikur më tepër ju vjen keq për kundërshtarin politik, për gjëndjen e tij të mjeruar, sesa të merren me rrugët për përsosjen politike të partisë së tyre, për ta përgatitur për ardhjen në pushtet. Çuditërisht, me sjelljet dhe qëndrimet e tyre, ata tregojnë se nuk kanë bërë qoftë dhe një hap të vetëm përpara për tu shkëputur nga psikologjia komuniste, rrënjët e së cilës duket sikur vaditen dhe mbahen gjallë nga kupola drejtuese e kësaj partie.

  3. Taraboshi says:

    Shkrim i sakte dhe i goditur.Mbaj mend ne Lezhe Pa filluar votimi kutite ishin te mbushura me flete votimi Rezultati paraprakpa filluatishte 3oo me 0 ne favor te PD Maskarada me e madhe dhe e pa pare ndonje here.

  4. pato says:

    O Mero Baze ti mbase nuk e thua dot, por eshte mjaft e qarte. PD-s i duhet nje Mero Baze, po ku ta gjejne? Tani kane brrylat e memet ne facebook dhe anonimet e Cimpeka.com PD ka vdekur, kane per te dale ende me keqe ne 2 vjet.

    1. Une,Lubonja says:

      Pato komentuesi! Ata kane shume spiune dhe gazetare medioker dhe genjeshtare te gjejne nje Mero Baze! Por dihet qe ne PD kane ngelur vetem hajdutet dhe budallenjte! Me lulen ne krye s’kane rrugedalje!

    2. Radikali says:

      Ke te drejte Pato. Partia Demokratike ka nevoje per nje njeri si Mero qe te vije ne mbroth. Mero i ka te gjitha kapacitetet. Tani per tani nuk shohim njeri tjeter qe mund ti prije kesaj partie dhe ta organizoje ate. Keshtu, me gjendjen qe eshte sot, Edi Rama na mbeti ne dere dhe ne nuk do bejme dot as ham-ham. Bobo cdo na gjeje akoma. Hajdutet do livadhisin edhe me te sigurt. Mjere ne, mjere ky vend.

  5. LORA says:

    Me vjen keq Mero vellai,qe e fokuson tere pergjegjesine e derexhese babalokrate tek lul-kusaro-puthador-krimineli.
    Lul-i eshte vetem njeri nga cakejte e asaj nahije,qe e pervloi Shqiperine ,me zi se edhe pushtuesit
    Dalja e tyre ne rruge eshte shpagim i merituar ,,,,edhe per masakren e 26-28 majit 1996.
    Nese duam qe Shqiperia e jone te kete opozite te vertete ,shqup-sat duhen lene ne rrugen qe zgjodhen vete,ne fatin e merituar dhe te vonuar.
    Nese duam opozite te besueshme dhe patriote duhet mbeshtetur cdo ze opozitarizmi te painkriminuar.Kam bindjen se ne kete udhe duhet te linde dhe ece nje alternative e themelte dhe e votueshme opozitare.
    Ne te kunderten ,vendi fatkeqsisht do te mbese pa opozite.Shqup-i eshte prej vitesh nje kadaver toksike.

  6. Nexhat says:

    Vertet 1996 ishte e nxehte per Socialistet, se moren nga Serbija mbi 30 miljone marka gjermane per te djegur Shiperine sikur dhe e digjen. Socialistet ngriten Piramidat se ata kishin parate qe i vodhen per 50 ketije populli po faji i mbete Berishes se socialistet(komunistet) u futen si kamikaze ne PDne.
    Prandej edhe tash Rama nuk jepe doreheqje sepse done te djege Shiperine se keta jane bijte e atyre qe i pine gjakun ketije populli. Se po ta doje Rama Shiperine jepe doreheqje dhe i hape rruge zgjidhjes.
    Por ai i shkreti e dine çka e prete dhe kujtone qe pushteti do ta mbroje nga Trampi.

  7. meço says:

    “I zoti i një shtëpije,duhet parë më shumë se çfarë bën e jo çfarë thot”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *