Kostot e papërballueshme, që ua kanë dorëzuar zgjedhjet banditëve të mëdhenj

Nga Mero Baze

Një nga ankesat mbarëpopullore që kanë shqiptarët tashmë kur shikojnë zgjedhje në vendet fqinje, apo kudo në botë, është shpejtësia e numurimit të votave dhe dalja e rezultatit. Dhe të gjithë fajësojnë për këtë partitë politike, KQZ apo qeverinë.

Në fakt Shqipëria ka shkuar drejt këtij tipi procesi, me dëshirën e saj, pas zgjedhjeve të vitit 2001, kur propozoi numurimin e përqëndruar të votave, për shkak të dhunës së bandave në fshatra, apo ndërhyrjes së policisë në proces.

Ka qenë propozim i Sali Berishës. Kjo krijoi një burokraci të re, të stërmundimshme të procesit zgjedhor, rëndoi kostot, rriti numurin e personave që përfshihen në proces, kësisoj e bëri garën të papërballueshme nga individë të zakonshëm. Që të përballosh një proces zgjedhor të tillë, duhet të jesh deomos i pasur, ose i korruptuar .

Kësisoj ky proces, na hoqi frikën nga banditët e vegjël të fshatit dhe na la në kurriz banditët e mëdhenj të Shqipërisë, të cilët filluan të kandidojnë për deputetë si njerëz që kishin lekë dhe përballonin kostot e procesit.

Tani ti duhet të paguash 7 komisionerë, vëzhgues dhe pastaj një ushtri numuruesish. Këta duhet ti paguajë edhe qeveria, edhe kandidati, ndryshe të shkatërrojnë procesin.

Në vitin 2021 kur priten zgjedhjet normale, nuk mund të pretendojmë se jemi në kushtet e vitit 2001, kur policët e Ilir Metës mbushnin kutitë, apo banditët lokalë grisnin procesverbalet.

Ndaj në këtë pikë duhet një reformë e fortë e cila zgjidh dy gjëra: Depolitizon komisionin e qendrës votimit dhe i bën ata njëkohësisht dhe numurues.

Zgjidhja më e mirë është që Shqipëria të vendosë që votat t’i numurojnë nëpunës civilë, mësues, noterë, dhe gjykatës, të cilët përzgjidhen me një short publik dhe detyrohen me ligj të jenë komisionerë dhe numurues në një qendër votimi. Nuk duhen më shumë se tre vetë. Dhe që të tre nuk duan më shumë se gjysëm orë të numurojnë ato 500 vota që janë në qendrën e votimit. Me këtë teknologji që është sot për 45 minuta Shqipëria njeh fituesin dhe zhduk mundësinë për manipulim.

Kësisoj një orë pas zgjedhjeve, Shqipëria ka rezultatin e votimit, pasi votat duhet të numurohen të gjitha në një kohë që të mos ndikojnë tek njëra tjetra, dhe numuruesit janë persona me përgjegjësi si nëpunës civilë, që kanë konseguenca të rënda nëse prekin integritetin e procesit.

Më vitin 2021, kur ka smartfonë dhe i fundit i fshatit, nuk jemi në kushtet e vitit 2001, kur nga problemet e atyre zgjedhjeve, lindi frika e grabitjes së votave në qendrat e votimit.

Kjo nga ana tjetër zhduk kostot më të mëdha dhe më të frikëshme të procesit, që kanë futur në lojë banditët e mëdhenj, që diktojnë proceset, duke paguar komisionerët jo vetëm për të numuruar, por dhe për të blerë vota.

Nga ana tjetër ky është një lehtësim i madh për opozitën që ndjehet më e varfër financiarisht dhe akoma më shumë një ndihmë për partitë e reja, që nuk kanë mundësi, as të gjejnë komisionerë në çdo qendër.

Nëse Lulzim Basha e ka seriozisht që do zgjedhje, siç i gënjen këta ish kryetarët e bashkive, bën mirë të ulet një orë e më parë për reformën e Kodit Zgjedhor. Nëse ka ndërmend të hyjë në zgjedhje më 2021-in duhet të ulet tani. Qëllimi është të kërkojë uljen e kostove financiare të procesit dhe rritjen e efikasitetit të numurimit të votave, përmes ndryshimeve të tilla, ose të ngjashme nëse ai ka ndonjë ide. Se zgjedhjet e sigurta vijnë nga procese të sigurta dhe jo nga pazare të sigurta, siç kërkon ai.

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Kostot e papërballueshme, që ua kanë dorëzuar zgjedhjet banditëve të mëdhenj”

  1. Iliri says:

    Mjaftojne vec kamerat te punojne nga ora 7,00 deri 22,00 kur fillon e mbaron votimidhe numurimi i votave!

  2. Votuesi says:

    I nderuar Mero:Pergjigjien Basha me siguri do te ta dergoje pasneser pasi neser duhet ta lexoje Berisha e ti japi variantin me te mundeshem ,ku ai ta thote si te tijin!Ndaj mos prit pergjigjie neser por ku te kesh marre ndonje pergjigjie die se ka marre udhezimet e rastit nga “fenomeni B”!Po LSI-ja e Monikes nuk bene pjese apo eshte shkrire deri sa te vijne zgjedhjet e 2021.

  3. Nuk e kuptoj perse duhet te ulet lulashi kur nuk ka as deputet e as bashkiak,pra asnje lloj pushteti dhe ka dal vullnetar per te qene askushi.
    Ja u ul lulashi dhe i ben keto ndryshime,po ku do miratohen,ne parlamentin qe ai nuk ka asnje deputet.
    Pra i takon asaj opozite qe eshte ne parlament ti bej ndryshimet,qofte edhe kushtetuten…
    Qofsha i gabuar,por ky lulashi ben ham ham,edhe nuk duhet pyetur nga askushi

  4. Bujku says:

    sakte mero Ketej duhet filluar Kam qene komisioner dhe para 2001 dhe me pas eshte shume i drejte propozimi juaj Ka shume analist qe kur flasin per ndryshime ne kodin zgjedhor ja fusin si kau peles, duket qe se njohin aspak proceduren e numerimit te votave bile ndonjeri ka mundesi nuk di te mbushi fleten e votimit.

  5. Life is game says:

    E zeme se Luli ra dokort! Po nqse R.Hajdari, Murrizi etj nuk duan ta votojne si behet! Luli i ka deklaruar te perjashtuar nga Pd dhe tradhtar!
    Ata mund te nxjerrin vete nje variant! Si i behet z. Mero?

  6. Komentuesi says:

    Mire e kini ju zoti Mero per komisioneret qe te jene mesues,noter apo gjykates,por edhe ata jane njerzit e Saliut dhe perseri do kete vota te padrejta se ashtu i do Saliu.E dyta,zgjedhjet qo quhen te drejta, vetem kur te fitoi Pd-ke.Nqs ata humbasin me te drfejte,ata do thone qe i vodhi dhe i bleu votat Edi Rama.Atyre nuk u zihet bese.Te jene kushdo komisioner.

  7. Atom says:

    Votimet ne albaniajane kot. Sa per tu ndare pare thase me gasule etj. Thjesht allishverishe dhe asnje pergjegjsi.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Cdo gje qe Sali Kolera ka bere ka qene e kunderta e menyres se si duhet te ishte.. Qesharaku Mero pret javen e fundit te zgjedhjeve te 2021-it dhe leshon kushtet.. Avazi..

  9. lori2 says:

    Fantastik komenti i ‘Votuesit’🤣

  10. Gjoli says:

    Zgjidhja…….?Zgjedhje.

  11. G.Karagjozi says:

    ZT. Mero je i sakte dhe jo vetem sot. Te bej pyetjen: Kujt ja shkruan e kush te degjon… Po e ke shkruar per Sali MAFIOZIN e Edi Rama KAPADAI mos prit ndryshime: Po dolen publikisht te deklarojne se kane bere Gabime e ti specifikojne Ato, atehere edhe mundet te kete ndryshime e permiresime. Sa te jene gjalle BANDITET; BERISHA, META, BASHA, RAMA, e Kompani keshtu do perpelitet Shqiperia , e varfer e fundit dhe asnjehere Model pozitiv….

  12. Detari says:

    vetem nje portal lajmesh dha lajmin me perdhosjen e pllakes turke ne tirane me letra higjenike.
    Ketu duket sa te varur nga turqit jeni te gjithe ju gazeta, sa paguheni nga erdogani? Apo ke frik se zemeron dobic Ramoglun?

  13. Berti says:

    Tre komisionere per te numeruar fletet e votimit siç Merua plus telecamera e lidhur direkt transparente (shyqare)me grupet e interesit dhe jemi te sigurte , nuk fallsifikon dot se je i kapur,next please

  14. Qifqiu says:

    O Merooooo
    Shqiptaret jan qeniet me te ndyra qe korruptojn edhe Jeze Krishtin vet,po t ishte gjall n kte bot…
    E jo zgjedhje a demokraci…
    Esht thon qe kta njers t mos jen t famshem askund vec se n korrupsjon.
    Pik.
    Beni e silleni nga te doni ligjin a rregullin
    Shqiptari do e korruptoj ate.
    Shikone fillim n koh t diktaturs,
    N ambasadat e huaja n shqipni s kishte korrupsjon.
    Erdhi koha qe mereshin viza,mbas 1990 kur u dhan pasportat,tak u korruptun nepunsit e ambasadave.te gjith,nga greku ke gjermani,madje edhe amerikani me von.
    Un vet kam marr nji viz ke austriaku per 1500 dollar ne vitin 1998
    Policija greke s ishte korrupt
    Vajten shqiptart mas 1990 u korruptun polic e doganjer grek
    E njejta gje n itali…
    Por edhe n Angli kan fut korrupsjonin shqiptart.
    Me pare ble patent angleze apo leje pune atj dokumente…
    Kudo ku shqiptari shkel
    O njeres kuptoni
    Atje plas korrupsjoni
    Ka thon Qif Kapertoni…😀

  15. ETHEM LALAJ says:

    Z.MERO TE LUMT MENDJA DHE PENA.
    -QELLIMI SALIUT DIHET.AI E DI SE NUK FUTON ME ZGJEDHJE REALE DHE I DUHEJ MASHTRIMI,VJEDHJA E VOTAVE NGA TE FUQISHMIT SIÇ NDODHI NE 1996,KU UNE SI KOMISIONER U FUTA NE BURG SE REZISTOVA PER PRIÇES-VERBALIN FIKTIF.
    -BESOJ SE LULI I DIKTUARE NGA SALIU NUK DO NDRYSHIMIN E KODIT ZGHEDHOR SIÇ JU PROPOZONI.PASI AI ESHTE SHPREHUR ME KOHE SE NUK E KA FAIN KODI POR RAMA.KY QENDIM FATHEQ DO MBAHET EDHE NE 2021.
    -DALJA E REZUKTATI TE VOTIMIT NGA QV (QENDRA E VOTIMIT) ESHTE DOMOZDOSHMERI.
    -SE EDHE UNE PESIONISTI PA ASNJE INTERES ME CELULARIN TIM MUND TE JAPI TABELEN E VOTIMIT TE QV PER PAK SEKONDA NE DESTINACION.
    -POR KJO NUK MUND TE PRANOHET NGA NJE PARTI E ÇUDIRAVE QE ME VEPRIMET E SAJ DESTRUKTIVE PO ÇUDIT BOTEN MBARE.
    -NDAJ KM RAMA ME OPOZITEN E RE TE BEHE SA NE SHPEJT NDRYSHIMET E KODIT ZGJEDHOR SIPAS OSVE/ODHIR,DUKE NDRYSHUAR NENIN IMPONUES SALIST TE E 2008.RESPEKTE.

  16. Doni me per Belulin? says:

    Njelloj si ne kohen e diktatures, Mero dhe ushtaret e tij po na bejne apologjine e Udheheqesit. Zullumet qe jane bere kapice ne mbare Shqiperine, nuk jane pergjegjesi e Tij. Ai shperndan vetem ide dhe fjalime programatike, keta bejne analiza qe te na mbushin mendjen se uji atje lart fare eshte i kulluar, por prishet e ndotet gjate rruges, kryesisht nga opozita, komisionet, sistemi zgjedhor, kokecepat, populli i pagdhendur, madje edhe nga mediat e huaja, etj.

  17. Doni me per Belulin? says:

    Njelloj si ne kohen e diktatures, Mero dhe ushtaret e tij po na bejne apologjine e Udheheqesit. Zullumet qe jane bere kapice ne mbare Shqiperine, nuk jane pergjegjesi e Tij. Ai shperndan vetem ide dhe fjalime programatike, keta bejne analiza qe te na mbushin mendjen se uji atje lart fare eshte i kulluar, por prishet e ndotet gjate rruges, kryesisht nga opozita, komisionet, sistemi zgjedhor, kokecepat, populli i pagdhendur, madje edhe nga mediat e huaja, etj..

  18. gimi says:

    Kam mendimin qe mbas reformes zgjedhore , organet e reja te drejtesise qe po krijohen duhet te ja nisin hetimet e gjykimet e gjyqtareve , prokuroreve , politikaneve deri ne kryetare komunash dhe komisionet zgjedhore gjate ketyre 30 vjeteve me falni edhe te medjave , atehere pastrohemi nga te gjithe ata qe kan kriminalizu kete vend . Ja p.sh , ne Shkoder asnjehere nuk ka fitu P.D ja por jane shitur komisioneret e P.S se , kete e kam thene qe ne kohen e Fatos Nanos , ju kam dhene edhe emra kush komisioner ka shit vota . Kjo sepse nuk kemi patur kurre nje kryetar partie socjaliste qe te jete i vendosur sa qe me gjithese ne pikpamje jam socjalist nuk di kush eshte kryetar ne Shkoder edhe sot qe po bej kete koment . Vetem nje Ndue Doda mbaj mend qe ka punuar pak e te tjere asnje .

  19. Mersin says:

    Mero e ke shume mire, si ne te gjithe shkrimet e tua. Por Luli i ben planet edhe me Edin, jo vetem me Salen dhe Liken. Keshtu qe veshtire se do te heqin dore nga komisioneret partake.

  20. Haxhi says:

    Eficent si propozim, por qe ka 20 vjet qe ka qene ne perdorim tek ne. Po ai votimi elektronik me duket se nuk pershtatet me per zonat rurale ?!

  21. Shqiperia e Shqiptareve says:

    Z. Mero! Basha me pare te shkoje te ulet te jape llogari ne prokurori per ato qe ka vjedhur se reformen zgjedhore ashtu si ate ne drejtes te huajt do e bejne se keta tane nuk Kane bythe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *