Lulzim, ti nuk bën dot revolucion popullor

Nga Artur Ajazi

Kreu i opozitës së vjetër Lulzim Basha, deklaroi në aktivin e strukturave të PD në Mallakastër se “kapja me dhunë, thyerja e dyerve, uzurpimi i selive të pushtetit vendor nga bandat e Ramës është e paligjshme, ndaj popullit sovran i lind e drejta t’i përgjigjet këtij pushteti me të njëjtat mënyra dhe të mbrojë me të njëjtat mënyra kushtetutën dhe ligjin, me të gjitha format, mjetet dhe mënyrat që i gjykon të përshtatshme për të rivendosur demokracinë dhe drejtësinë”. Pra kryetari PD, po i rikthehet edhe njëherë avazit me “revolucion popullor”.

Ka të paktën 4 apo 5 shtatorë, që Lulzim Basha u bën thirrje shqiptarëve “të çdo krahu politik” të ngrihen dhe të rrëzojnë qeverinë e ligjshme Rama.

Pra të ngrihen të rrëzojnë Ramën dhe të vijë Basha. Aksion më qesharak opozitarist, nuk ka dëgjuar bota e përparuar demokratike, e cila marrjen e pushtetit e zgjidh vetëm me votën e lirë. Por Lulzim Basha gjithmonë kur vjen shtatori, e ka fiksim, kërkon datën dhe ditën e “fillimit të revolucionit popullor”, për të deklaruar “marrjen e pushtetit nga Rama”. Lulzim ti nuk e bën dot revolucionin popullor, madje edhe sikur Doktori ta marrë sërish PD, edhe pse de facto, ai e drejton edhe sot atë.

Nuk e bën dot revolucionin, sepse nuk ke parti, nuk ke njerëz, nuk ke struktura, nuk je i besueshëm, nuk ke mbështetje as nga aleatët e tu, së fundi edhe nga ndërkombëtarët, nuk ke fituar qoftë edhe njëherë të vetme zgjedhje në parti dhe jashtë saj.

Nuk e bën dot revolucionin, sepse nuk të binden edhe ata që dolën në mitingjet e fundit dhe ushtruan dhunë pasi u premtove se “do të marrim pushtetin”.

Tashmë duke përdorur argumentin se “u zaptuan bashkitë”, edhe pse ti dogje mandatet, edhe pse ti me ndërgjegje të plotë nuk more pjesë në zgjedhje, kërkon të ringresh shqiptarët në “revolucion popullor”. Madje po mundohesh tu tregosh edhe rrugët atyre, kryesisht ato të dhunës, pasi rrugën tjetër , atë me votën e lirë, ti nuk e qas fare në PD.

Duke u premtuar atyre dhjetra ndjekësve të PD në Mallakastër (edhe pse e di fare mirë se atje ka shumicë të majtë) se “sapo të vijmë në pushtet ne, do të ndëshkojmë këdo ka shkelur ligjin”, në fakt duhet të kesh parasysh edhe faktin, se të parët që duhet të jenë para ligjit, janë edhe ish-kryetarët e bashkive të PD, apo dhe ish-ministrat e oborrit tënd. Në rast se nuk bën dallime, hallall të qoftë.

Por druhem se zbatimin e ligjit e ke seriozisht zoti Basha, sepse nuk rezulton se ka ndodhur gjithmonë kështu edhe gjatë kohës kur në pushtet ishte PD, dhe ligji shkelej me dy këmbët sapo vinte një sms nga “lart” apo sapo i binte celulari ndonjë prokurori apo gjyqtari, dhe në ekran i shfaqej emri i “X” apo “Y”.

Pra të kërkosh zbatimin e ligjit, të kërkosh revolucionin popullor, të kërkosh suksesin e aksionit opozitarist, dhe aq më tepër të kërkosh rikthimin në pushtet, kur e ke humbur me shumicën e votave të lira të shqiptarëve, duhet të jesh zbatuesi fanatik i ligjit, dhe jo shkelësi i parë i tij.

Pastaj revolucionin popullor, e bëjnë politikanët e pjekur, fjalëpakë dhe veprashumë, dhe jo ata që gjithë ditën e Zotit vetëm flasin, “zbulojnë, akuzojnë, denoncojnë”, premtojnë dhe ….dështojnë dhe nuk fitojnë.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Lulzim, ti nuk bën dot revolucion popullor”

  1. Ilirjan says:

    Me korrekt dhe drejt do te ishte : Lulezim, kalo ne dyert e Drejtesise se Kosoves dhe Shqiperise, pastaj na dil ne TV-te per te “bere” kryeministrin e qe populli dhe Shqiperia po presin t’i bjere nga qielli.
    Pastaj, je ne moral , bindes per t’iu imponuar shumices se shqiptareve per revolucion. Sepse deri me sot je nje derdellites i pa vlere dhe teper besdises per shumicen e shqiptareve, sikur nje klloun qe perserit gjithmon te njejtin ushtrim zbavites per kalamajte dhe prinderit qe I shoqerojne.
    Si, per Ty, Lulezim,
    per padrinon tend Sali Berisha, per shpuren e Tij,
    per Like Floririn dhe shpuren e Tij,
    per “kryerilindasin” Edi Rama dhe shpuren e tij,
    per te gjithe kapot e grupeve mafioze qe veprojne ne qytetet dhe fshatrat e Shqiperise – mbeshtetesit e politikajve dhe pushtetareve te te gjitha niveleve,
    ka vetem nje kerkese : Te behet verifikimi i pasurise suaj, I veprimtarise suaj ne detyrat qe Ti dhe te gjithe te mesipermit keni pasur qe nga rroga e pare, e marre ne keto 28 vitet “demokraci” e deri me sot, brenda dhe jashte Shqiperie.
    Pas kesaj , Ju, “te medhenjte” qe na e shpifet duke dale ne Tv, ne Media, kam bindjen se do te zhdukeni pergjithmone nga ekranet – si mekataret me te medhenj ndaj Popullit dhe vet Shqiperise.
    Po te behet Revolucion, sic po trumbeton ti Lulezim, pregatitu te shkosh ne Stadiumin e Ri te Edi Rames, sepse burgjet do te mbushen plot me kriminelet – vegla tuaja, ndersa Ti, Saliu jot, Likja dhe Edi me te gjithe bashkepuntoret tuaj do te keni privilegjin te burgoseni ne Stadiumin e Madh. Do te ndodhe dhe do te jete Pastrimi me i madh qe eshte bere ndonjehere ne Historine e Popullit shqiptar.

  2. Komentuesi says:

    Shprehja e Bashes “kapja me dhune” nuk qendron fare se eshte ai qe po i mbane me dhune zyrat e kryetareve te bashkive.Kryetaret e tij e mbaruan mandatin e tyre dhe ne daten e caktuar ata duhet te ikin vete pasi per kater vjete jane votuar sipas kushtetutes dhe asnje dite me teper.Faktikisht zyra u takon atyre qe u zgjodhen ne 30 Qershor,me zgjedhje te qeta te drejta.Se nuk i pranon Basha,nuk na pullcet bytha shume.Por kryetarve t e djatht u mbaroi mandati dhe do vijne ata qe e fituan mandatin.Prandaj Basha dhe ndonje tjeter te mos na çajne shume bythen.Basha eshte i mbaruar.

  3. Berti says:

    Ju shkruani sikur nuk jetoni në Shqipëri.Revolucioni nuk bëhet nga hajdutët,nuk bëhet nga të koruptuarit,nuk behe nga nje parti e ashtëquartur “Demokratike”ku lideri I pare ishte një komunist dhe u vendos ne krye te kësaj partie nga Ramis Alia.Kjo per mua eshtë një parti antikombëtare ,një parti hajdutësh që shkatërroi ekonominë shqiptare që prishën dhe shkatërruan të gjitha uzinat,fabrikat dhe kombinatet që janë djersa e prindërve tanë.Që të bësh revolucion duhesh të jesh njeri perparimtar të sjedhesh nje frymë të re demokratike prandaj këta nuk I kanë këto vyrtytet. Keta janë pjellë e sistemit të vjetër komunist.Populli nuk I beson më këta,këta drejtohen prapë nga agjenti sërb Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *