Një “replikë” me popullin tim! A s’ishim hipokritë dhe pa karakter që mbajtëm Enver Hoxhën me shpurën e tij në kurriz

Nga Denis Dyrnjaja

Turravrapët u yshtën me arsenalin fyes ndaj një mendimi që unë shpreha referuar në tërësi qasjes që kemi ne ndaj miteve, ngjarjeve dhe figurave të huaja duke iu dhënë atyre shpesh një status special përmes akteve shtetërore e duke treguar në një mënyrë ose në një tjetër, se jemi popull pa karakter, servil dhe hipokrit.

Bëhej fjalë për një qëndrim ndaj Memorialit të atyre që Turqia i cilëson si dëshmorë në atë që është konsideruar si grusht shteti të Korrikut 2016-të dhe që Shqipëria dhe shqiptarët s’kanë pse të jenë pjesë për asnjë rrethanë.

Të gjithë këta sedralinjve që mendojnë se gjithnjë faji është i qeveritarëve për aktet dhe vendimet e marra, duhet t’iu kujtoj se së pari populli është ai që i zgjedh, madje i duartroket dhe i mbështet qeveritë dhe udhëheqësit e tij.

Ky popull qëndroi i shtypur për 500 vjen nën thundrën otomane dhe u konvertua dhe asimilua më shumë se çdo popull tjetër në Ballkan dhe në Europë po se po.

Të pushtuar ishin edhe të tjerët, por nuk tradhtuan më shumë se ne vendin e tyre, duke flirtuar me pushtuesin për çifligje e ofiqe. 500 vjet na mbajtën turqit dhe ne mburremi me kryengritës e çeta kaçakës sporadik se po luftonin tuqit, përjashtuar periudhën e Skënderbeut që realisht bëri dhe shkroi histori karakteri dhe dinjiteti.

A s’ishte ky popull hipokrit që mbajti Enver Hoxhën me gjithë kastën e tij në kurriz duke e brohoritur e duartrokitur herë kur na servirte jugosllavët si miq e pastaj i anatemonim si armiq, pastaj brohorisnim rusët si miq dhe pastaj i demaskuam si armiq, pastaj kinezët dhe ndërkohë që dekadat kalonin, paradoksi kishte arritur kulmin kur ky popull brohoriste dhe duartrokiste derisa duart i bëheshin gjak, Enver Hoxhën me shpurën e tij.

Madje po të ishte ende gjallë Enver Hoxha rrezik Shqipëria do vijonte të ishte “vend fanar ndriçues për socializmin kudo në botë”, falë servilizmit të këtij populli, ndërsa ishim të zhytur në mjerim e me mungesë të lirive më bazike njerëzore.

Kjo thjeshtë për faktin se ishim një popull pa karakter që nuk ngriheshim dot ta rrëzonim atë që na futi të gjithëve në një burg 28 mijë metrash katrorë dhe na hidhte kothere buke e ne e duartrokisnim dhe brohorisnim.

Spiunonim njëri-tjetrin dhe i trillonim akuza njëri-tjetrit për llogari të pushtetit si askush tjetër në bllokun e vendeve komuniste.

Historia e trashëguar e marrëzisë së hipokrizisë dhe nënshtrimit ndaj idhullit udhëheqës vijoi dhe vijon si reminishencë e së shkuarës edhe me Sali Berishën, Fatos Nanon dhe Edi Ramën.

Pra ky popull është aq hipokrit dhe pa karakter sa thotë çfarë faji kemi ne kur vendimet i merr politika dhe qeveria.

Po ti o popull për çfarë je për të bërë sehir, llogje në Facebook, për të bërë sikur ke sedër kur kanë më shumë se 600 vjet që të nëpërkëmbin, të pushtojnë, të shesin, të keqqeverisin, të nëpërkëmbin dhe ti rri e sheh teatrin e pështirë që të tjerët luajnë nën emrin tënd. Po ti çfarë bën përveç sehirit?!.

Ndaj të gjithë sedërlinjve që iu prek dinjiteti i ftoj mos bëj llak llak duke sharë qeveritë se vetë ata i zgjedhin dhe brohorasin politikanët që i udhëheqin.

Ata janë produkt i servilizmit të këtij populli, sikurse ishte Enver Hoxha dhe Ahmet Zogu e të tjerët që pasuan. Le të bëhemi më shumë realist e të kuptojmë e pranojmë se dhe heshtja e mosveprimi është servilizëm, hipokrizi dhe mungesë karakteri.

REMOTE_ADDR:[]

69 komente në “Një “replikë” me popullin tim! A s’ishim hipokritë dhe pa karakter që mbajtëm Enver Hoxhën me shpurën e tij në kurriz”

  1. Olimpia says:

    Denis,je te per I vogel nga mendja per te percaktuar etapat historike,shoqerite dhe lideret.Me pese rrjeshta nuk thuhet asgje ,ose me qarte,thuhet nje genjeshter .
    Qendrimi qe mbajte ndaj eventit per te kujtuar ata qe humben jeten gjate grushtit te shteti ne Turqi parimisht eshte I drejte.Personalisht e quaj nje gabim politik trashanik,nje idiotizem te pafaleshem,nje servilizem te peshtire te klases politike.Por mjafton kaq .Mos ngaterro popullin me nje grusht individesh qe marrin pjese ne veprimtari te ndryshe thjesht per interesa te ngushta .Sa per analizen e etapave historike ,rolit te popullit dhe individeve,ceshtja eshte shume ,shume e komplikuar,shumedimensionale,dhe mendja jote e vogel dhe ne pergjithesi e analisteve e gazetareve bulevardeske te paguar nga nje tufe pronaresh idiote eshte e pa afte te thote dicka racionale.Nuk po hyj ne brendine e argument it sepse eshte e pamundur qe me nje koment te shprehesh dicka qe ja vlen.

    1. Verior says:

      E para, Denis bebushi duhet thjesht te kuptoje se te sulmosh popullin per veprime qe kryhen jo prej tij, por prej pushtetareve interesaxhinj te castit, eshte e pakta e pakta llogjike femijnore, qe te mos themi nje idiotizm katunaresk!
      E dyta, “Enverin dhe shpuren e tij” jo vetem nuk i mbajten ne kurriz ky popull, por ishte ky popull qe i perkrahu dhe mbeshteti fuqishem ne ate pjese te lavdishme te historise shqiptare! Po keshtu eshte kur gazetarucet si ky Denis oboboja e mesojne historine nga “profesore” te leshit si Uran Butka me shpuren e tij te maskarenjve!

      1. Komentuesi says:

        Jame shume dakord me komenttet e OLOIMPIAS dhe VERIOR.Ti Denise ne kete artikull ja ke futur kot si kau peles.Vetem nje te drejte ke, qe me eventin e memorjalit te grushtit te shtetit ne turqi,ngrihet ne Tirane je kundra,ke te drejte dhe eshte i turpshem..Kjo eshte vertete e turpsheme.Por t’i thuash se kemi nje popull servil dhe pakarakter te ule shume poshte ty dhe ndonjetjter si ty.Pastaj bene nje krahasim te papershtashem me kohen e socializmit dhe Enver Hoxhen.Nuk mund te zgjatem se une nuk mund te zbraz koken time e te mbushe te tenden,por ate kohe ,populli shqipetar, do ta mbaj mend si periudha me e lavdishme dhe populli gezoi liri te plota,i qet dhe i sigurt per jeten dhe pronen,pa taksa e tatime,pa krminel,korrupsioni dhe drega nuk njiheshin fare,çdo qytetar punonte dhe kthehej ne shtepi ku mendonte se ku do te bente pushim tetoreshin tejter..Po ti Denis je me kilometra larg kesaj te vertete,dhe tregon disa gjera te trasha kundra sistemit socialist.

        1. bureto says:

          Ne shqiptarët, ashtu si gjithe Ballkani, për afro 5 shekuj, kemi qenë pjesë e perandorisë Otomane, e cila shtrihej në tre kontinente. Në shek 19-të nga popujt e Ballkanit, me ndihmën e të mëdhenjëve të Europës, përfshirë dhe Rusinë, dikush u pavarësua më herët se shqiptarët që nuk kishin të tillë mik të madh, ose sepse interesat e atyre ashtu ua donin. Shqiptarët u pavarësuan në nëntor 1912, mbas luftrave ballkanike 1911-1912, të fundit, dhe kjo falë ndihmës së perandorisë austro-hungareze, sigurisht dhe kjo për interest e saj në përballje me sllavët e jugut dhe Rusisë, për dominim në Ballkan. Pas rënies së Perandorisë Osmane dhe tërheqjes së saj edhe nga ato territore që i kishte ende nën sundim në Ballkan, i rriti orekset e fqinjve sllavo-grekë për territoret e banuara nga shqiptarët etnikë, ku përfshihej Çamëria e më tej, Kosova dhe pjesa perëndimore e Maqedonisë si dhe trevat në Mal të Zi. Ata me makinacione e dredhi, ia arritën, që në konferencën e Londrës të 6 fuqive të mëdha ne vitin 1913, t’ia heqin trungurt shqiptar, pothuajse gjysmën e territorit, duke njohur si Shqipëri të pavarur në kufitë e sotëm, atë që quhet Shqipëria Londineze. Pra pjesa më jetike e shqiptarëve ngeli jashtë kufijve duke u shpërndarë si plaçkë tregu për fqinjët, që ende pretendojnë si Greqia, Vorio Epirin apo Serbia Kosovën, dhe orekset deri ne ditët tona s’kanë të sosur. Atëhere ku t’i kërkojmë ne shqiptarët rrënjët e së keqes, tek ish perandoria Otomane që ishte shtet i gjithë ballkanasve, tek Turqia e sotme që është njëherazi shtet ballkanik, kandidat për BE dhe anëtar i NATO-s, apo tek fqinjët e pangopur?!
          Ngjarjen në fjalë, duhet ta shikojmë në rradhë të parë si një gjest apo aspekt politik pa pasoja në integritetin dhe sovranitetin e vendit. Turqinë e sotme, me konsensus politik mbarë kombëtar, e kemi shpallur partner strategjik, pra aleat të madh dhe jo ‘armik’. Dhe është oikërisht kjo që realisht i fruston greko-sllavët, brenda dhe jashtë kufijve etnikë, të cilët me qëllim tejet malinj, ngatërrojnë besimet e ndryshme fetare me etninë e pastër shqiptare. Por nuk u ka ecur dhe e sigurtë që nuk do t’u ecë edhe në të ardhmen. Përkundër këtyre ne na takon si popull e si komb të shikojmë problemet tona të brendshme për të ecur në rrugën e konsolidimit të demokracisë, të përparimit ekonomik e social dhe të bëhemi, sa më shpejt të jetë e mundur, vend anëtar i BE-s. Sepse ashtu siç dhe thotë një shprehje e urtë popullore: “Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara!”.

          1. Tanguli says:

            Ti vazhdo leh o Bureto, se eshte e kuptueshme se c’ka je! Me psikopate si puna jote do vije nje dite qe Turqia te kerkoje qe shqiptaret te kerkojne falje sepse jane ata qe i kane sunduar turqit ne histori. Aspak cudi mos t’ju duket. Kokbosha si puna jote po kerkojne “aleance me Turqine kunder fqinjeve”, a thu se po nxjerr ndonje xhevahir nga goja. O gungac, aleanca jone eshte me Evropen dhe Ameriken do a s’do ti, Turqine e perdorim sipas rastit, po thiken ja kena gati!!!
            E si QEN qe je
            vazhdo e leh 😛

            1. Bureto says:

              O Tangul (trangull) që në vend të argumentave dhe logjikës përdor fjalor rrugaçësh, do të ishte mirë të lexoje ndonjë libër. Kur e kisha fjalën “qentë le të lehin”, e kisha për armiqtë e shqiptarëve në tërësi, veçanërisht të shovinistëve greko-sllavë. Me që të paska ‘djegur’, mos vallë je dhe ti një ndër ta, sepse ka plot të tillë edhe në Shqipëri?

              1. Tanguli says:

                Vazhdo leh o karagjoz “i arsimuar”, por qente si ty nuk kane c’i bejne karvanit te shqiptarise, qe turq, greke e sllave i quajne njesoj te ndyre e te pabese! E mos me trego librat ti mor analfabet funksional …

    2. syri says:

      Je bebush dhe salinian,denis dhe Dyrnaja.medioker dhe injorant! Je shqiptar ne fund te fundit! Je race shqiptari qe nuk duan shtet! Nuk kuptohet enveri nga qe e mbajtem ne kurriz! Ishte gjysma e botes qe enderonte “te punosh sa ke mundesi dhe te marresh sa ke nevoje”. Enverin e mbajten njerez si ti Dyrnaja!

      1. Flm says:

        Nje analiz teper e sakte e Denisit.
        Populli (na pelqen apo Jo) eshte pergjegjes per gjithcka qe peson.
        ###
        Me kujtohet Ramut “kurva” qe kur morri pushtetin deklaroj “boll Greqia u be e perkedhelura e Shqiperise, do te jemi dinjitoz dhe nuk do te lejojme te na neperkembin”
        ###
        Me nje here e kuptova qe kjo deklarat “buracaku” mbane era MUT (era Turqi), pastaj vijua deklarata te tjera anti historike, keqdashese dhe provokative ndaj Greqis, per “Ali Pasha qe nisi Revolucionin Grek” per “Shqipo qe shpetuan Akropolin” ….
        ###
        Dhe pas c’do deklarate te till fodulle, hipokrite, buracake, te pa bese …. ndaj Greqise (te dermuar ekonomikisht), populli Torollak Shqipo duartrkiste dhe i thoshte Bravo Rama.
        ###
        Dua te pyes …. ku eshte sot dinjiteti i Shqiperis ndaj Turqis, kur pa kaluar as 2 jave nga vizita ekspres dhe misterioze e Ramutit ne Turqi me Erdoganin ne Marmaras menjeher nisi nderimi i memorialit te Turpit.
        ###
        – Ku eshte dinjiteti i Shqiperis kur dorzojm, Gjylenistet tek Sulltani.
        – Ku eshte dinjiteti kur Sulltani del hapur per Neo-Otomanizimin e Shqipetis dhe Ballkanit.
        – Ku eshte dinjiteti kur Turqia ben presion per nderimin e historise ne librat shkollor.
        – Ku eshte dinjitetikur Turqia ka mbushur me Kolegje, Medrese, Xhami dhe TV seriale Turke gjjithe Shqiperin duke Turqizuar shoqerin Shqipetare.
        – Ku eshte dinjiteti kur ne qender te Tiranes u lejua te ndertohet Xhamija me e madhe ne Ballkan (menjeher pas marjes se pushtetit nga Ramuti), duke prishur parkun 1 Maji.
        – Ku eshte dinjiteti kur Turqia nxiste mijera Shqiptar te shkonin nga Turqia per Xhihad ne Siri.
        ###
        Ja pra sa te drejt ka autori i artikullit per gjendjen mjerane te popullit Torollak Shqiptar, sa te drejt ka kur na cileson si popull, si servila dhe lepires ndaj c’do diktatori.

    3. Shqiptar i bredhur says:

      Denis bravo te qofte per guximin. Per here te pare po lexoj dicka super te vertete. Komentuesit popull si vjen mire kur shikojne keto difekte te shqiptareve dhe shkruajne budallalliqe dhe arsey nga me te ndryshmet. Jo ketej po andej ,jo keshtu po ashtu “pordhi kali ne dere te hanit”. E verteta e madhe historike eshte ekzaktesisht kjo qe pate guximin te thuash. Normal qe komentusve shqiptare nuk ju vjen mire. Sepse ne pervec se jemi servile,intrigante,sherrexhinj,genjeshtare jemi dhe mendjmedhenj e na ngelet qefi edhe per gjera me te vogla si karakteristike e popujve emotive. E di shume mire qe popujt nuk mund te ofendohen e te shahen por ka momente qe atij i duhet thene e verteta ne sy ne menyre qe te reflektoje per te ardhmen. Por ne shqiptaret e kemi pak te veshtire te pranojme difektet. Personalisht kam jetuar per pune gati ne gjithe boten,Europe veri e juge,ne USA,ne AZI ne Rusi,etj etj. Per fat te keq kjo qe ke shkruar per servilizmin e shqiptareve eshte SUPER E VERTETE. Jo se popujt e tjere jane shenjtore por ne shqiptaret kemi kaluar cdo lloj kufiri. Kur shkoja ne Turqi shikoja shqiptaret si nga ana fizike ashtu dhe nga menyra se si gjykonin dhe sidomos ne rrethinat e Turqise jashte Stambollit. Shqiptaret kutojne se fajin nuk e kane ata por politikanet e tyre duke harruar se kush i ka prodhuar ata

      1. u dhime duke qesh says:

        Ti duket qe je me DIFEKTE 😀 😀 😀
        Me siguri e ke nga bredhja 😀 😀 😀

  2. Koba says:

    Po Qasjen e Gjermaneve ndaj Hitlerit si e Quan???.Po pse Hipokrizi ishte qasja ndaj Regjimit Komunist? Nuk e ke njohur Diktaturen e Proletariatit gazetaruc SumKapuç

    1. Detari says:

      Hitleri e covi gjermanine perpara, mos krahaso gjera pa lidhje.

      Keu Denisi ka te drejte, por ky eshte populli arrnaut, ske cfare pret nga nje popull pa identitet.

      1. ec aty says:

        Kush ka identitet mor lapangjoz? Ata greqiret e tu?
        Fjala arnavut eshte shtremberimi ne turqisht i fjales arvanit, more vesh mor BIR KURVE, o injorant deficent!
        O coban, po pse Enveri nuk e perparoi kete vend ne menyre te jashtezakonshme dhe te padiskutueshme? Po ku dine gje cobanet e dhive si puna jote …
        (dhe nuk shkruhet “covi” por “coi” o KATUNAR inferior)

      2. Sofos says:

        Po identiteti yt mor de.ar, cfare ere vjen, se arnautcen e flet zotrote…te injorosh faren tende vec nje vlere ka…te vendi i …..

  3. faikonica says:

    Te lumte Denis..Dylber milet..astaj na e kane fajin komshinjte.Turpi i botes.Jemi te neveritshem e te bazdisshem per Perendimin

    1. Serreqi says:

      Denis kjo analiza jote eshte e mire per ne klubin e fshatit pas gotes se trete me raki gozhdazh por sa per histori futja pordhe e del matane.

  4. Kosta says:

    Po mos ta kishte marre Enveri pushtetin ne vend so nuk do te kishte as Shqiperi dhe as atdhedashuri.Bile ishte Enveri qe e mbajti ndezur atdhedashurine dhe te shqiptaret e Kosoves.Dhe e beri Shqiperine me vepra industri bujqesi dhe arsim te zhvilluar.Po ti je pa shtylle kurrizore dhe per ca para te qelbura ndjek politiken e atyre qe duan te hedhin balte mbi cdo gje te mire shqiptare.

  5. Janig says:

    Harrove Ilir Meten apo mos je nga Skrapari
    Apo Bashen e rruges se vjedhur
    Po Monen pse e harron
    Pse ofendon nje popull te tere
    Ti je i zgjuari apo i paguari?
    Apo je i pegere

  6. tekniku says:

    E.Hoxhen pa nostalgji nuk ke kapacitet ta vleresosh ti,ai ishte nje sistem qe mori gjysmen e botes dhe miliona njerez dhe deshtoi.Me logjiken tende ishin hipokrite ruset,bullgaret,ceket,rumunet,gjermanet,etjLereni historone ta bejne historine.jashte politikes

  7. Doda says:

    Enverin e deshen te ter SHQIPTARET or gjym , nuk i mbajti me dhun , me dhun mbajti kundershtaret Enveri , Pjesa tjeter e donte , nese nuk e ke jetuar at koh futu ne internet dhe kerko per diten kur vdiq Enveri , qe nuk ngeli njeri pa qar , leri çfar thon sot , edhe ne burgun e spaçit kundershtaret e vet e qan dhe mbajten zi per Enverin O kokrra gomarit , gazetar qe ben gazetari me llafe rruge , mos i fut njerzit me nje thes te ter , hipokritet ne kohen e Enverit ishin kundershtaret e vet qe benin sikur hidheshin ne zjarr per te , per noj perfitim te munçem nga ai sistem , ne te tjeret e deshem Enver Hoxhen se ashtu me ate frym ishim edukuar ne shkoll , dhe tek e fundit mir bem , se per aq koh sa ishte gjall na mbajti me pun te garantuar jet te garantuar dhe me shkoll e me kushte normale , flas per ne ne Tiran e neper qytete , per fshatin jan fshataret qe flasin nuk di gjo.

  8. Doda says:

    Enverin e deshen te ter SHQIPTARET or gjym , nuk na mbajti me dhun , me dhun mbajti kundershtaret Enveri , Pjesa tjeter e donte , nese nuk e ke jetuar at koh , futu ne internet dhe kerko per diten kur vdiq Enveri , qe nuk ngeli njeri pa qar , leri çfar thon sot , edhe ne burgun e spaçit kundershtaret e vet e qan dhe mbajten zi per Enverin O kokrra gomarit , gazetar qe ben gazetari me llafe rruge , mos i fut njerzit me nje thes te ter , hipokritet ne kohen e Enverit ishin kundershtaret e vet qe benin sikur hidheshin ne zjarr per te , per noj perfitim te munçem nga ai sistem , ne te tjeret e deshem Enver Hoxhen se ashtu me ate frym ishim edukuar ne shkoll , dhe tek e fundit mir bem , se per aq koh sa ishte gjall na mbajti me pun te garantuar jet te garantuar dhe me shkoll e me kushte normale , flas per ne ne Tiran e neper qytete , per fshatin jan fshataret qe flasin nuk di gjo.

  9. Haka Tekizoti says:

    Po ti, o Denis, ç’di të bësh tjetër përveçse me demek të gjykosh popullin “tënd”? Po ti sa trashëgon nga populli “yt” dhe, nëse trashëgon prej tij ndonjë të keqe, a nuk do ishte më mirë ta hiqje e pastaj të shaje pjesën tjetër? Po pse nuk thyen qafën të gjesh ndonjë popull që i përshtatet midesë tēnde të shkëlqier? Shqipëria ka plot mendjellinj si puna jote, që si revolucionarë të revoltuar që janë llapin për parime që nga majat e parasë, që s’dihet ku e kanë burimin. Qentë e lidhur vetëm lehin, po t’u heqësh zixhirët do duken se ç’janë gjendje të bëjnë realisht. A nuk ndjehesh paksa i lidhur përderisa vetëm flet?

  10. Mare Nostrum says:

    Mos e luai me Denis, ky popull nese do te rregulloje dicka tek vetje, nuk ka nevoje per tatatate e tototote e Naimit. Ka nevoje per thikat e kritikes Koniciane. Ty te lumte pena e pac faqen e bardhe!

  11. drin says:

    Denis!Të gjitha sa ke shkruar janë fjalë me vënd.Mos u mer me të sëmurë e idiot.Le të na thonë këta ”patriot të bythës” se si mund ta quajmë një popull që nuk proteston e ngrihet në këmbë as kur i grabisin trojet,as ku i grabisin pasurinë,as kur i grabisin votat,as kur i grabisin nënat e mtrat!

  12. LORA says:

    ,,,ja edhe nje kazanxhi marxhinal ne aradhen e kazanit mediatik.Jepi “Tema”,mos i ler kusur trushkulurve ,qe ne hajvanerine e tyre duan medoemos te perfshijne Popullin Shqiptar ne teresi.

  13. Tirona says:

    Po gjyshi jot kishe shpi e me qerpic te Ali Demi mo Der I kuq Enveri ju hoqi patollonat e leshit e ju veshi me terital😂 ju myti fergesa. Pa Mish. 🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣😉🤣🤣🤣🤣

  14. Futja kot says:

    E verteta, thone, qendron diku ne mes.

  15. Alumi says:

    Absolutisht te verteta te gjitha ato cfare ke shkruar. Je shum i sakte. Meshire per ata/ato qe te ofendojne pasi e verteta nuk fshihet duke ofenduar njeri-tjetrin por duke nxjerr mesime. Te pergezoj.

  16. Nasi says:

    E ke tamam Denis …jemi POPULL BAGETI…prandaj kane tallur bythen te gjithe qe kane qeverisur ….le te thone ca te duan…kjo eshte e verteta …ok ne kohen e enverit nuk beje dot gje se te zhdukte ai…po tani “ne demokraci”…cfare e quan nji popull i cili e di cfare i ka bere sali berisha vendit dhe le te kakarise akoma…e ke tamam Denis jemi popull pa karakter…pra bageti…le te hane sa te duan te gjithe qe jane kunder…kjo eshte e verteta me prova…

  17. dardan says:

    Populli eshte mase individesh qe bashkohen e ndahen per interesa te ndryshme mbijetese apo suksesi. Ne kete pike jemi gjithe shqiptaret njesoj si popujt e tjere. Ajo qe na veçon eshte se ne jemi shume individualista e mosbesues, pak solidare me njeri tjetrin, dmth kollaj per tu perçare e sunduar di nga te huajt ashtu dhe nga vendasit. Kjo eshte ADN jone per fat te keq. Nuk e korrigjojme dot edhe sikur te duam. Ndryshe nuk ka shpjegim pse kemi ngel kaq prapa ne Ballkan.

  18. Haaa says:

    Kjo qe thot ky far nanalisti eshte gomarllik , te gjithe popujt e botes kan kaluar etapa te ndryshme zhvillimi prandaj nuk mund te fajsohet populli per keta lider qe rruges e deformojne rrugen e zhvillimit . Por ne fund mjer ky popull qe ne krye po nxjerr nje elit te pa shkollura si ky tipi dhe te
    shkolluarit e te diturit po largohen nga vendi pasi nuk len hajdutet, maskarejt e tradhetaret , besoj shume ne kete drejtesia e re qe do ti ndaloj kriminelet dhe hajdutet qe te perfshihen sa me pak ne politik se populli nuk ka cfar ben keshtu eshte zhvillura e gjithe bota vetem duke forcuar institucionet se ato jan barriera te kriminelve , hajduteve, trafikanteve etj.

  19. E èma e Zeqos says:

    Pèrgjithèsimet dhe krahasimet çalojnè gjithmonè. Zotrote, dèshiroje provokimin dhe e shkruajte ashtu si ju erdhi.
    Dallkaukè dhe delenxhinj, tè paskrupuj dhe tinzarè, jemi ne shqiptarèt, nè njèrèn ans, aq saç jemi bujarè, punètorè dhe atdhedashès nè anèn tjetèr.
    Po tè ngresh njè paralele me kombejt pèrreth, asgjè e re nèn diell z.Dyrnjaja. Ka Italianè e gjermanè, francezè e britanikè, qè u “kanè bèrè fresk me pasion” tiranève dhe despotève nè kohè tè caktuar. Nuk po i pèrmend fqinjèt tanè ballkanikè, sepse me ta nuk na ndan asnjè shkallè qytetèrimi. Na ndan vetèm njè lum gjaku shqiptar, i derdhur sepse ata (fqinjèt), na mendonin me bisht, ndaj nèn brohoritmat e masave dhe bekimin e “kishave ortodokse”, ushtronin gjenocidin e radhès, mein kombin mè tè vjetèr nè ballkan.
    Kini zgjedhur temè tè vèshtirè z.Dyrnjaja.
    Llomotitès televizionesh paçavure tè nivelit Frangaj-Fevziu, i kemi ndeshur shpesh tè dalin nè konkluzione tè tilla. Mè çudit ca fakti, qè edhe Ju, paskeni zgjedhur tè jini altoparlant i asaj qè quhet VETÈKASTRIM i njè shoqèrie nè degjenerim dhe mjerim shpirtèror.
    “Heronjtè” e Turqisè, le ti nderojè Turqia, nèse turqit pajtohen nè tèrèsi pèr kètè histori.
    Ne, jemi shqiptarè dhe kemi tanèt. Personalisht, mbaj lart ata tè 21 janarit, qè me gjakun e tyre, bènè Ramèn kryeministèr.
    Bukèshkalè? Po, ja tè tillè.
    Pyeteni z.kryeministèr pèrse nuk ka hall tjetèr pèrveç tè qènit jargaxhi i botès.
    Vazhdoni provokimet z.Dyrnjaja.
    Ajo “audienca” juaj qè ka probleme me drejtshkrimin e shqipes, nuk do e dijè kurrè se çfarè kini thènè.
    Tè tjerèt, janè larg, shumè larg. Ata djersiten dhe rropaten, pèr tu dèrguar tè lènève pas, shumèn mujore pèr mbijetesè dhe DIXHITALB.
    Nè vèndin tuaj, do pyesja vetveten ndonjèherè, kujt i shèrbej? Kulturès dhe artit apo epsheve tè manjakève seksualè qè kini pèr shefa e pronarè?

  20. xhoxhi says:

    Po tani sa mban mbi kuris dhe me nder i ha munë të gjithëve.Gjithë llumi i kohës së Enverit është në karike….Kishim një Enver tani kemi 100 të tillë…

  21. TOMAS says:

    ANALIZO TITULLIN E ARTIKULLIT ,TE PERCAKTOSH C’FARE LLOJ NJERIU ESHTE.(NUK E KAM NE KUPTIMIN E KEQ,ESHTE THJESHT PSIKOLOGJI).”NJE “”REPLIKE”” ME POPULLIN TIM”.NE RRADHE TE PARE KUR BEHET FJALE PER REPLIKE JANE TE PAKTEN DY OSE ME SHUME PJESETARE NE DISKUTIM DHE ME MENDIME TE NJEJTA OSE NRDYSHE.REPLIKA KA TE BEJE ME MENDIME NDRYSHE.OK.DERI KETU.”POPULLIN TIM”-PERDORET KY SLLOGAN PREJ PERSONAVE QE JANE NE FUQI SI P.SH. MBRETI(OSE MBRETERESHA),PERANDORE,DIKTATORE,PRESIDENTE,KRYEMINISTRA.ME SA SHOH KY DENISI KA SHKRUAR KETE (DHE GAZETA DUKE PATUR NJERZ JO PROFESIONALE PER REDAKTIM OSE TA KTHEJE MBRAPSHT)PASI KA PIRE NJA DY DOPIO RAKI PERMETI,FILLON E SHKRUAN.KESHILLA PER DENISIN ESHTE QE TE JETE ESELL KUR SHKRUAN.VETEM DRITERO AGOLLI ISHTE NDRYSHE.TI NUK I NGJAN ATIJ NE MENDIME.JE SHUME I VARFER.

  22. Mona Cizmja. says:

    Bravo Denis. Faji eshte i joti qe merresh me keto debila osé kopila jeniciersh.
    Ma popull kriminel, te pabese, te flliqte dhe frikacak nuk ka ne Europe.
    Vetem kur ta kuptojme ne cfare muti gjendemi dhe te kerkojne te ngrihemi do te na pranojne si te barabarte.

  23. JU SHUME I DREJT DENIS says:

    DENIS TI NUK FUTESH NE ATE KLUBIN KU MERO GELBAZA KELLIRA JA U FUT KARIN NE BYTH SI PSH TAULANT BALLA SKENDER MINXHOZI MUC NANO ASTRIT PATOZI ELVIS ROSHI GRAMOZ RUCI LAL PLEHU DRITAN HILA ERION BRACE ETJ ETJ

  24. Ilirjan says:

    Denis i vockël, ke shumë te drejtë në reagimin ndaj memorialit të viktimave të grushtit të shtetit në Turqi, por si i vockël që je nuk ke arritur të kuptosh rolin e popullit dhe atë tu pushtetarëve – shkaktarë të ngritjes së memorialit. Populli reagon , kur e mendon Ai, dhe jo kur e kërkon dhe dëshiron ti, unë apo ndonjë tjetër.
    Ndërsa për qëndrimin e popullit ndaj Udhëheqsit Enver Hoxha, je tejet i gabuar. Ai e donte udhëhqsin për vlerat dhe të mirat që gëzoi nën udheheqjen e PPSh me në krye Enver Hoxhën. Ti qëllimshëm hedh baltë mbi popullin, duke e fyer rëndë. U bashkove me armiqtë e Pushteti Popullor, me armiqtë e PPSh dhe të Enver Hoxhës. Do të rekomandoja të lexoje Historinë e Shqipërisë që nga periudha e Zogut dhe deri më 1985. Në çgjëndje ishte populli nën mbretin Zog, rolin e mbretit të vetshpallur kur u pushtua nga fashistët, dhe roli i komunistëve në vitet e pushtimit. Populli mbështeti Çlirimtarët që drejtoheshin nga komunistët e PKSh-së me në krye Komandantin Enver Hoxha.
    Pas Çlirimit , përsëri mbështeti Rindërtimin e Vëndit të udhëhequr nga komunistët. Komunistët ishin në ballë të të gjithëve, për ndryshime rrënjësore në çdo fushë të jetës. Ndaj populli i deshte. Edhe vështirësitë që disa natyrshëm dhe të tjerat në shumicë të imponuara nga armiqtë brënda dhe jashtë vëndit, u përballuan, duke qënë të vetëdijshëm për sakrificat që kërkonin.
    O Denis i vockël, evolucioni , zhvillimi që pësoi Shqipëria , populli shqiptar nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, dallohet sot, në nivelin e lartë të arsimimit që trashëgoi, në dëshirën dhe etjen për arsimim të lartë që karakterizon shumicën a familjeve shqiptare. Po të jap shëmbull sjelljen e shqiptarëve emigrantë në ShBA , ndaj arsimimit të fëmijëve . Shqiptarët e para 44, pra diaspora e vjetër u thonë atyre të pas 90-ës :
    – ore, shkencëtarë do ti nxirrni të gjithë ju fëmijët, të gjithë me universitet.(!)
    E pra Denis, kjo mendësi është forcuar nën Sistemin e Enver Hoxhës.
    Ramizi dhe të përzgjedhurit e Tij, Sali, Gramoz e tj. u kujdesën të shkatërrojnë çdo vlerë që u krijua nga populli i udhëhequr nga Enver Hoxha, ia shkatërroi uzinat, fabrikat, mbi të gjitha Partinë e Punës, por nuk mundën të shkatërrojnë memorjen e Popullit . Ti, Denis si i vockël , hodhe një gur ndaj kësaj memorjeje, duke menduar se po qëllon në shenjë.
    Nuk je i fundit !

  25. Josif says:

    Serish gabon ti Denis dhe kesaj here jam i detyruar te te rendis ne grupin e gazetareve medioker dhe me mungese te theksuar kulturepolitike dhe historike.Ti nuk njeh fare historine e zhvillimit te njerezimit ne bote..Sipas teje te gjithe popujt qe kane qene te neneshtruar nga qeveri diktatoriale apo mbreter e perandore te eger e gjakatare nga lashtesia e deri ne epoken tone moderne jane popuj pa karakter etj.Jo mor gazetaruc nuk gjykohet karakteri i ne populli me instrumentat e faktet qe zgjedh ti.Sipas teje populli gjerman eshte pa karakter se zgjodhi Hitlerin ,ruset jane pa karakter se pranuan ti shtypte Stalini ,argjentinasit,kilianet,kinezet e Maos etj. Nese vazhdon me bindjen qe ke do lesh nje imazh akoma me te keq per profesionin qe ushtron …

  26. ali demi says:

    Me kete shkrim o vesh llapush tregove nivelin
    tend te ulet intelektual. Meqenese vete je relativisht i ri, i ke pyetur tate e teme pse e mbajten ne shpine Enverin dhe shpuren e tij?

  27. Lizg says:

    Por ja shyqyr qe linde ti dhe po na rrefen ca te verteta se perndryshe do te iknim nga kjo bote injorant……je gazetar bej detyrat qe te takojne ,nuk mund te besh dhe historine e nje kohe qe se ke jetuar dhe as te gjykosh popullin tend….

  28. BRSS says:

    TI MOR GAZETARUC E KE ME TE DEGJUAR PO TE KISHE QEN TI NE ATE KOHE PATJETER QE DI E KISHIM RREZUAR ATE SISTEM PRANDAJ ESHTE BER KY VEND LEMSH SE DALIN ÇA SI PUNA JOTE DHE BEJN TE DITURIN O NA RROFSH KOQET O TRAP

  29. 1962 says:

    Ja dhe nje qurraman tjeter qe e genjen mendja se mund te replikoje me popullin. Duhet te jesh pa turp te akuzosh Shqiptaret se e mbajten ne kurriz 50 vjet Enverin, se po te ishe ti i madh ne ate kohe do ta kishe rrezuar per 5minuta. Ore trupeshk, mos harro se Shqiptaret kishin Enverin ashtu sic Ruset kishin Hrushovin, apo Gjermanolindoret Honeckerin. E kupton ti o trim fjalen diktature apo te duket sikur po loz ne Play station5? Kujton ti se Shqiptaret do rrezonin diktaturen ne kampin e lindjes para Cekve, Polakve, Ruseve apo Jugosllaveve? Or spurdhjak, Shqiptaret per fat jane me te zgjuar se se ty, sepse vuajten por diten me zgjuarsi te durojne dhe te mbijetojne. Eshte e lehte sot te tallesh bythen prapa tastieres sepse shume shume do hash ca te shara on line. Do te doja ta kishe provuar atehere te flisje ndonje fjale. Pyet me te medhenjte o Denis mos ki turp, dhe ule pak hunden se nuk ke bythe ti as te replikosh e aste gjykosh popullin, sidomos ate pjese te popullit qe ka ulur kurrizin ato vite per te miren e brezit tuaj qe i gjeti gjerat gati.

  30. luan says:

    TOTALISHT E VERTETE. POR NESE I PUSHTUAR NGA TE HAUJT DHE I BURGOSUR NGA DIKATURAT MUND TE KETE DERI DIKU NJE FARE JUSTIFIKIMI, KJO E 30 VJETEVE TE FUNDIT NUK NA FALET FARE. PO FARE, FARE!
    JEMI NE DEMOKRACI DHE EUROPA E AMERIKA JANE PREZENTE. JEM IMBI 1 MILION QE JETOJME NE VENDET PERENDIMORE DHE KUR SHKOJME NE SHQIPERI BEJME TIFOZLLEK PER NJERIN A PER TJETRIN POR KURRE NUK NA SHKON MENDJA TU THEMEI TANEVE ATJE SE VOTA NUK VIDHET, QE ELEKTRIKU PAGUHET, QE TAKSAT PAGUHEN, QE LIGJI JO VETEM TE VOTOHET POR DUHET ZBATUAR DHE KRYESORJA KRIMINELET/HAJDUTET/DOKTATORET NUK VOTOHEN. PA LE KUR KA DY SJELLJE TE NDRYSHME. PARA DISA KOHESH DIKUSH ME THA QE NE GJITHE GREQINE, DERI NE KAKAVI RESPEKTOJA TABELAT E SHPEJTESISE. SA KALOVA KAKAVINE SHKELJA GAZIN SA ME LEJONTE MOTORRI. KY ESHTE VETEM NJE SHEMBULL I RENDOMTE POR MUND TE APLIKOHET PER CDO VEPRIM APO SJELLJE SHUME ME TE RENDESISHME SE KAQ.
    AI E KA TE SHKRUAR NE BALLE QE ESHTE KRIMINEL/HAJDUT/MASHTURE.RRADHES DHE NE VOTOJME JO VETEM NJE HERE POR 30 VJET ME . DENISI KA PLOTESISHT TE DREJTE. NUK ESHTE FAJI I ATIJ QE ESHTE K RIMINEL/HAJDUT/MASHTRUES POR FAJI I ATYRE QE I SHKOJNE MBRAPA TASH 30 VJET. DHE AI TALLET ME TY, E ME MUA KUR NE MENDOJME SE PO TALLEMI ME TE DUKE E SHARE NEPER GAZETA E KAFENERA. HAP[JA ME BOTEN DEMOKRATIKE ESHTE PER TE GJITHE, EDHE PER ATA QE JETOJNE NE SHQIPERI DHE NUK ESHTE ASNJE JUSTIFIKIM MOSDIJE. DUHET TE GJITHE T’I THRRASIM MENDJES KUR TE VOTOJME. MENDIMI IM.

  31. Taraboshi says:

    Si me hyryc e ke marre more djale duke folur kuturu.Ma merre mendja se edhe ti je pjese e ketij populli. qe do te thote se edhe ti ke pjesem
    tende.Permende shume dhe i lene pa rruge zgjidhje.Po deshiron te behesh drejtuesi popullit.hillu se ne po te ndjekim nga prapa.
    Cdo sistem shoqeror ka patur drejtuesit e saj perjashtuar komuniteti primitiv qe drejtoheshin sipas fiseve ku edhe fiset kishin drejtimet.dhe popujte shkonin andej nga i qonin drejtuesit e tyre.Sipas teje te gjithe popujt jane.sic i cileson ti.Ne te gjithe sistemet dhe popujt keshtu jane.Mun
    doju te gjeshe ndonje sistem pa drejtues dhe jepi drejtim.

  32. timo says:

    Veç dështakët akuzojnë popullin.

  33. X says:

    Do qe te behesh K_R zyrtarish :, fillo DIL ne ndonje TV

  34. Koba says:

    Me vjen keq O Detar.meso mire Historine.Adenaueri ,Kancelari Gjerman qe ideoi bashke me De Gaule-in Europen e Bashkuar eshte prononcuar :Takisha perpara hitlerin do ta mbysja me duart e mija!!

  35. Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora says:

    Denis me Gjithè RESPEKTIN qè kam pèr juve ,kètè radhè e keni shumè shumè Gabim , kur Shani Popullin tuaj qè edhe ti je Pjesè e tij dhe merresh akoma me Enver Hoxhèn qè ka 35 VJET qè ka VDEKUR , dhe NUK e CITON KURRRRRRRRRÈ nè asnjè Frazè Sali Berishèn , Fatos Nanon , Pandeli Majkon , Ilir Metèn , Ylli Bufin , Rexhep HALE Mejdanin , etj etj etj etj etj etj!! Dhe NUK e kuptoj pèrse ????!!!!! Ke Frikè nga kèta KRIMINELÈ ,apo si èshtè Puna ???!!!!! NUK èshtè Enver Hoxha e KEQJA mè e madhe e SHQIPÈRISÈ , nè KRAHASIM me KRYEHORRAT , KRRIMINELÈT , BANDITÈT dhe KRYEHAJDUTÈT TRADHTARÈ me PARDESYTÈ e BARDHA!!!! PA Enver Hoxhèn NUK jemi tè SIGURT , se a do tè kishim TERRITOR SHQIPTAR apo JO ????!!!!!! EDHE diçka tjetèr Enver Hoxha NUK mori asgjè bashkè me Ramiz Alinè dhe Adil Çarçanin nga SHQIPÈRIA , sikur edhe NJÈ QINARKÈ tè VETME , kurse kèta HORRA , pèrveç VJEDHJEVE , GRABITJEVE, PLAÇKITJEVE , dhe TRADHTISÈ kundèr SHQIPÈRISÈ , kanè VRARÈ dhe kanè PRERÈ dhe i kanè DUART me GJAK SHQIPTARÈSH!!!!! Kèta KARAKURVAT e Politikès 29 VJEÇARE , janè BANDITÈ , HORRA , KRYEKUSARÈ , KYRYEKRRIMINELÈ , KRYEHAJDUTÈ ORDINERÈ dhe i kanè NJÈ MIJÈ e NJÈ tè ZEZA tè tjera i DASHUR DENIS !!! RESPEKTE DENIS dhe REFLEKTO , dhe mos HEZITO tè Pèrmendèsh EMRA KONKRETÈ , tè kètyre BANDITÈVE tè kètyre 29 Viteve SHKÈRLLATOKRACI nèse do tè kesh RESPEKTIN e çdo SHQIPTARI

  36. Baftjar Latifi junior says:

    Ne po jemi per skrap po jo breazat para nesh,Une smund te akuzoj cdo 60 vjecar qe ishte servil dhe pakarakter kur 20 vjec pushimet e atij ishin puna vullnetare per berjen e hekurudhave,Kur me kazma dhe lopata benin rruge dhe brezore ,Gjera qe duken si barcoleta sot,Qe me shtylla ne kurriz i ngjiteshin malit oer elektrifikimin e vendit,Ti thua eshte servilizem une them qe eshte minimumi qe ti bere si qeveri per ndihmen qe ke nga turqia,Pse jemi kaq beter dhe nxjerrim me te pa aftet te na drejtojn kjo do diskutim,Pse sngopemi duke vjedhur dhe skemi sensin e autokritikes si shoqeri per bemat qe beme pas 90 smund te akuzj fakirin e 70 tes AQ ME TEPER TI KERKOJ LLOGARI PSE NUK REVOLTOHET DHE NUK REAGON

  37. Zagoriti says:

    Denis Tema qe ke trajtuar Nuk shpjegohet dot me 1faqe.Duhet nje analize voluminoze.Pse popullin yne Nuk reagon.Rinia 30-40mije largohen cdo vit.Intelektualet gazetaret Duhet te behen bashke e te programojne ndryshimin Jo te tjerrin muhabete neper ekrane.85 perqint e popullit lufton per te mbijetuar e per te pasur buken e perditshme mbi tavoline.Intelektualet e verteten Duhet te behen bashke qe te MOS lene hapesire qe demagoget politikane te genjejne popullin fukara.

  38. gimi says:

    Denis djaloshi , ti diçka shkruve te zez mbi te bardhe por gje nuk the por rrjeshtove disa fjale qe fliten nga te gjithe ne ne tavolinat e mejhàneve . Po si o gazetaruc nuk del me nje konkluzion apo me disa arsye qe populli te sqarohet . Ja p.sh , ju medjat e politikanet flasim e bertasim me te madhe qe jemi populli me proamerikan apo pro europjani ne bote, qe as vehten nuk duam sa duam ato . Keto jaservirni vete ju medjat popullit atehere edhe populli thot po mor ashtu qenka se keto e dine me mire , nje kjo . Tjetra eshte qe ju medjat dhe historjanet tòne dite per dite flisni e veproni ne shkatrrim te historise ndersa popujt tjere me gjithe medjat e tyre dhe historjanet e vet vetem e pasurojne historine . A e din ti more gazetaruc qe nje popull pa histori eshte i destinuar te asimilohet .Po ashtu edhe ne drejtim te shkatrrimit te gjuhes zakoneve dhe traditave po ashtu keto 30 vjete vetem duke i shkatrruar kemi vepru edhe kjo sipas interesave tuaja si medja dhe tè politikaneve te ketyre 30 vjeyeve kryesisht. A din ti more gazetaruc qe bota balten eben heroj ndersa ne herojt i bejme balte sepse paguhemi shum shtrejte nga ato qe nuk e kan dashte ķurr Shqiperine . A shikon qe tash 30 vjete duke u luftuar Enver Hoxha hidhet poshte lufta dhe duan apo nuk duan politikanaruqat tone apo gazetarucat pra medjat ne vendin tone qe jane ne sherbim te djallit vetem te Shqiperise jo . Tashti si qytetar i thjeshte dhe si iñtelektual per te miren e ketij vendi ju kerkoj ju si medja ne qoftese dòni me qen te pamvaruna duke filluar nga ti propozoni te mblidhen ďisa njerez te ditun te paanshem te ndershem te krijojme nje asamble popullore te marrin ne dore kete vend per ta drejtu mire e ti shporrim te gjithe antikombetaret qe ne nje menyre apo ne nje tjeter me pa te drejte kan dal ne krye sepse i kan perkrah dikush nga jashte e ju kan sherby atyre prandaj keto njerez te bashkuar dhe tr ndershem te hartojne platformàt e te caktojne njerezit per dtejtim ne te arfhmen vetem ne te mire te ketij vendi . Ajo asamble te kete atributet e pezuĺlimit te perkohshem te te gjitha partive politike dhe te programeve te tyre.Kjo pra z. Denis duhet kerkuar se keshtu hidhen ne koshin e plehrave ye kqinjet dhe te kqijat qe jane bere ketij vendi. Me dtejtesine me duket se po veprohet mire hajde ti bejme mire edhe politiken historine gjuhen traditat kulturen atehere fillon te rilind Atdheu yne .

  39. H says:

    Popujt dine instiktivisht një rregull,- Të durosh gjithshka, për të mbijetuar. Pushkin.

  40. Futja kot says:

    S’di sa qendron ajo cka shkruan nje studius gjerman: “Duket se shqiptaret pervec horizontit te ngushte te familjes e te klanit, te interesit vetjak, te mllefit dhe hakmarrjes, nuk kane ndjere nevojen qe te shperthejne jashte kesaj bote”.

  41. epo kjo pune says:

    po ik o qumeshtor, ti as e mban mend kohen e Enverit, komandantit, ti u rrite ne kohen e plehrave dh ekujton se gjithnje kemi qene plehra, sa per konvertimin, nuk u konvertuam por mbijetuam se ndryshe do zhbehej nga raca jone ky vend se ate donte bota se dhe me Skenderbeun na lane vetem fare dhe sa per fqinjet, sllavet kishin kusherinjte ruse, greket kishin angli e france dhe bile ata kishin shkolla per gjuhen ndersa ne e mbajtem gjuhen nga e folura. Mos harro, la ortodoksine ne zemer te stambollit, pyeti sa e kane shitur shpirtin dhe ata tek sulltani, te dy kishin nje armik te perbashket, shqiptaret.

  42. Neutrali says:

    Nuk është vetëm Denisi. Ka edhe shumë të tjerë të shkolluar që kanë mendime të tilla. Që fajësojnë Teutën, Skënderbeun pse tradhtoi sulltanin e të tjera budallallëqe si këto (nuk janë islamikë!). Këta janë persona të çekuilibruar ose të dobët psikikisht. Konstitucioni shpirtëror i një populli është rezultante e shumë faktorëve gjeografikë, hidtorikë, kulturorë e shpirtërorë, kështu që nuk e ndryshon dot. Po ky monumenti është ngritur? Ku?

  43. kujdes says:

    Denis, do ti theme dhe une dy fjale; popullit nuk i ve dot asnje faj per asgje. Po te keshe kete te qarte, s’ke pse shprehesh ashtu: nje replike me popullin tim! Kush je ti dhe kush eshte populli, po ve shenjen e barazimit qe kerkon te besh replike me te?! Je kategorikisht gabim dhe si duket je i veteperkedhelur, pavaresisht se une te kam degjuar me endje shpesh ne emisione televizive. Ke bere gje ti Denis per kete popull? Une kam bere shume dhe shume fare vite e vite dhe sot rri urte e shikoj punen time se nuk ndikoj dot as per mire e as per keq. Ai popull qe ti kerkon te besh replike, ka nje shprehje: nuk i bihet murit me koke, mbaje parasysh se shpesh nxitohesh megjithe dashamiresine dhe sinqeritetin qe ke. Pershkrimi qe i ben ti historise se atij popullit tend eshte nje pershkrim emocional qe te ka gacmuar ty nga kritikat qe te jane bere, por nuk eshte i vertete, as ne kohen e Ilireve dhe as ne kohen e Enver Hoxhes. Shiko Denis! Mua nuk me pelqen sot qe ne qofte se dikush atje larte, ashtu si pretendon dhe ti thote qe Enver Hoxha eshte diktatori me i madh qe njehe bota, thone dhe amerikane, europiane apo aziatike dhe ne Shqiperi dhe ata qe s’jane dakort se dine diçka me teper nga jeta e tyre, bejne sikur bien dakort. KJo eshte marrezi mendore e njerzeve qe sot hiqen po nuk jane njerez te balancuar ne mendimin e tyre. Mora kete shembull sepse sot priren nga shkon rrjedha dhe jo ta drejtojne ate atje ku u duhet. Fatkeqesi . Te gjithe ata njerez qe historia i njehe per personalitete, kane veçorite pozitive dhe negative te tyre. Kush ka mendje sot, te marre ato pozitivet dhe ta shtyje jeten perpara, por jo te mohoje historine si ka ngjare. Eshte teme e gjere dhe duhet ta bisedosh me njerez qe i kane provuar ne kurriz dhe kane qene afer njeri tjetrit, pra qe njihen. Ndersa per ate memorialin qe beri ambasada turke, ke te drejte, eshte nje çudi nga ato te politikaneve tane dhe jo e popullit, por; sot jemi ne kapitalizmin demokratik qe parimi baze i zhvillimit eshte ekonomi e tregut ne te gjitha fushat dhe rruga drejte ku shojme , pa kthim se s’ka mundesi me, eshte GLOBALIZMI. Ne qoftse Shqiperia do te behet antare e BE-se, do te shikosh ne mes te Tiranes police zezake, kinez apo nga Mongolia dhe do te pyesin: nga je ti, se ata do te jene te natyralizuar shqiptare. Prandaj, historia do beje pune e saj si shkence e pasqyrimit te asaj qe ka kaluar, por e ardhmja eshte drejte atrofizimit te te qenurit shqiptar, pra kombesia do te humbase dhe kjo bie edhe ne kundershtim me shume gjera qe ke shkruar me larte ti emocionalisht por jo realisht. Edhe grekut edhe gjermanit dhe italianit edhe francezit apo anglezit….do ti humbase kombi dhe ne Eurpoe quhet natyralisation sot. Mua me vjen per te qeshur kur thone formalisht: kombi amerikan! Ku ka komb amerikan?! Indanet e perendimit apo te westhidise, pothuaj se jane zhdukur. Ata perbenin kombesine amerikane. Duhet te jeshe i qete kur shkruan apo dhe diskuton ne emisione, mos u perfshi nga rutina se sot ke shumicen “pa kombesi” pavaresisht se çfare thone. Shiko ekonomine e tregut ne ekonomi, ne politike dhe ne te gjitha shkencat e tjera. E di qe dhe historiane me emer apo akdemiker nuk jane ne mendimin tim, por rrugen e shikoj se drejte ku po shkojme dhe s’ka me asnje qe ta ktheje mbrapa. Asgje nuk humbet, vetem transformohet. Dhe transformimin nuk e ndalon dot.

  44. Tarasi says:

    kush e ka punesuar kete karagjoz gazetar????

  45. X says:

    Daleni daleni se nuk i kujtoni e dini te gjitha.Nëse kryeministrja e Turqisë Tansu Çiller nuk do jepte ultimatumin e famshëm, Greqia do kishte marrë jugun e Shqipërisë deri në Shkumbin.Ja deklarata e saj :“Askush të mos guxojë ta shkelë kufirin e shtetit shqiptar, se në të kundërtën do të konsiderohet si cenim i Turqisë“. Kjo deklarate u be pas udhetimit vajtje-ardhje , naten, (8 ore gjithsejt dhe me avIon ushtarak turk) te nje zyrtari te larte te Ministrise sone te Mbrojtjes ne Ankara dhe Çiller mblodhi ne zyren e vet gjithe shefat e Shtabit te Pergjithshem ne prani te perfaqsuesIt tone. Sinjalin do e jepte Tirane dhe do mjaftonin vetem 8 ore.
    MORALI : KUR I HEQ VETE BREKET DY GJERA MUND TE NDODHIN.

  46. KASTRIOTI says:

    Je nje pike shurre ne oqean, nuk e fyen e as helmon dot me karagjozlleqe kete popull qe u ther e masakrua si asnje popull tjeter. Qe rezistoi me Gjergj Kastriotin ne krye,kur te tjeret benin aleanca me turqit. Qe ju ndalua gjuha e nenes e qe prape mbijetoi, dhe nuk e humbi ate. Por me fyerje te tilla nuk e zhben, as demoralizon, as mund ti vrasesh edhe nje here herojt e historine e tij. Te kesh turp o shqipfoles i paguar.

  47. Josifi says:

    Hedh në lum një gur budallai dhe 100 të tjerë se nxjerrin dot.Populli e ka thënë!

  48. plaku says:

    Denis, barre te rende ke marre persiper. Me sinqeritet mos iu fut kot kesaj pune, se na ke fyer si popull. Po ti dhe prinderit e tu ku futeni? Prinderit e mij, si edhe te afermit, nuk mbajten ne kurriz Enverin. Jo ata e besuan ate sistem, kauze dhe ideal dhe e ndoqen te ndergjegjshem. Ata bene sa munden edhe ne LANC dhe mandej derdhen djersen e tyre per ta bere kete vend sa me te mire. Dhe besoj se arriten, dhe jo pak, te benin per kete vend ate qe munden gjate gjithe jetes se tyre.. Perndryshe ti do kishe lindur ne ndonje perrua apo ne grazhd te lopes, ose kush e di…Nuk paten kurre ndonje post shteteror apo partiak, por ishin patriote, punetor dhe te ndershem. E deshen kete vend deri sa mbyllen syte. Mendon se bie dakort me ty qe te fyesh ne kete menyre prinderit e mij? Ose edhe mua. Jo ata nuk ishin te tille. Ndoshta e ke fjalen per te tute.
    Kjo pune eshte keshtu: Pas lufte dalin shume trima dhe mbas kuvendit shume te mencur. Por asnje prej tyre nuk eshte i tille. Ti vet nuk e ke idene se cfare flet. Besoj se shume shume ke qene ne fillore, kur ende te lanre mamaja. Keshtu qe mos u hiq i zgjuar me mend e te tjereve.

  49. Stroralliu says:

    O ti pinjolli i Koz Dynjase…
    Per memorialin e turqeve ne Tirane ke shume te drejte dhe ta mbeshtes,por me Enver Hoxhen c’ke qe kruhesh,kur ti ke lindur pas vdekjes se tij dhe gjithka e ke me te degjuar..

    Dhe popullin mos e ofendo ,sepse ky popull e ka mbajtur gjalle emrin e Shqiperise dhe gjuhen tone te bekuar.
    He,dil ti dhe udhehiqe dhe te te shohim sa do te jesh i zoti per keto qe na ke shkruar.
    Megjithate ke te drejte per vrejtjen qe i ben qeverise per problemin me te vraret turq.
    Po opozita cfare ben?Apo merret me organizimin e fantazmes qeveri qe enderron.
    Mut qeveria e kake opozita.

  50. Duhet-veprim says:

    Ndoshta ajo qe kerkon te thote autori eshte qe ne, si popull duhet te jemi me reagues e luftarak per gjera qe politikanet na i ngjeshin pa deshiren popullit. Shikoni francezet, e kane protesten ne gjak, nje gje si shkon per shtat dhe veshin jeleket e verdhe.. bile para ca ditesh disa turiste franceze qe i bllokuan rrugen shofereve te “zgjuar” qe hynin pa radhe, i kishin jeleket me vehte, ne cantat e tyre te shpines.
    Tani politikanet tane servile e vune ate memorial, pa pyetur njeri. Cdo bejme, do ta mbajme aty dhe te bejme sikur ska ndodhur gje? Francezet do kishin ber nje proteste te bashkia qe te kerkonin heqjen e tij, dhe nese kjo nuk ndodhte, do ta shkulni. Diten e dyte.
    Ne, cfar do bejme?

  51. ppa says:

    Z. Dyrnjaja, edhe ate vlere qe ke , gjithnje krahasuar me ata te kazanit, e prish me euforine qe shfaq vend e pa vend; si thone shume komentues, je i vogel nuk te takon te besh analizen e sistemit dhe qendrimin e popullit; mos te te pelqeje vetja si M. Nano , sepse vleren e vertete duhet ta gjesh ne komentet e publikut edhe pse ky eshte paditur dhe pa “kulturen” tende.

  52. Syri kalter says:

    Shqipetaret nuk jane popull frikacak. E vetmja dobesi, ata nuk bashkohen ne momente edhe kur e shohin se gjithçka shkon ne disfavorin e tyre. Perseri, pushtetet, qeverite pushtuese, kane perdorur metoden e „ujkut“. Natyrisht, kete e kane bere me nje pjese „te bleresh“, te cilet ja kane çuar nje nga nje „ujkut“, se kur ka provuar „ti haje te gjitha menjehere“, ka konstatuar se „fyti itij ka qene shume i vogel „. Kjo eshte metoda qe perdor edhe ne „kohet demokratike „.

  53. fantoma says:

    I ke rënë pikës Denis dhe le të lehin “patriotët” idiotë e injorantë që ushqehen me përralla, por “historisë sonë ZULMËMADHE” mund t’i shtoje dhe
    “Haxhi Qamilin”, Kurorën Mbretërore dhënë me ceremoni Italisë së Musolinit nga Parlamenti(?!) Shqiptar, apo Divizionin SS (?!) “Scanderbeg” kosovar, apo Batalionin po SS (?!) “Çamëria”…, si margaritarë shtesë të “lavdisë” sonë Otomane… ???!!! Përfundimi, për këtë derenxhe ku jemi katandisur, fajin na e kanë gjithmonë të tjerët, fqinjët e këqinj, interesat e Fuqive të Mëdha, ndërsa neve kemi qënë (e jemi) “shënjtorë”, “ëngjëjt” e Zotit që nuk prekim as mizën… (?!) Fëmijët tanë duhet të mësojnë historinë e vërtetë, i dashur Denis, në mënyrë që brezat e ardhshëm ta ndryshojnë për së mbari këtë popull e këtë vënd…!

  54. Koba says:

    O fantoma .Me te vertete je nje Spurdhjak i Arradhes se Dyrnjase.Turp per Ju Elif Matrake.Mesoni historine-legena pa kallaj.Cfare pune ka Populli me bemat e Qeveritareve??.Kur te vijne votimet vete Populli i ve festen delenxhinjeve si Pune e Sale gerdecit ,Like hajdutit apo Lul-SumKapuçit.

  55. Tarasi says:

    hipokrit je ti o legen qe po mban keta plerat 30 vjet…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *