Rama citon Zamira Kitën: Duhet ndërtuar një teatër i ri nga themelet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër citim të aktorëve të njohur shqiptarë përsa i përket ndërtimit të Teatrit të ri.

Shefi i qeverisë ka shpërndarë opinionin e aktores Zamira Kita e cila shprehet se godina e teatrit të vjetër nuk ka asnjë vlerë e se duhet një teatër i ri.

Postimi i Edi Ramës:

Aktorja e mirënjohur korçare, Zamira Kita, njëra ndër protagonistet e gjeneratës së ndërmjetme, mes themeluesve dhe më të rinjve të komunitetit teatror shqiptar, shumë e duatrokitur dhe e respektuar për kontributin artistik, ndan opinionin e saj për Teatrin Kombëtar bazuar në një eksperiencë të gjatë e plot pasion në skenën shqiptare:

ZAMIRA KITA:

Godina aktuale nuk ka asnjë vlerë. Objektet, sendet, garderoba e aktorëve që kanë luajtur në atë skenë, të ruhen në teatrin e ri që do të ndërtohet, të krijohet një muzeum i vizitueshëm për të gjithë.

Duke patur përvojën e Teatrit të Korçës, mendoj se duhet ndërtuar një teatër i ri nga themelet. Teatri Kombëtar ka një amortizim të plotë, nuk është aspak i përshtatshëm për të dhënë shfaqje, nuk është funksional, as komod. Sado që ta rikonstruktojmë atë, nuk besoj se do bëhet një sallë e mirë, e përshtatshme.

Unë jam për një teatër të ri. Pse jo, për një projekt si ai që kemi parë, një projekt modern, që të na mundësojë shumë ambiente në funksion të teatrit, siç kemi parë nëpër botë. Mendoj se debati është shfrytëzuar keq nga segmente politike.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Rama citon Zamira Kitën: Duhet ndërtuar një teatër i ri nga themelet”

  1. Pllum Xhufi says:

    Por número merret kjo de Rama me tokn e babes vet.

    1. Hysa says:

      Kjo dhe Rama le te flasin per token e babes vet. Per trashegimnine vetem u takojne ta ruajne. Edhe sikur te jete nje stol i vjeter i parkut, nje shesh, nje rruge nje peme etj. Jo me tja fali privatit.
      Me gjoja pretekstin e vjetersise se nderteses fshihen te gjitha alternativat e tjera. Pse psh nuk e japin me konçesion kush e renovon dhe mirmban teatrin dhe ambjentet???

  2. Illi says:

    Besoj se Jane nje pakice teper e vogel ata qe Jane kunder ndertimit te nje teatri te ri ne vend te karrakatines ekzistuese. Keshtu qe KM
    nuk ka arsye per citime mbeshtetese te perditshme, por le te sqaroje nese i duhet vendit nje teater (30.000.000) po te kemi parasysh nga nje ane nivelin e trupave te sotme teatrore?! apo interesimin e publikut (ka nje ndervarje mes tyre) dhe nga ana tjeter mundesite e buxhetit te shtetit?! Psh pse nuk mjafton nje teater 10.000.000?!

  3. Taraboshi says:

    Filloni dhe e ndertoni apo doni me bere si shtepine e nastradinit.

  4. TOMAS says:

    NUK E KUPTOJ?JETONI ME KOHEN APO JASHTE SAJ.C’FARE PUNE KANE NJERZ TE RRUGES PER TE PYETUR DHE MARRE MENDIME.KA TIRANA PLAN TE PAKTEN 30-VJECAR ZHVILLIMI ,APO I A KEPUTNI NDERTIMEVE TE CASTIT.TEATRI KOMBETAR DO AMBIENT TE RI DHE SIPERFAQE SHUME TE MADHE ,JO SI GODINE POR DUHET MENDUAR QE TIRANA NUK DO JETE KJO E SOTMJA QE SHIKON EDI RAMA.RRETH THEATRIT MENDOHET TE KETE PARKING,AMBIENETE SHERBIMI PER NJEREZI VENDAS E TE HUAJ.LERINI SPECIALISTET TE FLASIN.NUK PO DEGJOJME ZERIN E TYR PER TE CILEN KANE NEVOJE EDHE POPULLI.THEATER KOMBETAR DO TE THOTE NJE QENDER E RE ARGETIMI PER POPULLIN,DUKE PERFSHIRE EDHE THEATER KUKLLASH NE ATE TERITOR,JASHTE TH.K.E TE TJERA.FJALA E KONKURSI VLEN.GJITHE SIP. E THEATRIT TE VJETER VLEN VETEM PER TE NDERTUAR NJE AMBIENT KU TE TREGETOHEN PICA,HAMBUGER,QOFTE,BIRRA.POR DUHET GODINE E RE,FUNKSIONALE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *