Bijtë bastardë të erdoganizmit

Nga Andi Bushati

Rilindjes i takonte t’ia bënte qokën Erdoganit. Dhe kjo, jo vetëm sepse vëllai Taip është i preferuari i katolikut Edi.

Të dy kanë këmbyer takime private, selfie reciproke, kanë bredhur së bashku mbi urën e sapo ngritur mbi Bosfor, kanë shkëmbyer deal-e ekonomike dhe e kanë mbështetur njëri- tjetrin kur janë përballur me zgjedhje në vendet e tyre.

Në këtë kuptim, memoriali i lartësuar tek Parku i Liqenit, nuk ëshë një mëkat më shumë, në krahasim me eleminimin e ish- kreut të Komunitetit Mysliman, me ngritjen e xhamisë me financime nga Ankaraja, me deklaratat e shefit të qverisë se vëllazëria Gylen është një organizatë terroriste.

Në të mirë apo në të keq, marrëdhënia ekstra institucionale mes raisit neo-otoman dhe liderit global të Tiranës, është një gjë, që që ndonëse me vështirësi, e kanë kapërdirë në Tiranë.

Për më tepër që përkujtimi dhe himnizimi i viktimave të 15 korrikut, i shkon për shtat shumicës në pushtet. Ajo është simbolika më e mirë që i duhet asaj pas 30 qershorit.

Mesazhet përputhen: njerëzit mund të japin dhe jetën për të mbrojtur një autokrat, cilado qoftë natyra e regjimit, sado shtypës apo gjakatar qoftë ai, përmbysja me dhunë konsiderohet një sakrilegj.

Pikërisht për këtë, turma të mëdha parakaluan në 15 korrik, rrugëve të Tiranës, me flamujt e kuq me gjysmë hënë mbi to.

Pikërisht për këtë, me dhjetra djem të rij, mbanin në duar pankartat ku shkruhej: “Fitorja e demokracisë së 15 korrikut, Tiranë- Shqipëri”.

Pra, në këtë manifestim me leje, i cili u asistua nga zyrtarë të Rilindjes, ku për ngritjen e memorialit dhe emerimin e rrugës ka dhënë leje Erion Veliaj, konsiderohet normale që batërdia që ndodhi pas korrikut 2016, burgosja e qindra gazetarëve, intelektualëve, profesorëve, opozitarëve, hendeku i madh i vendosur në shoqërinë turke, përndjekja e kundërshtarëve, të barabitet me vendosjen e demokracisë.

Natyrisht, askush që i njeh rilindasit nuk çuditet për mbrojtjen prej tyre të këtyre vlerave.

Natyrisht për askënd nuk përbën habi, se ata nuk janë në gjendje të belbëzojnë as të vërteta që i thonë edhe vetë turqit Orhan Pamuk, Elif Shafak, apo Ahmet Altan.

Zgjedhja e tyre është sa ideologjike po aq dhe pragmatiste, ata duan Erdoganin si person dhe venerojnë modelin e tij. Dhe deri në këtë pike, ata janë koherentë me rrugën që ndjekin.

Por, problemi i tyre qëndron diku tjetër, sepse raisi turk nuk e ka për zor ta mbrojë çmendurinë e tij. Ai është i gatshëm të zihet dhe më ShBA për t’i dorëzuar imamin Gylen, ai e justifikon faqe botës burgosjen e gazetarëve si terroristë, ai nuk druhet ta afishojë përballë gjithë globit sistemin autokratik që mban në këmbë.

Ndërsa idhtarët e tij në Tiranë janë thjeshtë bij skuthë të erdoganizmit. Ata duan edhe të shtiren si kampionë të vlerave demokratike, edhe të përfitojnë nga e kundërta e tyre.

Pikërisht këtë tregoi ceremonia e ngritjes klandestine të memorialit të viktimave të “demokracisë” së 15 korrikut. Rilindasit edhe i hapën dritën jeshile ngritjes së tij, edhe u fshehën si minj, për të mos u fotografuar aty.

Erion Veliaj, që nuk lë çdo hap që hedh pa e nxjerrë në TV, e maskoi këtë ceremoni të zhvilluar në mes të zhegut. As në kronikat që shpërndau bashkia, as në faqen e saj zyrtare nuk gjendet gërmë që të dëshmojë se kjo ngjarje ka ndodhur në kryeqytet.

Do të duhej një investigim i Zërit të Amerikës që ne ta kuptonim këtë fallcitet. Madje të dëgjonim edhe përgjigjen zhvejkjane: “Bashkia nuk di gjë, pyesni Ministrinë e Jashtme”.

Pra kjo histori, mënyra e turpshme si u bë dhe farsa edhe më e fëlliqur se si përpoq të varrosej në heshtje, nuk përbën një mëkat në vetvete. Nga njëra anë, Parku i Liqenit në Tiranë, mban mbi shpinë edhe emra më të diskutueshëm, si p.sh ai i ish- presidentit egjiptian Mubarak. Nga ana tjetër, lidhja okulte Rama- Erdogan ka shumë anë më të errëta sesa kaq.

Por kjo ngjarje, sa e shëmtuar, dhe komike, na shërben për të kuptuar edhe njëherë më shumë dyfytyrësinë e këtij pushteti. E një grupi njerëzish që edhe kur është i bindur se një gjë nuk duhet bërë, pasi ajo bie ndesh me vlerat që propogandon dhe me konsensusin e përgjithshëm, sërish nuk di të ndalet.

Atë që e di që nuk pranohet, nuk e ndërpret, thjeshtë përpiqet ta realizojë pas shpine. Ashtu si memoriali i kërkuar nga Erdogan, që u inagurua në klandestinitet.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Bijtë bastardë të erdoganizmit”

  1. Skifteri says:

    O lepurushi i Hysniut, mos fol për gjëra që nuk i di dhe nuk i kupton.

  2. h says:

    Krijesat me bastarde që ka prodhuar populli shqiptar ndër shekuj,
    janë absolitisht bijtë e nomenklaturës diktatoriale dhe byrosë politike .

  3. undefined says:

    Mos folni ju gazetare kurva te PD….ka edhe me keq…mos flit per pllaka kur vete keni shitur Detin ..jevgjiteve duke i lene shqiptaret akoma hyzmeqare te nje turme parazitesh..kriminelesh mashtruesish…e injorantesh…fetaro-mesjetare…o kokrra e b..q…

    1. vang says:

      Po pse nuk e permend perfaqesuesin e pd qe foli ne ceremoni? Po pjesmarrjen e Kapexhiut e kalon pa permendur,po deklaraten e atij qe mbajti fjalen dhe deklaroi se Basha ishte ne dijeni,nuk flet ti palo gazetar? Vetem mend do te japesh o Bushat.

  4. Theatrical says:

    hahahaha…po hë pra Bushat

  5. USA says:

    Po bushat dhe ti cuni mediut krietar deges sigurimit Bq meedi klysht sali vicit.

  6. TNT says:

    Ke shume te drejte Andi, eshte njesoj sikur te ngrihej nje memorial per djemte e Bllokut me emrin tend ne krye te listes…

  7. LULJA says:

    NIPI I DIKTATORIT PO NA JEPE LEXIONE MBI DEMOKRACINE .
    HAAAAAA SA KAM QESHUR VOGELUSHI ANDI I RITUR TE BLLOKU I TMERRIT

  8. Politikane kurva says:

    Ore ketu komentojme njerezit apo kryeministria dhe bashkia ?

  9. Bloku says:

    Pasaradhesit e blokut jeni te gjithe o andi shitni edhe grate

  10. Buzuku says:

    Jo,Jo : sot jam me Bushatin! Veliaj e uli shume veten me brockullat qe brockulliti. Le te beje punen qe I takon ( qofte I lavderuar ), Po te mos na jape shume mend.

    1. pompisti says:

      Or ti klysh i sal ram shiqere birishes dhe ilir florin, je pjella me e keqe dhe me e nyte e kesaj periudhe.

  11. fantoma says:

    Është hera e parë që jam dakord me një shkrim të Andi Bushatit, pavarësisht që n.q.se Kryeministër do të qe Sali shpellari, ai nuk do ta bënte këtë shkrim…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *