Cilësia e karburanteve, Balluku: Luftë frontale informalitetit, brenda tetorit do ngrihet laboratori i ri i hidrokarbureve

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës me anë të një konference për shtyp ka bërë të ditur se krahas aksionit për të goditur informalitetin fiskal po ndërmerret edhe një aksion për sa i përket  cilësisë së hidrokarbureve

“Qeveria ka nisur fushate kunder informalitetit. Kemi shpallur lufte frontale kunder informalitetit. Shqetësuese ngelet mungesa e kapaciteteve monitoruese. Në muajt në vazhdim, inspektorati do të pësojë një rikonstruktim të ri, dhe ngritje të kapaciteteve. Brenda muajt tetor ne do të ngremë laboratorin e ri të hidrokarbureve, duke ulur kostos, si të njësisë së inspektoratit, por edhe subjekteve”, tha Balluku.

Mes të tjerash ministrja tha se masat ndaj subjekteve abuzuese do të jenë të ashpra. “Nuk do të lejojmë informalitetin. Informaliteti i kap të gjitha shtresat e atyre që merren me informalitet. Informalitetn e kemi dhe tek subjektet e mëdha, përpunuese dhe tregtuese. Nuk bëjmë dallime mes subjekteve. 

Por nuk jemi këtu të japim fletërrufe. Masat do të jenë shumë të forta. Insistoj dhe dua ta them një nga kriteret kryesore ndaj informalitetit. Kriteri është se nuk do të bëjë dallim apo diferencë për asnjë nga emrat apo subjekte. Ajo çka kemi ne interes është që të ofrojmë siguri. Subjektet duhet të reformohen”, pohoi ministrja.

I pranishëm në këtë konferencë ka qenë edhe Admir Abrija, Kryeinspektori i Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial i cili ka dhënë edhe detajet për 6 mujorin e parë të këtij viti.

“Inspektoriati ka parë masa për shkeljet. Bëmë një analizë risku, në hidrokarburet është e madhe dhe e ndjeshme. Analizat në këtë sektor i kemi konstatuar në jo pak raste me shkelje cilësore, nafte gaz dhe solar. Kemi marrë masa administrative. Kemi dhënë mundësi apaelimi por janë lënë në fuqi masat. Masa të tjera janë marrë me sigurinë në punë në fushën e elektroenergjitike. OSHE KESH, kemi tërhequr vëmendjen për sigurinë në punë. Kemi ndërmarrë mbikëqyrje në sezonin turistik. Shpërthimet e gazit vijnë në 99% e pakujdesisë. Nuk kemi patur probleme. Drejtoria e Tatimeve dhe Doganat kemi bërë prova. Kemi ndërmarrë dhe vendosur gjoba ndaj subjekteve në kundërshtim me shkelësit. Tani po rrisim inspektimet. Do të rritet  në numrin total 230 punonjës. Gjatë 6 mujorit të parë janë kontrolluar 3459 subjekte. Kemi rritje me 20%. 2477 inspektime. Janë penalizuar 44 subjekte, ishte pjesa teknike. Në ngritjen e laboratorit të Porot Romane ne Rela time 85 % monitorim. Do të gjendet edhe lëndët e eksportit. Element tjetër është teknologjinë që operojnë në vendin tonë.” ka thënë ai.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Cilësia e karburanteve, Balluku: Luftë frontale informalitetit, brenda tetorit do ngrihet laboratori i ri i hidrokarbureve”

  1. TOMAS says:

    LABORATORI I RI ,PARA TE TJERA.JEPINI SEPSE SA MINISTRA VINE E SHKOJNE GJERA TE REJA BEJNE.JEMI VEND I PASUR ,S’KEMI C’I BEJME PARATE TEPERTA.VINI RREGULLE DISIPLINE NE ATO QE JANE SEPSE JANE TE KOHES SE FUNDT DHE HIQNI DORE NGA KORUPSIONI.DO PARA TE TJERA BYTHA TENDE.PER KETO LABORATORE KENI MARRE PARA NGA EUROPA SA JENI CARE DHE NJEREZITJANE PROFESIONISTE ME PERVOJE.KJO ESHTE PASURI,NJERIU.STOP KORUPSIONIT.

  2. Vlora says:

    Nuk do lejohen pika karburante jo me afer se 50 -60 metra nga rruga, – tha Rama kur mori pushtetin. Shikoni sot , cdo pike e re karburanti ndertohet ngjitur me rrugen, qe eshte nje rrezik teper i larte nga cdo ane.
    O ministre, eshte bere nje rrethrrotullim super i madh ne hyrje te Vlores, por jep nje urdher te vendosin nje ndricim te forte ne ate rreth, pasi hyjme ne Vlore dhe jo ne shpelle

  3. Ben says:

    Pse deri tani paskeni bere gam gam kot.Medemek sikur benit analiza,genjenit miletin.Turp.

  4. Like says:

    Amin se n shkatrrun makinat. Benzina ma e shtrenjt ne rajon dhe makinat tuj u fik prej gazrave tkqia. Ma e shtrenjta or mik!! Dhe ma koti. Le masnej qe masa osht si me sy myll.

  5. Pedro i ri says:

    Fjale, fjale dhe vetem fjale.

  6. Titi says:

    Po pse deri tani cfare keni bere?

  7. biks says:

    PROBLEMI I CMIMIT DHE CILESISE SE KARBURANTEVE ESHTE ESHTE KANCER I KETYRE 30 VITEVE…
    NQSE KJO QEVERI DO VERE DORE DO TE FITOI NJE REPUTACION TE SHKELQYER.
    ESHTE E PA FALSHME QE JEMI VENDI ME CILESI DHE CMIM SKANDALOZ…..

  8. JE says:

    Doli kjo buldoza, supermafiozja.

  9. Durim says:

    Kontrolli per cilsin te behet te pikat me pakic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *