Funerali i pesë studiuesve bërthamorë rusë dhe si tentoi Moska ta mbante të fshehtë ngjarjen

12 Gusht 2019, 21:28Bota TEMA

Mijëra njerëz morën pjesë në funeralet e pesë studiuesve bërthamorë rusë që humbën jetën kur po testonin një motor të ri me energji bërthamore.

Të pesë shkencëtarët u varrosën në Sarov, një qytet i mbyllur, rreth 375 kilometra në lindje të Moskës i cili shërben si qendër për programin e armëve bërthamore të Rusisë që nga fundi i viteve 1940.

Shpërthimi ndodhi në 8 gusht në poligonin e provave të marinës në Nyonoksa të rajonit veriperëndimor Arhangelsk.

Ministria ruse e Mbrojtjes fillimisht tha se shpërthimi vrau dy njerëz dhe plagosi gjashtë të tjerë, por agjencia shtetërore e energjisë atomike Rosatom pranoi më vonë se pesë nga punonjësit e saj u vranë dhe tre u plagosën.

Arkivolet u vendosën në sheshin kryesor të Sarovit para se të transportoheshin në një varrezë.

Drejtori i kompanisë i Rosatom, Aleksei Likaçev vlerësoi viktimat si “heronj të vërtetë” dhe “krenari e vendit”.

Rosatom tha se shpërthimi ndodhi gjatë testimit të një “burimi energjie me izotope bërthamore” për një motor rakete.

Shpërthimi u pasua nga një rrezatimi prej 30-minutash në Severodvinsk, një qytet 40 kilometra në lindje të poligonit Nyonoksa, pranë Detit të Bardhë, thanë zyrtarët vendas, duke shtuar se rrezatimi nuk paraqiste ndonjë rrezik për shëndetin.

Ministria e Mbrojtjes theksoi se nuk ishte çliruar asnjë rrezatim.

As Ministria e Mbrojtjes dhe as Rosatomi nuk identifikuan llojin e raketës që shpërtheu gjatë provës, duke thënë vetëm se bëhej fjalë për flakë të lëngshme.

Zëvendës shefi i shtabit i Presidentit rus Vladimir Putin, Sergei Kiriyenko, ish-kryeministër dhe shef i Rosatomit, tha në varrim se viktimat ishin të vetëdijshëm për rrezikun, por “e pranuan rrezikun, duke e kuptuar se askush tjetër nuk do ta bënte punën më mirë sesa ata.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje