Jari këshillon kujdes që Shkodra të mos rishkojë në zgjedhje

Pas betejës që PD e Shkodrës ka nisur ndaj kryebashkiakut të ri Valdrin Pjetri, Jari shikon disa rreziqe, që mund t’i hapin probleme të reja PD-së:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Unë jam dakord t’i çjerrim maskën këtij Valdrin Pjetrit, që duket se ka fshehur një dënim në Itali.

Por kjo duhet mbajtur në nivel propogandistik.

Rreziku është nëse Edi Rama e heq këtë Valdrinin dhe shpall zgjedhjet e reja në Shkodër.

Atëhere çfarë do të bëjmë ne?

Ky është një problem serioz.

E para, mund të kemi rebelim nga dega e Shkodrës dhe ata mund të marrin pjesë në zgjedhje, duke injoruar vendimin e PD.

Pra PD e Shkodrës, pasi u bind që ne nuk i mbrojtëm dot bashkitë, nuk e ndalëm 30 qershorin, dhe nuk i mbajtëm dot zyrat, do nxitojnë të kandidojnë.

Këtë mund ta bëjë vet dhe Voltana, ose të tjerë.

Kjo do ishte një goditje e rëndë ndaj autoritetit të PD.

Ndaj duhet të bëjmë kujdes.

E dyta, dhe nëse ne vendosim të marrim pjesë, është dhe më keq.

Ne kemi refuzuar zgjedhejt në 61 bashki, tani do marrim pjesë në një bashki.

Kjo është disfatë e rezistencës, ndaj duhet parë me kujdes.

Së treti, dhe nëse nuk marrim pjesë ne, aleatët tanë, ose partitë e tjera, mund të kandidojnë dhe nuk i dihet si shkon puna.

Edi Rama mund t’ua lërë bashkinë.

Ky do ishte një legjitimim i 30 qershorit.

Ndaj duhet bërë kujdes që Valdrini vetëm të diskretitohet, por jo të hiqet, pasi me heqjen e tij fillojnë problemet reale për ne.

Ky është një kurth i Edi Ramës, ndaj duhet të jemi vigjilentë.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *