Karburantet, kontroll për cilësinë; Në Porto Romano do ndërtohet laboratori i ri

Abuzimi me cilësinë e karburanteve është e njëjtë me informalitetin fiskal thotë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Madje, sipas saj, të dyja shkeljet janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

Balluku lajmëroi një aksion të gjerë për kontrollin e cilësisë së karburanteve, dhe kërcënoi me vendosje gjobash deri në mbyllje aktiviteti.

Ministrja Balluku tha se kontrollet do të përfshijnë dhe industrinë nxjerrëse dhe atë përpunuese.

Brenda vitit do të ketë dhe një ristrukturim të inspektoriatit shtetëror teknik dhe industrial me shtim kapacitetesh dhe ngritjen e një laboratori për kontrollin e cilësisë së karburanteve në Porto Romano.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Karburantet, kontroll për cilësinë; Në Porto Romano do ndërtohet laboratori i ri”

  1. Ish pd-isti says:

    Aman o Mero meqnse ke muhabet me ate te gjatin ma pyet se pse prite tash gjashte vjet.
    Si burrat na pat premtuar gjithe ato mrekulli e ne fund na zhyti ma keq se Saliu.E ne fukarenjet e besuam dhe e votuam.
    Salizmit e Edizmit ju kam ra vize po nuk di per cilin do te votoj ne te ardhmen.Apo te rri ne shtepi se te gjithe nje surrat kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *